Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22

Tema: Sting

  1. #21
    joe lando
    Anėtarėsuar
    10-03-2005
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    13
    Oh Sting,
    s“gjen koment
    vetem info_
    www.sting.com.

    tekalbumik sacred love & tek dvd luan dhe star percusionist Adbel Rhani Krija.
    ( i bandit te kengetares Eda Zari) ekstra i nagazhuar per touchin ethnic.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rrėfimi i Sting "I gjithė faji ishte i nėnės sime"

    Rrėfimi i Sting

    "I gjithė faji ishte i nėnės sime"

    "Kam parė fantazma nė shtėpinė time nė Toskanė. Mos qeshni se ėshtė e vėrtetė". Kėto janė fjalėt e Stingut pa komplekse dhe shumė krenar pėr albumin e tij mė tė ri, "If on a winter‘s night", qė pritet tė dalė nė fund tė tetorit. Nė kėtė "gjendje" ekzaltimi, njė nga kėngėtarėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave vendos tė hapė sirtarin e kujtimeve tė njė jete tė veēantė, ku vuajtja ka qenė vendimtare pėr tė mbėrritur aty ku ėshtė sot. "Nuk vij nga ndonjė familje e lumtur dhe nuk kam pasur njė adoleshencė tė qetė. Dhimbja qė kam provuar qė fėmijė mė ka ndihmuar tė nxjerrė nė pah talentin tim kreativ. Pėr kėtė, pavarėsisht gjithēkaje, u jam mirėnjohės prindėrve tė mi: Odrit, parukiere dhe Ernest, njeriut qė shpėrndante shishet e qumėshtit derė mė derė nė Uallsend, nė verilindje tė Anglisė. Tė dy kanė vdekur dhe mėnyra ime pėr t‘i ndier sa mė afėr ėshtė tė kujtoj sesi fėmijėria ime e vėshtirė ka qenė vendimtare pėr tė ndėrtuar jetėn e mrekullueshme qė bėj tani".[/I]

    Mendoj se kapitulli mė i dhimbshėm ėshtė ai qė lidhet me tradhtinė e nėnės suaj?

    Kur isha fėmijė e pashė mes krahėve tė njė burri tjetėr nė shtėpinė tonė. Ishin pėrqafuar me njėri-tjetrin. Ishin fshehur pas njė xhami nga ku dėgjoheshin zhurma tė ndryshme. Ishte njė moment shumė tronditės.

    A ka ndikuar kjo ngjarje nė raportet tuaja me gratė?

    Sigurisht qė po. Pėr shumė kohė kam provuar shumė frikė dhe nė tė njėjtėn kohė njė tėrheqje fatale pėr pjesėn irracionale dhe tė egėr tė gjinisė femėrore. Vazhdimisht nuk kam qenė besnik. Por tani kam bėrė paqe me veten dhe kam kuptuar se cila ėshtė vlera e tradhtisė.

    Kėshtu qė gruaja juaj, Trudie Styler, mund tė rrijė e qetė?

    Po, tani e pėrkufizoj veten si njė monogam serial.

    A ka ndonjė pjesė tė historisė suaj personale te "Roxanne", njė prej pjesėve klasike tė "Police"?

    Aq sa duhet. Do tė isha hipokrit tė thosha se ėshtė njė kėngė qė nuk ka lidhje me jetėn time. Protagonistja e kėngės ėshtė pak grua, pak nėnė, pak shenjtore dhe pak e pėrdalė.

    U habitet nga vdekja e Mjakėll Xheksonit?

    Mė shumė mė erdhi keq sesa u befasova. Ėshtė e trishtueshme tė mendosh se showmen-i mė i madh i 50 viteve tė fundit u nda nga kjo botė. E kam takuar personalisht njė herė dhe u ndjeva shumė nė siklet. Majkėll ishte shumė i sjellshėm, por e kishte tė vėshtirė tė krijonte marrėdhėnie me qeniet njerėzore. Ishte shumė i frikėsuar dhe ndihej nė siklet. Dukej si i burgosur nė njė trup qė nuk ishte i tiji.

    Majkėll Xhekson, Elvis Presli, Xhim Morrison, Kėrt Kėbein...Cila ėshtė e keqja qė tė famshmit lėnė pas dore?

    Humbja e sensit tė realitetit. Kur jeta imagjinare tejkalon atė reale, ky ėshtė fillimi i fundit tė nė personi. Mendon se vlen shumė si njeri, sepse shet miliona disqe dhe bileta nėpėr koncerte dhe harron kush je dhe nga vjen. Pastaj njė ditė papritur e kupton se ke shkatėrruar familjen, miqėsinė, marrėdhėniet. Ėshtė e kotė ta mohosh: suksesi tė jep varėsi njėlloj si droga. Nė fillim tė viteve ‘80 kur isha nė maksimumin tim, edhe unė nisa tė devijoja pak drejt jetės sureale, por pastaj e mora sėrish kontrollin.

    Akoma vetė i prisni flokėt?

    Po, jam njė parukier shumė i mirė. Kam mėsuar nga nėna ime. Nėse nuk mė besoni pyesni. Shokėt e mi tė "Police" mė shihnin gjithmonė nė mėnyrė tė habitshme. Mė thoshin se ky ėshtė njė veprim tipik pėr tė ēmendurit.

    Dy ish-shokėt e "Police" ju pėrshkruajnė si njė diktator, i paaftė pėr tė punuar nė grup...

    Nuk jam njė njeri i lindur pėr tė qenė lider. Nė art nuk ekziston demokracia dhe mua nuk mė intereson konfrontimi. Unė luftoj dhe pėrpiqem qė tė fitojnė idetė e mia kur shkruaj njė kėngė tė bukur. Nėse kam faj e pranoj gabimin, por nėse kam tė drejtė mė takojnė tė gjitha meritat. Ata tė dy duhet tė mė jenė mirėnjohės pėr suksesin qė patėn.

    Si lindi projekti pėr njė album "If on a winter‘s night", i dedikuar tėrėsisht dimrit dhe atmosferės sė tij?

    Frymėzimi mė erdhi shkurtin e kaluar nė shtėpinė time nė Toskanė. Mes pemėve qė lėkundeshin nga era kodrave me borė dhe rrugėve me ngrica mendova tė rikuperoja atmosferėn dhe tingujt e fėmijėrisė sime nė rrethinat e Njukasėllit. Kėshtu lindi njė album me ngjyra folku qė pėrmban shumė kujtime tė fėmijėrisė sime. Imazhi qė mė vjen mė shumė ndėr mend ishte ai i gjurmėve tė dėborės qė unė dhe im atė linim mbi borėn qė sapo kishte rėnė kur shkonim derė mė derė pėr tė ēuar qumėshtin nė familjet e zonės. Pjesa mė e madhe e pjesėve ėshtė incizuar nga unė dhe gjashtė muzikantė tė tjerė. Jam shumė krenar pėr rezultatin.

    Kėshtu si po e tregoni ju duket si kolona zanore ideale pėr periudhėn e Krishtlindjes.

    Nė tė vėrtetė ėshtė njė imazh pėr atė periudhė tė vitit, mes nėntorit dhe marsit, kur gjithmonė mbyllem nė vetvete, mendohem dhe grumbulloj energjitė pėr tė pėrballuar magjinė e verės. Pėr sa ai pėrket Krishtlindjes, pėr mua ėshtė njė festė qė duhet ndarė me familjen. Komercializimi i saj mė mėrzit shumė.

    Mendoj se po talleshit kur nė fillim tė intervistės treguat se kishit parė fantazma nė rezidencėn tuaj nė Toskanė?

    Jo, e kisha seriozisht. Ndoshta ka qenė vetėm fryt i imagjinatės sime, por imagjinata ėshtė diēka qė nuk duhet nėnvlerėsuar. Pa imagjinatė arti nuk lulėzon, nuk tė befason. Ky disk ėshtė kujtimi im ndaj fuqisė sė imagjinatės.

    Cili ėshtė besimi juaj Sting?

    Muzika, sepse ēdo ditė mė vendos nė kontakt me diēka qė ėshtė shumė mė e madhe se unė. Diēka qė nuk ėshtė plotėsisht racionale, qė nuk ka formė fizike. Muzika nuk ėshtė njė shkencė, ėshtė njė ndjesi, njė intuitė, por aq e fuqishme sa mund tė modifikojė gjendjet shpirtėrore dhe perceptimet e njeriut.

    Thuhet se ju jeni aq maniak sa shkoni gjithmonė pėrpara nė takimet mė tė rėndėsishme. Ėshtė e vėrtetė?

    Shumė e vėrtetė. Preferoj tė shkoj gjysmė ore para dhe tė pres. Zakonisht muzikantėt shkojnė me shumė vonesė nėpėr takime dhe justifikohen me gėnjeshtra nga mė tė ndryshmet. Unė jo, nuk kam shkuar asnjėherė nė orar jo mė pas tij. Gjithmonė pėrpara. Megjithatė, herėn e parė qė mungova nė njė takim, mė ngeli peng..

    Na e trego?

    Ishin orėt e para tė pasdites kur ishte duke lindur djali im i parė, Joseph. Disa minuta para se tė dilja nga shtėpia pėr tė shkuar nė klinikė mė kishte zėnė gjumi mbi divan. Kėshtu qė nuk mund tė isha i pranishėm nė lindjen e tij. Le tė themi se unė zgjohem ēdo ditė nė orėn 7 tė mėngjesit dhe kurrė nė jetėn time nuk kam fjetur nė drekė.

    Dėshiron tė thuash se nuk ishe i pėrgatitur pėr tė qenė baba...

    Pikėrisht. Isha shumė i papėrgatitur. Frika e asaj qė do mė ndodhte mė shtyu drejt gjumit. S‘kisha faj isha njė 25-vjeēar i pamatur. Nuk doja ta shihja realitetin nė sy.

    Kronologjia e njė miti

    1951

    Gordon Summer (emri i vėrtetė) lindi nė Uallsend, nė Britaninė e Madhe mė 2 tetor. Sting ka njė vėlla dhe dy motra. Tė dy prindėrit i kanė vdekur nė fund tė viteve ‘80. Nė moshėn 17 vjeēe Gordon u bė Sting pėr shkak tė njė luku verdhezi qė e bėnte tė dukej si njė bletė.

    1977

    Nė Londėr lindėn "Police". Me Sting ishin edhe Stewart Copeland dhe Andy Summers. U ndanė nė vitin 1983, pasi kishin fituar 6 "Grammy award". Mė 1998 nisi karriera e ndritur si soliste

    1992

    Pasi mori divorcin nga gruaja e parė, Sting u martua me Trudie Styler, aktore dhe producente kinematografike. Ēifti ka katėr fėmijė

    2001

    Joseph Summer, djali i madh i Sting bėhet lideri i njė grupi roku "Ficition Band"

    2009

    Dy vjet pas bashkimit me "Police" pėr "Reunion tour" Sting incizoi nė Toskanė "If on a winter‘s night". Disku do tė dalė nė shitje nė fund tė tetorit.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •