Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 44
  1. #31
    ki-ki
    Anėtarėsuar
    30-06-2003
    Vendndodhja
    shteti polar
    Postime
    11
    Zoti Arb

    vetem nje pyetje, jo qe jame perkrahes i thaqit, qfare do te ishin konsekvencat e nje arrestimi te till?
    mos harroni se ai ka nje pekrahje te madhe e ajo eshte arsyja qe ai e ndien veten te sigurt, dhe ajo ishte arsya qe Solana, Steiner dhe Rexhepi nderhyen ne lirimin e ti.
    Njerėzit behet "nacionalista" kur kane frigė, kur pėrgjigjja e vetme ne pyetjen "KUSH MĖ MBRONĖ TASH?" bėhet "POPULLI IM".

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Steineri, Solana dhe qarqet diplomatike kanė intervenuar pėr lirimin e Hashim Thaēit


    Si rrodhi arrestimi dhe mė pas lirimi i kryetarit tė PDK-sė

    PRISHTINĖ, 1 KORRIK (Koha Net) - Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), Hashim Thaēi, ėshtė liruar tė hėnėn pas disa orėve ndalesė nė Aeroportin e Budapestit, pas intervenimit tė shefit tė UNMIKut, Michael Stiener, i cili ka biseduar me zyrtarė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Hungarisė.

    Tė njėjtat burime, duke iu referuar zyrtarėve tė paidentifikuar tė UNMIK-ut, kanė thėnė se pėr lirimin e Thaēit, i cili ka vazhduar udhėtimin pėr nė Paris, kanė intervenuar edhe Ministria e Punėve tė Jashtme franceze, ndėrsa nė konsultime me Qeverinė hungareze ka qenė i pėrfshirė edhe pėrfaqėsuesi i BEsė, Havier Solana.

    Ndėrkohė tė hėnėn nė mbrėmje zėdhėnėsi i shėrbimit kufitar tė Hungarisė, Sandor Orodan, ka thėnė qė ky shėrbim nuk ka arrestuar as ndaluar dikė me emrin Hashim Thaēi.

    “Kėtė mund ta them shumė i vendosur”, ka thėnė zėdhėnėsi i shėrbimit kufitar hungarez dhe ka shtuar se nėse Thaēi ėshtė arrestuar apo ndaluar, atėherė shėrbimi kufitar do tė ishte informuar pėr kėtė.

    Nga ana tjetėr, nė Hungari ka pesė shėrbime sekrete, tė cilat mund ta kenė ndaluar Thaēin. Kryetari i PDK-sė dhe njė nga liderėt e ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ishte nisur nė vizitė zyrtare nė Paris dhe Bruksel, kur ėshtė mbajtur nė Aeroportin e Budapestit.



    Tibunali i Hagės bėn tė ditur se nuk ka nisur hetime pėr Thaēin

    Lideri i PDK-sė, Hashim Thaēi, nuk ėshtė arrestuar me urdhėr tė Tribunalit tė Hagės, ka thėnė zėdhėnėsja e Tribunalit, Florence Harttman.

    “Ai nuk ėshtė arrestuar me fletarrest tonin, por me njė akuzė tė vjetėr tė kohės sė ish-presidentit tė ish-Jugosllavisė, Slobodan Millosheviq, ka thėnė Hartmman.

    Ajo ka thėnė se Thaēi ka udhėtuar jashtė shtetit edhe mė parė, dhe po tė kishte fletarrest pėr tė nga Tribunali i Hagės, ai do tė ishte arrestuar deri tani.

    “Kjo nuk ka lidhje me neve”, ka thėnė disa herė pėrfaqėsuesja e Tribunalit. Nė pyetjen se a mund tė shprehin interesim pėr Thaēin pas arrestimit tė tij, Hartmman ėshtė pėrgjigjur: “S’kam koment. Ne nuk themi se a do tė na pėlqente diēka apo jo”.

    “Do tė shohim sesi do tė reagojė Qeveria e re nė Serbi pėr tė gjithė ngjarjen”, ka thėnė ajo.



    Thaēi ėshtė liruar derisa kėshilltari i Steinerit fliste nė televizion

    Ndėrsa nė Kosovė, Televizioni i Kosovės ka njoftuar tė hėnėn se autoritetet hungareze kanė liruar liderin e PDK-sė, Hashim Thaēin dhe ai ka vazhduar udhėtimin pėr nė Paris.

    Gjatė njė edicioni tė jashtėzakonshėm tė lajmeve, Televizioni nė fjalė ka thėnė se Thaēi ėshtė mbajtur pėr njė kohė tė shkurtėr nė Aeroportin e Budapestit, dhe ėshtė arrestuar nė bazė tė fletarrestit tė lėshuar nga Ministria e Punėve tė Brendshme tė Sėrbisė nė vitin 1993 pėr krime nė Kosovė.

    Autoritetet e reja serbe i kanė dorėzuar Tribunalit tė Hagės nė vitin 2001 dokumentacion rreth krimeve ndaj serbėve nė Kosovė, e cila flet mbi pjesėmarrjen e Thaēit dhe UĒK-sė.

    Duke iu referuar mediave, autoritetet kosovare dhe tė partisė sė Thaēit pėr arrestimit e tij kanė njoftuar liderėt e vendeve tė NATO-s dhe funksionarin e Unionit Evropian, Havier Solana.

    Drejtori i sektorit pėr marrėdhėnieve me publikun nė UNMIK, Simon Haselock, i ka thėnė gjithashtu agjencisė Beta se Thaēi “mund tė jetė” liruar dhe ekzistojnė informacione se ka vazhduar rrugėn pėr nė Paris.

    Autoritetet gjyqėsore tė Serbisė kanė dėnuar nė mungesė Hashim Thaēin nė vitin 1997, me 10 vjet burg pėr pjesėmarrje nė sulm ndaj njė patrulle policore afėr Drenasit (ish-Gllogovc), kur janė vrarė tre policė e shumė tė tjerė janė plagosur.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Sa pėr informin ( tė mos keq informohen forumistėt tjerė ) siē pati cekur njė forumist mė lartė pėr sa i takom kryetarit Rugova ,se Dr. rugova nuk paska qenur gjatė luftės nė Kosovė sipas tij ..

    Dr. Rugova , Idriz Ajeti ishin ata qė as edhe nė aeroprtin e Rinasit nė Tiranė ( kur kthyen nga Rambuja e Francės ) me tė gjitha lutjet e bindjet tė ish-Kryetarit Rexhep Mejdani nuk dualėn as nga aeroplani por vazhduan rrugėn pėr Kosovė .
    Tjetra se Dr. Rugova ishte vėrtet nė Kosovė gjatė kohės sė luftės ,ėshtė provė edhe mbajtja peng e tij familjarisht nga policia sėrbe ( kohė kur Hashimi, Jakupi , Xhaviti ,Rexhep Mejdani ,Klosi nga Hotel Rogneri i Tiranės e shpallėn '' tradhėtar '' .shkau se dėrgoheshte nė beograd nė biseda tė imponueshme nga policia sėrbe .
    Dhe me intervenimin e shteteve perėndimore u transferua pėr Itali .
    Prandaj mos informo njerėzit gabimisht zotri ,se Rugova nuk paska qenur nė Kosovė gjatė luftės .
    Ėshtė fakt qė ktheu nga Italia nė Kosovė ditėt e para tė hyrjes sė NATO-s ( ditėn e tretė nėse nuk gaboj ) ,por pėr ēėshtje sigurie NATO e ktheu prap pėr Itali nga u kthye mandej mbas njė muaji .


    Ti kthehemi Thaēit se pėr atė ėshtė tema .

    Misterioziteti i Thaēit si poltikan !!!!
    1.Kur senatori Amerikan Bob Dol e prite qė tė takohen nė Shkup ,Thaēi lajmėroheshte se ėshtė nė luftė nė Kosovė ,e nė tė vertet ishte nė plazhet e Durėsit ( kjo ėshtė koha kur Bob Dol e emėroi Thaēin si '' njeri misterioz '' .

    2.Kur sekretari Amerikan Collin Powell hyn nė hollet e Ambasadės Amerikane nė Tiranė takon ''rastėsisht'' Thaēin !!!!!.
    Ēudi ,ēka kėrkonte Thaēi mbrenda nė ambasadėn amerikane ,kur ambasadori ka qenur sėbashku me sekretarin Powell jasht nė vizitė protokollare ?!
    Ēdo ambasadė ka Atasheun e vetė ,e puna e atasheut dihet se ēka ėshtė .
    Takim qė e bėnė bujė mediat e Shqipėrisė ,e tė cilin takim nė pres konferencėn nė Prishtinė thaēi vetė e demantoi !!!!

    3. Shkuarja nė skijim nė Slloveni ,nga ku ra nė kurth Fatmir Limaj e nisi pėr Hagė .
    E qė nė rubrikėn e lajme nė TRK-ė nėpėrmjet telefonit Limaj tha qė ėshtė nė Austri me punė protokollare tė rėndėsishme partiake .
    E vėrteta doli ndryshe pas arestimit tė Limės - se ishin nė Slloveni nė skijim dhe ate me vajza Lima me Djellza Kolgeci-n dhe Hashimi e Leonora Jakupi-n .
    Pra vizita protokollare nė Austri sipas Limės ishte fallco dhe qejf mullaqesh .

    4. Para 3-4 muajve paraqiti sihariqin e tij '' moratoriumin '' pa e kėshilluar as me kryesinė e partisė sė tėj ,ku pati edhe disa kundėrshtime e ku Thaēi pėrdori edhe grushat kundėr partiakėve tė tij ,pėr vazhduar me '' moratorium '' .

    5. Para tre ditėsh Hashimi mediave sėrbe tė beogradit iu dha intervistė qė thonte se jam i gatshėm tė shkoj pėr bisedime nė ēdo shtet demokratik si dhe nė beograd.
    Pra Hashimi e bėri beogradin demokratik sa edhe Berlinin, Londrėn apo Washintonin .

    6. Nė tė njetėn ditė ,tė njetave media Hashim Thaēi iu pati thėnė se Prishtina ka pėrpunuar platformėn politike pėr dialog me beogradin .Kur nė tė njtėn ditė partia e tij kėrkonte qė tė mbahet njė mbledhje partish pėr tė formuar ate platformė .Mbledhje ku ka marė pjesė edhe Rexhep Mejdani dhe Sabri Godo dhe Rexhep Qosja pa parti .
    Pra kujdes e shini shprehjet e Hashimit thotė :- Prishtina dhe beogradi e jo Kosova dhe sėrbia . Hashimi thjesht zbret pazarin e dialogon Shqiptaro -sėrb si bisedime bashkiake e jo shtetėrore siē edhe duhet tė trajtohen .

    7. Hashim Thaēi arestohet nė Aeroprtin Hungarez ( gjatė vizitės sė tij tinzake pėr Francė -Paris ) mu nė kohėn kur nė aeroprtin hungarez ka qenur edhe ambasodori francez prezent ,i cili edhe e ka pėrhap lajmin e arestimit tė hashimit .

    8. Hashim Thaēi ėshtė arestuar me urdhėr tė flet arestit mu tė atij shteti qė ai para tre ditėve mu medijave tė po atij shteti -sėrbisė iu tha se sėrbija ėshtė shtet demokratik dhe se do viziton edhe beogradin pėr dialog .

    Tani shtrohet pyetje pėrse Hashim Thaēi ėshtė kaq misterioz me veprimet dhe itenerarin e tij politik ?!

    Pėrse u arestua gjatė udhėtimit tė tij pėr francė nė Hungari e mu nė tė njetėn kohė ndodhi ambasadori francez nė aeroprt ?!
    E dihet fare mirė se Hashimi ka fluturuar edhe herave tjera nė vende tė ndryshme tė europės .

    Kah e mori vesh ambasadori frances se Hashimi mu aty atė orė u burgos ?!

    Pėrse sėrbija tė ndikonte nė arestimin e Hashimit nė Hungari kur Hashimi iu tha mediave sėrbe so do e vizitoj beogradin demokratik pėr bisedime ?!

    Pėrse u bė i njohur protokolli i vizitave tė Hashimit me dipllomatė Francezė nė Francė pas arestimit tė tij nė aeroprtin Hungarez e jo para nisjes ,si ēdo politikan e kryetar partie qė ėshtė ?!

    E sa pėr diskutantin e fundit ,se Hashimi ka shum simpatizantė . Mund tė them edhe milloshi , sadami, stalini , hitleri , franko, markos, pinoēe dikur kishin dhe kanė akoma simpatizantė .Por drejtėsia nuk pyet pėr numra e shifra sa ke mbas ,por pėr vepra e akte pėr tė cilat duhet pėrgjigjur ,jo vetėm hashimi por siecili nė kėnd dyshon DREJTĖSIA .

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Te lumte per mesazhin e mesiperm o DriniM!

    Zeri juaj si dhe shume te tjereve ketu eshte i drejte. E gjithe ajo qe pershkruani nuk mund te kundershtohet.

    Ata te cilet mendojne se kemi njerezit kane harruar se cfare ka ndodhur saktesisht, posaqerisht keto 5 vitet e fundit jane krejtesisht te gabuar.

    Ata te gjithe jane te persona te ligj, qe frika i ka bere dicka tjeter. Ata tingellojne ndryshe, dikush tjeter flet per ta.

    Ti pergezoj per pershkrime aq te shkrurta dhe te qarta rreth "Figues Misterioze" te Z.Thaqit. Se paku ata qe duan te lexojne te verteten, ajo gjendet ne monitorin e tyre.

    Edhe nje here te lumte per zerin tend kaq kombetar!

    Me gezon fakti se ne mesin tone kemi anetar si JU!



    Ja se si Bajrush Morina shprehet rreth gadishmerise se Z. Thaqit per te shkuar ne Beograd:



    Hashim Thaēi Ėshtė I Gatshėm Tė Shkojė Nė Beograd!

    E besueshme dhe shumė e vėrtetė

    Lideri i PDK-sė Hashim Thaēi ka kohė qė ėshtė duke notuar pa duar e pa kokė nė detin e trazuaar tė politikės nė Kosovė dhe jasht saj.

    I paqėndrueshėm nė kėmbėt e veta, i mėsuar qė gjithmonė tė ecė dorė pėr dore me dikė afėr tij, i etshėm qė tė dalė i pari por, i pasigurt se do t'ia arrijė qėllimit, Hashim Thaēi ka hyrė edhe nė luftė edhe nė politikė me kėto veti sa karieriste aq edhe disfatiste.

    Ai edhe nė luftė nuk ka hyrė i pari, por me tė hyrė nė Kosovė ai ka shprehur ambiciet e tij qė tė jetė nė krye tė "komandės ushtarake".

    Kėtij qėllimi ia ka arritur deri diku, por jo aq me "grykėn e pushkės" se me "lėkurėn e gjarprit".

    Ai nuk mbahet mend se ka marrė pjesė nė ndonjė betejė tė lavdishme tė UĒK-sė, por nė mėnyrė "gjarpėrore" ka depėrtuar nė hierarkinė politike tė UĒK-sė.

    Falė kėtyre aftėsive tė tij depėrtuese e mbi tė gjitha falė servilitetit tė disa "baballarėve tė kombit" qė sot kanė "vdekur" politikisht, ai madje bėhėt faktor i madh edhe nė bisedimet nė Rambuje.

    Pas Rambujes do tė strehohet nė njė nga hotelet luksoze tė Tiranės e pas pėrfundimit tė luftės, "triumfalisht" do tė kthehet nė Prishtinė si "kryeminister".


    "Gjarpri" i rrezikshėm i luftės dhe "dhelpėra e butė" e politikės!

    Por, "hija e zezė" e veprimeve tė tij gjatė kohės sė luftės, do tė jetė njė gur i rėndė i varur nė qafėn e tij. Herė pas here do tė notojė i pari, por shpeshherė do tė zhytet edhe nė fund tė detit.

    Gjithmonė do tė gjendet qė dikush ta shpėtojė nga fundosja. Duke qenė i rrezikuar gjithmonė nga "guri i varur" nė qafėn e tij dhe duke e ndier peshėn e rėndė tė tij, ai do tė bėjė skandale politike qė as vetė nuk do t'i ketė paramenduar. Nė vjeshtėn e vitit 1999, do tė puthet me atin Sava nė qendėr tė Prishtinės, do tė "zhduket pėr pushime dimėrore" nė fund tė vitit 2001, do t'i humbė tė gjitha zgjedhjet e pasluftės nė Kosovė, nuk do tė realizojė ėndrrėn e tij tė flaktė qė tė bėhėt kryeministėr i Kosovės, dhe nė fillim tė kėtij viti, do "tė tradhėtojė" mikun e tij mė tė ngushtė tė luftės e tė politikės, Fatmir Limajn, duke e pėrcjellė atė nė Gjykatėn e Hagės dhe duke u kthyer vetė me "gjysmė shpirti" nė Prishtinė.

    Tribunali i Hagės, do t'ia rėndojė edhe mė shumė barrėn "nė qafėn e tij politike" dhe kėshtu Hashim Thaēi, dikur i njohur si "gjarpri" i luftės do tė shndėrrohet nė "dhelprėn e butė politike". Ai do t'ia shtrijė dorėn ēdo armiku tė deridjeshėm, tė cilit mė parė ia kishte kthyer tytėn e pushkės.

    Do tė jetė i vetmi lider politik i cili do tė aranzhojė biseda me pėrfaqėsues tė koalicionit minoritar serb "Kthimi" pėr formimin e institucioneve tė Kosovės, dhe do tė jetė i vetmi politikan nga Kosova qė do tė mbajė takime tė fshehta me zyrtarėt e lartė tė regjimit "demokratik" tė Beogradit.


    "Moratoriumi" i vdekur dhe gatishmėria publike pėr tė udhėtuar nė Beograd!

    Meqė nė ndėrkohė e pa se loja me letrėn, tė ashtuquajtur "moratorium" pėr statusin e Kosovės, iu dogj nė dorė, Thaēi kėto ditė nxori nga xhepi edhe njė "letėr xhoker" dhe pėrsėri hyri nė lojėn politike tė Kosovės dhe pėr Kosovėn.

    Kėshtu nė serinė e shpikjeve tė "ideve politike" dhe nė vazhdėn e zhgėnjimeve "patriotike", lideri i PDK-sė Hashim Thaēi publikoi para medjeve serbe edhe propozimin, dėshirėn dhe gatishmėrinė e tij pėr tė shkuar nė Beograd pėr bisedime me palėn serbe.

    "Jam i gatshėm tė vij nė Beograd", janė disa prej deklaratave "tė guximshme" tė Hashim Thaēit qė ai nxori nga goja para gazetarėve tė medjave nga Beogradi.

    Lideri i PDK-sė pėrsėri shpalosi ambiciet e tij tė sėmura pėr tė "faktorizuar" veten mė shumnėsesa qė vlen dhe mė shumė sesa qė ka kompetenca.

    Nė stilin e tij "gjarpėror" ai pėrsėri anashkalon institucionet e Kosovės, pėr faktin se nuk ka asnjė pozitė dhe rol institucional nė Kosovė, dhe deklaron se gjoja "Prishtina (pra ai e heq veten si pėrfaqėsues zyrtar i Prishtinės!!!) tashmė ka hartuar propozimin e platformės pėr bisedime me Beogradin", nė ndėrkohė qė deputetėt e partisė sė tij kanė kėrkuar qė nė Kuvendin e Kosovės tė hartohet platforma pėr kėto bisedime.

    Pra, Thaēi me kėtė deklaratė, pos qė bėn pėrpjekje pėr tė injoruar pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė institucioneve tė Kosovės, i lė me gishta nė gojė edhe vetė deputetėt e partisė sė tij tė cilėt kėrkojnė qė platforma pėr bisedime me Beogradin tė hartohet nė Kuvendin e Kosovės.

    Por, kjo nuk ėshtė vetėm njėra anė e "gafės" politike tė liderit tė PDK-sė Hashim Thaēit.

    I lodhur nga pesha e rėndė e "gurit nė qafė" e mbi tė gjitha duke e pasur "bishtin" e nxėnė me derė, H. Thaēi pos qė ka shprehur dėshirėn e tij qė tė vizitojė Beogradin, ka nxjerrė nga goja dy konstatimet mė nėnēmuese jo vetėm pėr emrin e tij, por edhe pėr gjithė Kosovėn.

    Ai me gojėn e tij Serbinė e lavdėron si "vend demokratik" ku ėshtė i gatshėm tė udhėtojė, dhe Beogradin e nxjerr si faktorin vendimtar pėr vendosjen e ēėshtjes sė Kosovės.

    Pra Thaēi mendon se Beogradi ėshtė vendi ku duhet tė fillojnė bisedimet pėr statusin e Kosovės, dhe Serbinė e cilėson si "vend demokratik".

    Kjo ėshtė gjuha mė e helmuar qė ndonjėherė ka nxjerrė nga goja "gjarpri" i djeshėm i rrezikshėm i kohės sė luftės dhe "dhelpra e butė" e politikės sė Kosovės me emrin Hashim Thaēi.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #35
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Njė episod qė nuk duhet tė ndodhte



    NASER MIFTARI
    Hungaria, ky vend pa dalje nė det, definitivisht nuk e meriton tė bėhet anėtare e BE-sė! Serbia, jo se jo. Kėta tė parėt, edhe po bėhen gati qė tė futen nė BE edhe i kanė tė dhėnat e moēme kompjuterike nėpėr doganat e veta... Tė dytėt, edhe po trumbetojnė se janė pėr dialog, edhe se janė pėr Evropė, e nėpėr xhepa ende i kanė bllokshėnimet e kohėve tė paraluftės tė Slobodan Milosheviqit. E kėto argumente mbase do tė ishin humor i mirė, po tė mos ishin tė vėrteta! Pėr pak orė, tė hėnėn, autoritetet hungareze kanė arrestuar Hashim Thaēin, ish-shef i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. E tėra kjo ka ndodhur nė ditėn kur Michael Steineri zyrtarisht ka pėrfunduar punėn si kryeadministrator, e ka mbetur t’i paketojė valixhet dhe po bėhet gati tė largohet nga Kosova, derisa Hashim Thaēi ishte mėsyrė pėr t’u takuar me francezėt nė Paris dhe Javier Solanėn nė Bruksel, e ka mbetur t’i thotė po ose jo Momēilo Trajkoviqit qė tani pret tė vijė nė bisedime nė sheshin “Nėnė Tereza” nė Prishtinė. E tėrė ky skandal u pashit shpejt nga Javier Solana, Michael Steineri, dhe francezėt. Nė anėn tjetėr, serbėt, pa pėrjashtim, janė duke thėnė se kjo punė nuk ishte nė duar tė tyre. Pra, hungarezėt, e paskan arrestuar shefin e UĒK-sė me fletarrest tė moēėm qė ka ndenjur diku nė sirtarėt e aeroportit, dhe kushedi si i ėshtė kujtuar ndonjė doganieri hungarez qė tė hipė gradėn e tij, e papritmas ka parė Hashim Thaēin nė aeroport! Para dy tre vjetėsh mė kujtohet se po kėta hungarezė janė akuzuar se s’kanė bėrė gjė derisa Ratko Mladiq ka ngrėnė e ka pirė nė njė vend publik, nė njė restorant luksoz tė Budapestit. Mė pas kėto tė gjitha dolėn gjoja tė fryra nga mediat. Po ec e beso mė... Paksa si e ngarkuar kjo mesele pėr tėrė shqiptarėt, apo jo! Sikur ta kishim ne nė duar, gjėrat do tė ishin ndryshe nė Beograd, ka thėnė tė martėn Zoran Zhivkoviqi. E sesi do tė ishin ndryshe kėtė me gjasė e di vetėm ai, Ēoviqi dhe Co. Ne vetėm mund ta paramendojmė ose ta rikujtojmė. Kur Hashim Thaēi ėshtė nisur pėr nė Paris njėsoj, pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Rambuillet-it katėr vjet mė parė, e di qė njė polic serb, dhe disa tė tjerė kanė qenė pranė kur Hashim Thaēi ka hipur nė aeroplan pėr nė Paris nga Aeroporti i Prishtinės. As policėt e Slobodan Milosheviqit atėherė nuk kanė ndėrmarrė asgjė dhe e kanė lėnė “Gjarpėrin” qė tė futej nė avion. E kjo mesele tani ėshtė paksa si e ngarkuar pėr tėrė shqiptarėt. Fakti se Zhivkoviqi flet kėshtu e nxjerr atė nė dritė edhe mė tė keqe, sesa qė ka qenė Milosheviqi nė kohėn e tij. A do tė thotė kjo se gjėrat nuk kanė ndėrruar aspak qyshkur ka shkuar Milosheviqi. Natyrisht, jo. Porse serbėt mbeten shantazhierė par exellance nė raport me Kosovėn, madje edhe nė bashkėpunim me disa tė bashkėsisė ndėrkombėtare, kjo po, gjithsesi. Tri ditė para se tė arrestohej Thaēi ka dalė publikisht dhe u ka thėnė mediave tė Beogradit se do tė pranonte tė shkojė edhe nė Beograd pėr dialog me serbėt. E serbėt duhet ta kenė tė qartė se nuk ėshtė mė viti 1999. Nė pėrgjithėsi ky vend nuk ka nevojė qė tė ballafaqohet me ēėshtje tė tilla. Pas vitit 1999 tė gjitha kėto tashmė duken tė tejkaluara. Nuk e di pse duhet ta durojmė edhe kėtė gjė qė ta arrestojnė Hashim Thaēin hungarezėt, me njė fletarrest tė 1993-tės tė serbėve. Mendoj se hungarezėt ia kanė pėr borxh komunitetit ndėrkombėtar njė sqarim pėr kėtė gjė, serbėt po ashtu. Sidomos tani qė kėta tanėt kanė shkuar deri atje sa i kanė ftuar edhe me shkrim nė letėr tė gjithė serbėt dhe tjerėt qė duan tė kthehen, qė tė kthehen nė Kosovė.

    nmiftari@kohaditore.com
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Postuar mė parė nga arton_swe
    Zoti Arb

    vetem nje pyetje, jo qe jame perkrahes i thaqit, qfare do te ishin konsekvencat e nje arrestimi te till?
    mos harroni se ai ka nje pekrahje te madhe e ajo eshte arsyja qe ai e ndien veten te sigurt, dhe ajo ishte arsya qe Solana, Steiner dhe Rexhepi nderhyen ne lirimin e ti.
    Na mbetet te shihet se cfare do te rrjedhoj pas nje arrestimi te ketille te Z. Thaqi.

    Por, nje gje eshte fare e qarte se prej tij fare rrale mund te shohim dicka pozitive per Kosoven. Cdo levizje e tij eshte plot pikepyetje dhe ben te dyshohs ne ate qe punon ai.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Arrestimi si perjashtim nga bisedimet
    Nga Mentor Nazarko/ Disa dite pas arrestimit dhe lirimit te shpejte te Hashim Thacit, njerit nga figurat kryesore te politikes kosovare, politika serbe vazhdon te zhurmoje rreth ketij fakti nepermjet deklaratave kriminalizuese per te. Shquhet ministri i Drejtesise Batic, por jane afishuar edhe te tjere si zevendeskryeministri Covic dhe shefi i tij Zhivkovic. Madje drejtuesit serbe pas veprave, - ata kane dorezuar nje dosje te madhe per Thacin ne Hage, duket sikur po i bejne presion Gjykates Nderkombetare per krimet luftes ne ish-Jugosllavi per ta perfshire kreun politik te UCK-se ne listen e te akuzuarve.

    Ka nje moment qe duhet gjykuar ne qendrimin e shtetit hungarez qe tregon nje mungese te qarte largpamesie, qe ekzekutoi nje kerkese arresti te autoriteteve serbe te vitit 1993, ndersa ne 1999, Hungaria ofroi hapesiren ajrore per bombardimin e Serbise se Milloshevicit dhe dergoi trupa madje ne Kosove. Veprimi hungarez eshte pa precedent, sakohe qe kryhet ndaj nje figure me imunitet politik, te njohur per rajonin ku Hungaria gjendet mjaft afer dhe e perfshire madje per shkak te Vojvodines (do ta pranonim ekzekutimin e urdherit, ta zeme nga Indonezia). Veprimi eshte deshmi miopie politike, apo edhe burokracie te ngurte ne rastin me te mire. Perkunder ketij veprimi shqiptaret u treguan mjaft te matur, nuk reaguan ndaj misionit ushtarak hungarez te pranishem ne Kosove, dhe nuk ben ndonje gje tjeter, gje qe deshmon pjekuri dhe tolerance politike te larte te shqiptareve . Por ajo qe te ben pershtypje jane aresyet e mundshme te ketij gjallerimi serb te koheve te fundit kunder Thacit. Pse themi gjallerim te koheve te fundit, ne kohen kur arresti datohej ne vitin 1993?

    Sepse eshte e veshtire te besohet se policia hungareze po ekzekutonte nje urdher arrest te asaj kohe qe nuk ishte rifreskuar. Per aresyen e thjeshte se Thaci duhet te kete udhetuar edhe here te tjera nga Hungaria dhe nuk ka patur probleme, ashtu si edhe ne aeroporte te tjera lindore dhe perendimore. Ne favor te rifreskimit te urdherit te arrestit, apo rikonfirmimit te tij prej autoriteteve aktuale serbe, vjen edhe qendrimi i Beogradit, i cili defteu se do te deshironte shume qe ai te dergohej ne Serbi, madje me mire ne Hage, duke pergenjeshtruar rolin e vet ne lirimin e Thacit. Pra te gjithe elementet ne qendrimin e Beogradit zyrtar bejne te mendosh ne nje aktivizim aktual te tyren me synim kriminalizimin e Thacit. Pse ky aktivizim i cili i prin pak ne kohe mundesise se hapjes se negociatave Serbi- Kosove?

    Aresyeja me e mundshme qe i lidh keto ngjarje duket eshte nje perpjekje per te perzgjedhur bashkebiseduesit ne tryeze, duke perjashtuar Thacin si i kriminalizuar ne luften ndaj shtetit serb, madje ministri i Drejtesise e konsideroi ate jo metaforikisht si "kriminelin me te madh te luftes ne Europe, pas Luftes se Dyte Boterore?!". Eshte e vertete se bisedimet shqiptaro-serbe do te fillojne per ceshtje jo politike, por ata do te pasohen shume shpejt nga ato politiket, sic duket nga aktivizimi i Solanes qe u takua me Thacin pas arrestimit, ne kuader te ketyre bisedimeve. Madje edhe hyrja e Kosoves ne nje kurs zhvillimesh politike intensive duket edhe nga vetoja e Kofi Ananit per emerimin ne vend te Shtajnerit te italianit Armelini, si nje personalitet me profil te ulet politik.

    Nese eshte kjo aresyeja, - tjeter nuk duket, - atehere ky qendrim i autoriteteve serbe duhet mbajtur shenim si ndryshim kursi edhe ne raport me ish-Kryeministrin serb te vrare Zoran Xhinxhic, i cili e shihte Thacin si interlokutor me autoritet ne Kosove, duke shprehur gatishmerine per t'u takuar me te, madje kishte pergatitje sekrete per takime midis te dyve.

    Edhe nese do ta shikoje me ngushte ngjarjen, alibia e autoriteteve serbe, se u nevojitet ky qendrim i ashper ndaj Thacit ne planin e brendshem per te qetesuar kundershtite popullore ndaj bisedimeve, prape tregon shenje dobesie. Kjo sa kohe qe argumentet e perdorura per te goditur Thacin jane teper te vjeter, te tejkaluar dhe deshmojne se midis administrates se vjeter te Milloshevicit dhe kesaj te rese se kundershtareve te tij nuk ka shume ndryshime ne gjykimin e zhvillimeve ne Kosove dhe protagonisteve te tyre. Kjo eshte nje kosto goxha e larte per imazhin politik te tyre ne planin nderkombetar.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    HAGE (5 Korrik) - Gjykata e Hagės nuk mund tė ngrejė asnjė akuzė kundėr Hashim Thaēit apo ish-liderėve tė tjerė tė UĒK-sė. Lajmin e bėri tė ditur dje zėdhėnėsja e Gjykatės sė Hagės, Florence Hartman, sipas agjencisė sė lajmeve MIA. Kjo ishte edhe kundėrpėrgjigjja e Hagės ndaj deklaratės sė Beogradit, sipas sė cilės nė gjykatėn ndėrkombėtare janė paraqitur tė gjitha provat kundėr Hashim Thaēit dhe ish-liderėve tė tjerė tė UĒK-sė. Ministri serbomalazez i Drejtėsisė, Vladan Batiē, deklaroi para dy ditėsh se i ka paraqitur kėsaj gjykate rreth 40.000 faqe me prova qė shėrbejnė pėr tė ngritur akuza ndaj Thaēit. Fill pas kėsaj, zėdhėnėsja e Gjy-katės sė Hagės deklaroi se materiali dėshmues, i cili ka tė bėjė me pje-sėtarėt e Ushtrisė Ēlirimare tė Kosovės nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr tė ngritur akuza kundėr ish-liderėve tė UĒK-sė. "Nuk mund tė ngremė akuza kundėr cilitdo prej ish-liderėve tė UĒK-sė me anė tė kėtij materiali, pasi nuk ka prova tė qarta", tha Hartman. Sipas saj, Gjykata Ndėrkombėtare pėr krime lufte pėr ish-Jugosllavinė do t'i pėrfundojė tė gjitha hetimet lidhur me konfliktet nė Ballkan deri nė vitin 2004. Por pas kėsaj deklarate tė fundit Hagės, ka mbėrritur reagimi i Serbisė. Ministri i drejtėsisė, Vlladin Batiē, deklaroi dje nė mbrėmje se gjykata serbe do ta gjykojė nė mungesė ish-liderin e UĒK-sė, Hashim Thaēi. Ai mėsohet se do tė gjykohet pėr krime tė kryera kundėr serbėve etnikė gjatė konfliktit tė vitit 1998-1999 dxh/dxh (BalkanW
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #39
    TIRANE (5 Korrik) - Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės Hashim Thaēi nė njė interviste ekskluzive pėr News24, theksoi se ka ardhur koha pėr dialog e bashkėpunim me Serbinė, pėr tė zbatuar reformat e pėr t'u bėrė sa mė parė pjesė e familjes sė madhe europiane.

    -"Unė mendoj se nuk ėshtė momenti pėr gjyqe dhe pėr tė penalizuar pesonalitetet publike. Tani ne duhet tė zbatojmė standartet qė na kanė vėnė si detyrė ndėrkombėtarėt", u shpreh Thaēi.

    Lideri i PDK, u bėri thirrje tė gjithė tė zhvendosurve minoritarė qė tė kthehen nė Kosovė, pasi ata janė banorė tė kėtij vend dhe duhet te marrin pjesė nė procesin e integrimit.

    -"Isha unė qė e iniciova kėtė thirrje dhe te gjithe te zhvendosurve u ofrohet bashkėpunim dhe mikritje, pasi ne duam tė ndėrtojmė njė vend shumėetnik. Me kėtė rast pėrgėzoj tė gjithė liderėt kosovarė qe e mbeshteten thirrjen", u shpreh Thaēi.

    Nga ana tjetėr ish-komandanti i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, sqaroi se ndalimi qė iu bė gjatė udhėtimit tė tij pėr nė Paris ishte nė bazė tė njė urdhėr-arresti tė nxjerrė nė kohėn kur Millosheviē ishte nė pushtet, por e rifuqizuar nga kreu tjetėr i shtetit Vojisllav Koshtunica.Me kete rast Thaēi falenderoi kryeministrin Fatos Nano, ministrin e Jashtem Ilir Meta, kryeadministratorin Shtajner, si dhe qeverine hungareze qe mundesuan lirimin e tij. dxh/anjo (News24/Balkanweb)

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaēi: Me Kornizė Kushtetuese nuk ndėrtohet shteti i Kosovės






    Prishtinė, 30 dhjetor (Kosovapress) Time: 18 : 00

    Lideri i Partisė Demokratike tė Kosovės, HashimThaēi, nė njė intervistė ekskluzive dhėnė Kosovapressit, ka bėrė tė qartė se pengesė kryesore pėr shtyrjen e proceseve politike pėrpara ėshtė bėrė Korniza Kushtetuese, sepse, siē ėshtė shprehur ai, me Kornizė Kushtetuese nuk mund tė ndėrtohet shteti i Kosovės. Gjithashtu, Thaēi shpreh pakėnaqėsinė pėr punėn e Kuvendit tė Kosovės dhe kreut tė Parlamentit. Numri njė i PDK-sė rikujton se partia mė e madhe nė pushtet- LDK-ja e ka bllokuar procesin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Thaēi flet pėr procesin e bisedimeve, pėr standardet, pėr paaftėsinė e strukturės udhėheqėse tė TMK-sė pėr t’i zgjidhur problemet. Ai shprehet se i mungon miku i tij i ngushtė, Fatmir Limaj. Ndėrkohė, lideri i PDK-sė ėshtė shprehur optimist se nė zgjedhjet e ardhshme partia qė drejton ai, do t’i fitojė zgjedhjet.

    Kosovapress: Zoti Thaēi, a mendoni se gjatė kėtij viti janė realizuar objektivat e institucioneve tė Kosovės dhe tė partisė qė drejtoni Ju?

    Thaēionsideroj se objektivat e Qeverisė sė Kosovės janė realizuar relativisht nė nivelin e kėnaqshėm. Mirėpo, mendoj se do tė kemi progres edhe mė tė madh nė vitin 2004.

    Vlerėsoj se angazhimi mė i pėrgjegjshėm i bartėsve tė ministrive, por edhe kryeminstrit dhe spektirit politik, do tė determinojnė pėrshepjtimin e zgjidhjes sė shumė problemeve tė qytetarėve.

    Ndryshe, Presidenca ėshtė marrė thjesht me sjellje simbolike nė skenėn politike kosovare, ndėrsa Kuvendi i Kosovės, ėshtė munduar qė tė zbusė vakumin e legjislacionit nė Kosovė.

    Ndėrkaq, mendoj se Qeveria e Kosovės ka qenė njė nga institucionet mė aktive nė zgjidhjen e shumė probleme. Nga ana tjetėr, PDK-ja ėshtė duke e luajtuar rolin e vet bashkėudhėheqės nė institucionet e vendit.

    Kosovapress: PDK-ja, ėshtė nė bashkėqeverisje dhe udhėheq Qeverinė e Kosovės. Sa mendoni qė kjo Qeveri, arriti t’i realizojė synimet e saj, marrė parasysh kompetencat e kufizuara dhe mungesen e disa ministrive ?

    Thaēi: Askush mos tė mendoj se mund t’i realizojė objektivat e parashtruara nga partitė politike nė Qeverinė e Kosovės, pėrderisa ėshtė nė fuqi Korniza Kushtetuese e Kosovės.

    Vlerėsoj se qysh tani duhet menduar pėr ndėrtimin e bazės sė qėndrueshme legale, pėr funksioninmin normal tė institucioneve tė Kosovės pėr ndėrtimin e shtetit tė Kosovės, sepse me Kornizė Kushtetuese nuk ndėrtohet shteti i Kosovės.

    Kosovapress: A mendoni se ishte gabim pranimi i formulės sė bashkėqeverisjes dhe sa do tė mund t’i shtynte proceset pėrpara sikur PDK-ja tė mbetej nė opozitė?

    Thaēi:Nė asnjė mėnyrė nuk ka qenė gabim hyrja nė bashkėqeverisje, ngase kjo ka qenė fillimisht nė interes tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės dhe tė vendit. Ne kemi ndėrtuar njė bazė tė mirė tė funksionimit stabil dhe efektiv tė institucioneve qė do tė jetė si kusht i domosdoshėm pėr zgjidhjen e drejt tė statusit politik tė vendit. Kėshtu, PDK-ja, vazhdon tė avansojė politikėn e vet bashkėndėrtuese dhe bashkėqeverisėse nė Kosovė.

    Kosovapress: Ju nuk shkuat nė takimin e parė nė Vjenė, ndėrkohė qė Qeveria mė vonė pranoi formimin e grupeve punues pėr dialogun me Beogradin. Si e komentoni kėtė dhe sa do tė jetė i frytshėm dialogu?

    Thaēi:Nė Vjenė ka ndodhur njė pėrfaqėsim i dy zyrtarėve tė kreut tė LDK-sė, me pėrfaqėsuesit e Serbisė. Gjithashtu, nė Vjenė nuk ėshtė biseduar pėr ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės. Ndėrsa, nė takimin e dytė tė Vjenės qė ndodhi para disa kohe ėshtė biseduar vetėm pėr pavarėsinė e Kosovės.

    Kosovapress: Ēka pritini Ju konkretisht nga ky dialog?

    Thaēi:Ne jemi nė favor tė dialogut me tė gjithė fqinjėt, por njė dialog qė ėshtė nė interes reciprok, duke respektuar kėtu vazhdimisht interesat e qytetarėve tė Kosovės nga pėrfaqėsuesit e vendit.
    -------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 31-12-2003 mė 17:07
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prishtina zyrtare: Jo planit me 6 pika te Ban Ki Moon te OKB
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 16:03
  2. Sejdiu e Thaēi
    Nga Sabriu nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 10:58
  3. Pala serbe: Kėrkojmė ndarje tė butė nė Kosovė
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 18:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •