Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Post Aktivi i PDr Tiranė

    Aktivi i PDr Tiranė.

    Ne sallen e Muzeut Historik Kombetar, ku binte ne sy prania e grave dhe e rinise studentore, u paraqit alternativa e deges se PDr-Tirane ndaj qeverisjes socialiste te kryeqytetit. Shefi Demokrateteve te Rinj tiranas Prof. Petrit Berhami ne raportin e paraqitur tha se pasoje e politikave ediramiane jane zhdukur hapesirat per ndertime publike, qendra e qytetit ka trafik te renduar pasi eshte mbushur me shumekateshe pa garazhe; si pasoje edhe ndotja e ajrit eshte pertej limitit. Nderkohe qe cmimi i apartamenteve ka hipur ne qiell. Berhami u shpreh per zgjerimin e vijes se verdhe dhe urbanizimin e rethinave. Duke permbledhur ai paraqit edhe linjat e veprimit :

    1. Sė pari njė Tiranė funksionale pastaj tė bukur.
    2. Njė Tiranė me ujė pastaj me trotuarė.
    3. Njė Tiranė me drita pastaj me fasada tė lyera
    4. Njė Tiranė me lėvizje tė lirė makinash pastaj kthime nė identitet.
    5. Njė Tiranė nė ndihmė tė biznesit dhe pastaj reklamative.
    6. Njė Tiranė me udhėheqje serioze dhe jo karnavaleske.
    7. Njė Tiranė demokratike dhe kurrė mė paternaliste dhe me diktat


    Kryetari i partise Genc Pollo ne pershendtjen e tij theksoi se ky ishte I pari forum I nje partie opozitare qe paraqiste nje alternative te studjuar ndaj pushtetit socialist ne Tirane. Sipas tij taksat e vena nga Bashkia jane asfiksuse per biznesine e vogel; Leitmotiv i fushates se PDr ne kryeqytet do te ishte kthimi i tyre ne nivelin pre ramian. „Une pres, qe ne rast bashkepunimi, edhe PD te bjere dakord qe kete qendrim tonin ta shkruajme ne gur e jo ne leter.“ –deklaroi Pollo Duke folur per kryebashkiakun e kryeqytetit ai tha se nuk mund te pajtohej me shkarjet verbale dhe sulmet ndaj personit e familjes qe bente ndonje parti politike dhe gjithashtu nuk donte te ishte nihilist. Por me tej ai vijoi: „Eshte thene e perseritur nga te mencur brenda e jashte vendit se politikes shqiptare i duhen politikane qe nuk jane gjenteikisht te prirur drejt konfliktit pa kufi por qe kane edhe aftesine e dialogut dhe forcen per te arritur kompromise te principta. Gjithashtu I duhen edhe politikane qe te venė ne jete mireqeverisjen, ate good governance qe zyrtaret pernedimore na e permendin ne cdo tre fjali. Pra, qe ne ekzekutiv, vec vizionit per reforma, te jesh transparent ne vendimarrje, te pėrdoresh finacat publike sipas ligjit te dallosh rrugen e karrieries politike legjitime nga ajo e vetepasurimit te shpejte ne kurriz te taksapaguesit e te tjera kerkesa prozaike si keto. Nga sa kam verejtur zotin Rama ne krye te bashkise mund te them se ai nuk permbush as kriterin e pare dhe as te dytin.„ Pollo e quajti Ramen nje model te politikanit jakobin, i cili nuk pyet per ligje e institucione, norma juridike e skrupuj morale. Modeli i politikanit qe zgjidh konfliktin me sepate druvari nuk eshte me i miri per nje shoqeri si e jona ku nuk jane te paket ata qe kerkojne zgjidhje me sepate, kallash e tritol- tha Pollo. Sidoqofte mund te faleshin keto sikur te kishim mireqeverisje por edhe kjo na eshte mohuar.“ Sipas tij bashkia eshte kthyer ne nje monument te konfliktit te interesave te ekonomise se mbyllur e te multiskandaleve. Prandaj mbetet objektiv i PDr largimi i PS prej saj.

    Lidhur me konfliktin ne kupolen socialiste Pollo tha kjo parti perfundimisht po skualifikohet si parti qe mund te mbaje pushtet dhe ndoshta mund te qetesohet kur dy PS-tė qe ekzisotjne de facto te regjistrohen edhe de jure, secila me vulen e vet.

    Tirane, 1 qershor 2002
    Partia Demokrate e re

    Zyra e Shtypit
    Rr. M. Shyri Nr. 47
    AL-Tirane
    Tel/Fax. (04) 269107
    e-mail: pdlr@sanx.net

    Mirėpresim komentet tuaja
    ----------------------------------

    Kjo eshte nje leter qe me erdhi ne ePosten time, dhe mendova ta hedh ne forumin "Tema e Shtypit tė Ditės" per arsyen se eshte nje deklarate "Official" e partise Demokratike te Reformuar, por edhe qe lexuesit e ketij forumi te kene mundesi qe ta lexojne.

    Personalisht partia PDr me duket si nje nga alternativat me te mira ne RSH. Nga mynyra sesi debatojne ne Kuvend, por edhe nga deklaratat e tyre per shtyp degjoj gjithnje marrjen parasysh te realiteteve sociale, por edhe si kunderpergjigje te tyre, vizionin e altarnativave te ndryshme ndaj se ardhmes.

    Perkunder politikes se PDse, PDr-ja i anashkalon grindjet, dhe frymat percarese qe kane karakterizuar gjithnje PDne. Per mendimin tim PDr-ja duhet te jete nje force me e madhe ne Shqiperi, dhe nese do te isha aty do t'i kisha dhene voten.

    Mbase diskush mund te thote se Pollo eshte Grek, nuk e di, mbase po ose jo, por gjeri tani vizioni i PDr-es me eshte dukur shume kombtar.

    Kurjoz te di se cfare mendoni,
    ju pershendes
    drini.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 02-07-2003 mė 19:53

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Pdr e Pollos dhe Ndok Narit eshte formuar ne Ambasaden greke dhe ka per Tutor keshilltaret e Ambasades greke qe jane padyshim oficera te Asfalise.

    Pdr e kishte antarin e saje ne Komisionin qe kontrolloi Edi Ramen dhe antari i Pdr mbrojti Edi Ramen.

    Pdr u pajtua me agjenturen greke ne PS qe votoi per faljen e bazes detare te Palles ushtrise greke.

    Pdr mban ne gjirin e saje pjesen e Korruptuar te PD-se qe qeverise ne Kohen e Meksit e qe jane pergjegjes per fenomenet negative te asaj kohe qe vazhdojne dhe sot si Korrupsioni, prostitucioni etj.

    Pdr kerkon Vota nga PD e Berishes qe te fitoje disa Bashki e qe ne ato Bashki te vazhdoje bashkpunimi i boseve socialiste me boset Pdr-iste te Mafies.

    Pdr ska asnje alternative sepse lideret e saje jane te provuar ne periudhen Meks-iane si qeveritare hajdute.

    Ja cthote ne Retoriken e tije te trashe Petrit Berhami i Pdr-se:

    " 1. Sė pari njė Tiranė funksionale pastaj tė bukur.
    2. Njė Tiranė me ujė pastaj me trotuarė.
    3. Njė Tiranė me drita pastaj me fasada tė lyera
    4. Njė Tiranė me lėvizje tė lirė makinash pastaj kthime nė identitet.
    5. Njė Tiranė nė ndihmė tė biznesit dhe pastaj reklamative.
    6. Njė Tiranė me udhėheqje serioze dhe jo karnavaleske.
    7. Njė Tiranė demokratike dhe kurrė mė paternaliste dhe me diktat ""


    Llafe boshe pa asnji vlere ka ne kto pika.
    derrr derr derr terr terr terr.

    Jo ali Hoxha jo Hoxh alia.

    Pdr eshte aneks i Ps-se.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Erzen mesa shoh dinke t'i vesh mire kryqin atij dhe asaj, por kush eshte per te qene ne politiken Shqiptare sipas mendimit tend? Nese te gjithve i vihet kryqi atehere cfare duhet bere? Si do te mund te harrijet qellimi i permisimit, etj etj, se per t'i ven kryqe politikaneve tane s'eshte aspak e veshtire, por realiteti na ka mesuar se ata poprap ngelen ne ato poste drejtuese. Se megjithese njerzit e thjeshte kerkojne ta jetojne jeten te ndershem dhe ne paqe, nga ana sociale Shqiperia nuk ecen ne rritmin qe duhet te heci, ndaj me diturine qe ke (pra qe i njeh te gjithe politikanet, por edhe njerzit e thjeshte) jam kurrjoz te dij se cfare mendon ti, dmth cfare alternative do te jepje per kete ceshtje.

    Une per mendimin tim them se duhet luftuar qe te instalohet Drejtesia me institucionin e saj, dhe se ajo te jete fuqiplote. Cdogje tjeter, pra me ane te drejtesise te shkoj me mė teper mbarvajtje, dhe ne nė kte cast s'do te ishim duke debatuar per kto probleme qe tashme duhet te ishin zgjidhur me kohe, por njerzimi nuk eshte perfekt, ndaj eshte e natyrshme kjo gje.

    Zgjidhje na duhen, pra mendime te shendosha dhe jo paragjykime!

    sinqerisht
    drini.

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Drini aktivitete te tilla qe qofte edhe ne aparence kane synim permiresimin e qeverisjes se Tiranes nuk jane per t'u hedhur poshte. Megjithate kur kujton mbeshtetjen qe po keta njerez i kane dhene edi rames (te kujtoj se ata publikisht i kane kerkuar PD te mos sulomje edi ramen) si dhe voten abstenuese te perfaqesuesit te tyre ndaj nje raporti qe fliste qarte per vjedhjet e Rames, gjerat fillojne dhe zbehen. Sidoqofte me mire vone se kurre.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Ne kete shkrim per nje aktiv dhe shtate slloganet e thena nga perfaqesuesi i Tiranes se kesaj partie tregojne varferi dhe mungese alternative.
    Pse kjo Parti eshte ndryshe nga te tjerat,cfare te reje sjell ajo ne skenen politike dhe cfare projektesh paraqet per pushtetin lokal?
    Nu ka nje opozite te forte jo ne numer numerik por ne ide dhe ne veprime konkrete.
    A eshte kjo Parti e Re ne historikun e saj dakort me konkursin nderkombetar qe organizon Rama ne fund te mandatit?A duhet konkurs per qendren e Tiranes apo per te gjithe Tiranen?Pse duhet te kete nje qender te vetme?Kush eshte qendra e Romes per shembull?Perse ky deshtak qe te vetmen veper qe ka si artist jane muret e Tiranes,te veproje keshtu si me deri tani dhe opozita tregon vetem qe ai vjedh por nuk paraqet cfare do sjelle ndryshe.Ato shtate pikat e ketij takimi qe paraqet profesori jane pak,jane nje hartim ne dhimbjen tone.Nuk tregon rruget e realizimit por thote ato qe thote dhe vete pozita brenda opozicionit te saj.
    Kush do jene kandidatet e saj.Nqs kjo parti do ribashkohet me PD ajo u kthye ne origjine dhe do te humbase ato pak iluzione qe krijoi dhe do te perfundoj ne nje levizje te pakenaqurish qe sapo i zgjohen shpreasat per poste harron rrugen qe nisi.
    Me respekt
    Ing FATJON SOFTA
    Roma-Italia

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •