Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    nacional-genjeshtarja

    gaz. Shqiptare

    ---------

    DOSSIER II

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon traktet e panjohura tė Ballit Kombėtar tė viteve 1943-44, ku akuzohet Partia Komuniste Shqiptare si pjellė e jugosllavėve dhe krimet e saj

    Trakti i Ballit: "Komunistėt i prenė kokėn ballistit Hadi Kasimati"


    ------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e sė dilelės, u njohėm me lyftėn propagandistike qė zhvilluan ndėrmjet tyre dy forcat politike kundėrshtare, Balli Kombėtar dhe Partia Komuniste nė vjeshtėn e vitit 1943, menjėherė pas prishjes sė njėanėshme prej komunistėve tė Marrėveshjes sė Mukjes, luftė e i cila u zhvillua me anė tė trakteve, komunikatave, qarkoreve dhe shtypit ilegal qė nė atė kohė filluan tė nxirrnin si ballistėt ashtu dhe komunistėt. Nė njė nga traktet e nxjerra prej organizatės nacionaliste tė Ballit Kombėtar nė vjeshtėn e atij viti, ndėrmjet tė tjerave nė hyrjen e tij thuhej se ajo rini qė dikur pati luftuar nė Vlorė, Mallakastėr, Korēė etj, ajo djelmėri qė la shkollat, familjet, motrat dhe vėllezėrit pėr tė dalė nė male, ajo detyrohet prej Partisė Komuniste qė tė spiunojė prindėrit, tė ndjekė shokėt, tė luftojė profesorėt e saj qė e kanė rritur dhe edukuar atė me ndnjejat mė atdhetare, detyrohet tė pranojė qė Safet Butka, organizatori i manifestimeve tė Tiranės mė 4,5 e 6 prill 1939, udhėheqėsi i tyre tė quhet tradhėtar edhe pas vdekjes. Po kėshtu nė atė trakt jepen edhe bilancet tragjike tė luftimeve nė mes forcave ballistė dhe atyre tė ēetave partizane tė udhėhequra prej komunistėve, si nė Ēermė, Divjakė, Libofshė, Tragjas tė Vlorės etj, duke bėrė fajtorė komunistėt dhe krerėt e ēetave partizane qė udhėhiqeshin prej Mehmet Shehut, Hysni Kapos, Rrahman Uruēit, Banush Plukut, Agush Gjergjevicės etj. Pėr tė gjitha ato krime, nė traktin e ballit Kombėtar, akuzohet direkt Partia Komuniste e cila ishte nėn ndikimin e dy emisėrėve jugosllavė, Miladin Popoviē dhe Dushan Mugosha, tė cilėt e filluan luftėn duke eleminuar fizikisht shokėt e tyre komunistė si Anastas Lula, Neki Ymeri, Xhemil Ēakėrri etj.(vijon nga numri i kaluar)


    Thirrje popullit tė Beratit
    Qė vija politike e kėsaj organizate ėshtė thjesht Kombėtare, dhe jo e huaj, na e tregon mbledhja e famėshme e Mukajt. Kėtu Nacional-gėnjeshtarja tregoi fytyrėn e saj jezuiti duke thėnė se qendra e pėrgjithshme nuk e ka aprovuar; nuk e ka aprovuar njė qendėr qė nuk ndodhet nė Shqipėri por gjetkė. E kjo kallzon se Partia Komuniste Shqiptare nuk ėshtė thejtėr veēse njė filiale (pjellė) e Partisė Komuniste Jugosllave dhe se nuk e ka fituar kombėtarizimin e saj me shpėrndarjen e Kominternit. Kėtė bindje na e forcon ēėshtja e Kosovės pėr tė cilėn komiteti qėndror i Partisė Komuniste Shqiptare ka pranuar tė jetė autonome me pėrfaqėsonjėsit e saj nė parlamentin Jugosllav. Nuk mjaftoi koha e zezė e martirizimit dhe e kaq lotėve e gjaku pėr Kosovėn, por duan t'a ēfarosin me fis e me farė krahinėn mė tė bukur Arbėnore. Eshtrat e fatosit legjendar tė Dragobisė, Bajram Currit, dridhen prej varrit duke e parė kėtė vepėr kaq tė poshtėr e mizore, dhe mallkimi i tij bije i tmerrshėm mbi kokėn e tradhėtarėve. Po si na pėrgjigjet Partia Komuniste? "Kėshtu ka folur edhe Mustafa Kruja pėr Kosovėn" dhe si pasojė tė vet-quajturit komunista nuk i pėrtojnė fjalėt: tradhėtar, i poshtor, troskist; janė fjalėt qė ndodhen nė krye tė fjalorit tė tyre. Le tė vijmė mė nė fund nė hyrjen e trupave Nacional-Ēlirimtare (siē) nė Berat. Ku e kini demokracinė e aq shumė trumbetuar? Ku ėshtė gjyqi i popullit qė na lodhi veshėt? Nė vend tė tyre na dhatė njė terrorizėm alla fashiste me vrasje tė pafajshmish si: Kadri Qajajasi, Lalush Nallbani, Riza Nishica dhe Skėnder Toska; mashjtrime dhe shpifje bollėk, dhe bllofe politike si ai i hyrjes sė Gjermanėve nė qytet; pėr tė rekrutuar rininė me anė tė gėnjeshtrės e violencės brutale. Na dhatė njė Kėshill Nacional-Ēlirimtare me Kostaq Stefėn dhe Vasil Qirjakon qė kanė qenė fashistėt mė tipikė, na vutė nė krye tė ēetave njerėz si Izet Agaēin, Selfo Kahremanin dhe Selman Pobratin (Vendreshėn) qė kanė qenė vegla qorre tė kriminelit Isa Toska. Ja! Kėto i dhatė popullit, i cili ju ka frikėn por nuk ju simpatizon.

    Vrasja e Hazis Sharrės
    N'orėn 16 tė ditės sė 8 Tetorit 1943 nė njė rrugė tė Vlorės, dora tradhėtare e Komunistave, tradhėtisht mbas shpine, me gjashtė plumba shtriu tė vdekur pėr tokė Vullnetarin Nasionalist, qė militonte nė rradhėt e "Ballit Kombėtar", Aziz Sharrėn, nga familja e mirėnjohur patriotike Sharra e Vlorės. Edhe kėtė herė komunistat-anarshista me anė tė terrorismės, qė ėshtė mjeti i tyre kryesor, deshnin tė shembnin fuqin e Nasionalizmit Shqiptar, por hesapi nuk u dolli. Aziz Sharra ishte njė nga tė rinjtė mė tė fortė, dhe mė trim tė Vlorės. Vullnetar qysh nga ditėt e para tė aksioneve kundra armikut pushtonjės, kishte lėnė shtėpinė dhe tė dashurit e tij, kishte hedhur pushkėn nė krah dhe nėpėr malet kreshnike tė qarkut t'onė kishte luftuar trimėrisht kundra ushtrisė italiane. Nė Mifol, nė aksionin e madh qė ēeta e Ballit Kombėtar e Topalltisė kreu pėr ēarmatimin e armikut, luftoi si luan nė vijėn e zjarrit pėr nėntė orė rresht. Zemėr pastėr, sy patrembur, Azizi kishte pėrqafuar idealin kombėtar me dashuri pėrvėlonjėse. Komunistat, duke njohur cilėsit e kėtij trimi nasionalist, Komunistat, qė kanė vendosur nė shpirtin katran tė tyre ēfarrosjen e popullit shqiptar, Komunistat, qė kanė ndjenja dhe mentalitetet aziatik, Komunistat, thomi, shtinė pa mėshirė dhe e vranė kur ishte bashkė me vullnetarin tjetėr nasionalist, Hasan Brahimin nga Lepenica, trimi i aksioneve tė Greshicės dhe Selenicės, i cili mbeti i plagosur lehtė nė kėtė atentat. Mė 1913 Ceno Sharra u vra prej rrebelave tradhėtarė nė Durrės; mė 1943 Aziz Sharra u vra prej komunistave anarshistė nė Vlorė. Nasionalizmi shqiptar gjynjėzohet sot pėrpara gjakut tė dėshmorit Aziz Sharra, sot mė tepėr se kurdoherė, mė i fortė, mė i bashkuar dhe mė i vendosur pėr ēfarosjen e anarshisė dhe pėr shpėtimin e Atdheut. Ne apelohemi pėrpara popullit. Kemi predikuar bashkimin dhe vllazėnimin e tė gjithė Shqiptarėve; i kemi treguar vazhdimisht popullit vlonjat qėllimet satanike tė komunistave, qė kėrkojnė shembjen e Shqipėrisė. Komunistat thirrjes s'onė vllazėrore iu pėrgjigjėn me plumb e me gjak. Populli i Vlorės mendo: durimi i ynė sot mori fund: tmerrit i pėrgjigjemi me tmerr. Rroftė Shqipėria!

    Vrasja e vėllezėrve Bulgareci
    Njė barbarizėm pa shembull qė ngjeth mishtė! Muajin e kaluar nė rrethet e Korēės, nė njė pritė tradhėtare mbetėn tė masakruar nga njė ēetė komuniste gjashtė ushtarė tė Ballit Kombėtar, ndėrmjet tė cilėve shėnojmė Toger Zija Gashin, Kryetar ēete dhe djaloshin Hadi Kasimati, student nė mjekėsi dhe luftėtar i orės sė parė. Dihet botėrisht se Hadi Kasimatit komunistat i prenė kokėn me thikė! Kėtė gjest barbar nuk kemi dashur t'a shpallim botėrisht pėr mos t'u gjetur nė Historinė Shqiptare njė njollė e tillė antikombėtare dhe ēnjerėzore. Por pa pritur dhe pa kujtuar njė shėmtim mė i rėndė, mė i zi dhe mė tmerrshėm vjen tani tė na ngjethi mishtė. Zemrat, t'ona qė pikojnė gjak qė gufojnė pikėllimin e ngjarjes sė fundit, qė po tregojmė mė poshtė, nuk mund, tė durojnė dot dhe na shtyjnė tė mendojmė se kėto masakrime nuk janė tė rastit, por i nėnshtrohen njė programi tė caktuar nga njerėz kriminelė qė duhet tė damkosen nė Historinė t'onė Kombėtare, me vulėn e njė barbarizme, qė kalon edhe atė tė Gjengjis Khanit! Nė tė gdhirė tė ditės sė Mėrkurė, 13 Tetor 1943, ēeta Komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjevica, kapi nė Melēan tė Korēės Bexhet dhe Xhevdet Bulgarecin, i pari kryetar dhe i dyti pjestar i ēetės sė Ballit Kombėtar nė Bulgarec. Kėta dy djem idealistė, nasionalistė shqiptarė, u masakruan nė mėnyrė barbare tė pashembulltė, duke iu prerė hundėn dhe veshėt, duke iu nxjerrė sytė, duke iu thyer nofulla dhe krahėt dhe duke i prerė organet seksuale! Ky krim qė kalon edhe masakrimet e fashistėve n'Abisini dhe tė serbėve nė Bihor, u krye, pėr faqe tė zezė, nga shqiptarė tė pashpirt kundra shqiptarėve tė pafajshėm dhe idaistė, tė cilėt luftojnė dhe punojnė vetėm e vetėm pėr shlirimin e Shqipėrisė. Edhe njė ballist tjetėr, Josif Frashėri, qė ndodhej me tė shoqen dhe me tė bijėn nė teqen e Melēanit, u rrėmbye prej komunistave. Fati i tyre akoma nuk dihet! Vini duart nė krye dhe vajtoni, o Shqiptarė!.

    Njė barbarizėm pa shembull!
    Me kėtė titull Balli Kombėtar, mė 26 Tetuer 1943 nxuer nji trakt me anėn e tė cilit vehej nė dijeni populli se Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci, qi tė dy Ballista tė njohun nė tė gjithė prefekturėn e Korēės, u vranė barbarisht nė Melēan prej nji ēete komuniste tė kryesueme prej Agush Gjergjevicės. Trupat e tyne u gjetėn tė sakatuem: pa sy, pa veshė, pa hundė, pa dhambė, me krahėt dhe gjynjėt tė thyem dhe me organet seksuale tė preme. Katėr ditė ma parė, me tė njėjtin titull Partia Komuniste nxuer edhe ajo nji trakt, me anėn e tė c ilit pretendon me iu pėrgjigjė akuzave tė Ballit. Partija Komuniste nė kėtė rast bahet si ngjalė: me ēdo mėnyrė ajo mundohet me rrėshqitė prej duerve: problemi si do qi tė shtrohet, fakti nuk mbulohet dot. Nė traktin e vet, tė kuqtė ngatėrrojnė punėn me fashista, me nazista, me Gestapo, me Tempo, me Signale, me Hitlerin, me Musolinin, me shtypin e 1917-ės, me tė Kuqt e Spanjės, me qenllėke, me kalemxhinj, me Mehdi benė, e me tė tjera fjalė qi kush i kėndon, harron punėn e vėllazėnve Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci dhe trulloset fare. Populli i jonė kėto dokrra nuk i ha ma! Na tė Ballit themi se Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci u masakruen barbarisht ma keq se nė kohėn e Gjengjis Kanit, prej ēetės partizane tė kryesueme prej Agush Gjergjevicės. Ju tė Partisė Komuniste na prgjigjeni tue na sha. Shamja nuk formon argument. Vetėm ata qi nuk kanė fakte, prova dhe argumenta, shajnė. Nė tė tillė gjendje jeni edhe ju. Para se me ardhė pėrsėri nė themė, duem edhe na t'i pėrgjigjemi kėtyne pikave qi na duket se vlejnė tė pėrmenden. 1) Ju doni me dijtė emnin e kalemxhiut qi mshifet mbrapa tabllosė sė Ballit Kombėtar. Emni i tij asht Balli Kombėtar. Po emri i kalemxhiut qi mshifet mbrapa tabllosė sė Partisė Komuniste, cili asht? Gjithė bota e din; emri i tij asht… gėnjeshtar dhe mashtrues! 2) Ju thoni se Agush Gjergjevica asht nasionalist i njoftun. Ne dijmė se Agush Gjergjevica asht kryetar i nji ēete komuniste; si ai ashtu edhe tė gjithė pjestarėt e ēetės sė tij si shejė dalluese mbajnė yllin e kuq sovjetik. 3) Ju thoni se Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci kanė qenė spiun t'italianėve. Kjo gja nuk asht e vėrtetė; asht rrenė me bisht dhe ju e dini fort mirė, sepse nuk jeni si na qi s'e kemi mėsue ende mirė zanatin. Ju jo vetėm qi e dini mirė zanatin por keni edhe njė rreth spiunazhi mjaft tė mirė. Djemt shqiptarė qi ndodhen sot nė rradhėt t'ueja, gjithė bota e din, janė tė detyruem tė spiunojnė jo vetėm tė gjithė anėtarėt e Ballit por shokėt, vlleznit, motrat, prindėt e vet! Rregjimi i juej s'ka asnji ndryshim prej regjimit fashist dhe prej regjimit nazist: qi tė gjithė kėta rregjime janė tė bazuem mbi spiunazhin dhe mbi terrorin. Siē ra regjimi fashist, siē do tė bjerė regjimi nazist, ashtu do tė rrėzohet pėr sė shpejti edhe regjimi i juej kėtu nė Shqipni! Por le tė kthemei nė themė. Kėta dy martira jo vetėm qi s'kanė qenė kurrė nė lidhje me qeverinė italjane, por deri nė fruer 1943 ata ishin pjestarė tė nji ēete t'uej. Ata u ndanė prej jush vetėm atėhere kur ju i detyruat tė vejshin mbi flamur yllin e kuq sovjetik! A e shifni tash qi kemi tė drejtė qi themi se jeni rrenacakė e mashtrues? Tash, mbas kėtij digrisioni, na ju themi se fakti i masakrimit barbar ashjt fatkeqėsisht i vėrtetė. Njerzit qi erdhėn prej rretheve tė Korēės ditėn 20 tetuer na treguen ngjarjen, por na nuk e shkruejtėm se s'na besohej qi nė vendin t'onė me tradita dhe zakone aq tė bukura dhe fisnike sa qi na i kanė cmir bota, tė ndodheshin njerz qi mund tė bajshin nji monstruozitet tė tillė. Mirpo, porsa na erdhi raporti i jonė zyrtar, atėhere u bindėm sepse ēdo dyshim u zhduk. Dhe qe bile hollėsitė: Ditėn 13 tetuer 1943 ēeta partizane e kryesueme prej Agush Gjergjevicės, kėrkoi strehim nė katundin nasionalist Melēan, ku ndodhej edhe nji ēet e Ballit. Njerzit t'onė i pritėn partizanėt miqsisht dhe sinqerisht tue u lirue bile shumė shtėpi dhe tue ba vetė roje. Aty kah mesi i natės u ndigjuen dy krisma pushkė tė cilave asnjeni s'u dha randėsi. Mbas ndonjė ore Agush Gjergjevica lajmėron partizanėt e vet, shtėpi pėr shtėpi, qi tė mblidheshin, se kishin me u nisė pėr nji vend tė pa caktuem. Dhe ēeta e Ballit duel dhe i pėrcuell shokėt, bashkėluftuesit partizanė tue ju urue udhėn e mbarė. Mbasi partizanėt u larguen, nji katundar lajmon se ndigjoi qi Agush Gjergjevica i kishte thanė nji shokut tė vet:"shpejt, shpejt, t'ikim se kanė me na vra tė gjithėve". Pėr kėtė punė ēeta e jonė u mėrzit shumė se besonte qi Agush Gjergjevica nuk kishte besim nė tė. Me komentet e zakonshėm tė rastit luftėtarėt t'onė u kthyen nėpėr shtėpija pėr me u shtri. Ma vonė, afėr agimit, disa katundarė prunė nė Melēan trupat e dy viktimave tė mjerė, dhe atėhere u muer vesh pse Agushi ishte nisė ashtu pa pritun nėn nji shi tė rreptė me jerzit e vet, dhe se ē'kishte dashė tė thonte me fjalėt "shpejt, t'ikim se kanė me na vra tė gjithve". Trupat e coptuem tė Bexhedit dhe tė Xhevdetit mbetėn t'ekspozuem atė mėngjes dhe popullsia e Melēanit, e Bulgarecit dhe e gjithė katundeve rreth e pėrqark erdhi pėr me pamė me syt e veta mizorin e pabesueshme. Jo vetėm tė vegjlit, gratė, pleqt e plakat qajshin dhe vajtojshin pa rreshtė, por edhe tė gjithė burrat, trima tė provuem nė sa e sa lufta, qajshin me za si kalamaj! Nė vorrimin qi u ba nė teqe, muerėn pjesė ma shumė se njimijė burra.

    ------------

  2. #2
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Kuqaloshet-genjeshtar

    DOSSIER

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon traktet qė organizata e Ballit Kombėtar nxorri nė vitet 1943-44 dhe emrat e krerėve partizanė tė cilėt konsiderohen si kriminelė lufte

    Ja lufta propagandistike qė bėnė komunistėt me Ballin


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Fundi i verės sė nxehtė dhe fillimi i vjeshtės sė ftohtė me stuhira e shtėrngata tė vitit 1943, shėnoi edhe fundin e njė pakti bashkėjetese qė kishin pasur ndėrmjet tyre komunistėt me Ballin Kombėtar, pakt i cili gjatė atyre dy-tre vjetėve pothuaj mė shumė kishte funksionuar vetėm nga ana teorike. Pas prishjes sė njėanėshme tė Marrėveshjes sė Mukjes nga anan e krerėve tė Partisė Komuniste, kundėrshtarėt e tyre politikė, Balli dhe Legaliteti, filluan tė quheshin armiq dhe ndaj tyre u shpall luftė e hapur dhe pa kompromis. Nė njė qarkore tė asaj kohe qė u lėshua pėr tė gjithė qarqet politike nga kreu i Partisė Komuniste, Enver Hoxha, bėhej thirrje qė tė fillonte goditja e pamėshirėshme ndaj forcave tė ballit dhe legalitetit, gjė e cila shėnoi edhe fillimin e njė lufte vėllavrasėse nė mes komunistėve dhe forcave nacionaliste e cila shkaktoi me qindra tė vrarė nga tė dy palėt. Por ajo luftė e ashpėr ndėrmjet forcave komuniste dhe atyre nacionaliste, nuk u zhvillua vetėm me armė, por tė dyja palėt u angazhuan edhe nė njė luftė tė ashpėr propagandistike qė e zhvilluan nėpėrmjet shtypit ilegal me anė tė gazetave, trakteve dhe komunikatave tė ndryshme qė nxirreshin pothuaj nė tė gjithė vėndin. Nisur nga fakti se gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, traktet dhe komunikatat e ndryshme qė u nxorrėn nga Partia Komuniste gjatė luftės u publikuan nė dhjetra botime tė ndryshme, ne vendosėm tė botojmė disa nga traktet e Ballit Kombėtar qė vazhdojnė tė ngelen ende tė panjohura pėr lexuesin e gjerė. Njė nga ato trakte tė shumta qė u nxorrėn nga Balli Kombėtar gjatė vitit 1943, ėshtė dhe ky qė po botojmė mė poshtė integralisht.

    Fillimi i mbarimit
    Cila asht, kush e udhėheq dhe ē'po ban Partija Komuniste nė Shqipni?
    Djemt t'onė, fatosat e parė tė luftės kundra anmikut qi ndodhen tė varrosun, u trathtuen prej vllezėnve tė tyne. Sot ajo Djelmėni qi la shkollėn, prindėrit, vlleznit dhe motrat foshnje pėr me marrė malet, sot ajo Djelmėni heroike e demostratave, ajo Djelmėni qi dikur i gjente me tulla nė rrugėt e Tiranės tankset e korracueme t'anmikut, ajo Djelmėni e luftave tė Vlonės, Mallakastrės, Korēės; sot ajo Djelmėni qi pėrsėriti me trimnit' e veta epopetė ma tė shkėlqyeme tė historisė sė njerzimit, sot Djelmėnia e jonė, shpirt i Kombit, Ylli i Lirisė, u tradhėtua. Djelmėnia e jonė detyrohet sot prej Partisė Komuniste tė spiunojė prindrit, tė ndjeki shokėt, tė luftojė profesorėt si Abaz Ermenji, tė cilėt e kanė rritun me ndjenjat ma tė shqueme kombtare, detyrohet tė pranojė qi Safet Butka, organizatori i manifestimeve tė Tiranės mė 4, 5 e 6 Prill 1939, udhėheqsi i tyne, tė quhet tradhtar edhe mbas vdekjes. Me nji fjalė, sot Djelmėnia Shqiptare detyrohet tė vrasi vehten me duert e veta! Djelmėnia e jonė, Krenarija e Kombit, nuk pėrdoret sot, pėr me luftue armikun, jo, njiqindmijė herė jo! Sot ajo pėrdoret, urdhnohet prej komandantave tė saj pėr t'u turrun kundra vėllezėnve qi ndodhen nė ēetat e Ballit Kombėtar, tė marshojė nė radhėt e para pėr me u ba fli, jo ma pėr Shqipninė, por pėr Mehmet Shehun, jo ma pėr Shqipninė, por pėr Hysni Kapon e Banush Plykun, jo ma pėr Shqipninė, por pėr Serbėt, Miladin dhe Dushan, jo ma pėr Shqipninė, por pėr Agush Gjergjevicėn. Djelmėnia e jonė, nė kohėn e rrobnimit rromak, nuk u pėrdor vetėm pėr m vra edhe bashkėnxanėsit e shokėt e parė tė tyne Xhemil Ēakėrin, Neki Ymerin, Anastas Lulen! Sot nė kohėn e robnimit nazist, Djelmėnia e jonė, nuk pėrdoret pėr me vra Gjermanėt, por pėr me therun shokėt e shkollės Haki Kasimatin dhe Zija Gashin; je pėr me marė hakėn e barbazirmave tė Serbėve nė Bihor, por pėr me pėrsėritė ato barbarizma mbi trupat e vėllazėnve tė tyne Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci! Nė Berat djali i komandantit partizan, nuk vret Gjermanėt pėr ushtarin e vet, djaloshin 20 vjeēar, komunistin Nikollaq Sallabandėn! Serbėt Dushan dhe Miladin, nėn terrorin e tė clėve ndodhet sot e gjithė djelmėnia komuniste e kėtij vendi, nuk duen, jo, njėqindmijė herė jo, tė luftojnė Gjermanėt, t cilėt ka se kush i lufton, por duen, me anėn e shqiptarve tė luftojnė Shqiptarėt. Dhe qėllimit tė tyne ia arrijtėn ma sė miri.

    Bilanci tragjik i vėllavrasjes
    Por regjistrojmė disa fakte tragjike qė t'i kėndojė i gjithė populli shqiptar e sidomos Djelmėnia komuniste. Mė 11 tetues 1943 gjakpijsi Mehmet Shehu sulmoi me brigadėn e vet ēetat e Ballit Kombėtar, ndėrmjt Ēermes dhe Divjakės, nė nėnprefekturėn e Lushnjės. Pėrfundimi i kėsaj lufte civile qi vazhdoi 2 ditė rresht asht ma se tragjik: tė vramė 109 partizanė dhe 18 Ballista! D.m.th. 127 shqiptarė ma pak! Nė Libofshė ditėn 16 tetuer 1943, ēetat partizane nėn urdhnat e kriminelave, bashkėpunėtor t'Isa Toskės, Banush Plyku dhe Rahman Uruēi, sulmojnė pa pritun nji ēetė tė Ballit qi po shplodhej nė atė katund dhe vrasin 3 luftėtarė, prej tė clėve 16 vjeēarin kosovar Rushit Sulejmanin. Tė pakėnaqur me kaq, me tė nesėrmen, po ato ēeta vrasėse, sulmojnė edhe njė herė tjetėr. Mirpo kėtė rradhė hataja asht e madhe, sepse nė ndeshjen mbetėn tė vramun 21 partizanė dhe 7 Ballista. Ēetat tona kapėn 18 robėr, midis tė cilėve edhe 4 vajza. Robėrit u liruen dhe 4 vajzat iu dorėzuen prindėrve tė tyne. Pėrfundimi: 31 shqiptarė ma pak! Tė mėrkurėn 27 tetuer 1943 nė mėngje, nji pjesė e bataljonit tė Ballit Kombėtar "Hysni Lepenica" ndodhet nė Tragjas tė Vlonės. Nji ēetė komuniste e pėrbame prej afėr 400 vetėsh, nėn komandėn e xhandarit tė Mehmet Shehut, Hysni Kapos, zė pozicion pėr me sulmue. Komanda e Ballit ndalon ushtarėt e vet tė hapin zjarrin, sepse nuk beson qi komunistėt tė shtijshin, mirpo nė kėtė kohė 4 Ballista, qi mbushnin ujė nė krue, sulmohen nga partizanėt, tė cilėt u kėrkojnė armėt; ushtarėt ballista refuzojnė dhe partizanėt hapin zjarrin tue vra dy prej tyne. Nėnkomandanti Ballist, Hodo Metua, del jashtė pėr me marė vesh, mirpo komunistat, mbasi mėsuen se kush ishte, e gjyejnė dhe e plagosin. Bataljoni ballist, tue dashtė tė mos derdhej gjak, tėrhiqt. Nė mbramje partizanėt hynė nėpėr shtėpi, tue terrorizue gra e fėmijė, dogjėn shtėpinė e nasionalistit Mehmet Alemit, bir i atdhetarit tė shquem, bashkėpunėtor t'Ismail Qemalit, Alem Mehmetit. Partizanėt e tėrbuem i dogjėn edhe tė gjithė bereqetin. Tre djemt e ē'natyrshėm t'arsimtarit tė vjetėr, nasionalistit Tahir Hoxha, shkuen nė shtėpin' e tyne ku gjetėn hallėn. Mbasi e lidhėn tė mjeėn grue, i vunė zjarrin shtėpisė sė t'et. Ja pra, o popull shqiptar, ja pra o Djelmėni komuniste, se ku i ka ēue djemtė e kėtij vendi tė shquem e tė nderuem pėr tradisionet e veta, propaganda e huej! Djemtė qi djegin shtėpin e tyne, qi lidhin hallen e tyne! "Qaj o Shqipni, uluri o e mjerė!". Po ka edhe ma: komunistat hynė nėpėr shtėpi tue plaēkitė ē'gjejshin mbrenda. Tė nesėrmen ēeta e Ballit, e forcueme prej Dukatasve dhe Mesaplikasve, hyn nė Tragjas, prej nga komunistat ia dhanė kambėve, tė ngarkuem me plaēkat e vjedhuna katundarve. Njimbėdhetė partizanė mbetėn tė vramė! Por, sa e madhe qe habitja e katundarve kur panė se midis tė vramit qe edhe nji mitralier Italian! O tmerr! Ushtarėt e Zaninit qenkan ende nė Shqipni nėn urdhnin e komunistave pėr me vazhdue vrasjen e shqiptarve! Mbas kėtyne ngjarjeve tė tmerrshme, a ka ma Shqiptarė qi mund t'i besojnė Partisė Komuniste qi pretendon se lufton pėr ēlirimin e Shqipnisė dhe t'i japij liri popullit? Por cilit popull do t'i japij liri, deri sa popullin shqiptar po e rrjep, po e djeg dhe po e vret?

    Ēetat maqedonase nė Korēė
    Sot nanat shqiptare kėrkojnė djemt e tyne, tė rritun me aq mundime e me aq kujdesje, tė cilėt janė tė terrorizuem prej komandantave si Mehmet Shehu, si Rahman Uruēi, si Agush Gjergjevica, si komandantat e ēetave greke e maqedhonase qi kanė fillue tė veprojnė nė qarkun e Korēės. Ndėrsa nanat Shqiptare tė Qemal Stafės, Perlat Rexhepit, Margarita Tutulanit, janė tė qeta se djemt e tyne ranė me tė vėrtetė dėshmorė pėr Atdhe, kundra anmikut, nanat e tjera qi po mbeten sot pa djem, vajtojnė me ulurima sepse djemt e tyne Xhemil Ēakeri, Anastas Lulo, Hadi Kasimati Zija Gashi, Aziz Sharra, Xhevdet dhe Bexhet Bulgareci, ua kishin falun Atdheut, Atdheut dhe vetėm Atdheut e jo katilave, kriminelave, tė huejve! Nanat Shqiptare kėrkojnė qi tė gjithė djemt e tyne tė kthehen n'udhėn e drejtė si komunistat e Gjormit, si 60 djemt e Beratit qi u ndanė prej tė huejve dhe me armė nė dorė shkuen me profesorin e tyne Abaz Ermenjin. Abaz Ermenji me libra nė dorė nė bankat e shkollės u tregonte rrugėn e vėrtetė, Abaz Ermenji me pushkė nė dorė, sot nė mal po i tregon rrugėn e vėrtetė. Dje nė bankat e shkollės Abaz Ermenji u tregonte si kanė ra pėr Shqipni dėshmorėt t'onė Ēerēiz Topulli dhe Themistokli Germenji; sot nė malet e lirė tė Shqipnisė, Abaz Ermenji po i udhėheq qi tė pėrsėrisin epopen e atyre dėshmorve, tue i ndritun me shembullat e gjallė tė Jashar Cakranit e tė Hysni Lepenicės! Rrini tė qeta o 60 nana tė 60 djemve tė Beratit. Djemt tuej ndodhen sot nė rradhėt e shqiptarve dhe luftojnė pėr Shqipni! Sot djemtė tuej shpėtuen prej thojve tė Mehemt Shehut, Banush Plykut dhe Rahman Uruēit. Qi sot e tutje djemtė t'uej nuk do tė drithen ma tue pa edhe nė andėrr fytyrat e tmerrshme tė kėtyne bishve t'egra.

    Thirrje popullit tė Beratit
    Kur bota po tronditej nga fuqitė e Fashizmit Italo-Gjerman dhe kur epoka e sanksioneve vazhdonte akoma, populli shqiptar vuante dhe agonizonte ndėnė thundrėn e invadonjėsit mizor. Demagogjija e tradhėtarėve si Mustafa Merlika me shokė, ia kishin errur mendjen njė pjese tė popullit Shqiptar dhe asnjė njeri nuk kishte njė ide tė kjartė se si do tė mundte "Nėna e Fatosave" tė shpėtonte nga kjo greminė ku po lėkundej. Gjer mė 1941 situata e brendėshme Shqiptare ishte e turbulltė. Nė kėtė kohė na del nė skenė Partija Komuniste, e cila u formua nga shkrirja e tre grupeve tė ndryshėm komunistė dhe u formua nga dy delegatė tė Partisė Komuniste Jugosllave, anėtarė tė Komiteti Qarkor tė Metohisė: Miladin Popoviē dhe Dushani. Qysh prej kėsaj kohe Partija Komuniste filloi aktivitetin azhitativ e luftarak jo mė tepėr pėr ēėshtje Kombėtare se sa pėr t'i hequr barrėn e luftės partizanėve jugosllavė, kėshtu qė vėrrejtja e Italo-Gjermanėve tė drejtohej edhe nga Shqipėrija. Nga ky aktivitet azhitativ-luftarak, njė pjesė e popullit Shqiptar, nga urrejtja e tepėruar kundra invazorit dhe nga dashuria qė ushqenin pėr kėtė Atdhe tė shum vuajtur, u hodh nė krahėt e asaj Partie. Por kėtu Partija Komuniste ra nė gafin mė tė madh politik. Nė vend qė tė bėnte njė luftė pėr ēlirimin kombėtar, simpas programit minimal tė partive komuniste, ajo u hodh drejt pėr drejtė nė luftė klasash, duke lėnė mbas dore nacionalistat atdhedashės; kėshtu ajo krijoi, vetė divergjencat politike me nacionalizmin shqiptar. Fakti mė i mirė pėr tė vėnė nė dukje kėtė gabim ėshtė Kėshilli Nacional Ēlirimtar, pjellė satanike e Partisė Komuniste, i paraqitur prej saj si pėrmbledhės i tė gjitha rymave politike (ndėrsa ėshtė absurde dhe qesharake njė gjė e kėtillė, qė kuptohet lehtazi edhe nga njė dritė shkurtėr), mbasi tė gjitha veprimet e kėtyre kėshillave janė thjeshtėsisht Komuniste aq mė tepėr vėrrehet nė ēetat Nasional-ēlirimtare tė cilat vetėquhen komuniste dhe mbajnė yllin e kuq, shenjė e komunistave tė tė gjithė botės. Ku qėndron pra solidariteti Nacionalist-Komunist pėr luftėn Nacional-Ēlirimtare? Mbas ca kohe shumė prej anėtarėve tė Partisė, e veēanėrisht nga grupi i tė rinjve, qė kėrkonin tė mos dipendoheshin nga Partia Jugosllave dhe tė zbatohej praktikisht rezolucioni i parė i Partisė (shpėrndarja e tė gjitha celulave e mbledhja e tyre nė luftė, dhe hipja nė forumet mė tė lartė e elementave tė rinj), u dėbuan nga gjiri i saj, prej Miladinit dhe Dushanit, duke u diskredituar me parrulat mė tė poshtra qė mund t'ekzistonin. Shembull, Anastas Lulja, Sadik Premtja, Pal Terova etj. Mė vonė del nė skenė edhe organizata e Ballit Kombėtar me dekalogun e saj, ku paraqitet konstrukti i njė Shqipėrie tė ardhėshme me baza ekonomike e sociale moderne. Kjo organizatė ka ecur gjithnjė me metrin kombėtar dhe ka ndjekur njė vijė politike thjesht kombėtare. Balli Kombėtar nuk ėsht pra njė parti politike, por njė organizatė Nacionaliste qė pėrmbledh nė gjirin e saj ēdo tendencė politike.



    BRARI i ndeuar, kjo eshte pjesa e pare e keti dosieri,kuqaloshave ky realitet nuk ju pelqen,Ju pershendes juve dhe te gjithe te djathetit shqipetar anti komunist, PLAKU

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Plaku flmn per plotesimin e Temes.

    Urime.


    -------Gaz Shqiptare -------

    DOSSIER II

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon traktet e panjohura tė Ballit Kombėtar tė viteve 1943-44, ku akuzohet Partia Komuniste Shqiptare si pjellė e jugosllavėve dhe krimet e saj

    Trakti i Ballit: "Komunistėt i prenė kokėn ballistit Hadi Kasimati"


    ---------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e sė dilelės, u njohėm me lyftėn propagandistike qė zhvilluan ndėrmjet tyre dy forcat politike kundėrshtare, Balli Kombėtar dhe Partia Komuniste nė vjeshtėn e vitit 1943, menjėherė pas prishjes sė njėanėshme prej komunistėve tė Marrėveshjes sė Mukjes, luftė e i cila u zhvillua me anė tė trakteve, komunikatave, qarkoreve dhe shtypit ilegal qė nė atė kohė filluan tė nxirrnin si ballistėt ashtu dhe komunistėt. Nė njė nga traktet e nxjerra prej organizatės nacionaliste tė Ballit Kombėtar nė vjeshtėn e atij viti, ndėrmjet tė tjerave nė hyrjen e tij thuhej se ajo rini qė dikur pati luftuar nė Vlorė, Mallakastėr, Korēė etj, ajo djelmėri qė la shkollat, familjet, motrat dhe vėllezėrit pėr tė dalė nė male, ajo detyrohet prej Partisė Komuniste qė tė spiunojė prindėrit, tė ndjekė shokėt, tė luftojė profesorėt e saj qė e kanė rritur dhe edukuar atė me ndnjejat mė atdhetare, detyrohet tė pranojė qė Safet Butka, organizatori i manifestimeve tė Tiranės mė 4,5 e 6 prill 1939, udhėheqėsi i tyre tė quhet tradhėtar edhe pas vdekjes. Po kėshtu nė atė trakt jepen edhe bilancet tragjike tė luftimeve nė mes forcave ballistė dhe atyre tė ēetave partizane tė udhėhequra prej komunistėve, si nė Ēermė, Divjakė, Libofshė, Tragjas tė Vlorės etj, duke bėrė fajtorė komunistėt dhe krerėt e ēetave partizane qė udhėhiqeshin prej Mehmet Shehut, Hysni Kapos, Rrahman Uruēit, Banush Plukut, Agush Gjergjevicės etj. Pėr tė gjitha ato krime, nė traktin e ballit Kombėtar, akuzohet direkt Partia Komuniste e cila ishte nėn ndikimin e dy emisėrėve jugosllavė, Miladin Popoviē dhe Dushan Mugosha, tė cilėt e filluan luftėn duke eleminuar fizikisht shokėt e tyre komunistė si Anastas Lula, Neki Ymeri, Xhemil Ēakėrri etj.(vijon nga numri i kaluar)


    Thirrje popullit tė Beratit
    Qė vija politike e kėsaj organizate ėshtė thjesht Kombėtare, dhe jo e huaj, na e tregon mbledhja e famėshme e Mukajt. Kėtu Nacional-gėnjeshtarja tregoi fytyrėn e saj jezuiti duke thėnė se qendra e pėrgjithshme nuk e ka aprovuar; nuk e ka aprovuar njė qendėr qė nuk ndodhet nė Shqipėri por gjetkė. E kjo kallzon se Partia Komuniste Shqiptare nuk ėshtė thejtėr veēse njė filiale (pjellė) e Partisė Komuniste Jugosllave dhe se nuk e ka fituar kombėtarizimin e saj me shpėrndarjen e Kominternit. Kėtė bindje na e forcon ēėshtja e Kosovės pėr tė cilėn komiteti qėndror i Partisė Komuniste Shqiptare ka pranuar tė jetė autonome me pėrfaqėsonjėsit e saj nė parlamentin Jugosllav. Nuk mjaftoi koha e zezė e martirizimit dhe e kaq lotėve e gjaku pėr Kosovėn, por duan t'a ēfarosin me fis e me farė krahinėn mė tė bukur Arbėnore. Eshtrat e fatosit legjendar tė Dragobisė, Bajram Currit, dridhen prej varrit duke e parė kėtė vepėr kaq tė poshtėr e mizore, dhe mallkimi i tij bije i tmerrshėm mbi kokėn e tradhėtarėve. Po si na pėrgjigjet Partia Komuniste? "Kėshtu ka folur edhe Mustafa Kruja pėr Kosovėn" dhe si pasojė tė vet-quajturit komunista nuk i pėrtojnė fjalėt: tradhėtar, i poshtor, troskist; janė fjalėt qė ndodhen nė krye tė fjalorit tė tyre. Le tė vijmė mė nė fund nė hyrjen e trupave Nacional-Ēlirimtare (siē) nė Berat. Ku e kini demokracinė e aq shumė trumbetuar? Ku ėshtė gjyqi i popullit qė na lodhi veshėt? Nė vend tė tyre na dhatė njė terrorizėm alla fashiste me vrasje tė pafajshmish si: Kadri Qajajasi, Lalush Nallbani, Riza Nishica dhe Skėnder Toska; mashjtrime dhe shpifje bollėk, dhe bllofe politike si ai i hyrjes sė Gjermanėve nė qytet; pėr tė rekrutuar rininė me anė tė gėnjeshtrės e violencės brutale. Na dhatė njė Kėshill Nacional-Ēlirimtare me Kostaq Stefėn dhe Vasil Qirjakon qė kanė qenė fashistėt mė tipikė, na vutė nė krye tė ēetave njerėz si Izet Agaēin, Selfo Kahremanin dhe Selman Pobratin (Vendreshėn) qė kanė qenė vegla qorre tė kriminelit Isa Toska. Ja! Kėto i dhatė popullit, i cili ju ka frikėn por nuk ju simpatizon.

    Vrasja e Hazis Sharrės
    N'orėn 16 tė ditės sė 8 Tetorit 1943 nė njė rrugė tė Vlorės, dora tradhėtare e Komunistave, tradhėtisht mbas shpine, me gjashtė plumba shtriu tė vdekur pėr tokė Vullnetarin Nasionalist, qė militonte nė rradhėt e "Ballit Kombėtar", Aziz Sharrėn, nga familja e mirėnjohur patriotike Sharra e Vlorės. Edhe kėtė herė komunistat-anarshista me anė tė terrorismės, qė ėshtė mjeti i tyre kryesor, deshnin tė shembnin fuqin e Nasionalizmit Shqiptar, por hesapi nuk u dolli. Aziz Sharra ishte njė nga tė rinjtė mė tė fortė, dhe mė trim tė Vlorės. Vullnetar qysh nga ditėt e para tė aksioneve kundra armikut pushtonjės, kishte lėnė shtėpinė dhe tė dashurit e tij, kishte hedhur pushkėn nė krah dhe nėpėr malet kreshnike tė qarkut t'onė kishte luftuar trimėrisht kundra ushtrisė italiane. Nė Mifol, nė aksionin e madh qė ēeta e Ballit Kombėtar e Topalltisė kreu pėr ēarmatimin e armikut, luftoi si luan nė vijėn e zjarrit pėr nėntė orė rresht. Zemėr pastėr, sy patrembur, Azizi kishte pėrqafuar idealin kombėtar me dashuri pėrvėlonjėse. Komunistat, duke njohur cilėsit e kėtij trimi nasionalist, Komunistat, qė kanė vendosur nė shpirtin katran tė tyre ēfarrosjen e popullit shqiptar, Komunistat, qė kanė ndjenja dhe mentalitetet aziatik, Komunistat, thomi, shtinė pa mėshirė dhe e vranė kur ishte bashkė me vullnetarin tjetėr nasionalist, Hasan Brahimin nga Lepenica, trimi i aksioneve tė Greshicės dhe Selenicės, i cili mbeti i plagosur lehtė nė kėtė atentat. Mė 1913 Ceno Sharra u vra prej rrebelave tradhėtarė nė Durrės; mė 1943 Aziz Sharra u vra prej komunistave anarshistė nė Vlorė. Nasionalizmi shqiptar gjynjėzohet sot pėrpara gjakut tė dėshmorit Aziz Sharra, sot mė tepėr se kurdoherė, mė i fortė, mė i bashkuar dhe mė i vendosur pėr ēfarosjen e anarshisė dhe pėr shpėtimin e Atdheut. Ne apelohemi pėrpara popullit. Kemi predikuar bashkimin dhe vllazėnimin e tė gjithė Shqiptarėve; i kemi treguar vazhdimisht popullit vlonjat qėllimet satanike tė komunistave, qė kėrkojnė shembjen e Shqipėrisė. Komunistat thirrjes s'onė vllazėrore iu pėrgjigjėn me plumb e me gjak. Populli i Vlorės mendo: durimi i ynė sot mori fund: tmerrit i pėrgjigjemi me tmerr. Rroftė Shqipėria!

    Vrasja e vėllezėrve Bulgareci
    Njė barbarizėm pa shembull qė ngjeth mishtė! Muajin e kaluar nė rrethet e Korēės, nė njė pritė tradhėtare mbetėn tė masakruar nga njė ēetė komuniste gjashtė ushtarė tė Ballit Kombėtar, ndėrmjet tė cilėve shėnojmė Toger Zija Gashin, Kryetar ēete dhe djaloshin Hadi Kasimati, student nė mjekėsi dhe luftėtar i orės sė parė. Dihet botėrisht se Hadi Kasimatit komunistat i prenė kokėn me thikė! Kėtė gjest barbar nuk kemi dashur t'a shpallim botėrisht pėr mos t'u gjetur nė Historinė Shqiptare njė njollė e tillė antikombėtare dhe ēnjerėzore. Por pa pritur dhe pa kujtuar njė shėmtim mė i rėndė, mė i zi dhe mė tmerrshėm vjen tani tė na ngjethi mishtė. Zemrat, t'ona qė pikojnė gjak qė gufojnė pikėllimin e ngjarjes sė fundit, qė po tregojmė mė poshtė, nuk mund, tė durojnė dot dhe na shtyjnė tė mendojmė se kėto masakrime nuk janė tė rastit, por i nėnshtrohen njė programi tė caktuar nga njerėz kriminelė qė duhet tė damkosen nė Historinė t'onė Kombėtare, me vulėn e njė barbarizme, qė kalon edhe atė tė Gjengjis Khanit! Nė tė gdhirė tė ditės sė Mėrkurė, 13 Tetor 1943, ēeta Komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjevica, kapi nė Melēan tė Korēės Bexhet dhe Xhevdet Bulgarecin, i pari kryetar dhe i dyti pjestar i ēetės sė Ballit Kombėtar nė Bulgarec. Kėta dy djem idealistė, nasionalistė shqiptarė, u masakruan nė mėnyrė barbare tė pashembulltė, duke iu prerė hundėn dhe veshėt, duke iu nxjerrė sytė, duke iu thyer nofulla dhe krahėt dhe duke i prerė organet seksuale! Ky krim qė kalon edhe masakrimet e fashistėve n'Abisini dhe tė serbėve nė Bihor, u krye, pėr faqe tė zezė, nga shqiptarė tė pashpirt kundra shqiptarėve tė pafajshėm dhe idaistė, tė cilėt luftojnė dhe punojnė vetėm e vetėm pėr shlirimin e Shqipėrisė. Edhe njė ballist tjetėr, Josif Frashėri, qė ndodhej me tė shoqen dhe me tė bijėn nė teqen e Melēanit, u rrėmbye prej komunistave. Fati i tyre akoma nuk dihet! Vini duart nė krye dhe vajtoni, o Shqiptarė!.

    Njė barbarizėm pa shembull!
    Me kėtė titull Balli Kombėtar, mė 26 Tetuer 1943 nxuer nji trakt me anėn e tė cilit vehej nė dijeni populli se Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci, qi tė dy Ballista tė njohun nė tė gjithė prefekturėn e Korēės, u vranė barbarisht nė Melēan prej nji ēete komuniste tė kryesueme prej Agush Gjergjevicės. Trupat e tyne u gjetėn tė sakatuem: pa sy, pa veshė, pa hundė, pa dhambė, me krahėt dhe gjynjėt tė thyem dhe me organet seksuale tė preme. Katėr ditė ma parė, me tė njėjtin titull Partia Komuniste nxuer edhe ajo nji trakt, me anėn e tė c ilit pretendon me iu pėrgjigjė akuzave tė Ballit. Partija Komuniste nė kėtė rast bahet si ngjalė: me ēdo mėnyrė ajo mundohet me rrėshqitė prej duerve: problemi si do qi tė shtrohet, fakti nuk mbulohet dot. Nė traktin e vet, tė kuqtė ngatėrrojnė punėn me fashista, me nazista, me Gestapo, me Tempo, me Signale, me Hitlerin, me Musolinin, me shtypin e 1917-ės, me tė Kuqt e Spanjės, me qenllėke, me kalemxhinj, me Mehdi benė, e me tė tjera fjalė qi kush i kėndon, harron punėn e vėllazėnve Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci dhe trulloset fare. Populli i jonė kėto dokrra nuk i ha ma! Na tė Ballit themi se Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci u masakruen barbarisht ma keq se nė kohėn e Gjengjis Kanit, prej ēetės partizane tė kryesueme prej Agush Gjergjevicės. Ju tė Partisė Komuniste na prgjigjeni tue na sha. Shamja nuk formon argument. Vetėm ata qi nuk kanė fakte, prova dhe argumenta, shajnė. Nė tė tillė gjendje jeni edhe ju. Para se me ardhė pėrsėri nė themė, duem edhe na t'i pėrgjigjemi kėtyne pikave qi na duket se vlejnė tė pėrmenden. 1) Ju doni me dijtė emnin e kalemxhiut qi mshifet mbrapa tabllosė sė Ballit Kombėtar. Emni i tij asht Balli Kombėtar. Po emri i kalemxhiut qi mshifet mbrapa tabllosė sė Partisė Komuniste, cili asht? Gjithė bota e din; emri i tij asht… gėnjeshtar dhe mashtrues! 2) Ju thoni se Agush Gjergjevica asht nasionalist i njoftun. Ne dijmė se Agush Gjergjevica asht kryetar i nji ēete komuniste; si ai ashtu edhe tė gjithė pjestarėt e ēetės sė tij si shejė dalluese mbajnė yllin e kuq sovjetik. 3) Ju thoni se Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci kanė qenė spiun t'italianėve. Kjo gja nuk asht e vėrtetė; asht rrenė me bisht dhe ju e dini fort mirė, sepse nuk jeni si na qi s'e kemi mėsue ende mirė zanatin. Ju jo vetėm qi e dini mirė zanatin por keni edhe njė rreth spiunazhi mjaft tė mirė. Djemt shqiptarė qi ndodhen sot nė rradhėt t'ueja, gjithė bota e din, janė tė detyruem tė spiunojnė jo vetėm tė gjithė anėtarėt e Ballit por shokėt, vlleznit, motrat, prindėt e vet! Rregjimi i juej s'ka asnji ndryshim prej regjimit fashist dhe prej regjimit nazist: qi tė gjithė kėta rregjime janė tė bazuem mbi spiunazhin dhe mbi terrorin. Siē ra regjimi fashist, siē do tė bjerė regjimi nazist, ashtu do tė rrėzohet pėr sė shpejti edhe regjimi i juej kėtu nė Shqipni! Por le tė kthemei nė themė. Kėta dy martira jo vetėm qi s'kanė qenė kurrė nė lidhje me qeverinė italjane, por deri nė fruer 1943 ata ishin pjestarė tė nji ēete t'uej. Ata u ndanė prej jush vetėm atėhere kur ju i detyruat tė vejshin mbi flamur yllin e kuq sovjetik! A e shifni tash qi kemi tė drejtė qi themi se jeni rrenacakė e mashtrues? Tash, mbas kėtij digrisioni, na ju themi se fakti i masakrimit barbar ashjt fatkeqėsisht i vėrtetė. Njerzit qi erdhėn prej rretheve tė Korēės ditėn 20 tetuer na treguen ngjarjen, por na nuk e shkruejtėm se s'na besohej qi nė vendin t'onė me tradita dhe zakone aq tė bukura dhe fisnike sa qi na i kanė cmir bota, tė ndodheshin njerz qi mund tė bajshin nji monstruozitet tė tillė. Mirpo, porsa na erdhi raporti i jonė zyrtar, atėhere u bindėm sepse ēdo dyshim u zhduk. Dhe qe bile hollėsitė: Ditėn 13 tetuer 1943 ēeta partizane e kryesueme prej Agush Gjergjevicės, kėrkoi strehim nė katundin nasionalist Melēan, ku ndodhej edhe nji ēet e Ballit. Njerzit t'onė i pritėn partizanėt miqsisht dhe sinqerisht tue u lirue bile shumė shtėpi dhe tue ba vetė roje. Aty kah mesi i natės u ndigjuen dy krisma pushkė tė cilave asnjeni s'u dha randėsi. Mbas ndonjė ore Agush Gjergjevica lajmėron partizanėt e vet, shtėpi pėr shtėpi, qi tė mblidheshin, se kishin me u nisė pėr nji vend tė pa caktuem. Dhe ēeta e Ballit duel dhe i pėrcuell shokėt, bashkėluftuesit partizanė tue ju urue udhėn e mbarė. Mbasi partizanėt u larguen, nji katundar lajmon se ndigjoi qi Agush Gjergjevica i kishte thanė nji shokut tė vet:"shpejt, shpejt, t'ikim se kanė me na vra tė gjithėve". Pėr kėtė punė ēeta e jonė u mėrzit shumė se besonte qi Agush Gjergjevica nuk kishte besim nė tė. Me komentet e zakonshėm tė rastit luftėtarėt t'onė u kthyen nėpėr shtėpija pėr me u shtri. Ma vonė, afėr agimit, disa katundarė prunė nė Melēan trupat e dy viktimave tė mjerė, dhe atėhere u muer vesh pse Agushi ishte nisė ashtu pa pritun nėn nji shi tė rreptė me jerzit e vet, dhe se ē'kishte dashė tė thonte me fjalėt "shpejt, t'ikim se kanė me na vra tė gjithve". Trupat e coptuem tė Bexhedit dhe tė Xhevdetit mbetėn t'ekspozuem atė mėngjes dhe popullsia e Melēanit, e Bulgarecit dhe e gjithė katundeve rreth e pėrqark erdhi pėr me pamė me syt e veta mizorin e pabesueshme. Jo vetėm tė vegjlit, gratė, pleqt e plakat qajshin dhe vajtojshin pa rreshtė, por edhe tė gjithė burrat, trima tė provuem nė sa e sa lufta, qajshin me za si kalamaj! Nė vorrimin qi u ba nė teqe, muerėn pjesė ma shumė se njimijė burra.


    -----------

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Ahmet Nivica, eksponent i Ballit Kombetar tregon ...
    Nga dardajan nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-10-2005, 06:17
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •