Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22

    Fenomeni i Gjakmarrjes

    klea10
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 5
    (4/20/02 7:56:37 am)
    a duhet te ekzistoje gjakmarrja ne shek21???????
    --------------------------------------------------------------------------------
    mund te me thoni dicka me shume rreth gjakmarrjes(historikut)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shume njerez gjakmarrjen e justifikojne me "mentalitetin e maleve", sikur zona veriore e Shqiperise e ka te trasheguar gjenetikisht hakemarrjen. Une hakemarrjen ose "marrjen e gjaqeve" e shoh si nje fenomen shoqeror qe ka shkaqe, pasoja dhe nje kure.

    Shkaqet e gjakemarrjes jane te lidhura ngushte me disa faktore qe une po i rendis me poshte:

    1. Izolimi gjeografik karakteristike per vendet e Veri-Lindjes ne Shqiperi. Kjo ben qe keto treva te jene shume larg civilizimit qe gulcon ne qytetet e medha shqiptare.

    2. Mungesa e rrugeve te tele-komunikacionit, apo veshtiresite qe lindin ne transport, e thellojne akoma me tej izolimin e ketyre njerezve nga pjesa tjeter e shoqerise shqiptare, dhe nga vete shteti shqiptar. Ne keto zona ka femije qe per te shkuar ne shkolle ecin me kembe neper terrena te keqija me ore te tera. Egziston nje pasiguri e madhe fale ketyre veshtiresive qe ne shume raste prindrit preferojne ti mbajne femijet e tyre ne shtepi, pa shkolle.

    3. Varferia, qe ka ardhur si rrjedhoje e shperfilljes dhe industrializimit te paket te kesaj zone. Mos harroni se per 50 vjet komunizem, shteti monist ndoqi politika te tilla ekonomike qe cuan ne nje disbalance te madhe ekonomike midis jugut dhe veriut. Veriu i Shqiperise ka qene gjithmone i harruar dhe i perbuzur, dhe kjo ka qene politike shteterore qe vazhdon edhe sot e kesaj dite.

    4. Mungesa e autoritetit te shtetit ne keto territore te izoluara. Kanuni vepron vetem ne ato vende ku nuk ka shtet, pasi gjakmarrja dhe akti i marrjes gjak eshte krim ne vetvete. Nese shteti do te kishte me autoritet dhe force, do ta kishte parandaluar gjakmarrjen me kohe.

    5. Faktori i peste eshte percarja qe serbet kane mbjelle here pas here midis fiseve shqiptare. Duke shkaktuar konflikte te paqena, dhe duke shpifur, serbet jo pak here kane vene ne sherr shqiptaret.


    Pasojat jane te dukshme, qe nga njerezit qe kane humbur jeten, qe nga fiset qe jane shuar, qe femijet qe ngelen pa shkolle. Por pasoja kryesore dhe me e thelle e gjakmarrjes eshte mentaliteti i krimit qe mbjell kjo e keqe ne brezat e rinj. Gjakmarrja trashegohet nga brezi ne brez derisa con ne shuarjen e nje fisi.


    Zgjidhja e ketij fenomeni eshte shurrja e tij per te mos u ndezur me kurre. Shteti shqiptar duhet te hartoje nje platforme per te luftuar dhe shuar hakmarrjen. Ne kete platforme duhen te adresohen te gjitha pikat qe une zura ne goje me lart. Keta njerez kane nevoje per rruge, telekomunikacion, mundesi per tu punesuar dhe per tu edukuar. Ajo me kryesorja, shteti duhet te perforcoje ligjen qe denojne vrasjen, dhe te vere ne vend drejtesine, ne menyre qe keta njerez te mos bejne vetgjyqesi.


    Ne nje vend qe nuk ka shtet, sigurisht qe do te kete gjakmarrje ! Gjakmarrja ende egziston pasi shteti i ka braktisur keta njerez me kohe.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Fenomeni i gjakmarrjes fatkeqesisht vazhdon te ekzistoj ne disa zona.
    Problemi qendron se si mund ta ērrenjosesh kete problem?
    Me mbahet mend nje familje me femijet e saj qe kishin vite qe nuk dilnin nga pragu i Shtepise.
    Te shkretet femije.

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar mė parė nga safinator Lexo Postimin
    Fenomeni i gjakmarrjes fatkeqesisht vazhdon te ekzistoj ne disa zona.
    Problemi qendron se si mund ta ērrenjosesh kete problem?
    Me mbahet mend nje familje me femijet e saj qe kishin vite qe nuk dilnin nga pragu i Shtepise.
    Te shkretet femije.
    po ti kishe prite edhe pak dhe e diskutoje kete gje ne 10 vjetorin e shkrimit te fundit te kesaj teme..pash zotin si e gjete ..i forte je..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga safinator Lexo Postimin
    Fenomeni i gjakmarrjes fatkeqesisht vazhdon te ekzistoj ne disa zona.
    Problemi qendron se si mund ta ērrenjosesh kete problem?
    Me mbahet mend nje familje me femijet e saj qe kishin vite qe nuk dilnin nga pragu i Shtepise.
    Te shkretet femije.
    Dhe ja pas nje pushimi dhe akumulimi te gjate disavjeqar,del si nje "hero" duke i ripertritur temat qe jane sterdiskutuar ketu ne forum.
    Mos te kane paguar gje per rimbushjen e ketyre temave me postime,pasiqe pashe se u kishe hyr me zell temave te vjetra.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Ne vend qe te diskutoni daten e temes diskutoni permbajtjen qe eshte tejet Interesante.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga safinator Lexo Postimin
    Ne vend qe te diskutoni daten e temes diskutoni permbajtjen qe eshte tejet Interesante.
    Qka ka te diskutohet ketu?
    Gjakmarrja nuk eshte vetem tek shqiptaret ,ka egzistuar dhe egziston edhe tek tjeret,thjeshte rrjedh ne gjakun e njeriut pavaresisht etnise.
    Btw,eshte sterdiskutuar kjo teme ne forum,mirepo jo ne kete teme qe e riaktualizove.

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar mė parė nga safinator Lexo Postimin
    Ne vend qe te diskutoni daten e temes diskutoni permbajtjen qe eshte tejet Interesante.
    ti dukesh qe je jasht kohe i dashur..ne te gjitha temat qe ke diskutuar jjane te 10 v iteve me pare dmth ti je 10 vjet me vone..kthehu ne realitet...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Tema tė Ngjashme

  1. A e dini c'eshte fenomeni i Katovices?
    Nga kalemi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-01-2012, 18:30
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •