Sipas menyres se te reaguarit emocjonal te tyre, njerezit dalohen ndermjet veti. Disa nxehen shume shpejt, te tjeret jane me te qete dhe te permbajtur ne vete; disa jane shume me te disponuar dhe te qeshur, te tjeret jane te indisponuardhe te merrrolur. Kjo tregon se individet dallohen sipas temperamentit te tyre.
Temperamenti nuk tregon vetem menyren e reagimit emocjonal te individit, por edhe shpejtesine, fuqine dhe qendresen e te gjithe aktivitetit te individit ne pergjithsi. Prandaj dhe thuhet qe temperamenti paraqet cilesine psiqike te personalitetit e cila shprehet ne dinamiken e veprimit te tij. Dinamika e veprimit te njeriut shifet ne shpejtesine, fuqine, qendresen dhe menyren e manifestimit te reagimeve te tij ndaj ngacmimeve dhe situatave te ndryshme.
Hipokrati e vuri re qe ne Shek. V. p.e.re qe egzistojne lloje te ndryshme temperamentesh te njeriut. Ne ate kohe mendohej qe rol vendimtar ndaj menyres se reaguarit te njeriut ka dominimi i disa llojeve te caktuara legjesh ne organizem, si: tamthi, gjaku, qurret, dhe tamthi i zi. Ne baze te ketyre lengjeve jane bere edhe emertimet e kater llojeve te temperamenteve ne gjuhen greke dhe latine:
- Temperamenti kolerik (nese ne organizem dominon tamthi, ose hole ne greqishten e vjeter). - Manifestohet me ndjenjat intensive, vendosjen e lehte per te kaluar ne aksjon dhe ne te trazuarit e shpeshte. Karakteristike e vecante e njeriut, i cili dallohet me temperamentin kolerik, eshte se ai hidherohet shume shpejt e lehte dhe intensivisht e manifeston zemermin e vet, prandaj bie shpesh ne konflikt me njerezit e tjere. Temperamenti kolerik karatizohet me reagime intesive dhe te vrullshme.
- Temperamenti sanguin (gjaku - ose latinisht sanguis). Haset te njeriu i cili reagon shpejt, ndjenjat e te cilit, nuk jane te fuqishme dhe nuk zgjasin shume. Njeriu i ketille i nderron shpejt disponimet, kalon shpejt prej disponimit negativ ne ate pozitiv dhe eshte i prire kah disponimi i hareshem. Kete temperament e karaktizojne reaksjone te shpejta, por me te dobeta nga ai kolerik.
- Temperamenti melankolik ( tamthi i zi - ose melaine hole, nga greqishtja) ka ai njeri qe reagon rralle, mirpo kur reagon, atehere e ben kete me ndjenja intensive, te cilat zgjasin shume. Para se gjithash, reagon ne ate qe eshte ne lidhje me personalietin e tij. Vendos me veshtirsi, eshte pak i levizshem dhe te ky dominojne ndjenjat e pakenaqesise, ndenjat e pikellimit dhe brengosjes. Te ky temperament reaksjonet jane te rralla dhe te ngadalshme, por intensive.
- Temperamenti flegmatik (qurrja ose flegma - nga greqishtja e vjeter) ka ai njeri qe reagon ralle, reaksjonet i ka te ngadalshme, ndersa e dobta qe manifestohen dobet. Ky eshte rregullimisht i qete, stabil, pak i ndieshem dhe njeri pak i levizshem.
Ky klasifikim i Hipokratit per temperamentin e individeve, ndonese ka pasur plotesime, perseri ka mbetur si klasifikim themelor deri me ditet e sotme.
Krijoni Kontakt