Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382

    Cmenduria shqiptare

    "TIRANE (4 Korrik) - Ruzhdi Qinami, 42-vjeēari qė qėlloi mbi vajzėn e tij duke e lėnė tė vdekur ka pranuar autorėsinė e krimit para policisė duke e justifikuar vrasjes si ndėshkim pėr veprimin e turpshėm tė 16-vjeēares. Ai ka marrė pėrsipėr gjithashtu gjithė veprimet pėr fshehjen e krimit. Po sot janė paraqitur nė polici edhe pjesėtarė tė tjerė tė familjes 'Qinami', tė cilėt pas marrjes nė pyetje janė lėnė tė lriė. Qinami ka deklaruar para agjentėve tė policisė se ka parė vajzėn tė zbriste nga njė makinė te dera e shtėpisė dhe se nuk ka pasur dijeni mė parė pėr njė tjetėr lidhje tė saj pėrveē asaj me tė fejuarin. "

    Kur do mesojne kto kafshe qe femrat s'jane prone e tyre private me te cilet ata mund te bejne c'te duan, ti martojne a fejojne me ke duan, ti rrahin, ti dhunojne apo edhe ti vrasin. Per nga kto veprime skemi shok tjeter vec pakistanezat e azise a mullahet e arabise. turp

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Thumana, fshati 35 kilometra nga kryeqyteti, kohet e fundit eshte tronditur disa here nga ngjarje te tilla. Sipas banoreve te shtenat e armeve nuk kane pushuar qe prej '97. Vitet e fundit ne Thumane kane ardhur shume banore nga pjese te tjera te Shqiperise, sidomos nga veriu. Me pare banoret tregojne se nuk ka pasur ngjarje te tilla, pasi njerezit ishin rritur bashke dhe e njihnin njeri-tjetrin dhe ishin te lidhur si farefis. Ardhja e banoreve te rij ka qene dhe shkaku i fillimit te konflikteve, pasi sipas banoreve nuk ka me afrimitet mes njerezve te fshatit. "Te vrasesh per nderin e familjes eshte mese normale," thote nje nga banoret e Thumanes. Madje, sipas tij, vrasesit duhet te kishin qelluar dhe mbi motren e tyre. Ai thote se me kanun vrasja, per te ruajtur "nderin" nuk ndeshkohet dhe per te nuk merret gjak. Vrasja nuk eshte aq e rende sa "turpi", per disa njerez qe jeten e masin akoma me kute te vjetra. Dje u shkrua per nje baba qe vrau te bijen, sot nje i ri u vra po per "nder", duket se kjo fjale po behet nje makth prej te cilit shoqeria shqiptare nuk ndahet dot.


    ja ca mostrash jemi dhe cuditemi [se sna i hap kufit evropa, po kujt shpellareve!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    10
    krokodili kjo esht nji dicka qe edhe pse un nuk jetoj me ne Shqipri me ben pershtypje shum te madhe.Pse nji pjes e popullsis shqiptare akoma mendon si ne kohet e lashta?
    Cfar esht "NDERI"?
    A ka ndonji njeri ktu qe mund ta shpjegoj kte?
    Sigurisht qe behet fjala per "nderin" e nji femre.Pse femra shqiptare te mos jetoj nji jet te lir dhe te mos konsiderohet prona e dikujt?
    Ne nji familje shqiptare cunat dalin dhe shkojn ku te duan dhe gocat jo,cunat bejn seks me kedo goc qe te munden dhe e kan per mburrje te tregojn ndersa gocat nuk duhet te bejn marrdhenie seksuale paraq martese?
    Mendoj se kur u lindem nuk kishim opsionin qe te zgjidhnim se car do ishim femer apo mashkull.Te gjith jemi qenie njerzore cfardo seksi jemi ,asnji nuk esht pron e tjetrit dhe sikush duhet te ket te drejta te barabarta.
    Tju tregoj dicka.
    Kur isha 18 vjec isha e lidhur me nji cun dhe e donim shum njeri tjetrin.Vllai im e mori vesh dhe u kacafyt me mua,jam femer qe ne qoftse me sulmon te godas mbrapsht.Babi e mori vesh dhe u acarua aq shum sa me gjuajti me shpull ne surrat.Lotet e mamit tim kurr nuk kam per ti harruar kur qante dhe mundohej te mbante babin qe mos me gjuante me shum.Gjith familja ime e njifte kte cun dhe para se ta mernin vesh qe un isha me ate thonin :sa cun i mir qe esht.Mbasi e moren vesh qe un isha e lidhur me ate e ben armik,pervec mamit.Un ika ne shkoll ne nji qytet tjeter dhe babi me vuri ultimatumin mos ta shifja me ate.
    Un gjithmon e evitoja dhe ai nuk me pa per muaj me radh.takova vllain e vet nji dit dhe ai me tha qe X esht ber shum nervoz dhe shum i acaruar cdo dit kam frik se mos bej ndonji gje te keqe.
    Si perfundim nji dit...............i dashuri im vdes..
    Vllai po qante duke par nga ballkoni arkivolin me trupin e te dashurit tim posht shpis.....mami po ashtu.......ndersa babi...nuk tha gjysem fjale.Fjalet nuk ishin te nevojitshme ne ate moment.
    Nuk e kam par babin tim ,po behen 4 vjet,por dhe ndonji deshir te madhe nuk kam ta shof.Un jam fmija i tij dhe pervec dashuris qe kurr nuk mora nga ai ,nuk mora as respekt.Jeta me dha nji baba ....hmmmm mund ta quaj ashtu?OK me mir po them qe me dha nji njeri qe ishte shenj e fanatizmit ,konservativ dhe kurr nuk respektoi nenen time qe esht gjeja me e shtrenjt ne bot per mua.
    Disa njerez me quajn shum liberale ne mendimet qe them dhe veprimet qe bej..........nuk ma thon me kuptim te keq prandaj nuk e mar dhe ters...ne fund te fundit esht jeta ime dhe vetem un vendos se si ta jetoj ate..........Nuk jam prona e askujt qoft dhe e babait tim..Disa gjera njeriu kurr nuk mund ti harroj dhe te fali.....

    take care everybody

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Ngjarje vertet tragjike. Tregon falimentimin e institucioneve si familja, shkolla, shoqeria etj. perballe realiteteve te reja. Tregon se vecanerisht disa zona ne Shqiperi, jane ende larg emancipimit te maredhenieve jo vetem ne familje por edhe ne shoqeri.

    Gjithesesi nja dy gjona do ja thosha dhe kesaj vajzes me siper qe ngjarjen e temes e ilustroi me rastin e babes se vet " te pagdhendur dhe te pameshirshem".
    Ti oj goc persa kohe qe ha, pi, vishesh dhe shkollohesh nen koston e tet eti e ke dhe per detyrim moral te veprosh sipas normave te ketij te fundit, per sa kohe qe keto norma nuk bihen ndesh me normat e pergjithshme shoqerore.Nese kjo nuk te pelqen te kishe kurajon per ti bere te qarta qe ne fillim gjerat dhe te shikoje mundesite per te dale me vete. Mundesite i ke patur. Dhe mos e krahaso poziten tende me ate te asaj vajze te gjore nga Mamurrasi.
    E them kete se shume femije shqiptare ketu ne perendim i duan te mirat e familjes shqiptare por nuk jane ne gjendje te marin persiper pergjegjesite qe ajo te ngarkon!
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    10
    Patrioti nuk do te te them faleminderit per kuptimin e pergjigjes sime...sepse si gjithmon ti do japesh nji pergjigje te ndyr .te kam ven re dhe ne tema te tjera.......mua me kan ritur gjyshi dhe gjyshja sa per dijenin tate dhe kam punuar qe kur isha 14 vjece ...rastin tim e solla ktu per te dhen nji moral ,ate te mirkuptimit ne familjet shqiptare prind-fmij dhe fmij-prind.ca pret ti qe njerzit te vdesin dhe atere ti krahasosh ti me ate gocen nga Mamurrasi.Te lutem mos i lexo shkrimet e mia ................dhe mos ju pergjigj.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    TIRANE (5 Korrik) - 42-vjeēari Ruzhdi Qinami ka pranuar se ka ekzekutuar vajzėn e tij, Fiqirete, si ndėshkim pėr "turpin" qė po i bėnte familjes. Ai kishte nuhatur mungesėn e vajzės dhe e kishte pritur tė shfaqej atė natė. E kishte parė tė zbriste nga njė makinė dhe tė futej fshehurazi nė shtėpi. Pas njė "gjyqi" qė zgjati njė orė, Ruzhdiu kishte marrė ndėshkimin kapital pėr vajzėn e tij. Ky ėshtė versioni pėrfundimtar i firmosur nga Ruzhdi Qinami, pas dy tė parėve nė tė cilėt ai nuk pranonte tė kishte vrarė vajzėn e tij.
    Hetuesi- Nga se vdiq vajza juaj, Fiqiretja?
    "Unė e vrava. E qėllova katėr here. Vdiq nė duart e mia. Mu dhimbs kur e shkreha armėn pėr herė tė parė. Mė pa me njė vėshtrim qė nuk kam pėr ta harruar kurrė. Por unė vazhdova tė qėlloja. Mė pas, kur e shihja tė jepte shpirt, mund tė kisha qėlluar edhe veten…"
    Ku e gjetėt armėn?
    "Atė pistoletė kam disa vite qė e mbaj pėr tė ruajtur shtėpinė. Me tė kam qėlluar vajzėn qė mė turpėroi. Ajo ishte e fejuar dhe me gjestin qė bėri mė ēnderoi familjen. Iku natėn nga shtėpia dhe erdhi nė mėngjes. Unė vetė e prita pėr 3 orė te porta dhe pashė tė vinte me njė makinė".
    Si e pritėt kthimin e vajzės?
    "Me vajzėn u futėm nė njė dhomė ku i kėrkova shpjegime pėr atė qė kishte bėrė. Unė e mbylla derėn me ēelės qė mos hynte njeri tjetėr. Kemi folur mė zė tė lartė dhe unė i kėrkoja shpjegime pėr ikjen fshehurazi nga shtėpia. Pėr herė tė parė pashė vajzėn time tė mė rebelohej nė atė mėnyrė, qė mė kundėrshtonte. Ajo mė kthente fjalėn pa tė keq fare dhe nuk e kishte pėr gjė tė mė kundėrshtonte".
    Si e shpjegoi largimin dhe a ju tha se ku kishte qenė?
    "Pėr njė orė rresht u mundova tė mėsoja se ku kishte qenė, por Fiqiretja nuk mė tregoi asgjė. Ajo nuk tregoi se mė kė kishte qenė dhe se ku e kishte njohur njeriun qė kishte qėndruar pėr katėr orė tė natės. Ajo kėtė e lidhte me antipatinė qė kishte me tė fejuarin e saj, me tė cilin ishte fejuar me inciativėn time qė para dy vitesh. Mė tha se kishte ikur pėr t'u hakmarrė ndaj meje qė kisha insistuar nė kėtė lidhje".
    Si reagove mė pas?
    "Ajo vazhdonte tė shfrynte duke ulėrirė dhe unė nuk kisha mėnyrė tjetėr pėr ta ndalur veē me pistoletė. Ja drejtova armėn vajzės sime dhe qėlloja derisa krismat larguan pėrgjithmonė ulėrimat e Fiqiretes".
    Si reaguan njerėzit e tjerė tė familjes?
    "Vetėm kur unė hapa derėn u futėn e para gruaja dhe mė pas tė tjerėt. Nė shtėpi mė erdhėn edhe njerėz tė tjerė farefis qė banojnė afėr. Nuk e kisha tė vėshtirė t'u mbushja mendjen ta mbanin tė fshehtė atė qė kishte ndodhur dhe tė hiqeshin sikur nuk kishte ndodhur asgjė. Tė gjithė e kishin kuptuar turpin qė kishte bėrė me veprimin e saj Fiqiretja dhe nė njė farė mėnyrė ma aprovonin mendimin pėr ta fshehur".
    Pse u mbajt e fshehur vrasja?
    "Menduam se nxjerrja e tė vėrtetės zbulonte turpin qė na hodhi vajza dhe kjo nuk ishte mirė pėr familjen tonė. Pėr tė mos e nxjerrė me bujė kėtė veprim tė saj ne menduam se ishte mė mirė tė zhduknim gjurmėt dhe tė pėrgatitnim sa mė shpejt varrimin e Fiqiretes pėr tė mbuluar gjithēka". dxh/dxh (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Keto te rrenqethin mishin.

    Patrioti, dihet qe kur jeton ne shtepine e prindit duhet te besh sic thone ata, por ama... po s'more respekt, s'ke si ta japesh, qofte edhe me prinderit. Nuk eshte femija prone, send, objekt, pa sy, pa veshe, pa ndjenja, pa te drejta...
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #8
    raku
    i/e ftuar
    plotesisht e drejte

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Patriot e ke shume gabim kur thua se kur jeton me familjen duhet te zbatosh rregullat e tyre, dhe nenkupton deri ne skllaverim.

    Ajo eshte e drejte qe per sa kohe sje i pavarur, dmth nen tutelen e familjes do zbatosh ca rregulla, po kjo sdo te thote qe keto rregulla te te mbysin per se gjalli pse kshu ja ka thene truri baces.

    Shqiperia eshte vend kaubojsash, se ne perendim ke dhe sherbime sociale qe te largojne nga familja nese prinderit abuzojne me ty, e kam fjalen psikologjikisht por edhe me dhune fizike. Po ke veni qe ne e kemi bo si xhungel ku te ikin te shkretat, te tutori???

    Shqipetaret kane parime fallso ne tru qe i worshipin deri ne vdekje. Ktu futen koncepti i 'nderit' sipas nje shpellari te quajtur leke, koncepti dhe qendrimi ndaj femres, koncepti dhe qendrimi ndaj me te dobtit.

    Tani, ktu ka pak faj edhe vellezerit tane turq qe na pushtuan dhe na ndrruan fene me zorr, duke na ngulur ne koke e tjetersuar si mos me keq parimet e mesiperme.

    Ne shqiperi, ashtu si dhe ne shoqerite qe kane per baze formimi rregullat e kuranit, femra eshte nje qenie e dores se dyte, e krijuar per te kenaqur mashkullin, per te pjelle femije, per te gatuar, rritur femijet, sherbim ndaj burrit dhe per ta mbyllur gojen dhe mbuluar surratin. Burri ka te drejte ta ndeshkoje me dru, ose dhe ta vrasi kur nuk eshte i kenaqur prej saj, ta divorcoje. Shoqeria meshkujt qe tradhetojne i qorton ose dhe i thote bravo se qeke i shkathet, capken, po femrat qe tradhetojne i vrasin me gure.
    Te ky liber thuhet se te vemet lutje qe si degjon allahu jane ato te femres qe nuk ja len burrit. Femra e lindur eshte prone e kryefamiljarit qe ka te drejte te beje cte doje me te, ta martoje me ke te doje, apo dhe shesi sipas deshires.

    Tani kto parime kaq trashanike i gjen ne maksimum ne vende fondamentaliste si arabia saudite apo afganistani a pakistani, dhe te fragmentuara ne vende aksidentalish myslimane por te oksidentuara sic jemi dhe ne, sidomos ne zonat e thella rurale.

    Kjo eshte dhe arsyeja qe ne qytetet e medha si tirana ku dhe kushtet per zhvleftesimin e ketyre idhujve pakrena jane me te medha ky lloj krimi ndaj femres eshte minimal, dhe eshte maksimal ne zonat rurale si kuksi e co.

    Mos harro se deri dje, kur martohej femra, i jepej plumbi ne paje, a ka cmenduri fisi alulu mama me te madhe se kjo, ku shoke kemi vec atumbet e afrikes apo pellaresit e azise.

    Kur do civilizohet ky komb dhe te ku ptoje se seksi, lidhjet ndermejet te rinjve jane mese normale dhe nuk ka asnje gje turpi per te bere sikur sekzistojne, apo duke futur koken ne rere. Cfare do te ishte me mire, qe vajza jote te hidhej naten nga penxherja, apo te dilte diten nga dera, se ne mos njeren tjeteren do e beje.

    Me mire eshte te dali nga dera, keshtu dhe ti si prind e ke nje ide se me ke eshte lidhur, dhe ne kete menyre pakesohen shanset e perundimit si viktima tutoresh qe jane aq te medhaja ne vendin dhe shoqerine tone te dashur qe e kemi ngritur me forcat tona dhe ndihmen e miqve tane te koza nostres.

    Prandaj patriot, ndrysho qendrim se nuk po flet drejt. ok

    Ta

    Krokodili

  10. #10
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Krokodil

    Se pari kur njeriu gjykon nje fenomen si pozitiv apo negativ duhet ta krahasoje ate me nje pike reference ... psh une kur shoh nje ngjyre te bardhe e njoh si te tille sepse e krahasoj me ate qe ne mendjen time eshte e bardhe ... keshtu me radhe edhe per ngjyrat e tjera.

    Por kur vjen puna per t'i vene ngjyren nje veprimi gjerat komplikohen sepse njerezit nuk bien ne nje mendje sic bien fjala vjen per ngjyrat e nayres .... dhe kjo vjen sepse ata marrin si pike referimi per te drejten apo te gabuaren burime te ndryshme.

    Sot bota ndan opinione te ndryshme per vlerat qe duhet te ndjeke njeriu. Ka pjese te saj qe mundohen te ndjekin fene si rrugen me te sigurt drejt se ardhmes .... ka te tjere qe ndjekin traditen .... ka edhe te tjere qe kane zgjedhur rrugen liberale e cila bazohet mbi pragmatizmin.

    Ti sigurisht qe ke te drejten tende te zgjedhesh ate qe ty te duket e drejte por nese merr persiper te japesh gjykime per zgjedhjet e te tjereve atehere duhet t'i argumentosh ato.

    Ti sjell nje rast fatkeq dhe e pergjitheson ate per te vizatuar permes tij imazhin e te gjithe atyre kryefamiljareve per te cilet nderi dhe dinjiteti i familjes eshte i shenjte .... dhe me kete nuk nenkuptoj vetem aspektet qe lidhen me femrat por edhe me meshkujt dhe karakterin.

    Kjo per mua eshte aq realiste sa do te ishte edhe pergjithesimi i <> sot me nje prostitute, homoseksual, pedofil, maniak, apo cdo forme tjeter degradimi qe ajo lloj shoqerie njeh.

    Une e kuptoj shume mire se femijet qofshin meshkuj apo femra kane dinjitetin dhe personalitetin e tyre ..... por ata sikunder cdo njeri ne cdo moshe dhe kohe kane edhe detyrime .... dhe ato vijne si fillim karshi familjes. Cdo prind ben gabime ne zgjedhjet qe ai ben per femijen e tij por perjashto ato raste kur keto gabime jane tejet te renda (te tilla qe mund ta demtojne femijen perfundimisht) ..... femija duhet t'i bindet sepse ndaj askujt ne kete bote nuk kane me shume detyrim se ndaj atyre qe i kane dhene jete !

    Sot realiteti shqiptar njeh traditen (me te mirat dhe te keqiat e veta), njeh edhe degradimin. Ke baballare qe vrasin vajzat pse dyshojne se kane dashnore, ke edhe baballare qe shesin vajzat per 300 000 mije leke qe t'iu behen prostituta .... ke edhe nga ata te tjeret qe i shesin femijet e tyre per pjese kembimi .... nese rastin e pare sipas llogjikes tende duhet t'ia faturojme Pakistanit apo Arabise te tjerat duhet t'ua faturojme tregut qe i mirepret ne Perendim.

    Tani mendoje pak veten si kryefamiljar ne nje vend qe poston me mijera femra ne tregjet e prostitucionit. Mendoje pak veten si nje baba qe je munduar gjithe jeten per familjen dhe e ke konsideruar ate si gjene me te shtrenjte ... cdo mundim, sakrifice apo enderr e jotja ka qene e lidhur me familjen tende .... dhe nje nate ti meson se vajza jote 16 vjecare del ne mesnate per t'u takuar me nje trafikant femrash qe mbase i premton dashuri ...etj etj etj ..... dhe ti perpiqesh ta ndalosh, i kerkon llogari, mundohesh t'i shpjegosh se ku mund ta coje ajo rruge .... dhe merr si pergjigje fjale qe do te vinte turp t'i degjoje nga te tjeret e jo me nga ajo qe t'i ke shpenzuar nje jete per ta rritur ....

    Cila eshte zgjidhja ???

    Nese gjerat vijne ne kete pike nuk mund te flitet me per zgjidhje por per ndarje. Ai zgjodhi ta ndante te bijen nga jeta .... mua me duket nje rast shume fatkeq ..... por qe ka si te vetmen alternative ndarjen e saj nga familja .... pra nxjerrjen e saj ne rruge.

    Me kete nuk dua aspak te justifikoj reagimin e personit per te cilin po diskutojme, por dua te them se gjerat nuk jane bardhe e zi dhe se probleme te tilla nuk jane njeaneshmerisht te lidhura me traditen apo fanatizmin por edhe me degradimin dhe mosmirenjohjen.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •