Ore, ai mund ti kete rene kitares se vej ne dyshim, por te thuash "dhe notat qe nxirte nga kitarja e tij e magjishme", me duket absurde!![]()
Ore, ai mund ti kete rene kitares se vej ne dyshim, por te thuash "dhe notat qe nxirte nga kitarja e tij e magjishme", me duket absurde!![]()
lene njerin mos i bini nqaf se e ka perzi me hendrixin garant!
Behet fjale Gezmin, Gezim Morrisonin qe dyshohet te kete origjine shqiptare. Por amerikanet , njesoj si italianet kane tendencen ti pershtatin emrat ne gjuhen e tyre . Keshtu qe nga Gezim behet Jim Morrison ......... Shaka.....
Eshte nje mit roku qe lindi u shua ne xhiro dhjete vjetesh , nga vitet 60 ne USA. Por nuk ishte i vetmi . Po thuaj te gjithe mitet e asaj epoke u shfaqen nje moment kur te rinjte, dhe njezet vjecaret ne pergjithesi filluan te vinin ne dyshim dhe diskutim modelin shoqeror qe prinderit e tyre kishin ndertuar deri atehere.
Amerika ishte e pasur , e kudo kishte mirqenie, por kjo ishte e mundur sepse burra dhe gra kishin pranuar prej kohesh nje model jete qe vinte ne plan te pare parane; per ta patur cdo kush duhej te luftonte me kryenecesi per te mbajtur mbi te gjitha nje pune rentabile, kush nuk ja dilte mbane konsiderohej ,pa u menduar shume, i falimentuar.
Perballe ankthit te "suksesit te detyruar" shume te rinj amerikane filluan te ndesheshin me prinderit:
filluan te lindnin grupe te corientuara, te shqetesuara, te dhunshem ne levizje me kuaj neper rruge dhe me me motocikleta qe u bene simbol.
Kjo "rini e djegur" ne USA mori emrin' beat generation' dhe qe e para qe shfaqi manifestacionin e protestes kundrejt nje bote qe pervecse fitimit ,nuk kishte vlera te tjera.
Megjithate ishte e veshtire tu propozoheshin ,ketyre te rinje, alternativa te besueshme--Ata ishin te obsesionuar nga deshira qe te prishnin modelet e vjetra te jeteses, te "provokonin" dhe sfidonin ligjet e nje shoqerie qe e quanin te pa drejte.
Provokimi mori rrugen me te lehte: elementet karakteristike u bene guida me shpejtesi te madhe, moto potente, alkol, liri seksi, filozofia e Nices, frymezimet e Dionisit........
Ne muzike , me protagoniste Jimi Hendrix, Jim Morrison me Doors-at, Janis Choplin , Elvis Presley me pare, lindi nje gjini e re "rock and roll" ,marramendese, e forte,magjepese , por edhe cinike dhe shqeto ne tekstet e kengeve.
Koncertet e para te yjeve te rokut terhoqen mijera masa adoleshentesh dhe te rinjsh , me te cilat do te adhuroheshin dhe beheshin familiare ne vitet e pasme.
Mund te thuhet qe amerikanet ishin zgjuar nga nje gjume i gjate dhe filloi te manifestohej nje "kulture" e vertete rinore, ku kerkohej t ja arratisje nga normaliteti, nga oshilimi kostant, midis punes dhe shtepise, nga jeta anonime, te udhetoje neper USA me mjete me te kollajta!
Ishte lindja e nje miti : The Doors., qe do te pershkonin Ameriken" coast to coast" ne mijera kiolmetra dhe qe perfaqsonin nje arratisje.
Vlerat e tradites ishin zvendesuar nga te tjera vlera:miqesia dhe solidariteti brenda grupit!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 03-12-2008 mė 18:18
La vida es un carnaval
http://www.theworldsbestever.com/200...imMorrison.jpg
me 27 ka vdek
sikurse jimi gitaristi
http://www.whocollection.com/HendrixOA502.JPG
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga busavata : 03-12-2008 mė 20:38
Vitet 60' u shquan shquan nga perhaja e nje levizje rinore , me karakteristika te reja, duke filluar nga California. Ata refuzonin kushtet e renda te vendosura nga publiciteti dhe konsumizmi duke kerkuar te realizonin nje shoqeri me te thjeshte dhe me te lire.
Predikonin (ndoshta te fryezuar nga Rousseau) mohimin e modelit te atehershem shoqeror si te padurueshem dhe duke braktisur qytetet e medha provonin te krijonin komunitete ne vende te pabanuara.
Linin floket e gjate dhe mjekrat e parruajtura, hanin kryesisht ushqime vegjetale dhe praktikonin dashurine e lire , pa "xhelozi"!
Natyrshmeria e tyre e pazakonte, e teksteve te kengeve dhe melodive me motive orientale filloi te terhiqte me mijera admirues, por edhe stili i tyre i jetes; pranimi i qete i te sotmes, pa mendime per te nesermen, me gjithe gjykimet percmuese nga publiku me koservator.
Sllogani me famoz ," Beni dashuri, dhe jo lufte" ishte edhe nje ftese per te mos ju pergjigjur thirrjes ushtarake per luften ne Vietnam, i vuri ne perplasje me autoritetet!
Lufta ne Vietnam kerkonte gjithnje e me shume ushtare , dhe kjo e rriti mjaft pakenaqesine e te rinjve ne lidhje detyrimin ushtarak qe do te shkonin ne sherbim ne nje vend te larget, per te cilin nuk dinin asgje dhe ku do te ndiheshin te urryer!
Momenti me kulminant qe koncerti i madh i rokut ,me 1969, ne Miami ( Eshte edhe nje film i Oliver Stone : "The Doors")
Ishte ngjarja muzikore me masive e te gjithe koherave dhe u shnderrua ne nje feste te madhe ku te gjithe silleshin sipas lirise me absolute ne cdo aspekt te jetes private dhe afektive.
Qe me pare kishin dale edhe elementet negative te ketij modeli jete: zhdervjellesia ekstreme ne perdorimin e droges (kokaina, mariuana, ashish) filluan te nje numer rrites "viktimash" .
Shume nga te apasionuarit e tyre vdiqen nga overdose , te tjere pesuan crregullime te perhershme ne sitemin nervor dhe dale nga dale legjenda "The Doors" e humbi magjine joshese dhe besueshmerine!
La vida es un carnaval
brandon
a asht e mundur se ky jim morrison ne ate koh nuk ka vdek
po vetem se e ka ndryshue emrin
p. sh. Mr. Mojo Risin
Ka shume mistere per vdekjen e Jim Morrison . Edhe shoket e tij me te ngushte nuk e pranojne nje gje te tille, duke njohur personalitetin dhe karakterin e tij qe i pelqente gjithmone te bente rrengje!
Bile gjeja arriti deri aty sa qe dy vjet me pare ,aty nga muaji korrik, nje radio "Dee-Jay"( te pakten ketu ne Itali) po proklamonte nje koncert te "Doors"ave , disa jave para kesaj ngjarjeje sensacionale, duke e entuziazmuar publikun se ne koncert do te merrte pjese edhe Jim Morrison.
Por koncerti nuk erdhi kurre dhe gjithe kurioziteti trishtoi ne nje bllof!
Sa per Mr Mojo Risin ishte pseudonimi qe Jim-i donte ti vinte vetes. Kur Doors-at nuk kishin realizuar akoma ndonje disk te sukseshem, Jimi i propozoi grupit qe te skenonte vdekjen e tij per te terhehur vemendjen e publikut, dhe do te kontaktonte nga Afrika, me grupin , pikerisht duke i telefonuar fshehurazi shokeve nen nofken Mr Mojo Risin . ( Ky emer perdoret edhe tek L.A Woman)
Jim ishte kurioz te dinte se cfare do te ndodhte me vdekjen e tij? A do te besonin? Si do te influenconte per suksesin e grupit, per biznesin, shtypi , si do ta priste?
Gjithe aventura Mr Mojo Risin ishte frymezim nga nje poet qe Jimi admironte shume, ku qe ne moshen 19 vjecare-kishte perfunduar pothuaj gjithe vepren e tij letrare, per tu bere trafikant droge, sklleverish ,armesh, ne Afrike.
Shume nga shoket e Jimit ngulin kembe qe ai duhet ta kete bere pa tjeter kete loje, me ndihmen e Pameles! E vetmja qe mund te dinte ndonje gje me shume ishte ajo! Por ajo sa qe gjalle afirmonte vetem versionin e dyshimte zyrtar, duke e marre ne varr misterin,tre vjet me vone pas zhdukjes se Jimit.
Deri me sot nuk kane arritur akoma lajme te besueshme per Mr Mojo Risin.
Por ndoshta zhdukja e Jimit mund te jete edhe veper me karakter politik per te injoruar modelin qe levizja Hippy, propozonte , qe i kundervihej organizimit autoritar te familjes amerikane, propagandes politike per superioriteretin militar te USA-s, ,,,,qe i kundrevihej temes se patriotizmit, e shume aspekte te tjera qe te lene te besosh, me gjithe influencen qe Doors-at ,kane patur, qe nje supozim i tille te jete i pranueshem!
La vida es un carnaval
Jim Morrison eshte nj legjend e Rockut. Ai eshte nje njeri shume i vecant kam degjuar per te poashtu kam lexuar dhe kam hasur ne te dhena te tilla.
Por poashtu kam degjuar ca gojdhena se ai jeton ende s'di sa mund te jete e sakte ky informacion sidoqofte ju si mendoni Jim Morrison a mund te jete gjalle sepse vete vdekja e tij barte nje mister per disa edhe te pakuptuar ende ?
PS:
I think the highest and lowest points are the important ones. Anything else is just...in between. I want the freedom to try everything.
Jim Morrison
Ju pergezoj per temen poashtu edhe diskutimet se ja vlen te dikutohet per Doorsat poashtu edhe per Jim Morrison....bye
... Unė besoj se pėrkufizimi mė i mirė i njeriut ėshtė dykėmbėsh pėrbuzės...Fyodor Dostoyevsky..
BMe paske kuptuar more qerrata, Po cuna jam shqiptar, bile dhe xhorxh Bushi eshte shqiptar nga busht e Korces. Kur ishim te vegjel ishim komshinj dhe mbaj mend se kur i bija kitares ai binte tankut duke kenduar "this is the end" dhe sot nuk jam i sigurt se kujt i drejtosh....ehet fjale Gezmin, Gezim Morrisonin qe dyshohet te kete origjine shqiptare. Por amerikanet , njesoj si italianet kane tendencen ti pershtatin emrat ne gjuhen e tyre . Keshtu qe nga Gezim behet Jim Morrison
Nejse... Jimin e kam degjuar per here te pare 15 vjec, sapo kishte ardhur demokracia dhe qe atehere vazhdoj ta degjoj akoma. Mund te them se vargjet dhe muzika e tij kane ndikuar shume ne menyren time te menduarit dhe perceptimit te botes (jam ne kundershtim vetem me drogen te cilen e urrej). Besoj se ishte nje artist perfekt i lindur per ti dhene dicka kesaj bote dhe se e meriton te cilesohet si pjese e kultures boterore. Pavarsisht se radikalet qe qeverisin boten e kane injoruar figuren e tij, miti i tij eshte krijuar tashme ne mendjen dhe ne shpirtin e njerzve te cilet arrijne ta kuptojne mesazhet e tij te fshehura nen vargjet dhe tingujt sa shperthyes aq dhe te qete per te treguar karakterin e nje njeriu liridashes.
Krijoni Kontakt