Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 98
  1. #81
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622

    Tribute e sotme , te te rinjve!

    Pervec rasteve ekstreme, bota e te rinjve edhte vazhdimisht ne ndryshim: tribute e ndryshojne emrin vazhdimisht me shpejtesi, por disa lloje sjelljesh perseriten vazhdimisht ne kohe.
    "Scorpionsat e rinj"
    Ka disa lloje scorpionsash , p sh ata qe dikur quheshin paninare ( hot dogsat), apo edhe atyre qe dikur u thonin "cunat e mamit" .
    Cunat e mamit (te bukur) jane ata qe levizin patjeter me makina te reja te tipit te fundit , apo motorra te rinj , modeli i fundit.
    Frekuentojne lokale ekskluzive , shpenzojne shume para per veshje dhe aksesore ,dhe perjashtojne nga tribuja e tyre ,me snobizem te vertete , cilindo qe nuk eshte nje "scorpions i lindur"

    -- "Ata qe e mbajne veten per te bukur"
    "Ata qe e mbajne veten per te bukur" do te deshironin ( ne menyre te deshperuar) te ishin "scorpionsa" por nuk kane shume shpresa dhe nuk ja dalin dot mbane: para se gjithash duhet te punojne per te gjetur parate qe duhet te shpenzojne, dhe kjo i skualifikon ne menyre te pariparueshme ne syte e te tjereve .
    Pastaj nuk kane stil, qofte ne menyren e te veshurit , qofte ne menyren e krehjes se flokeve qe i mbushin plot me xhel. Kerkojne ti japin vetes nje ton autoriteti vetes duke e trashur zerin, por ne rastin e pare qe tjertri e mendon ndryshe, apo kundershton , u ben tu shpertheje agresiviteti , , duke ngritur menget , per te bere grushte (boks).
    La vida es un carnaval

  2. #82
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622

    Tribu te "modes", skinhead-sat

    Pervec punksave ,sot po vene shume ne mode te ashtuquajturit " punk abbestia" ,d m th punksa qe levizin nen shoqerine e kafsheve, te qenve, ne pergjithesi , qe i lene kudo te lire te levizin kudo; ne dyqane, trafik ,shtepi, kudo.
    Raportet e ketyre te rinjve me qente e tyre jane jane ato te nje barazie dhe solidariteti reciprok.

    Skinhead-sat!
    ( Ish teddy-boy-sat, qe u shfaqen per here te pare, ne periferine e Londres, por mund ti gjesh kudo). Jane "magjike", pijetare te medhenj te birres, plot me tatuazhe ezotike, te dhunshem , dhe simpatizante te deklaruar te nazizmit.
    Kur perqindja e alkolit ne gjakun e tyre arrin nivelin e "duhur", organizojne nje "gjueti emigranti" qe mund te perfundoje ne menyre tragjike!
    La vida es un carnaval

  3. #83
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622

    Njesoj si "hippies"

    Njesoj si paraardhesit e tyre ,qe u hapen dyert e te panjohures, te rinjte sot kerkojne ndonje stimul sensacional per tu ndier dinamike dhe vitale!
    Tani duket sikur po del nga moda, por per nje fare kohe , diskoteka, ishte si nje fare shtepie e dyte per kete popull te shqetesuar dhe konfuz!
    Diskoteka,; muzika me volum te larte ;,trullosja per shkak te alkolit ,por shpesh edhe nga droga;ofrojne mundesine per te realizuar ,pa shume mundim, rregullen e re, per nje perqindje jo te larte te te rinjve te sotem : pra, rregulla numer nje-" ne radhe te pare ,te mos mendosh"
    Njesoj si hippies!
    La vida es un carnaval

  4. #84
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622

    Tradita "Hippy"

    Dalengadale po afirmohet nje tradite e trishtuar: ajo e "gjakderdhjes " te week end-it .
    Eshte nje definicion gazetaresk, dhe pak i tepruar , por nuk ka dyshim qe jane te rinjte, frekuentatoret e diskove , protagonistet dhe viktimat e pothuaj te te gjitha aksidenteve qe ndodhin gjate nates se week end-it!
    Duke kaluar me ore te tera ne disko ,te verbuar vazhdimisht nga dritat e forta dhe alternante , dhe te ekzaltuar nga muzika me volum te larte, duke shtuar edhe perdorimin kostant te alkolit , apo ndoshta edhe te narkotikeve, arrijne ne gjendje stresi , si hap , i rendesishem , per te pregatitur rregullen numer dy : "heqja e trurit" .
    "Heqja e trurit" eshte nje gjendje fizike dhe mentale ne te cilen njeriu eshte i hapur karshi te gjitha sensacioneve te kendeshme ,dhe te mundeshme, pa i dhene mundesi arsyes qe te sugjeroje se cilat pasoja mund te vine nga kjo!
    Ne agim kur lodhja mbizoteron reflekset , dhe alternimet fizike nuk lejojne te percaktohet mire shpejtesia ,rrasen ne makine , dhe udhetohet me pa vene re shigjeten e kilometrazhit!
    Po jeta e tyre, apo e te tjereve qe ,mund t jua marrin ashtu, kot se koti?
    La vida es un carnaval

  5. #85
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622

    Cfare vlerash ka jeta?

    Gjate kohes se fames se tij Morrison "vdiste" cdo fund week end-i, per shkak te nje aksidenti, ose ne ndonje ballkon duke bere ezibim per miqte e tij, apo edhe ndonje here per overdoze!
    Cfare vlerash mund te kete jeta ne situata te tilla?
    Perdorimi i droges modifikon menyren e perceptimit te trupit: Nga njera ane ndihesh superpotent ,per cdo eksperiment kokekrisur ( kur reflkset jane nen kapacitetin e tyre), nga ana tjeter sikur ndihesh jashte trupit , nga i cili stakohesh , deri ne piken qe nuk percepton me rrezikun , bile t ja ekspzosh trupin vdekjes!
    Cunat e "ikjes se trurit" , ne kete pike duket se sa pak i japin me rendesi jetes se tyre dhe asaj te te tjereve!
    Lind keshtu cdo tip "loje" marrezie , shpesh e kopjuar nga modat e momentit ; te leshosh gure mbi vetura qe kalojne poshte autostrades , pa pasur parasysh rrezikun vdekje prures qe kjo sjell,,,,,,,,,,,,,;ose te shtrihesh ne binaret e hekurudhes dhe te cohesh sa me vone te jete e mundur , mundesisht nje cast me pare se sa te kaloje treni,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,ose te kalosh naten autostraden,,,,,,,,,,ose te ecesh naten me drita fikur me makine per te pare se sa veshtire eshte te vdesesh,,,,,,,,,,,,,,ose te besh gara me makina per te kuptuar se cili eshte me i dobeti , dhe kush eshte i fundit ai qe heq kemben nga pedali i gazit.
    Gjera te tilla bente Jim Morrison.
    Gjera te tilla bejne sot disa te rinj ,por edhe ata te cileve mami dhe babi jua kane bere autostrade "maloren" e jetes. Mund te kete edhe te ne raste te tilla. Por ndoshta eshte akoma "shpejt".
    Edhe keto jane manifestime proteste . Jane vetshkaterruese , ne vend qe te drejtohen kunder "armikut" , sepse ne te vertete nuk dihet me se kush eshte armiku .
    Ti kundervihesh trupit tend ,kjo eshte deklarata me e qarte e impotences!

    Eshte e veshire te kuptosh veten dhe emocionet qe provon kur degjon Doors-at , kur degjon : Five to one, Dont to touch the earth, Back Door Man, Roadhouse blues, ,,,,,,,,,,kur degjon Deep Purple "Child on Time" , "April,April", ,,,,,,,,,,kur degjon Animals "The house of the rising the sun",,,,,,,,,,,kur degjon Ray Charles "Hit the rock Jack",,,,,,,,,,,Everly Brothers " Carol,I am beatiful",,,,,,,,,,Statusquo "You are in army now",,,,,keshtu qe shume gjera edhe mund te "shpjegohen".
    Por Doors-at jane te vecante , dhe veshtire te kete me grup aq te kompletuar dhe origjnal sa ata!
    Veshtire te kete me si ai Jim Morrison: "Mbreti i hardhucave", rrebeli, i "mallekuari", sensuali,tragjiku,shamani, kengetari,poeti, Dionisi, perendia e veres,perendia e droges, e gezimeve te jetes, e senseve ekstreme.
    Muzika magjepse e Doors dhe poezia e Morrison-it , nuk i humbasin kurre vlerat , pasi nuk i perkasin vetem kohes se tyre, por perjetesise.
    Mjafton te kujtojme grupet e sotme fama e te cileve rron sa nje flluske sapuni, dhe suksesi i tyre zgjat sa kujtimi i zjarrit te nje fishekzjarrjeje!
    La vida es un carnaval

  6. #86
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar mė parė nga brandon Lexo Postimin
    Pervec punksave ,sot po vene shume ne mode te ashtuquajturit " punk abbestia" ,d m th punksa qe levizin nen shoqerine e kafsheve, te qenve, ne pergjithesi , qe i lene kudo te lire te levizin kudo; ne dyqane, trafik ,shtepi, kudo.
    Raportet e ketyre te rinjve me qente e tyre jane jane ato te nje barazie dhe solidariteti reciprok.

    Skinhead-sat!
    ( Ish teddy-boy-sat, qe u shfaqen per here te pare, ne periferine e Londres, por mund ti gjesh kudo). Jane "magjike", pijetare te medhenj te birres, plot me tatuazhe ezotike, te dhunshem , dhe simpatizante te deklaruar te nazizmit.
    Kur perqindja e alkolit ne gjakun e tyre arrin nivelin e "duhur", organizojne nje "gjueti emigranti" qe mund te perfundoje ne menyre tragjike
    !
    i'm Skinhead...

  7. #87
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga Hard_Style Lexo Postimin
    i'm Skinhead...
    Shpresoj te mos jesh i/e ndergjegjshem se kush jane skinhead-sat.
    Po te jemi edhe ne shqiptaret skinhead-sa, cfare do te mund te donin te ishin gjermanet?

    Sa per ty land ose KING_SNAKE, do me vinte keq per perjashtimin n q s nuk do te kishe te merreshe edhe me gjera te tjera ne jete. Por nje gje ki parasysh , qe vjen nje moment qe kuptohet, qe edhe jeta virtuale nuk eshte shume ndryshe nga ajo realja! Por ne te dyja rastet , duhet marre me te qeshur, qe te te buzeqeshe! Perndryshe skualifikohesh!
    Si eshte kenga e Jim-it: People are strange, when you are an estranger, faces look ugly, when you are alone, Woman............ ................. ................
    Falemnderit per perkthimin e kenges "The end". Te them te drejten ,do te te vihesha ne siklet ta postoja , pa sqaruar me pas kuptimin, se njerezit do te mund te mendonin qe adhuron gjera te tilla orrende!
    Dhe ju te tjeret qe jeni te apasionuar pas skinheadsave, rrini urte dhe silluni mire.
    Se do ju perjashtoj edhe juve! Se i kam shoke ata te stafit!
    Do me vinte keq edhe per kedo tjeter qe mendon se forumi eshte vendi ideal per te shkarkuar vitaliten e tyre!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 02-02-2009 mė 07:32
    La vida es un carnaval

  8. #88
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar mė parė nga brandon Lexo Postimin
    Shpresoj te mos jesh i/e ndergjegjshem se kush jane skinhead-sat.
    Po te jemi edhe ne shqiptaret skinhead-sa, cfare do te mund te donin te ishin gjermanet?

    !
    po te kuptoj o brandon , mirpo Skin eshte koka ime ..

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    kur bie fjala per te madhin jim morrison ...

    kur bie fjala per te madhin jim morrison ca nodh ?

    ngrifeni ne kembe 10 here
    ndaloni 1min. heshtje
    filloni dhe e lavderoni 4 ore rreshte
    puthni foton e tij qe e mbani prane
    filloni dhe e shani nga e ema
    thoni "Zoti e meshirofte", "paqt meshire per te"
    nuk ka vdekur
    beni 10 rrotullime per hir te tij
    futeni ne pc/ipod/mp3 etc. dhe nigjoni kenget e tij
    tymosni bari
    mendoni per boten qe ka krijuar
    mendoni per karakterin
    etj.

    ca beni/nodh (me) ju kur permendet emri "jim morrison" ??????



    pastaj ........... mendoni se jim morrison kishte ca kritere te "profeteve" te meparshem (miteve qe jemi mesuar ti lexojme vetem ne perralla) apo mendoni se "zbriti krishti prap ne toke si frymezim per boten e sunduar nga lotet e injorances (lotet te cilet pikonin nga qielli nga e qajtura e atit) ?
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Shum po e ngateron;nje poet qe i pelqente te kendonte rok.

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jim Morrison
    Nga J@mes nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-09-2010, 11:59
  2. Jim Morrison
    Nga flurans ilia nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 06:58
  3. Jim Morrison - An American Prayer
    Nga MtrX nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-10-2004, 03:14
  4. Pėrkthime (tė ndryshme)
    Nga ^VJOSA^ nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 11-05-2004, 11:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •