Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 182
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,194
    Postimet në Bllog
    22

    Abu Mazen, kryeministri i ri palestinez

    Zhvillime te reja historike po ndodhin ne rradhet e levizjes palistineze ku me ne fund, pas nje trysnie amerikane, Arafati pranoi te ndaje pushtetin e tij absolut me nje lider te ri te emeruar nga parlamenti palestinez, si kryeminister per te ndertuar shtetin e ri palestinez. Kryeministri i ri eshte Abu Mazen

    emerimi i te cilit eshte pritur me entuziazem ne Washington, pasi hap dritaren per administraten Bush qe te shpalosi planin e saj te paqes te mbiquajtur "roadmap to peace"- "harta e rruges per paqe". Ne kete plan, administrata Bush do te ofroje njohjen dhe krijimin e nje shteti palestinez krah per krah atij izraelit. Ne shkembim te heqjes dore nga terrorizmi dhe intifadat, amerikanet do te mbulojne koston financiare per te ngritur ne kembe institucionet palestineze dhe per ti dhene nje hov ekonomise palestineze qe aktualisht eshte inegzistente.

    Plani pritet te beje thirrje edhe per ndalimin e te gjitha ofensivave ushtarake nga ana e Izraelit ne Gaza dhe Bregun Perendimor, ndalimin e instalimeve izraelite ne tokat e pushtuara, njohjen nga ana e izraelit te autoritetit te ri te krijuar ne Palestineze, terheqje graduale e forcave izraelite nga tokat e populluara nga palestinezet.

    Me varrosjen e Akordit te Oslos, plani i ri i administrates amerikane ka per qellim qe te rinisi nga fillimi ne nje rruge te re procesin e paqes ne ate pjese te botes. Zhvillimet e reja jane te paprecedent deri me sot nga komunikimi direkt qe administrata Bush ka bere tek te dyja palet. Me pak fjale, administrata nuk e ka lene me paqen ne duart e te dy paleve, por po ua dikton paqen te dy paleve.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,194
    Postimet në Bllog
    22
    Kabineti i kryeministrit te pare palestinez u aprovua nga kuvendi palestinez duke plotesuar keshtu edhe kushtin e fundit te amerikaneve.

    Kete jave pritet qe presidenti Bush te shpalose planin e tij per paqen ne lindjen e mesme. Nga ky plan dihet vetem qe adminstata amerikane beson ne ngritjen e nje shteti palestinez deri ne 2005, pret qe qeveria palestineze te vere nen kontroll grupet terroriste dhe shteti i izraelit te terhiqet gradualisht nga tokat palestineze qe mban nen kontroll. Palestinezet fitojne shtetin e tyre, izraelitet fitojne sigurine e tyre, amerikanet i japin fund nje konflikti qe ka 55 vjet qe nuk gjen zgjidhje.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,194
    Postimet në Bllog
    22
    Nje tjeter lajm i mire nga Lindja e Mesme, Colin Powell u takua dje me nje grup negociator Palestinez te kryesuar nga kryeministri i sapozgjedhur Mazen. Pas njohjes me planin e ri te paqes te paraqitur nga kuarteti nderkombetar (US + BE + Rusi + OKB), pala palestineze eshte shprehur dje se e pranon dhe mirepret planin e ri te paqes dhe i ka hedhur poshte te gjitha rezervimet qe kishe shprehur me pare per planin.

    Kjo ka gezuar administraten amerikane pasi me ne fund pala palestineze eshte treguar unanimisht e gatshme per ti dhene nje zgjidhje politike konfliktit. Topi kalon ne kembet e kryeministrit Izraelit i cili duhet te shprehet publikisht per pranimin e planit te paqes dhe te zotohet per ndermarrjen e hapave qe ky plan dikton per palen izraelite.

    Edhe pse eshte ende heret per te qene optimist, ajo qe bie ne sy si dicka pozitive eshte klima e re e krijuar ne vend per ti dhene nje shans te ri paqes dhe per te hequr dore nga dhuna e dyanshme. Sic u shpreh edhe sekretari amerikan, deshira e mire nuk mungon tek te dy palet. Se sa do te jene ne gjendje te ndermarrin hapa konkrete per te permbushur detyrimet e planit te paqes, kjo ngelet per te pare me kohen.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    U pa edhe me se njehere se ky plan i amerikaneve eshte i gjykuar te deshtoje dhe me te vertete qe ne start u pa deshtimi i tij me dorheqjen e pare nga kabineti i ri Palesitnez.
    Eshte per te ardhur keq se si gjenden njerez sot ne kete vend ne kete Palestine e te bejne kompromise me gjakpirsit Izraelit.Si eshte e undur te bisedohet kur palestinezet quhen terrrorista e izraelitet te cilet vrasin per cdo dite nga dhjetra palestinez njeres te paqes.
    E kot edhe kjo qeveri amerikane ne Palestine.
    Pa qeveri te vet popullit palestinez nuk ka paqe atje.Cdo gje tjeter eshte e gjykuar ne deshtim si deri e sot jo vetem ketu por sicdo kund ne cdo vend tjeter te botes.
    Jam martuar002

  5. #5
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    MURI I TURPIT. (Artikull i para disa muajsh)

    Per te bere me lehte te kaperdishme nga vendet arabe sulmin mbi Irakun , qeveria Amerikane risolli ne skene planin per pavaresine dhe krijimin e shtetit palestinez ne 2005, gjate vizites se fundit ne Lindjen e Mesme te te derguarit special te Washingtonit William Berns.
    Sharoni nuk e pranoi kete propozim duke mos pranuar te heq dore dhe te largohet nga asnje prej tokave palestineze te pushtuara rishtazi nga ushtria izraeliane. Qeveria izraeliane po perpiqet ne kete menyre te fitoje kohe per te realizuar ndertimin e plote te Murit te cilin eshte duke ndertuar dhe qe ka perfshire tashme dhe nje pjese te Ripit Perendimor te lumit Jordan.
    "Muri i Sigurise" (sic quhet nga qeveria izraeliane) perreth Rripit Perendimor dhe Jeruzalemit eshte e destinuar per te nderrruar rrenjesisht dhe totalisht pamjen gjeografike dhe politike te Lindjes se Mesme.
    Duke ndertuar nje mur tre here me te larte dhe dy here me te trashe se Muri i Berlinit (te cilin Gjermania Lindore e quante "Muri i Paqes" dhe Gjermania Perendimore "Muri i Turpit"), Izraeli pershin ne territorin e tij nje pjese te Bregut Perendimor. Ne te njejten kohe duke forcuar dhe blloqet ushtarake nbeper rruget perreth qyteteve palestineze bllokon plotesisht brenda tyre banoret palestinez.
    Per here te pare nje perpjekje per te ndertuar nje mur u be ne Gaza (1987-1993) gjate Intifades se pare ( Luftes se shenjte ). Gjate asaj perpjekjeje ushtria izraeliane qarkoi me rrjete elektrike gjithe Rripin e Gazes ne menyre hermetike duke arritur te mbante nen pushtetin e tij ushtarak ne 16 vendbanimet palestineze te Rripit te Gazes dhe te kontrollonte plotesisht levizjet e palestinezeve te asaj zone.
    Ne keto momente Izraeli zoteron 20% te territoreve te Gazes dhe kufizon 1.2 milion banoret e saj nga liria e tyre natyrale te levizin ne nje vend (Gaza) qe eshte vetem 2 here me e madhe se Washingtoni.

    Stadi i pare eshte te ndahet Izraeli defitivisht nga pjesa me e madhe e Bregut Perendimor. Muri ndjek kufirin e 1967 (per ata qe mund te mos e dine eshte viti i Luftes se 6 diteve) duke marre ne brendesi te tij mjaft vendbanime palestineze. Perfshin shume zona jetike per Palestinen dhe shume te tjera i pret me dysh. a) Kafin humbet 60 % te tokes se punueshme, b) qyteti Kalkilia jo vetem qe humbet token e punueshme , por dhe shkeputet nga pjesa tjeter e Bregut Perendimor. Kjo pjese e murit i kushton qeverise Izraeliane me shume se 1 million $ per km, dhe eshte e perforcuar me kulla ruajtese cdo 300 m.

    Pjesa Veriore e Murit eshte e gjate 95 km dhe qeveria Izraelite synon qe me ndertimin e ketij muri jo vetem te perfshije tokat qe thame me siper, por njekohesisht dhe te mbroje dhe 11 vendbanimet ne Palestine te Izraelianeve. Gjithashtu duke bashkangjitur keto zona me shtetin e Izraelit do te kete eprsi diplomatike dhe poltike kur te rifillojne bisedimet mes te dy paleve per procesin perfundimtar te Palestines.
    Ndodhemi sic mund ta keni kuptuar perpara nje zhvendosjeje strategjike te linjes "jeshile" (kufirit natyror te xonave te banuara nga popullsi Palestineze).
    Gjithashtu ndertimi i Murit perreth Jeruzalemit eshte me pasoja akoma me teper katastrofike per lindjen e shtetit te Palestines pasi ne pjesen e Jeruzalemit Muri deperton thelle. Sic del qarte nga sa u pershkua me siper synimet e Izraelit qe u perpiluan ne Camp David dhe moren formen perfundimtare ne bisedimet e Tamba (me Bill Clinton), jane ato te mbajtjes me cdo kusht ne territorin e tij te te gjitha vendbanimeve te izraelianeve te ndertuara kohet e fundit (20 vjetet e fundit).
    Keto vertetohen dhe nga deklarimet e Kryeministrit Ariel Sharon dhe te ish- Ministrit te Brendshem Ben Eliezer qe : Muri ne kete zone s'perben vetem kufi politik, por dhe fizik.
    Plani per qarkezimin e Jeruzalemit , per te cilin Sharon hapi "driten jeshile" ne fillim te vitit duhet te ndjeki kufirin e Jeruzalemit sic e kane percaktuar (ne menyre te njeanshme) mbas luftes se 1967 kur moren dhe jeruzalemin Lindor.

    Njekohesisht aneksimi i Jeruzalemit duhet te themi qe shkakton shume probleme per Izraelin pasi do perfshihen ne shtetin izraelian nje numer i madh palestinezesh duke e bre me te dukshem dhe ndryshimin demografik me pasoja dhe ne ndjenjen e pasigurise qe shteti izraelian e ka shume te zhvilluar...
    Per te shmangur kete plani i Izraelit eshte te ndertoje rret Jeruzalemit nje Mur te Dyfishte, ku i pari te jete rreth qytetit, dhe i dyti te perfshije dhe vendbanimet hebreje ne rrethinat e tij!

    Muri verior u ndertua kryesisht qe te ndaje dhe te nderprese cdo lidhje te Jeruzalemit me Ramalen (nga e cila besojne se organizohet pjesa me e madhe e sulmeve vetvrasese). Ne Lindje nje Mur tjeter ndan zonen e Abu Dish dhe te Azarise nga Jeruzalemi. Ne Jug pjesa tjeter e murit shtrihet n menyre te tille qe te ndaje Betlehemin nga Jeruzalemi duke e plotesuar izolimin e tij te plote nga te 4 anet e horizontit!

    Mungesa e denimit te ketyre veprimeve ne kundershtim me te gjitha rregullat, normat morale, apo dhe Ligjt NDerkombetare (eshte ne kundershtim me pothuaj te gjitha rezolutat e OKB-se) s'ben gje tjetr vecse u jep zemer izraelianeve se "jane ne rruge te drejte" per te mposhtur perfundimisht(!?) terrorizmin. Perforcimi nga ana tjeter i banimeve hebreje ne Palestine do e veshtiresoje dhe do e e ngreje shume lart koston politike dhe ate ekonomike kur te vije dita qe ato do duhet te prishen...

    Nese bisedimet per paqe (kurdo qe te zhvillohen) do permbajne shume ceshtje qe do kerkojne nje pergjigje nga Izraeli, ceshtja e Murit te Turpit dhe e vendbanimeve hebreje ne zonat e pushtuara palestineze duhet te perbejne nje bazen dhe strukturen kryesore te bisedimeve, pasi egziston rreziku i vertete dhe i prekshem qe te shkaterrohet cdo probabilitet i bashkegzistences midis dy popujve dhe akoma me gjere perben gjithashtu dhe nje rrezik per gjithe rajonin e Lindjes se Mesme.

    Enri Hide
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    London, England
    Postime
    20

    Palestine, America and the children of the stones

    Dear friends of the forum,
    The war in Iraq is over but the official reason for its start remains sitll open-ended. The weapons of mass destruction (WMD) that Iraq was supposed to have had, have failed to materialise. Not only did America refuse Hans Blix and his team the right to return to Iraq but they themselves appear to have given up the search to find them. The latest news from the State Department is that this operation is winding down.
    So, having failed to justify this military campaign on the grounds of disarmment, they are now claiming that the brutal regime of Sadam Husseine was a threat to its people and neighbours alike.
    This is partly true. Sadam was a brutal dictator of his own people but as for him being a threat to its neighbours anymore, this is highly questionable, to say the least.
    Still, by conducting this war, America and Britain seem to be saying that if a country is in possession of WMD or a brutal opressor of a people they will be held accountable. A noble cause, I say. Let America then deal with Israel who is guilty of both charges. They have the largest arsenal of WMD and their brutal treatment of the Palestinian can only be compared to the treatment of the jews themselves at the hands of the Nazis.
    Unfortunately, this is not how America operates. Instead, they are now making loud noises about Syria's and Iran's weapons of mass destruction. In order to counter-act these acusations, Syria who is at present a non-permanent member of the UN Security Council has tabled a resolution which demands that all the Middle-East countries be declared free of such weapons. In other words, the countries of the area udergo vigorous checks by international inspectors, similar to those undergone by Iraq, to ensure they comply. This is a move fully supported by the other American suspect - Iran. That this resolution will be vetoed by America is a foregone conclusion. It has no interest in seeing Israel dissarm and for that matter Israel would not comply anyway.
    So, that brings us to the second issue - the occupation of Palestine, ongoing since 1948. Since the begining of the second Intifada in 2001 more than 2000 Palestinians have been killed by Israel with many more thousands made homeless because their homes were destroyed by the Israeli army. And all the time the Israeli settlements have been spreading like cancer on Palestinian land. The only way for this desperate nation to respond is to see its young men blow themselves up in Israeli cities in search for freedom, which they with their selfless act will never live to witness.
    However, America has made it clear that it considers suicide bombing a terrorist act and one of the pre-conditions for a long-awaited settlement is that this bombing stops. This leaves the Palestinians with the only option of allowing their children to go and throw stones at tanks and military vehicles which, not infrequently answer back with bullets. America's stance begs the question - Are the children of the stones the only means of resistance allowed to the Palestinians in their fight for survival.
    Because, my friends, make no mistake about it. Just like there are certain arabs who would want to see an end to the state of Israel, many are the jews who think that the end of their problem will be the day when the last Palestinian is forced to leave his homeland. In the meantime, the children of the stones continue their struggle. JOIN THEM!!!

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,194
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri izraelit eshte shprehur se "kam rezervat e mia per planine paqes" dhe ende nuk eshte marre nje qendrim perfundimtar nga Sharon. Sharon u takua me kryeministrin palestinez dy dite me pare, dhe e vetmja gje qe u ra dakord eshte qe "palet te takohen perseri per te diskutuar planin e paqes". Ishte nje takim ne te cilin te dy palet mbrojten qendrimet e tyre: izraelitet i kerkuan palestinezeve venien nen kontrollin e autoritetit palestinez te gjithe elementeve terroriste qe nderrmarin akte terroriste ndaj popullit izraelit, perpara se Izraeli te marri serriozisht planin e paqes; pala palestineze kerkoi terheqjen e trupave izraelite nga Bregu Perndimor dhe Ripi i Gazes perpara se qeveria e re palestineze te permbushi detyrimet e saj te planit te paqes.

    Ajo qe do te jete decizive, eshte vizita e Sharon ne Washington te marten e kesaj jave, por qe u anullua nga Sharon per arsye te nje sulmi te rri terrorist ne Izrael te marre persiper nga Hezbullah. Takimi Bush-Sharon eshte teper vendimtar per te ardhmen e planit te paqes pasi SHBA ne kete pike ka arritur te marri pranimin ne parim te pales palestineze, por ende nuk ka arritur qe te marri aprovimin pa rezerva te izraeliteve. Palestinezet presin qe presidenti Bush te ushtroje presin mbi Sharon qe te pranoje planin e ri te paqes dhe te filloje implementimin e tij.

    Eshte ende e paqarte se cfare do te dali nga takimi Sharon-Bush, por ajo qe eshte e qarte eshte se Bush ka ndermarre nje pergjegjesi teper te madhe ne mbare lindjen e mesme, dhe fati i suksesit ne Irak eshte ne menyre te drejtperdrejte i varur me ecurine pozitive te planit te paqes midis izraelit dhe palestines. Nese ky plan paqe deshton sic deshtoi dhe Akordi i Oslos, te gjitha investimet dhe planet e SHBA-se per lindjen e mesme deshtojne, jo vetem ne Irak por ne mbare boten arabe.

    Konflikti palestine-izrael eshte celesi i paqes dhe stabilitetit te mbare botes arabe, dhe realiteti i ri i krijuar me clirimin e Irakut, ka hapur nje dritare te re shpresendjellese per paqen ne lindjen e mesme.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Politika e jashteme amerikane eshte e drejtuar nga lobby super potent cifut i cili dikton zerin e tij keshtu qe pjesa tjeter jane karramele e cokollata.
    Vetem nqs arabet arrijne te krijojne ne SHBA nje lobby te fuqishem si ai cifut atehere mund te flitet per nje zgjidhje llogjike e te barabarte te problemit palestinez.
    Izraeli zoteron arme te shkaterimit ne mase, pushton per dite teritore palestineze, ka shkelur me dhjetra rezoluta nderkombetare...lista eshte e gjate, me nje fjale nqs amerika donte te bente dicka per te rregulluar kete problem mund te perdorte te njetat argumenta si ne luften e Irakut.
    Kjo pyetje ju drejtua ne konferencen e shtypit dhe James Robin nga
    Just God Can Judge Me

  9. #9
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    disa gazetare dhe e anashkaloi jo pa problem po me mjeshteri duke folur per tema te tjera.
    Duket qesharake si lufte kur perballe palestinezeve qe gjuajne me gure kemi nje shtet si Izraeli qe aktualisht eshte nga shtete me te armatosura ne bote.
    Just God Can Judge Me

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    London, England
    Postime
    20
    Faleminderit Vinny T. Qendrimi yte te ben nder. Eshte kollaj te harrosh te verteten kur byrimi yte i vetem i te dhenave jane faqet e shtypit amerikan. Fatkeqesisht, e verteta do guxim dhe guximi s'eshte per te gjithe. Keshtuqe deturohemi ne shumicen e rasteve te lexojme artikuj te perkthyer nga 'New York Times' ne kete forum. Ceshtja Palestineze eshte nje plag e hapur ne ndergjegjen e njerezve per te cilet drejtesia ka akoma kuptim. Rekordi amerikan ne kete fushe eshte shume negligjent, keshtuqe u lutem antareve te nderuar te forumit te mos ta perdorin kete vend si platform per opinionin 'anti-arab, pro-izraelit' amerikan.
    Faleminderit dhe njehere VinnyT
    Odisea e Kurbetit

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •