Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anėtarėsuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    118
    perpiqem plotesisht me mendimin tend
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    Shqiptare te tjere e pesojne prej grekėrve

    Njė aksident i dyshimtė i merr jetėn ish-agjentit sekret shqiptar nė qėndėr tė Selanikut. Ngjarja ka ndodhur nė 2 tetor 2003 ku ėshtė vrarė aksidentalisht nė Greqi ish-oficeri i SHIK-ut Mitat Mersinllari, 47 vjeē. Vrasja e tij ėshtė mbuluar me mister, ndėrsa vėllai dhe shokėt e tij, kėmbėngulin pėr njė vrasje shtetėrore tė projektuar mirė dhe jo pėr njė aksident automobilistik tė zakonshėm.

    Kjo nuk ėshtė hera e parė qė ndodh kėshtu, tha vėllai i tij Mersin Mersinllari, pedagog nė Universitetin e Tiranės. Sipas familjarėve dhe shokėve tė tij, aksidenti mund tė ketė lidhje me tė shkuarėn e tij si oficer i Shėrbimit Sekret Shqiptar (SHIK), detyrė qė ai e ushtroi deri nė vitin 1997. Mitati, njėkohėsisht njihej edhe si veprimtar politik nė Greqi dhe merrte pjesė nė aktivitete tė tilla.

    Policia ka mbėrritur menjėherė nė vendngjarje, por nė emėr tė mbledhjes sė provave dhe fakteve, e ka vonuar rreth dy orė dėrgimin e Mitatit nė spital, i cili ishte jo mė larg se 200 metra. Sipas variantit tė policisė, Mitati ėshtė goditur nga njė makinė me targė NZN 2698 e drejtuar prej 18-vjeēares Theofili Zeropulos, e bija e ēifutit Jakov. Policia thotė se makina e ka goditur Mitatin nė rrethana tė paqarta, por, ndėrkohė, ajo nuk e ka kapur autorin e ngjarjes. Makina, menjėherė pas goditjes, ka ikur nga vendngjarja, duke e lėnė viktimėn tė shtrirė pėrtokė. Pas ngjarjes tragjike, aty ka shkuar ekipi hetimor, i cili ka marrė me vete tė gjitha provat e krimit, dhe si pėrfundim i ka lėnė fajin viktimės. Ekspertėt policorė nuk kanė deklaruar rrethanat e kėtij krimi, duke u mjaftuar me mbrojtjen e autorit tė krimit.

    Vėllai i viktimės, por edhe disa prej shokėve tė Mitatit, kėmbėngulin se krimi ishte i planifikuar dhe se nė timonin e makinės nuk ishte 18-vjeēarja, por i babai i saj, i cili jashtė ēdo mundėsie ka goditur shqiptarin pėr vdekje dhe mė pas ėshtė larguar qetė-qetė pa u ndjekur nga policia dhe nga askush.

    Mitati ka qėndruar i shtrirė nė asfalt rreth dy orė, pra nga ora 21.30 deri nė 22.45, kur ai u dėrgua nė spital. Pasi u dėrgua nė spital, ai mori ndihmėn e parė, por vdiq nė orėn 22.30. Nėse policia do ta kishte marrė menjėherė nė vendngjarje, sipas burimeve shqiptare, ai do tė kishte shpėtuar, por miqtė e tij kėmbėngulin se ai u la aty pėr tė vdekur me ēdo kusht. Njė detaj tjetėr, pėr tė cilin kėmbėngulet, ėshtė fakti se policia e Selanikut nuk e lajmėroi konsullatėn shqiptare, derisa pėr kėtė u kujtuan shokėt e Mitatit. Konsullata, pasi i bėri telefon policisė dy ditė mė pas konfirmoi vdekjen e Mitat Mersinllarit. Kur shefi i konsullatės kėrkoi shpjegime pėr mosinformimin, zyrtari i policisė tha se ne nuk e dinim numrin e telefonit. Shokėt e Mitatit thanė se kur e kėrkuan kufomėn e shokut tė tyre, polica e fshihte. Bashkė me kufomėn policia, sipas tyre, ka zhdukur edhe provat e krimit, duke krijuar pseudoprova tė tjera. Policia i dha tė shoqes sė Mitatit rroba pa gjak, njė portofol me 40 euro dhe lejėn e vjetėr tė qėndrimit. Gruaja e tij nuk di greqisht, kėshtu qė ajo firmosi pėr marrjen e kėtyre gjėrave, pa ditur se policia po pėrdorte njė mekanizėm pėr fshehjen e provave tė sė vėrtetės. Ne kėrkojmė drejtėsi. Po ata qė thanė se djali nga Hasi u vra nga plumbi qė bėri rikoshetė nė ajėr, thanė se vėllai im u vra aksidentalisht. Por hetimet pėr djalin nga Hasi treguan se ai u vra me qėllim, ashtu siē gjurmėt e krimit pėr vėllanė tim u fshehėn pėr tė bėrė fajtor viktimėn, shprehet i revoltuar Mersini.

    Dy emigrantė korēarė kanė nderruar jete gjithshtu dje pas njė aksidenti nė kryeqytetin grek, Athinė. Burimet nga qyteti i Korēės bėjnė tė ditur dje se, dy viktimat, Vaskė Ceci dhe Romeo Treni, banues nė qytetin e Korēės, pėsuan fundin tragjik gjatė njė pėrplasjeje mes automjetesh nė njė autostradė nė dalje tė Athinės.

    Nė morgun e Selanikut, qė prej dy muajsh vazhdon tė dergjet trupi i pajetė i njė shqiptari nga Gjirokastra. Quhet Jorgo Vasili. Kėtė e dėshmon pėr gazetėn prof. Mersin Mersnillari. Kur unė shkova tė merrja trupin e vėllait, shefi i morgut m'u lut tė bėja publik faktin qė nė kėtė morg dergjej edhe njė shqiptar tjetėr, pėr tė cilin nuk kujdesej askush. Ne i kemi kėrkuar ndihmė konsullatės shqiptare, por ajo na ka thėnė se po interesohemi, por nė fakt askush nuk ka ardhur tė marrė trupin e tij. Mė thanė se nė disa qytete tė tjera, ka edhe shqiptarė tė tjerė, qė dergjen nė morg pa ditur se kush janė dhe qė nuk kujdeset askush pėr ta, saktėson Mersini.

    Gazeta Panorama
    11 Tetor 2003

  3. #23
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    Addam, ti qe the qe shqiperia do te hy shume shpejt ne Europe, nje pyetje kisha per ty! Sa kohe ke pa ikur ne shqiperi????
    Gjendja shqiptare ore vella eshte e veshtire, qe te hysh ne Eu duhet te poltesosh shume gjera, dhe mbasi ti kesh te plotesuara duhet te paguash per te hyr, je i sigurte qe shqiperia e perballon dot?! Nuk mendoj, duhen shume vjet perpara se shqiperia te permiresohet, dhe per sa i perket italise, mos kujto se do ta ndihmoj, nuk e kuptoni ala qe shtetet e afert e shqiperise kan interes ta mbajn te varfur, ta shfrutzojn sa te ken mundesi?!!!!!! Keshtu shkon puna, per mendimin tim, pavarsisht se shpresat nuk do ti humbas kurre, vendi im ngel po vendi me i dashur qe kam, edhe perse jetoj jasht atdheut! PO skemi c'te bejm, duhet te jetojme!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e LoZar
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    ne vendin me romantik te botes
    Postime
    109
    Vana

    ...... rassegnazione, rabbia e complesso d'inferioritą delineano le tue parole.
    Pourquoi?
    Bota te ndihmon po ndihmove vetveten.
    "...coloriamo la vita per non sprofondare nel buio"

  5. #25
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    LoZar non potrei essere in altro modo, scusami ma forse non hai presente la situazione attuale dell'albania, complesso d'inferioritą mi dici?! Certo finchč la gente non cambierą opinione e modo di condurre la propria economia e politica.... E come ultima cosa vorrei aggiungere che la mia affermazione č puramente realista.... Non venirmi a dire che non č cosģ, abbiamo tutti presente la situazione degradante che aleggia nella povera piccola terra (shqiperia).

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e LoZar
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    ne vendin me romantik te botes
    Postime
    109
    Vana... ti lancio una freccia perchč ti contaggi un pochino del mio ottimismo.
    Shqiperia eshte nje nder vendet me te larmishme te evropes, proprio per l'imprevvisibilitą qe na karakterizon, per imagjinacionin dhe fantazine qe kalon shume here limitet e kusurit te evropes.
    E di qe ne shume raste eshte per fregare gli altri, por edhe kjo eshte nje art, nje cilesi qe po na jep ndergjegje te plote ne forzat tona.
    Albanesi alla riscossa. ( duket qe jam nje ēik komunist, eh?)

    ..ao!
    "...coloriamo la vita per non sprofondare nel buio"

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Studentėt shqiptarė jashtė, tė pavendosur pėr t’u kthyer
    Nga kacaku basket nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 21:59
  5. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •