Hajdutėt kanė thyer zyrėn e Hajdar Munekės dhe kanė marrė 15 mijė dollarė, njė telefon celular e orendi tė tjera
Malajzi, grabitet ambasadori shqiptar
E.J
TIRANĖ
Sulmohet dhe grabitet zyra e Ambasadorit Shqiptar nė Malajzi, Hajdar Muneka. Persona tė paidentifikuar kanė hyrė me forcė nė zyrėn e ambasadės tonė dhe kanė marrė ēfarė kanė mundur. Verifikimi i kryer disa orė mė pas ka treguar se nė zyrėn e Ambasadorit Shqiptar nė Malajzi, Hajdar Muneka, ishin grabitur rreth 15 mijė euro, njė aparat telefoni celular si dhe disa sende tė tjera. Ngjarja po hetohet momentalisht nga policia e Kuala Lumpurit, ku ndodhet edhe zyra e ambasadės tonė nė Malajzi. Vetė ambasadori shqiptar, Hajdar Muneka, ėshtė shprehur shumė i habitur se si mund tė vidhet aq lehtėsisht zyra e njė pėrfaqėsie tė huaj. Lajmi ėshtė pohuar dje nga gazetat malajziane. Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur gjatė fundjavės dhe ėshtė zbuluar nga vetė ambasadori shqiptar Hajdar Muneka.
Grabitja
Ditėn e shtunė, ambasadori shqiptar nė Malajzi, Hajdar Muneka, kishte filluar qė tė bėnte gati gjėrat pasi do tė kthehej nė vendin tonė. Ai do tė fillonte pushimet dhe tė djelėn do tė nisej nga vendi aziatik pėr nė Shqipėri. Kur gjithēka ishte bėrė gati, Hajdar Muneka, ka shkuar pėr herė tė fundit pėr tė kontrolluar zyrėn e tij. Kjo zyrė ndodhet nė UBN Toėers nė lagjen Jalan Sultan Ismail tė Kuala Lumpurit. Rreth orės 15 e 30 minuta ai ka hyrė nė godinėn shumėkatėshe dhe ka marrė ashensorin pėr tu ngjitur nė zyrėn e tij. Me tė mbėrritur nė katin e 31-tė, ku ndodhet edhe zyra e pėrfaqėsisė shqiptare nė vendin aziatik, Hajdar Muneka, ka mbetur i habitur. Dera e zyrės sė tij ishte thyer dhe gjithēka ishte kthyer pėrmbys. Menjėherė ėshtė njoftuar policia vendase, e cila ka filluar hetimet. Policia sė bashku me ambasadorin shqiptar kanė verifikuar sendet qė ndodheshin nė zyrė dhe nė pėrfundim ka rezultuar se mungonin 57,000 RM (monedha malajziane), tė cilat nėse konvertohen nė dollarė amerikanė bėjnė shumėn e 15 mijė USD. Ndėrkohė nga zyra mungonin edhe njė telefon celular si dhe disa pajisje tė tjera.
Dėshmia
Sipas dėshmisė sė dhėnė nga vetė ambasadori shqiptar nė Malajzi, Hajdar Muneka, pėrpara policisė vendase, ai ėshtė larguar nga zyra rreth orės 16 e 30 minuta tė ditės sė premte. Gjatė asaj dite ai nuk ėshtė kthyer mė nė zyrė. Muneka ka shkuar sėrish nė zyrėn e tij 23 orė mė pas, rreth orės 15 e 30 minuta tė sė shtunės. Nė dėshminė e tij ambasadori 52- vjeēar ka pohuar se nė momentin qė ka hyrė nė zyrė ka parė gjithēka tė shkatėrruar dhe derėn e thyer. Paratė ndodheshin nė njė prej syrtarėve tė komodinės sė tij, e cila ishte thyer dhe kthyer pėrmbys. Njė pjesė e parave ishin kursimet personale tė ambasadorit, ndėrsa pjesa tjetėr ishte e fondit tė Ambasadės Shqiptare nė Malajzi. Ajo qė mė shokon mė shumė ėshtė fakti se dikush mund tė hyjė kaq kollaj dhe tė grabisė zyrėn e njė ambasade. Kjo zyrė ndodhet nė njė ndėrtesė, e cila ruhet 24 orė nga kamera me sistem tė mbyllur. Nuk e kuptoj si askush nuk ka parė hajdutėt teksa hynin nė zyrė,- ka thėnė ambasadori shqiptar Hajdar Muneka pas ngjarjes. Mė pas ai ka shpjeguar se kjo godinė ka vetėm njė hyrje dhe njė dalje dhe kėto porta ruhen nga kamerat. Pėr mė tepėr nė hollin e godinės, i cili ndodhet nė katin e parė, ndodhen njė sėrė rojesh, tė cilėt janė nė shėrbim 24 orė. Raporti pėr kėtė ngjarje si dhe dėshmia e Hajdar Munekės janė dhėnė nė komisariatin e policisė nė Dang Wangi.
DYSHIMI
Gjurmėt e grabitėsve, nė vendin e ngjarjes
Pak orė pas ngjarjes sė rėndė, policia lokale ka pohuar se nė zyrėn e ambasadorit shqiptar janė gjetur shumė gjurmė gishtėrinjsh, ndėr tė cilat dyshohet se janė edhe ato tė grabitėsve. Ne kemi gjetur disa gjurmė gishtėrinjsh. Janė tė disa personave por ende nuk mund tė themi nėse janė tė grabitėsve apo jo. Kėto gjurmė gishtėrinjsh do tė verifikohen me ato tė punonjėsve tė ambasadės dhe nė fund do tė gjejmė se kush janė tė grabitėsve, -tha dje njė zėdhėnės i policisė tė Kuala Lumpurit. Ndėrkohė hetuesit malajzianė kanė sekuestruar edhe tė gjitha regjistrimet e kryera nga kamerat me sistem tė mbyllur. Kėto kaseta do tė shqyrtohen gjatė kėtyre ditėve pėr tė zbuluar nėse kanė arritur qė tė filmojnė apo jo grabitėsit. E gjithė kjo procedurė e re ka bėrė qė kthimi i ambasadorit shqiptar nė Malajzi tė shtyhet pėr rreth njė muaj. Kjo kohė i ėshtė pohuar atij nga policia lokale, e cila po merret me hetimin e ngjarjes.
Largimi
Ambasadori shqiptar Hajdar Muneka ėshtė larguar nga zyra e tij rreth orės 16 e 30 minuta tė ditės sė premte. Ai ka mbyllur derėn e zyrės dhe ka dalė nga godina si zakonisht. Kur ai ka ikur godina ishte e ruajtur nga kamerat e sigurisė si dhe rojet private
Zyra
Njė ditė mė vonė, rreth orės 15 e 30 minuta Hajdar Muneka ėshtė kthyer nė zyrėn e tij nė Kuala Lumpur. Ai ka marrė ashensorin dhe ėshtė ngjitur nė katin e 31-tė tė UBN Towers, ku ndodhet edhe zyra. Sapo ėshtė afruar tek dera ka parė se ajo ishte thyer
Grabitja
Pasi ka hyrė nė zyrė Hajdar Muneka ka vėnė re se gjithēka ishte kthyer pėrmbys. Nė njė prej syrtarėve tė tavolinės ndodhej njė shumė pre 15 mijė dollarėsh, e cila ishte vjedhur. Ndėrkohė nga zyra mungonin edhe njė telefon celular dhe disa sende tė tjera
Hetimi
Policia e Kuala Lumpurit ka filluar menjėherė hetimet nė lidhje me kėtė ngjarje. Njė zėdhėnės i saj ka pohuar dje se nė zyrėn e ambasadorit shqiptar Hajdar Muneka janė gjetur disa gjurmė gishtėrinjsh, tė cilat mendohet se i pėrkasin autorėve tė grabitjes
Reagimi
Ajo qė mė shokon mė shumė ėshtė fakti se dikush mund tė hyjė kaq kollaj e tė grabisė zyrėn e njė ambasade. Kjo zyrė ndodhet nė njė ndėrtesė, qė ruhet 24 orė nga kamera me sistem tė mbyllur. Se kuptoj si askush nuk ka parė hajdutėt kur hynin nė zyrė.
Shekulli
Krijoni Kontakt