Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje !

    Ajo qe doja te thoja ( dhe me duket qe e kam bere te qarte ) eshte qe:
    ne ndryshim nga realiteti shqiptar ne perendim egzistojne te gjitha mundesite juridike dhe praktike qe i lejojne femijes madhor apo minoren te mbroje te drejtat e saj perballe prinderve, vete apo nepermjet insititucioeve te specializura per kete qellim. Si alternative pothuajse gjithmone ofrohet shkeputja nga familja, biresim diku tjeter (kur femija eshte minoren) apo ndihme fillestare per tu bere i pavarur ( kur eshte madhor)
    Por ca ndodh?
    Femijet edhe pse e konsiderojne veten te rritur (ne rastin e dyte)s'kane kellqe qe ta perballojne jeten vete dhe ... rrine e qahen forumeve.

    Sigurisht persa me siper, rol ne kete drejtim lozin edhe maredheniet prinder-femije, si ndertohen, sa te shendosha jane, sa kohe i kushtohet etj.Por jo te gjitha familjet shqiptare i kane mundesite per te bere sa duhet ne kete drejtimketu ne perendim, kujtoj ketu realitetin ekonomik ne te cilen ato ndodhen.
    Gjithsesi me lejoni te jap nje shembull:
    Mbas nje dasme shqiptare rreth ores nje te nates nje nga vajzat aty i thote te atit se nuk do vinte me te ne shtepi sonte, po do ikte me "shokun" ne disko. Baba i vet nuk e la, vajza nuk leshonte pe dhe.......... baba ja kercet nji shpulle goces. Goca mer ne telefon policine me celularin qe ia kishte ble babi dhe babin na e rrasin mrena per ate nate dhe te nesermen. Vajza akoma vazhdo e rri te shpia babit dhe atmosfera atje s'eshte veshtire te meret me mend.
    Babit pervec halleve te qirase, makines, te afermeve ne Shqiperi iu shtua dhe nje tjeter.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Orku, pse duhet te mare si pike reference ate qe ke ti ne koke dhe moste marre dicka tjeter qe e shte e provuar qe funksionon normalisht, sic eshte trajtimi dhe qendrimi i shoqerise ndaj femres, me gjithe kompleksitetin e saj ne perendim.

    Sa per ato rregullat qe thua kur femijet jane minorene, domethene nen tutelen e familjes, une jam plotesisht dakort me ty, nuk eshte se i kundershtoj. Domethne ajo qe per sa kohe qe cdo femije eshte nen tutelen e prinderve duhet te zbatoj rregullat e familjes. Po kjo sdo te thote qe babai te kete te drejte ta trajtoje si placke tregu vajzen e tij, ne kuptimin qe ti mohoje dhe te drejtat themelore te tyre.

    Ne shqiperi eshte per te vene kujen se sote e kesaj dite, i fejojne dhe martojne vajzat e tyre 'sapo u mbine leshi ne kercire' me ke ka qefe apo intereson baces. Kto jane ato gjera qe une si honeps dot dhe qe ne duhet ti luftojme. Bashke me kto, edhe qendrimi qe kane patriakalet shqiptare ndaj seksit.

    Te ne sot e kesaj dite femijet i rrisin me edukimin qe kjo gje eshte turp. Ktu ska asnje gje per turp, seksi eshte natyral, dhe kur te vij adoloshenca, vajza apo djali do te kerkoje aventuren dashurore, pavareisht se i kemi thene ne qe eshte turp apo jo.

    Akoma me keq, ata do rriten me konceptin e gabuar qe kjo qe po bej eshte gabim, ilegale, dhe duke qene qe kjo gje ilegale na dilka gje emire, atehere ne te ardhmen, per cda gje qe shoqeria e paragjykon si te keqe dhe ilegale, ata do te kene nje qendrim dyshues dhe zhvleftesues.

    Kjo eshte nje nga arsyet pse adashet tane e kane me lehte te bejne gjera i legale sesa gjera legale si pune me ndershmeri, emigrim me vize, pune me letra e me sigurime shoqerore etc.

    Pervec kesaj, asgje nuk e justifikon marrjen e jetes, per cfare do arsyje, dh ene kurre nuk duhet ta justifikojme kete gje.

    Une per vete, kur te behem me vajze, kurre nuk do e mesoj sipas tradites sone me plumb ne paje, po do mundohem ti shpjegoj ku eshte e mira, ku eshte e keqja, qe dashuria dhe seksualiteti jane te drejtat e saj dhe se nuk ka asnje gje te keqe apo per te ardhur turp aty, edhe nese vjaza ze nje boyfriend, nuk ka asnje problem qe dhe ta sjelline shtepi, se ne kete menyre te pakten e di se meke del dhe shoqerohet, dhe nese seshte person i drejte sipas gjykimit im, do mundohem tja shpjegoj me sa kame mundesi, por jo ta lidh qe te hidhet nga penxherja.

    Kjo eshte rruga ku duhet te ecim, dhe jo te vashdojme te worshipim idhujt pa krena.

    Ta krokodili

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Ja dhe nje shkrim te gazeta koha jone qe mendoj se eshte i vlefshem per temen e mesiperme:


    "

    Username

    Password


    E Diele, 06 Korrik 2003

    APOKALIPSI KULTUROR, VLERAT DHE PSEUDOVLERAT E “MORALIT” TONE

    Nga Majlinda Bregu e Eglantina Gjermeni

    Kur antropologu i njohur Ernesto De Martino, hodhi nocionin e “apokalipsit kulturor”, studiuesit e tjere u ndjenw tw paret te frikesuar e tronditur.

    Sipas tij, Apokalipsi kulturor eshte humbja e identitetit te vetes; humbja e nocionit te kohes se tashme, rendja I hutuar drejt nje te ardhmje te paforme; kthim mbrapa ne pseudovlerat qe nje shoqeri bart.

    Nuk e ekzagjerojme po te themi se dhuna e krimi ne familje keto dy vitet e fundit, ka “triumfuar” mbi llojet e tjera te krimeve. Per fat te keq, sot dhuna eshte shume prane nesh, prane shtepive tona, brenda ne familje.

    Ndjehemi gati te “bombarduar” nga informacionet qe percjellin ditadites njeritjetrin, ku protagoniste te dhunes jane te pafajshmit. Keto nuk ndodhin ne situata ekstreme, lufte a konfliktesh sociale, por ne realitetin tone te perditshem, prane nesh, mes nesh. Natyrshem ne kete vorbull te ngjarjeve mostruoze, pyesim veten nese ne te kaluaren kane ekzistuar ndodhi te tilla e nese jo, cfare po ndodh ne historine tone e ne moralin tone.

    Ndoshta deri diku kemi patur frike te flasim per dhimbjen, vujtjen keqtrajtimin, sepse eshte e turpshme, sepse dhuna ndaj femijeve perfshin familjet e tyre, grupe te ndryshme sociale, shkurt shume njerez lendohen.

    Nuk do te donim t’i referoheshim ekskluzivisht rastit te fundit te bujshem , te krimit ne familje. Jo per ta minimizuar ndodhine, por edhe per te respektuar dhimbjen e tronditjen e te afremeve, per te respektuar sublimitetin e vdekjes se nje 16 vjecareje, jo viktime vetem e familjes, por viktime e sistemit tone te psedovlerave.

    Ajo qe na fyen e na dhemb ne pozicionin tone si gra, nena, pjestare te nje shoqerie fatkeqesisht te dhunshme, eshte veshtiresia per te komunikuar kodin e respektimit te qenieve njerezore. Vrasja e vajzes ne Berxull, nuk ndodhi per arsye se ajo shkeli mbi nderin e saj. Jo! Edhe njehere ketu u fye nderi mashkullor. Ky lloj nderi eshte faktor ne shoqerine tone. Ky eshte pasqyrim i civilizimit patriarkal, ku thyerja e fjales, paguhet dhe me vdekje!

    Vrasja keshtu nuk eshte gjeme!

    Me rendesi ka te jesh i respektuar dhe te mos lejosh te fyhesh nga nje femer, qofte dhe femija yt!

    Nuk mund te mohohet se familja nganjehere eshte vendi i shtypjes e dhunimit te grave e vajzave. Familja mund te nenkuptoje dashuri, por dhe braktisje abuzim, degradim, vrasje. Vec te tjerash familja riprodhon ate qe permban; sikurse shpesh eshte shkolle virtytesh, ne te njejeten kohe e ne te njejten menyre mund te jete shkolle e mosbarazise, duke ushqyer sjellje te cilat jo vetem i kthejne familjet e reja ne imazhe te familjes se vjeter, por qe influencojne ne nivele edhe me te larta politike e sociale.

    Qe te ndryshojme situaten eshte mire qe te gjithe te kuptojme se grate e vajzat kane po aq te drejta sa dhe burrat per te jetuar ne paqe e te lira, ne cdo kohe, ciladoqofte lidhja me dhunuesin; bashkeshort, i dashur, prind, i njohur apo i panjohur.

    Mjedisi yne socialkultutor bart vlera e botekuptime patriakale te trasheguara, si i tille rendon edhe me shume pozicionin e grave dhe vajzave, historikisht te rritura nen nje tradite diskriminuese gjiore. Tensionet politike dhe sociale, shoqeruese besnike te realitetit shqiptar keto vitet e fundit, ndikojne fuqishem ne mirefunksionimin e familjes.

    Pervec faktoreve situative qe shoqerojne ushtrimin e dhunes, si frustacioni, efekti Iialkoolit a ndonje droge, tronditja e rende, per me teper prania e armeve, ushtrimi i dhunes ka gjithnje nje baze normative. Ne varesi te situatave ne shperblehemi duke qene agresive e nje model agresiv sjelljeje mesohet!

    Kur ne nje shoqeri djemte rriten, edukohen, duke menduar se te qenit mashkull i ben automatikisht me superiore se gjysma tjeter e races njerezore, eshte percaktuar keshtu sjellja sociale e burrave te ardhshem, jo vetem ndaj grave, por te gjithe qytetareve ne pergjithesi.

    Sidoqofte nese dhuna shihet si aspekt e norme shoqerore; si ushtrim i pushtetit te me te fortit ndaj me te dobtit; nese rastet e dhunes do te konceptohen si te shkeputura nga njeri  tjetri qe i perkasin vetem individit, grupit a familjes ku ushtrohet dhune; nese dhuna nuk do te ndeshkohet jo vetem nga ligji, por edhe nga opinioni shoqeror, atehere agresiviteti do te jete “vlera e papranuar, por triumfuese “ e shoqerise sone!

    Kjo do te thote se sistemi yne shoqeror duhet te pranoje se njeriu ka vetem nje jete per te jetuar dhe kjo eshte vlere unike e universale; do te thote qe heshtja e toleranca shfaqur edhe ne formen e indiferences, nuk ben gje tjeter vecse shkaterron individualitetin e anetareve te shoqerise; e thene ndryshe lumturia e rehatia e nje grupi individesh, nuk ka fuqine magjike per te bere te lumtur grupin tjeter!

    Per sa kohe:

    Familja do te trajtohet si “nje grupim individesh, me lidhje natyrore” duke injoruar rolin e traditave dhe rolin qe shoqeria ka ne ndertimin e institucionit te familjes, familja dhe cfare ndodh brenda saj do te trajtohet “si sfere private”, duke injoruar rolin e ligjeve dhe te institucioneve ne modelimin e familjeve, per sa kohe qe dhuna verbale e nenshtrimi i grave e vajzave do te shpjegohen me traditen shekullore, dhuna do te ekzistoje, vecse ajo nuk mund te fshihet me, nen kostumin e tradites e vlerave morale. Nese duam te ndryshojme dicka, le te fillojme te mendojme per dhunen ne familje, jo si nje ceshtje private, por publike e cila meriton vemendje te vecante nga e gjithe shoqeria. "

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    There you go my friend, majmunishqiptar i fisit alulu-mama matumba, baca leke me ka thene mue qe une due me te vra tye se me ke fye nderin qe ta marresh dhe te fshish prapanicen, papull i prapanices, lexoje te vertetn dhe pikellohu se une jam shume i merzitur.
    Korrieri

    * * *
    6 Korrik 2003
    * Bie alibia, skishte tė dashur
    Hetimi i policisė, pėr vrasjen e 16- vjeēares Fiqirete Qinamit, nga babai i saj, kanė hyrė nė njė psitė tė re atė tė vrasjes me dashje. Vetėm tri javė para dasmės, vajza mendohet se nuk ka pranuar fatin qė i kanė zgjedhur prindėrit. Pėr tė mos u koritur, u detyruan ta vrasin. Bie alibia: Adoleshentja nuk kishte tė dashur dhe nuk kishte ikur atė natė nga shtėpia

    Dashamir BIĒAKU

    Vajza e vrarė nga babai, nuk ka pasur tė dashur. Ky ėshtė versioni mė i fundit i ngjarjes pėr policinė, tri ditė pas vrasjes sė ndodhur nė fshatin Bėrxull tė Tiranės. Burime nga policia e Tiranės, thonė se versioni i babait se vajza e tij, Fiqirteja ka ikur nga shtėpia nė mesnatė dhe ėshtė kthyer nė orėn katėr tė mėngjesit dhe ka zbritur nga njė makinė, nuk qėndron. Dyshohet se vajza nuk ka pasur dėshirė tė martohej me djalin qė i kishte zgjedhur familja dhe mundėsia pėr ti dhėnė njė vajzė tjetėr miqve, nuk ishte pasi vajza tjetėr, ishte vetėm 10 vjeēe, ndėrsa fėmija tjetėr ishte djalė. Ndėrkaq nė asnjė njoftim zyrtar tė policisė, ministrisė sė Rendit, apo dėshmitė e tjera tė marra nga policia, nuk japin, versionin qė vajza tė ketė zbritur nė orėn 4.00 tė mėngjesit, nga njė makinė. Po kėshtu policia nuk ka mundur stė identifikojė apo tė gjejė njė person, i cili tė ketė qenė realisht i dashuri i 16- vjeēares Qinami. Ndėrkaq alibia fillestare e njerrėzve nė vendngjarje, ka qenė ajo e njė vetėvrasjeje tė kryer me armė, prej vetė viktimės. Hetimet e policisė provuan tė kundėrtėn e kėtij versioni. Sipas tyre, vrasja e argumentuar me ēnderimin, ka qenė vetėm njė njė alibi e Ruzhdi Qinamit, pėr tė justifikuar krimin ndaj sė bijės. Kėshtu versioni i dalė tri ditė mė parė me shumė zhurmė, pėr zhdukjen e vajzės me njė tė dashur tė saj, duket se bie poshtė. Po kėshtu versioni pėrkatės, ėshtė pranuar edhe nga tė afėrmit e familjes Qinami, tė cilėt thonė se vajza, nuk ka pasur njeri tjetėr me tė cilin shoqėrohej, pėrveē tė fejuarit tė saj, i cili ndodhej nė Angli. Refuzimet e herėpashershme tė vajzės, pėr tė shkuar nuse tek ishte fejuar, mendohet tė ketė nxehur sė tepėrmi situatėn, deri nė krimin e tri ditėve mė parė nė familjen Qinami, nė fshatin Bėrxull tė Tiranės. Ngjarja ndodhi vetėm tri javė para ceremonisė sė dasmės sė Fiqiretes dhe nė kushtet mospasjes sė njė rruge tjetėr zgjidhjeje, Ruzhdiu, ka zgjedhur rrugėn e vrasjes sė tė bijės, e duke e kėrcėnuar mė parė atė. Qinami duket se ka dashur tiu referehot rregullave tė vjetra zakonore shqiptare, por duket se ka qenė i gabuar nė zgjedhjen e tij, pasi nė Kanun, nuk parashikohet vrasja e vajzės nė raste tė tilla, por se ajo duhet tė qėndrojė e pamartuar pėr tėrė jetėn. Kjo sipas burimeve, tė ēon nė faktin se krimi ėshtė kryer me paramendim tė plotė dhe jo nė kushtet re tronditjes sė momentit, ashtu siē u tha nga policia pas ngjarjes. Kjo duket se rrėzon tėrėsisht edhe alibinė e babait, se e vrau vajzėn pėr tė ruajtur nderin, e prishur nga 16- vjeēarja. Ndėrkaq hetimet e policisė, nuk kanė nxjerrė njė emėr tė saktė, tė personit tė dyshuar si i dashuri i vajzės, ndaj edhe ky version ra. Po kėshtu prokurori qė pėrfaqėsoi akuzėn nė Gjykatė, Eneid Nakuēi, gjatė leximit tė akuzės ndaj vrasėsit Qinami, nuk ka shqiptuar versionin e zbritjes sė vjazės nga makina dhe mė pas atė tė vrasjes sė saj, nga makina ashtu siē u tha pas krimit. Ndėrkaq veprimet e policisė duket se kanė qenė mė tepėr pranė njeriut qė bėri vrasjen, pasi ata fshehjen dhe larjen e trupit tė vajzės, nuk e kanė cilėsuar si fshehje tė provės sė krimit, e aq mė pak atė tė nisjes sė ceremonisė sė varrimit. Po kėshtu edhe nė njoftimin zyrtar tė dhėnė nga drejtoria e Policisė sė Qarkut tė Tiranės, tė tė mėrkurėn nė mesditė, pak orė pas ngjarjes sė rėndė nė periferinė perėndimore tė territorit tė Tiranės. Kjo pasi pas ngjarjes, ai sėbashku me njerėzit e tjerė tė tij, tentuan tė fshehin gjurmėt e krimit, ēka pėrbėn vepėr tė dėnueshme penalisht, po ashtu si edhe marrja e jetės tjetrit.

  5. #15
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Si e shpjegon policia mosdashjen nga vajza te fejuarit te saj ne ANGLI. Per ēfare shkaku thua ajo mos ta ket pranuar nje FAT te tille.

    Personalisht mendoj qe deri 18 vjeē femijet duhen te jene PRONE e prinderve.
    Me pas jo, ata s'duhet te pergjigjen me per fatin e tyre.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Le ta marr vesh tan bota mar,
    se At Gjergj Fisha nuk asht ma shqiptar.
    Ahhhhhhh

  7. #17
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ornamenti... mire qe i kam prinderit normale, atehere.
    Kush e di si do perfundoja te mos i kishin trute ne vend.

    Por ja, shume te cmendur kane pergjegjesi qe u prishin jeten te tjereve. Sa keq. Ajo ishte vetem 16.

    Te vdesesh aq e re, pa shkak??
    ... dhe nga dora e atij qe te dha jete? E atij prej kujt ke mesuar fjalen dashuri?
    Teper e trishtueshme.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #18
    human
    Anėtarėsuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Duke pranuar pa hezitim pergjegjesine e femijeve ndaj prinderve, nuk me duket fare i pershtatshem cilesimi i tyre "prone".

    Ndoshta ky rast eshte thjesht shkrehje e mendjes se gjymtuar te nje babai qe e ka vendin ne dhomen e izolimit te ndonje cmendine me shume se ne themelin e nje familjeje. Por nese eshte e vertete alibia e tij, pra se vajza e ka kaluar gjithe naten ne sdikueshte dhe pastaj nuk ka pranuar as te jape llogari, atehere po te isha aty ndoshta do t'ia kisha dhene vete nje fishek atij. JO per te qelluar vajzen, por qe te qelloje ne ajer per ta trembur ate dhe per ta detyruar qe te vere majat nga thembrat e ta kaloje jeten si te doje, por jo me me te njejtin mbiemer.
    jetoj jeten time, vetem sot

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    30

    Komplimente te gjitheve!!

    ju them te drejten mu deshen 45 min per te lexuar te gjitha keto qe keni shkruar .Shpresoj qe ato qe keni shkruajtur te mos jene shkruar thjesht per te dhene nje opinion te kundert me ate qe ka shkruar para jush por sepse eshte ajo qe mendoni me te vertete.
    Do jepja nje shembull te thjeshte se ēfare u bejne nje fis ne afrike grave mos ndjejne kenaqesi ne raportin seksual :i shkaterrojne ate qe quhet punto G (qe eshte pjesa e dukshme ),qe eshte nje fashe muskolare me forme ovale rreth organit seksual femeror (pjesa e brendshme).Eshte diēka e provuar shkencerisht qe kjo gje nuk funksiononte.
    Kjo eshte thjesht per te treguar se jo ēdo menyre e gjinise "se forte" funksionon.Doja ti thosha edhe te gjithe meshkujve ,ejani e me tregoni se sa meshkuj jeni duke harruar se ēfare keni ne mes te kembeve? ehhh ......... mos u mendoni shume....
    Mbase une jam shume e "civilizuar" ,por dikujt qe shkruajti qe "Do qelloja ne ajer per ti vene frike" do ti thosha ta mendonte veten ne nje situate te tille kur e ka pistoleten ne temth ............. eh eshte me mire te mos e mendosh nje gje te tille ........... si thua?
    Me vjen keq te them qe askush nuk e ka marre parasysh qe ajo vajze ishte vetem 16 vjeē, ku e ka gjetur pjekurine per nje martese ?Pastaj si mund ta ēosh nje femije 16 vjeē ne nje vend qe gati nuk ja ke idene me nje person qe as e njeh fare ?
    Sa per dhimbjen e familjes nuk ma ha mendja se ne ate moment e "vrisnin" shume mendjen se ajo kishte vdekur ,por te mbulonin vrasjen ,shpresoj se tani mund te jene ne gjendje te dallojne se ēfare kane bere?
    Nje gje te fundit nuk e dija qe ishin te gjithe kaq te "ndershem" ,jo per ndonje gje po te ekzistonte nje ndershmeri e tille nuk ma ha mendja se do ndodhte ndonjehere nje gje e tille.
    posso scrivere i versi pił tristi questa notte......................

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    30

    ............................

    MOS U MUNDONI TI JEPNI ARSYE KETYRE GJERAVE SEPSE NUK EKZISTON!!!
    posso scrivere i versi pił tristi questa notte......................

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •