Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Arrow Vdekja - Trillimi Mė I Madh

    Njė njeri - po vdiste njė njeri; ishte mjaft plak, e kishte jetuar tė vetėn dhe as qė kishte nevojė tė brengosej pėr vdekjen. Ishte koha e perėndimit tė diellit. Nata lėshohej ngadalė anėkėnd. Njeriu hapi sytė dhe e pyeti gruan, e cila i qėndronte pranė, nga ana e djathtė e krevatit: "Ku ėshtė djali i madh?"
    "Ai ėshtė ulur pranė teje. Mos u brengos pėr tė, mos u brengos pėr asgjė. Ti vetėm qetėsohu dhe lutu!"
    Mirėpo njeriu sėrish pyet: "E ku ėshtė djali i dytė?"
    Ai ėshtė afėr tė madhit" - ia kthen ajo. Plaku, i cili ishte buzė vdekjes, provon qė tė ngritet nga shtrati. Gruaja e pyet: "Ēbėn ashtu?". Ai i pėrgjigjet: "Shikoje ku e kam djalin e tretė". Gruaja dhe djemtė pėr njė ēast menduan se sa dashuri ndien ai pėr ta. "Edhe unė jam kėtu, baba. Ti, vetėm qetėsohu, tė gjithė ne jemi kėtu". Plaku vazhdon pa e zgjatur: "Tė gjithė rrini kėtu dhe kėrkoni nga unė tė qetėsohem! E kush punon nė dyēanin tonė?"

    Nė momentin e vdekjes ai brengoset pėr dyēanin e tij. Vdekja sjell nė sipėrfaqe tė gjitha vetit tua themelore.
    Njė njeri po ashtu vdiste, ishte mjaft i pasur. E gjithė familja i qėndronte pranė. Befasisht djali i madh e pyet: "Ē'do tė bėjmė kur tė vdes? Duhet ta gjejmė njė veturė qė ta dėrgojmė nė varr". Djali i ri tha: "Ai gjithmonė ėndėrronte "Rols Rojsin" ose "Fordin". I madhi ia ktheu me tė shpejtė: "ti ende je i ri dhe nuk i kupton mirė kėto gjėra. Trupi i vdekur nuk mund tė bartet dosido. Unė e njoh njė njeri qė ka traktor dhe me tė do tė ishte mė lehtė e mė lirė." I riu nuk mund tė pėrmbahet: "Unė nuk mund t'i toleroj gjitha kėto marrėzira. Nuk ėshtė e nevojshme qė tė brengosemi pėr "Rols Rojs", "Ford" apo traktor. Mos e dėrgojmė nė kurorėzim? Ai duhet tė varroset. Ne do ta gjuajm nga shtėpia nė vendin ku hidhen mbeturinat. Shėrbimi komunal mbi transportin e mbeturinave do ta merr menjėherė, dhe ne nuk do tė kemi kurrėfar shpenzimesh." Nė atė ēast plaku i hapė sytė dhe shpėrthen: "Ku i kam kėpucėt?" Ata e pyesin me habi: "Ē'tė duhen kėpucėt, ti vetėm qetėsohu!" Mirėpo plaku ngul kėmbė. Djalit tė madh nuk i durohet: "Ai ėshtė kokėfortė. Ndoshta dėshiron tė vdesė me kėpucė? Silljani kėpucėt!" Pasi ia mbathėn ato, plaku thotė: "S'duhet tė brengoseni pėr shpenzimet pėrderisa mė ka mbetur edhe pak jetė. Do tė shkoj vet deri te varri. Shihemi atje! Do tė vdes pikėrisht nė varr. Mė lėndon ekstravaganca e juaj. Unė vetėm kam ėndėrruar "ROJS ROJSIN". Tė ėndėrrosh nuk kushton shtrenjtė". E thėnė e bėrė, dhe plaku shkoi te varezat. Pas tij shkuan edhe djemtė, tė afėrmit dhe shokėt. Dhe saktėsisht me tė mbėrrirė nė vareza, plaku vdiq: Kėshtu i kurseu paratė.
    Ideja e fundit e njeriut, qė manifestohet nė momentin e vdekjes, ėshtė karakteristikė pėr tėrė jetėn e tij, religjionin e tij. Djaloshi shkoi me tė atin nė kopshtin zoologji, ku e panė njė luan tė tėrbuar nė kafaz. Djali u frkua sė tepėrmi. Ai s'kishte mė shumė se nėntė vjet. Sakaq e pyeti tė atin: "Baba, nėse rastėsisht ky luan del nga kafazi dhe tė vėrsulet ty, a mund tė mė tregosh se me cilin autobus mund tė kthehem nė shtėpi?" Nė gjendje tė tillė ai parashtroi njė pyetje relevante. Ai asq ė mund tė marr me m3end se nėse diēka e tmerrshme i ngjet t'etmund t'i ngjaj edhe atij poashtu; mirėpo nėse i ngkjet vetėm t'et dhe ai mbetet gjallė, atėherė ai duhet tė dij numrin e autobusit qė tė kthehet nė shtėpi. Njohuria mbi vdekjen befasisht heq tė gjitha maskat, hipokrizitė, dhe ti pėr njė ēast bėhesh i vetėdijshėm se je vetėm dhe se raportet tua me tė tjerėt janė vetėm njė mashtrim, njė mėnyrė qė tė harrosh vetminė tėnde -nganjėherė madje edhe krijon familje vetėm qė tė mos ndihesh i vetmuar. Por, ja qė vdekja zbulon ēdo gjė. Ti do tė vdesėsh vetėm, si i huaj, pa emėr, pa autoritet, pa respekt, pa fuqi, i zhveshur i tėri.
    Koha ėshtė diēka qė nuk mund tė ngdalet, diēka qė nuk mund tė mbrohet, qė nuk mund tė kthehet. Ajo ėshtė njėdimenzionale. Nujė ditė e gjithė rėra do tė bie nė orėn e rėrės dhe ti bėhesh i zbrazur. Pėr kėtė dhe vdes. Interesohu mė tepėr pėr vdekjen (kohėn). Ajo ndodh pikėrisht tash dhe kėtu. Kur njėherė fillon tė mirresh me tė, atėherė edhe vetėdijėsohesh pėr vdekjen.
    Ta duash jetėn ėshtė epsh i thellė, ndėrsa tė jesh i gatshėm pėr vdekje, me domosdo ėshtė jo e natyrshme. Dhe vėrtet vdekja ėshtė gjėja mė e natyrshme nė botė. Ajo ėshtė shumė mė e rėndėsishme se jeta. Jeta, thjeshtė ėshtė sipėrfaqėsore. Vdekja ėshtė shumė e thellė. Pėrmes vdekjes ti arin nė jetėn e vėrtetė... pėrderisa pėrmes jetės ti arrin vetėm deri nė vdekje dhe asgjė mė shumė.
    Arial
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Shume interesante kjo si teme madje dhe shembujt qe ishin sjelle per ilustrimin e ideve.
    Persa i perket vdekjes, qe prej shume vjetesh e kam ndiere pranine e saj edhe ne familjen time. Nje njeri ne fakt largohet fizikisht por ngelet me shume ne kete jete. Ngelet dhe nuk zhduket kurre.
    Nuk e di nese vertet ne thelb vdekja eshte e dhimbshme sepse jam e pafuqishme per te kuptuar se cfare ka pas vdekjes, jete?ndergjegje?gjume?
    Nuk e di vertet.
    Takimi me vdekjen, ose me mire po i them, ne nderrimin e jeteve, me tremb disi.
    Para dy ditesh kam qene shume prane vdekjes. Isha me makine dhe gati u perplasa te ura e Farkes. Kush eshte nga Shqiperia e mesme e di fare mire se ku ndodhet kjo ure mes Tiranes dhe Elbasanit. Akoma edhe tani me rri ne mendje ai cast. E pabesueshme. Ne nje cast je, ne castin tjeter ke fluturuar. Pasi kembet e mia shkelen fuqishem ne pedalin e frenave e ndjeva serish forcen e dashurise qe kisha per jeten dhe megjithe tronditjen cdo gje m'u duk shume e bukur dhe me kuptim.
    Ka shume gjera ne fakt qe me mbajne te lidhur me kete jete. Shume. Do ishte gjynah qe gjithcka te ishte shnderruar dje. Por qe isha tmerresisht afer vdekjes, isha.
    E keshtu.
    Shpresoj qe vdekja te me duket po kaq e bukur sa jeta, kuptohet, kur te vije momenti per t'i dhene lamtumiren kesaj bote.
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  3. #3

    Talking Pėrgjigje lidhur me temėn e juaj

    Mua mė vjen vjen mirė qė i shprehėt mendime tė thukta sa i pėrket vdekjes. Tė gjithė ne e dimė se do tė vjen por pėr tė siguruar se je njė njeri shpirtmirė, vėrtėdijshėm, me sjellje tė mirė atėherė unė do tė kisha thėnė se as vdekjes nuk iu frikėsohem. Po duke patur parasysh ata persona tė pėrmendur mund tė thuhet se ata nuk ishin fare tė mirė gjatė jetės sė tyre dhe mė nė fund vdekja iu tregoj tė gjitha plaēkat.

    Unė vetėm, nė bazė tė vetėdijėsisė time, e di qė kjo jetė ėshtė test apo provim i vetėdijės tėnde dhe e di qė ate qė e mėson kėtu do ta merr me veti d.m.th ēdo gjėsend qė e posedon ajo ėshtė njė lloj iluzioni tė cilin e keni pėr njė "Kohė tė Caktuar". Duhet mėsuar, duhet lexuar qė nesėr kur ti vije radha vdekjes, vetėm ate do ta keni me vete.


    Pėrshėndetje tė pėrzemėrta Puhiza,

    Mitrovicalia_81

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Teme interesante,
    vertet kemi frike nga vdekja, sepse njeriu ka gjithmone frike nga ato gjera qe nuk i njeh, nuk ka pike dyshimi per kete...
    sidoqofte, mundet, qe vdekja mos te jete dhe aq gjendje e keqe, nuk i dihet,
    Sokrati psh, kur ishte gjalle , ka thene qe vdekja duhet te jete me e bukur se jeta, keshtu qe mos e vrisni hic mendjen o njerez po qe se ai ka pasur te drejte, se nuk do bini nga shiu ne bresher... bej dhe pak shaka ketu, po temes i nevojitet me shume humor, se perndryshe te veme shiritin e zi dhe t'ia fusim te qares...
    MtrX ubicumque felix

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Filozofia e shumte mitrovicalia, permbi jeten dhe vdekjen te lodh mnedjen...
    megjithate qe vdekja te jete aq e bukur sa jeta, duhet qe te jemi te sigurt se cfare na pret pas ketij momenti (dhe jo vetem kaq, duhet te marrim nje vendim....)
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22
    Te kuptosh se nje dite do te vdesesh, eshte filozofia me e madhe qe njeriu zbulon ne kete bote. Mendimi filozofik fillon pikerisht me vdekjen. Rruga e jetes kalon pikerisht permes deres se vdekjes dhe perpara se tia kesh friken apo mbash larg mga mendja vdekjen, a nuk do te ishte me mire qe ta kuptoje ate? Filozofia e jetes fillon pikerisht me mendimin qe nje dite do te vdesim dhe mbaron ne ate moment qe njerezit shkelin ne pragun e vdekjes.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Dikush ka then:


    Te kesh frike nga vdekja eshte vetem nje form te menduari se je i mencur kur nuk je; eshte te mendosh se nje njeri di dicka qe nuk di. Asnjeri nuk e di nese vdekja eshte bekimi me i madhe qe mund ti ndodhi njerezis; por njerezit e kan frike sikur te ishte e keqja me e madhe; dhe kjo injorance, e cila mendon se di cfare nuk di, duhet te jete injoranca me fajeshme.

  8. #8
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Me vdekjen s'jam takuar kurre
    Ndaj e pres nderuar ne shtepi
    Per respekt nje qenjgj manar ne furre
    Per humor nje shishe me raki.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Tema tė Ngjashme

  1. Maksim Gorki
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 07:47
  2. Vdekja e njeriut, ėshtė mbarimi apo....?!
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 11:05
  3. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  4. Vdekja e vėrtetė dhe ajo qė vėzhgohet lidhur me vdekjen
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2007, 15:02
  5. Dita kur Unė u kryqėzova
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 07:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •