Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Si dhe pse mbijetuan te krishteret?

    Jam duke shkruar nje ese rreth mbijeteses se te krishtereve gjate pushtimeve arabe (ne spanje, siri, egjipt, etj etj). Deri tani besoj se po me shkon mire, po do doja te dija dhe teorite tuaja rreth mbijeteses se kristianeve. Arsyet perse nje pjese e mire e tyre u konvertuan ne muslimane dihen, por ajo cka me intereson mua eshte ajo pjese e vogel qe ngeli. C'i shtyu ata t'i qendronin besnik fese se tyre? Ishte per shkak te idealeve personale, apo ndoshta donin te mbanin gjalle traditat e zakonet e komunitetit te tyre? Apo ndoshta te varferit, duke mos perballuar dot taxen qe arabet u vune atyre qe nuk konvertonin fene, u kthyen ne muslimane, ndersa te pasurit qe kishin mundesi te paguanin, paguanin taxat dhe mbajten fene e tyre? Spekullime po bej.... Une s'di shume rreth marredhenieve te muslimaneve dhe kristianeve neper shekuj, keshtu qe cdo mendim, ide, sugjerim e mirepres

    Faleminderit,
    Kuqka.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ChuChu : 03-06-2002 mė 20:50

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    S'kam shume kohe per nje pergjigje te gjate, keshtu po ndalem vetem ne aspektin se c'do te thote per nje te krishtere te konvertohet ne musliman.

    Per besimin e krishtere figura qendrore eshte ajo e Krishtit. Krishti eshte e vetmja rruge per jete te perjetshme. Besimi ne Krishtin eshte thelbesor, eshte me i shtrenjte se edhe vete jeta. Ne Bibel shprehet qarte qe nje i krishtere nuk duhet te kete aspak frike nga ata qe mund te vrasin mishin (i.e. mund te marrin jeten). Te krishteret jetojne me shpresen qe u ka dhene Krishti.

    Keshtu, per nje te krishtere te vertete hedhja poshte e Krishtit eshte shume me e rende se vdekja fizike.

    Ndaj, nese nje i krishtere konvertohet ne musliman, ai i ka dhene fund jetes se tij ne Krishtin.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Pak mbi konvertimin

    Dy fjale sipas idese sime:

    Konvertimi, cfare eshte ai.

    Besimtari ka dy elemente qe e lidhin me besimin e tij.

    Elementi i pare dhe me i rendesishmi eshte ai lidhjes shpirterore, pra nje lidhje e brendshme qe vetem ai qe e ka e di.

    Elementi i dyte eshte ai i riteve dhe zakoneve te besimit, qe jane shfaqja apo sjellja ne shoqeri e besimtarit.

    Le te konsiderojme tashme nje besimtar psh kristian.

    Ky besimtar mundet qe t'a kete shume te theksuar piken e pare, por ai mundet qe te mos e kete ate, porse te kete vetem te dyten

    Pra ai ne te vertete nuk i kushton shume rendesi anes shpirterore dhe vetem sa ndjek ritet, sa per te qene brenda me shoqerine, te afermit etj.

    Ky lloj besimtari po vije nje fuqi tjeter madhore, psh nje pushim i huaj, e ka me te lehte te ndryshoje ritet dhe tu pershtatet atyre te tjera. Psh riteve myslimane. Po me besimin shpirteror cfare ndodh. Ai mund te ngelet ashtu sic ishte, ose mundet qe te thellohet dhe ti perkushtohet fese tjeter.

    Pra shkaku kryesor i konvertimit eshte nevoja per te mbijetuar, ndersa shkaku i moskonvertimit eshte nevoja per te ruajtur identitetin.

  4. #4
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    kuqalashe-n

    dua ti pergjigjem pyetjes tuaj me kete histori. me fal n.q.s. nuk eshte me myslymanet por eshte me komunistet.

    ndodhi qe pas luftes se dyte boterore ne nje vend komunist ishte ndaluar krishterimi edhe kush ishte i krishtere vritej pa gjyq(pushkatohej). nje dite ne njegarazhd makineje(qe ishte poshte nj shtepie) ishin mbledhur fshehurazi nje grupe te krishteresh per te adhuruar Perendine. pas disa ēastesh u ndodhen aty nje grup ushtaresh me komandantin e tyre(ushtaret po te shikonin te krishteret i pushkatoni sepse ishte urdher).hyjne brenda keta ushtare edhe pyesin: kush eshte i krishtere te qendroje ketu brenda(po te qendrondronin dihej se ēfare do tju ndodhte), ndersa kush nuk eshte i krishtere te dali perjashta, edhe nga nje shumice qe ishin ngeli gati 10% e atyre te krishtereve qe ishin mbledhur. pasi dolen ata qe nuk ishin te krishtere te vertete atehere komandanti i ushtareve dha urdher qe te mbyllej dera. pasi e mbyllen deren tha komandanti:"tani ta lavderojme edhe ta adhurojme Perendine ne paqe"(edhe komandanti me ushtaret ishin te krishtere)!!!

    me kete dua te te them qe te jesh i krishtere nuk je kur gjerat te shkojne mire por kur te shkojne keq. thote Zoti Jezus "pema njihet nga frytet"!!!

    Zoti te bekofte!!!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  5. #5
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368

    Arrow

    Nuk eshte ceshtja thjesht tek nderrimi i besimit e pare nga ana spirituale dhe fetare. Ne rradhe te pare duhen pare edhe kushtet dhe kontitat historike dhe shoqerore ne nje shoqeri te caktuar. Po te nisemi nga llogjika se kush nderroi fene nuk ishte i krishtere i vertete lind nje pyetje tjeter. Mos valle (po marr nje shembull) spanjollet, te cilet e ruajten fene e krishtere ishin me te krishtere se shqipetaret nga te cilet u konvertuan me teper se gjysma?. Duhet pare koha dhe menyra se si ndodhi ky konvertim. Mund t'ia hedhim fajin intervalit kohor gjate se cilit Shqiperia qendroi nen presionin e Islamizmit, qe eshte rreth 500 vjet, por as ky nuk eshte nje argument bindes pasi te gjithe e dime se dhe ne kohen e Skenderbeut, kur Shqiperia akoma nuk ishte pushtuar plotesisht dhe procesi i konvertimit nuk kishte marre akoma permasat e tij te verteta, pjesa me e madhe e fisnikeve mbanin nga 2 emra, emrin e tyre te vertete te krishtere dhe emrin e tyre te ri musliman. Pra nuk eshte as kohezgjatja e pushtimit turk.
    Per mendimin tim duhet te marrim parasysh eshe nje aspekt tjeter: sa vend ka pasur feja ne shpirtin e shqipetarit? Une them, dhe e them me bindje, shume pak (kuptohet qe ka dhe perjashtime). E them kete sepse ashtu si Shqiperia nen pushtimin turk dhe nen te njejtat presione fetare, ishin dhe vendet e tjera te Ballkanit. Nen te njejtat presione dhe pothuajse te njejten kohezgjatje ata nuk pranuan asnjelloj kompromisi kur ne mes ishte feja e tyre, dhe si rrjedhoje nuk nderruan fene edhe kur pesuan persekutime per kete.
    Atehere pse nuk beme te njejten gje dhe ne?
    Sepse shqipetaret asnjehere nuk e kane vene fene ne vend te pare. Kete e tregon edhe historia e shekullit XX. Ne ashtu sic beme fillimisht me krishterimin nen presionin turk, te njejten gje e perseritem ne permasa shume here me te medha nen presionin komunist. Pra dalim perseri ne te njetin perfundim: FEJA E SHQIPETARIT KA QENE, ESHTE DHE DO TE JETE SHQIPERIA. Nuk u be ndonje kryengritje me aspekt fetar, por ne te gjitha rastet e shumta kur shqipetaret kane luftuar e kane bere te nisur nga ideale patriotike.
    Ndoshta fanatikeve nuk iu pelqen kjo e vertete por nuk ke c'i ben kjo eshte. Dhe nga ferra nuk del trendafil, prandaj pyeteni veten njehere: Kush eshte me e rendesishme per mua feja apo Shqiperia?

  6. #6

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Rrena te atyre qe du'n ti bejne qejfin vets...!!!!!!!!

    Paganizmi, ky term, qe perdoret gabimisht, pra me sakt pabesia, eshte i lindur tek shpirti i cdo kombi dhe njeriu, tek shqiptaret pra po ashtu...

    Mos harroni vetem nje fakt --KOMUNIZMI-- Ketu mund te shohim, se nje komb, cfaredo qofte, edhe shqiptar, degradohet pa pate mundesi ti thote vetes ma, se s'du' tia dije, se jam pagan, trim, i beses ..etj. Po te kishte dashe Diktatori na kishte bo edhe me fol turqisht, madje edhe rusisht, dhe shqipen e zhdukte nga faqja e dheut.

    Spanja nuk eshte me fetare, se askush, se ne i shohim sot ne perendim..., por Spanja katolike mesjetare, pati nje rendesi politike fetare per "superfuqite" europiane, perfshi ketu Romen, dmth Vatikanin. Ketu buron edhe qendresa e tyre....

    Mos harroni gjithashtu, se arabet e Spanjes, ishin nga dukurite me pozitive te kalifateve muslimane, qender kulture dhe tolerance.
    Mos valle duhen mohuar te mirat e dikujt..??? Ata madje paraqiten sisteme me perparimtare jetese, se europa mesjetare ne ato zona.

    Por edhe shpirti patriotik spanjoll nuk harrohet, shpirt, qe njihet nga historia e ketij kombi me vlera, qe luftoi muslimanizmin por edhe europen e "krishtere", me heroizem.

    Ndoshta ne shqipataret nuk shohim dot vogelsine, parendesishmerine, qe kemi. S'na njeh askush....ne shume libra historike, qe une lexoj ne anglisht, kur flitet per fete, sikur harrojne te thone, qe ne Ballkan, edhe Shqiperia ka ortodokse, ose Qe turku, filloi pushtimet dhe perhapi islamin jo vetem ne Jugosllavi e Greqi, por edhe ne Shqiperi.

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogu i Muslimanit me Krishterin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 07-05-2013, 10:59
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Kritika e interpretimit Protestant tė Biblės
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  4. Vazhdojne luftimet ne rripin e Gazes
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:44
  5. Marrdhėniet Izraelo-Palestineze hyjnė nė njė erė tė re.
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 29-10-2003, 12:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •