Gjaku qė helmoi Femijet


Gjak i keq. I hedhur drejtpėrdrejt nė trupa tė pafajshėm fėmijėsh dhe ēėshtje e pėrdorur politikisht. Infermiere tė torturuara dhe njė despot i llojit si ai. Janė mė shumė se 400 fėmijė tė infektuar me HIV, qė nga pas i shikojnė pa shpresė prindėr tė trishtuar dhe pa rrugėzgjidhje. Kjo ėshtė me pak fjalė pėrmbajtja e krizės, e cila ka ndodhur nė vendin e Moammar Gadafit, ku tragjedisė sė madhe njerėzore nuk po i gjendet fundi. E pėr mė keq akoma, ku edhe pas plot shtatė vitesh pėrpjekje tė mėdha nga tė gjitha palėt, tė tjera viktima presin rradhėn drejt vdekjes.
Pėrpara se administrata e Bushit ta deklasifikonte Libinė nė listėn e shteteve-terroriste dhe tė rivendoste marrėdhėniet, zyrtarėt amerikanė insistonin me ngulm se Libia duhet qė tė gjente njė zgjidhje pėr tė liruar pesė infermieret bullgare dhe doktorin palestinez, tė cilėt ishin tė burgosur nga viti 1999 dhe pastaj dėnuar me vdekje pėr akuzėn e infektimit tė 434 fėmijėve nė Benghazi me virusin e HIV, ku mė vonė 52 prej tyre do tė vdisnin prej AIDS. Por, kaq. Nė ditėt tona, qoftė edhe angazhimi i vetėm i Kolonel Kadafit, ėshtė njė ndėrmarrje politike e pamjaftueshme brenda Libisė pėr kėtė katastrofė gati epidemike.

Si filloi Kriza
Kriza, ashtu si vetė epidemia, filloi dalėngadalė. Dr. Achris Ahmed, qė drejtonte komitetin e Benghazi-t pėr HIV, komision tė cilėn qeveria mundi ta krijoi vetėm mė 2005 dhe qė kishte pėr qėllim qė tė adresonte krizėn ėshtė shprehur se rasti i parė i AIDS mes fėmijėve tė spitalit tė fėmijėve tė Al Fateh ėshtė diagnostikuar, qė nga qershori i vitit 1997. Plot njė vit para se mjekėt bullgarė tė kishin filluar punė nė spitalin e Libisė. Pak muaj mė vonė, doktorėt diagnostikuan njė rast tė dytė me AIDS. “ Por ne, dinim fare pak pėr virusin sepse deri atėhere nuk kishte HIV nė Libi”, ka thėnė Dr. Ahmed, duke i konfuzuar pak fjalėt e zyrtarėve pėr njė gazetare amerikane. Vajza tetė vjeēare e Dris Lagha, Rokaya Lagha, ishte rasti i shtatė, qė ėshtė diagnostikuar nė shtator tė vitit 1998. “Doktori ėshtė konfuzuar”, ka thėnė ai. “Ai dukesh se nuk merrte vesh shumė nga virusi dhe ne nuk dinim se ēfarė tė bėnim”. Shumė prindėrve u thanė se nuk mund tė bėnin asgjė. “Doktori im mė tha:’Kjo ėshtė nga Zoti”, shprehet Omar Mismari, biri i infektuar i tė cilit tashmė ėshtė 10 vjeē.
Nė dhjetor tė vitit 1998, pasi kanė shpėrthyer njėri pas tjetrit rastet me HIV, prindėrit e fėmijėve Lagha dhe Mismari formuan Shoqėrinė e Familjeve tė fėmijėve, prekur HIV/AIDS tė Benghazit, njė grup qė tani ėshtė i ngjashėm nė forcėn e lobingut nė vend, me atė nė SHBA pėr viktimat e familjeve tė Pan Am 103. “Ne jemi tmerruar”, ka thėnė Z. Lagha. “ Dinim se AIDS ėshtė njė sėmundje seksualisht e transmetueshme. Nga kjo shumė nga fėmijėt tanė ishin tė tmerruar dhe tė shpėrfytyruar. Disa prej tyre nuk shkonin mė nė shkollė. Disa trajtoheshin si kafshė nga ana e prindėrve tė tyre. Ne, vetė, i izoluam fėmijėt, duke menduar se ata do tė infektonin dhe motrat e vėllezėrit e tyre apo edhe ne vetė. Shumė janė pėrzėnė dhe janė hedhur si qen”. Kur njė revistė libiane publikoi njė artikull pėr ndodhinė, por edhe pėr higjenėn e varfėr nė spital, njerėzit nė qytetin me 800.000 banorė, njė bastion tradicional i rezistencės sė Kolonel Gadhafit, kanė shpėrthyer. Libianėt kėrkuan qė tė dinin se ku dhe pse ishin infektuar dhe si ishte pėrhapur virusi. Mė 9 shkurt tė vitit 1999, policia bėri bastisje nė shtėpitė e shumė mjekėve dhe i pėrcolli ata nė burg. Vetėm pak muaj mė vonė, pesė infermieret bullgare dhe doktori palestinez janė dėnuar me shpėrndarjen e virusit pėr 426 fėmijė me gjakun e infektuar me HIV. Nė majin e vitit 2004, njė gjykatė e Bengazit i dėnoi ata me vdekje me pushkatim “sepse kishin minuar sigurimin e shtetit”. Nė tė njėjtėn kohė janė akuzuar dhe nėntė libianė, qė punonin nė spital.

Pas infektimit
Bullgaria, e cila e ka asistuar shpesh Libinė dhe madje edhe vetė Kolonelin Kadafin me doktorė dhe infermierė, duke dashur qė tė vazhdojė asistencėn e saj, ka reaguar shumė e zemėruar si nė tė gjithė pjesėn tjetėr tė Evropės. Por “komploti” i huaj pėr tė infektuar Libinė ka luajtur shumė mirė kartėn nė shtėpi dhe e ka hequr pėrgjegjėsinė nga spitali pėr mėnyrėn sesi ishte operuar deri mė atėhere me ilaēet dhe nga qeveria, e cila e ka ngushtuar shumė shėrbimin mjekėsor pėr vite. Teoria e konspiracionit shpejt ka pasur njė kampion tė madh dhe tė fuqishėm: vetė “liderin-vėlla”. Ai ėshtė shprehur se CIA apo MOSAD-i kanė pėrgatitur virusin-killer dhe ua kanė dhėnė atė mjekėve pėr ta eksperimentuar tek fėmijėt e Libisė. Besimi nė fajin e tė huajve nuk ėshtė tėrhequr dhe nga disa pohime, qė janė marrė falė torturave. Mė vonė, Kolonel Kadafi ka propozuar qė mjekėt tė liroheshin nė shkėmbim tė libianit, qė ishte dėnuar me vdekje pėr bombėn e Pan Am 103, plus pagesėn e 5.7 miliard dollarėve, pėr tė kompesuar kujdesin pėr fėmijėt dhe familjet e tyre.
Bullgaria nuk e pranoi kėtė propozim tė Libisė qė i bėnte njė barazim moral dhe ekuivalent viktimave libiane tė Pam Am dhe fėmijėve tė sėmurė. Qėndrimi i saj mori mbėshtetje tė fortė nga Bashkimi Evropian dhe SHBA. Nė ditėt tona, familjet, qė janė kontaktuar sipas gazetares amerikane, duan tė ikin nė Evropė, kundrejt njė shpėrblimi elementar pėr mbijetesėn e tyre dhe me njė pagesė, qė duhet tė bėjė qeveria libiane pėr ta. Nė fakt, trajtimi i huaj, ėshtė edhe njė mėnyrė pėr t’i ikur sėmundjes stigmatizuese nė Libi. Problemi mė i madh ėshtė nė vetė spitalin e Al Fateh me 320 shtretėr, ku ende sot, nuk dihet sesi ėshtė pėrhapur virusi. Dr. Abdelsalam al-Shakmak, drejtori i shėrbimit mjekėsor, ka mohuar me forcė raportin e Luc Montagnier, bashkė-zbuluesit tė HIV, qė ka dėshmuar nė gjyqin Libian dhe i ka shkruar njė letėr Kolenel Kadafit duke i thėnė se: fėmijėt ka tė ngjarė qė tė jenė infektuar pėr shkak tė higjenės sė varfėr tė spitalit dhe stafit tė dobėt: “Ekspertėt tanė kanė konkluduar tė kundėrtėn”, pretendon Dr. Shakmak . Si njė vend afrikan, ndryshe nga legjenda libiane e pastėrtisė ndaj HIV dhe si njė vend ‘AIDS-free zone’, pranohet se nė ditėt tona ka HIV. Libianėt janė nė rrezik sepse nuk bėjnė kontrolle pėr tė.

Asistenca
Kadafi e menjanoi kėtė ēėshtje krize nė marsin e fundit nė samitin arab nė Algjer. Evropa i kėrkoi qė tė merrte pėrsipėr asistencėn ndaj fėmijėve nė shkėmbim tė lirisė sė jetės sė infermiereve. Po ashtu, Komuniteti ndėrkombėtar duke iu bashkėngjitur Kolegjit mjekėsor Baylor nė Houston, premtoi 25 ekspertė dhe 1.7 milionė dollarė me ilaēe dhe pajisje, pėr Qendrėn Benghazi. Njė qėndrim i tillė u duk se u gjet edhe mes diplomatėve, por deri mė tani asgjė. Paradoksi erdhi edhe nga njė fondacion i krijuar nga i biri i Kolonelit Kadafi dhe qė punėsoi Dr. Montagnier pėr ekspertizėn. Nga ai u mor konfirmimi se infeksioni nuk ėshtė bio-terrorizėm. 100.000 USD, qė iu dhanė pėr kėtė raport, e vėrtetojnė seriozitetin e punės sė tij dhe do tė shėrbenin edhe qė ky raport tė lexohej nė gjyq. Saif al-Islam, i biri i Kadafit, e ndryshon argumentin e tė jatit dhe thotė se:”Nuk ka konspiracion. Nuk ka duar tė CIA dhe Mosad. Por ėshtė ēėshtje e menaxhimit tė keq, neglizhencės apo fatit tė keq, apo edhe tė treja bashkė”. “Ne duhet tė gjejmė njė zgjidhje pėr kėtė tragjedi”.

Bullgaret
Tė burgosurat bullgare mbahen nė burgun e Jdeida nė Tripoli dhe gazetarja pretendon se ato janė mbajtur jo gjithė herėt nė kushte tė mira. Kur i ka parė ajo, tre nga bullgaret ishin nė disa si tip vilash ndėrtuar enkas. Madje, kishin njė kopsht tė vogėl ku kishin mbjellė pemė dhe bimė tė ndryshme, ndėrsa raftet ishin tė mbushura me dhurata dhe ushqime tė ardhura nga Bullgaria. Valentina Siropulo, 46 vjeēe, kishte njė djal student me tė cilin ishte takuar vetėm njė herė; Valya Chervenyashka, 51 vjeēe, kishte dy vajza; Nasia Nenova, 39 vjeēe, ishte mė e qeta, por edhe mė e trembura. Vitin e parė janė torturuar, referuar gazetares prej pohimit tė tyre, pėr ēdo ditė. Me to ėshtė abuzuar, por edhe janė ngacmuar me rrymė elektrike ndėr gishtėrinj, kyēe, gjoks, gishtat e kėmbės, qafė, veshė, gjuhė. Ato janė dėnuar dhe sė fundi i pret vdekja nėse nuk arrihet njė marrėveshje. Kurse Kristiana Valceva, qė flet anglisht mė mirė nga tė gjitha, ka akuzuar se ėshtė prekur me rrymė deri nė gjenitalet e saj dhe nė gjoks.
Ēėshtja e tyre, pas dėnimit me vdekje, ėshtė e hapur. Pėr fatin e keq tė tyre, SHBA e ka hequr Libinė nga lista e vendeve terroriste dhe ka vendosur marrėdhėnie diplomatike me Kadafin thjesht nga qė ai denoncoi armėt e dėmtimit nė masė dhe u shkėput nga terrorizmi.
shkrimi i JUDITH MILLER pėr “The Wall Street Journal”