Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vazhdim sepse serveri nuk ma pranoi intervisten e plot dhe u detyrova ta ndaj ne pjes!!!
    ______________________________
    Kosovapress: Ėshtė publikuar dokumenti “Standardet pėr Kosovėn”. Sa do tė mund t’i pėrmbushė Kosova ato brenda afatit tė paraparė?

    Thaēi:Kėto standarde i takojnė vetė procesit politik. Andaj,vetė tranzicioni nė Kosovė ėshtė nė njė formė apo nė tjetėr, standard. Ne do tė angazhohemi nė impelmentimin e tė gjitha standardeve nė nivel tė kėnaqshėm, nė mėnyrė qė pastaj pas periudhės sė caktuar kohore, institucionet vendore, Kėshilli i Sigurimit dhe Grupi i Kontaktit, tė vlerėsojnė drejt realizimin e kėtyre standardeve dhe tė hapet perspektiva pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statausit tė Kosovės.

    Kosovapress: A mendoni se nė bazė tė kėtyre zhvillimeve mund tė pėrmbushen kėto standarde?

    Thaēi:Partitė politike nė Kosovė duhet tė demokratizohen dhe duhet tė funksionojnė sipas standardeve perėndimore. Sidoqoftė, vlerėsoj se do tė kemi njė realizim tė kėnaqshėm tė kėtyre stadardeve deri nė verėn e vitit 2005, tė cilėn edhe Grosman e ka pėrcaktuar si periudhė tė defenimit tė zgjidhjės pėrfundimtare tė statusit politik tė Kosovės. Megjithatė, edhe unė nė Moratoriumin tim, kisha propozuar pranverėn e vitit 2005.

    Kosovapress: Ju dukeni shumė rrallė nė seancat e Parlamentit. Pse ndodh kjo dhe a ka tė bėjė mė pakėnaqsinė Tuaj me punėn qė bėhet nė Kuvend?

    Thaēi:Ėshtė e vėrtetė se Kuvendi, nuk e kryen punėn qė duhet ta kryej, veēanėrisht kreu i Kuvendit. Unė natyrisht kam angazhim shumėdimensional nė kuadėr tė partisė dhe mė duhet tė orientohem dhe tė menaxhoj punėn nė pjesėn e legjislativit dhe tė ekzekutivit.

    Kosovapress: Kalojmė nė njė ēėshtje tjetėr, sa ndihet mungesa e mikut tuaj Fatmir Limajt nė aktivitetin e PDK-sė, duke pasur parasysh rolin e rėndėsishėm qė kishte ai nė kėtė parti?

    Thaēi:Mungesa e Fatmir Limajt padyshim se ndihet jo vetėm nė PDK, por edhe nė instuticione,por qė ėshtė e lidhur edhe mė perspektivėn e qytetarėve tė vendit. Vlerėsoj se rasti Limaj nuk ėshtė rast individual, ėshtė rast qė lidhet me interesat e pėrgjithshme tė qytetarėve dhe tė Kosovės.

    Kosovapress: Sivjet u zhvillua procesi gjyqėsor kundėr katėr ish-eprorėve tė UĒK-sė sė ZO tė Llapit. Duke marrė parasysh mungesėn e provave pėr fajėsinė e tyre, a mendoni se gjyqėsia ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė e politizuar?

    Thaēi:Nė gjyqėsinė e Kosovės kanė ndodhur deformime tė panevojshme, andaj edhe kanė ndodhur procese jotransparente. Prandaj, nė tė ardhmen e afėrt do tė bėhen pėrmirėsime nė drejtim tė zgjidhjės sė drejtė tė kėtyre ēėshtjeve. Thjeshtė, tė gjithė ata tė burgosur qė gjenden nėpėr burgjet e Kosovės dhe nė Hagė, do tė lirohen.

    Kosovapress: TMK-ja gjatė kėtij viti mori njė varg goditjesh pėrmes suspendimeve tė disa prej eprorėve tė lartė tė saj nga UNMIK-u.Pse ky institucion ėshtė nė shėnjestėr tė njė pjese tė adminsitratės ndėrkombėtare dhe sa do tė reflektohet kjo nė zhvillimin e saj si ushtri e ardhshme e shtetit tė Kosovės?

    Thaēi:Vėrtetė nė TMK kanė ndodhur veprime jotransparente para opinionit kosovar nga ana e UNMIK-ut. Ndoshta, kjo ka tė bėjė me njė paragjykim negativ tė pakuptueshėm pėr ne nga disa ndėrkombėtarė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mirėpo, vlerėsoj se ėshtė duke u treguar edhe paaftėsi e strukturės udhėheqėse tė TMK-sė pėr t’i zgjidhur kėto probleme, qė kėrkojnė tė reagohet nė kohė tė duhur. Megjithatė, jam optimist se TMK-ja e ka tė ardhmen e sigurtė dhe do tė ecim krah pėr krah deri nė zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

    Kosovapress: A mendoni se bashkėsia ndėrkombėtare ka pėr qėllim qė tė spatsrojė TMK-nė nga njerėzit e UĒK-sė?

    Thaēi:Nuk dua tė besojė atė, ashtu siē ju e theksoni. Vazhdimėsia e punės sė TMK-sė ėshtė nė interes edhe tė komunitetit ndėrkombėtar. TMK-ja do tė luaj rolin aktiv nė zhvillimet e Kosovės . TMK si pasardhėse e UĒK-sė ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet pjesė vitale, e denjė, e vlefshme dhe e pacenuar si institucion i Kosovės.

    Kosovapress: Vitin e ardhshėm mbahen zgjedhjet e dyta parlamentare nė Kosovė. Cilat janė gjasat qė PDK-ja t’i fitojė kėto zgjedhje?

    Thaēi:Gjasat janė shumė tė mėdha, dhe PDK-ja do t’i fitojė zgjedhjet e dyta parlamentare dhe do tė bashkėqeverisė me spektrin e dėshmuar kombėtarisht pėr tė pavarėsuar dhe jetėsuar shtetin e Kosovės. Qytetarėt duhet tė besojnė nė PDK-nė, sepse ėshtė partia qė respekton tradicionalen, por njėherit ka orientim perėndomor dhe ėshtė parti qė prek dhe i zgjidhė drejt problemet e qytetarėve. Jam optimist se nė 2004, do tė jemi partia numėr njė.

    Kosovapress: Po tė ishit qytetar i thjesht si do ta vlerėsonit skenėn politike tė Kosovės dhe pėr kė do tė votonit?

    Thaēi:Nė Kosovė nuk ka skenė politike, ka parti qė janė nė procesin e profilizimit politik, por ka edhe prej atyre qė kanė mbetur me mentalitet tė sė kaluarės. Nė kėtė mozaik tė grupimeve tė partive politike, PDK ėshtė parti qė ka ndėrtuar identitetin e vet politik. Te pyetja juaj pėr kė do tė votoja, do tė nisesha nga programi i tyre dhe natyrisht prap do ta gjeja vetėn nė PDK dhe do tė votoja pėt tė.

    Kosovapress: Si e keni ndier vetėn kur e keni ngritur dorėn tė votoni pėr Ibrahim Rugoven pėr kryetar tė Kosovės?

    Thaēi:Unė kam ngritur dorėn pėr institucionet e zgjedhura nė pako nga marrėveshja, e jo pėr individė.

    Kosovapress: Zoti Thaēi, Alenaca pėr Ardhmerinė e Kosovės kohė mė parė ka kėrkuar qė tė miratohet deklarata pėr pavarėsinė e Kosvoės A jeni ju njėri prej pėrkrahėsve tė kėsaj deklarate ?

    Thaēi:Grupi parlamentar i PDK-sė e ka nėshkruar kėtė deklaratė pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosvės, por ky projekt ėshtė bllokuar nga partia shqiptare qė ka numrin mė tė madh tė deputetėve nė parlamentin e Kosvės (LDK-ja ).

    Kosovapress: Zoti Thaēi, po e pėrmbyllim intervistėn tonė ,me njė mesazh Tuajin drejtuar qytaterėve tė Kosovės pėr Festat e Fundmotit?

    Thaēi: Ju uroj tė gjithė qytetarėve tė vendit dhe shqiptarėve kudo qė janė, Festėn e Vitit tė Ri 2004, duke ju dėshiruar realizimin e tė gjitha dėshirave dhe aspiratėn pėr shtetin e Kosovės. / Intervistoi: Lumturie Blakaj/
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dhe nuk di perse me kan dal keto figura neper shkrime???
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #44
    Llapi, perpara se te postosh nje shkrim, kliko poshte tek nje kuti e vogel qe thote:Hiqi fytyrat nga ky mesazh. Ne rast se klikon tek ajo kuti, figurat nuk do te dalin.

    Gezuar

    Redi

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Prishtina zyrtare: Jo planit me 6 pika te Ban Ki Moon te OKB
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 16:03
  2. Sejdiu e Thaēi
    Nga Sabriu nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 10:58
  3. Pala serbe: Kėrkojmė ndarje tė butė nė Kosovė
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 18:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •