Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 44
  1. #21
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    O ark, RUAN DHE RRUAN nuk jane gabime drejtshkrimore por dy fjale te ndryshme. Shembull:

    1) Roja ruan depon.
    2) Roja rruan mjekren.

    Ndersa ajo shprehja; frika ruan (mbron) krimet, eshte pa kuptim. Ngaqe ka me shume se nje.
    Shprehja origjinale eshte: "FRIKA RUAN VRESHTIN, e jo vreshtari."

  2. #22
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Rakku megjithese jashte teme po te kujtoj se kur ishte lufta ne Kosove i vetmi lider politik qe nuk e braktisi ate ishte Rugova nderkohe qe te tjeret ia mbathen te maskuar si gra e pleq.

    Hashim Thaci nuk ishte maleve te Kosoves por vilave rezidenciale te Shqiperise prej nga veteshpallej kryeminister. Megjithate nese ka luftuar apo ka dhene kontribut ne lufte askush nuk kerkon t'ia hedhe poshte por sigurisht qe veprimet e tjera te tij para, gjate apo pas luftes nuk mund te justifikohen, harrohen, apo anashkalohen vetem me llogjiken se ka luftuar sepse ne me shume se kushdo tjeter e dime sa na kushtoi nje llogjike e tille .... 50 vjet diktature. Kosoves sot mund t'i kushtoje rendin dhe stabilitetin dhe per rrjedhim pavaresine.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te arrestosh nje Shqiptar te Kosoves duke u nisur nga nje urdher ose liste e perpiluar nga Milloshevici do te thote se Policia Hungareze eshte ajo qe ka qene ..pjese e Policise Bolshevike shoviniste e Lindjes Sllavo-staliniste.

    Kjo Tregon qe Shqiperia (meqense Kosova nuk ka diplomaci zyrtare me shtete te vecanta) nuk ka asnji relacion pozitiv me Shtetin hungarez dhe se mardheniet mes ketyre shteteve e popujve jane xerro.

    Kjo i ngjan aktit te turpshem qe beri Qeveria e Meks-Koplikut kur perzuri Leka Zogun athere nga Tirana.

    Malevi hungarez u a shiste biletat e aeroplanit Stalinistave Shqiptar te para 1990 me cmime qesharake...2000- 3000 leke..

    Sapo Populli Shqiptar mori LIRINE mbas 1991-ishit biletat e Malevi-t u bene per shqiptarin fukara 400 000 - 500 000 leke.

    Keta jane Shteti Hungarez.


    Sa per Thaqin or ti Raku-shi ai i ka lene shum nena Shqiptare te vrara sepse ju a ka vrare driten e Syrit.

    Ai personalisht ka organizuar vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe te Tahir Zemes.

    Ku po shkonte THAQI?

    Kush e dinte ne Kosove se Thaqi shkon drejt Parisit...?

    Ne emer te kujt shkon ai ne Paris?

    A e di Thaqi se nuk eshte i autorizuar nga Populli i Kosoves te beje diplomaci e negociata me te huajt ??

    Pra "arrestimi" i inskenuar ne Budapest e zbuloi Thaqin Misterioz se po shkonte ne Paris.

    Si athere kur ne Slloveni u arrestua LIMA zbulua se Thaqi po bridhte me dashnoret ne Hotelet e Skijimit edhe tash i doli horlliku Hashimit.


    DACI duhej ne kte rast te ngrihej ne Parlament e te pyeste Xhavit Deputetin...
    Ku po shkon deputet Thaqi o Halit?

    Ne si parlament nuk e kemi caktuar ate te startoje negociata e zhvilloje lojra me Beogradin e Boten..


    Por DACI nuk eshte ne Rregull.

    Te shohim.

    ...

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Postuar mė parė nga ornament
    O ark, RUAN DHE RRUAN nuk jane gabime drejtshkrimore por dy fjale te ndryshme. Shembull:

    1) Roja ruan depon.
    2) Roja rruan mjekren.

    Ndersa ajo shprehja; frika ruan (mbron) krimet, eshte pa kuptim. Ngaqe ka me shume se nje.
    Shprehja origjinale eshte: "FRIKA RUAN VRESHTIN, e jo vreshtari."
    Ornament,

    E kuptova qe nuk ka asgje te bej me gabime drejtshkrimore, per ate edhe kam perdorur thonjezat. Nuk besoj se me ka ardhur puna te marr nje Ligjerate te Gramatikes se Gjuhes Shqipe nga ju ketu ne forum. Sido qe te jete, ke provuar te shpjegosh dicka.

    Nuk e di pse i jep aq rendesi shprehjes ne fjale, e nuk merresh me teper me ate provohet te thuhet rreth temes.

    Nuk besoj se shprehja ne fund te mesazhit te mesiperm, ben te mundshme qe "trendafili" te mos quhet me trendafil.

    Nese keni ndonje koment me te qarte rreth temes ne fjale, urdhero dhe shkruaje, ne te kunderten nuk ja vlen te merresh me hollesira te atilla.

    Te pershendes!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anėtarėsuar
    31-10-2002
    Postime
    67
    Ne Hage eshte duke u shkruajtur historia e Ballkanit. Nga keto ngjarje do te shkruhen librat e historise qe bota do i lexoj pas 100 vjetve. Ju qe e quani veten nacionalista, mos ju gezoni mundesive qe shqiptaret sa me shpejt te shkojne ne Hage. Kjo do te thote qe shqiptaret do te jene ne nje nivel me serbet. Mund te ja numroni te gjitha mangesite qe i ka Thaci si politikan, por jo ti gezoheni lajmit per arrestimin e tij.

    Eshte e vertete qe Thaci po ben gabime trashanike koheve te fundit. Mund te gjenden menyra te ndryshme per largimin e tij dhe shume te tjereve nga skena politike, por shkuarja e tij ne Hage nuk do te zgjedhe asnje problem. Ka shume Hashima te tjere qe do ta mbajne pozicionin e njejte si te Thacit. Sic e merrni me mend, nuk do kete vend ne Hage per te gjithe. Kosova nuk do te sheh ndonje te mire nese Thaci dhe disa lidere te tjere gjinden prapa grilave.

    Eshte koha per ndryshime rrenjesore. Nuk ma merr mendja qe nese Thaci apo dikush tjeter shkon ne Hage do ti sjell keto ndryshime. Keto ndryshime do te ndodhin me ndryshimin e mentalitetit te njerezve. Atehere kur kosovaret vendosin ta zgjedhin presidentin e deputetet ne baze te aftesive te tyre politiko-profesionale, e jo ne baze te karakteristikave personale e rezultateve gjate luftes, do te shohim nje perparim.







    Postuar mė parė nga Orku
    Rakku megjithese jashte teme po te kujtoj se kur ishte lufta ne Kosove i vetmi lider politik qe nuk e braktisi ate ishte Rugova nderkohe qe te tjeret ia mbathen te maskuar si gra e pleq.
    Vetem sa per informate, Rugova jo qe nuk ka qene ne Kosove gjate luftes, por eshte kthyer ne Kosove nje muaj pas perfundimit te luftes.
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  6. #26
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    O.K.
    mqns HASHIM THACI qenka kaq i panevojshem per ceshtjen kosovare; perse JAMES RUBIN, mbante lidhje te ngushta me te?!
    dy; pse takohet ne ambasaden amerikane privatisht me COLIN POWELL??!!
    ishin dhe jane amerikanet mbeshtetesit e vetem te ceshtjes shqiptare, apo jo?
    natyrisht qe qeverite amerikane kane interesat e tyre rajonale, por nuk mund te thuhet se jane diletante ne politike dhe nuk dine me ke te mbajne lidhje...
    sepse jo per gje, por ish-zedhenesi i WHITE HOUSE, JAMES RUBIN, eshte paraqitur ne TV shqiptar duke ngrene speca te skuqur pikerisht me kete person qe na qenka cuditerisht i rrezikshem per ceshtjen shqiptare ne KOSOVE!!!

    edhe RUGOVA eshte pritur ne WHITE HOUSE, por pse duhet me u ul njeri per tu ngritur tjetri; kjo nuk eshte vecse atavizem shqiptar...

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Pasha Kuranin qysh po doket do mu zgejedhe lamshi i shume seneve te liga ne Kosove,po ku more vella keta far palatikajsh me u burogos ne Slloveni e Hungari.A jane duke punuaer per keto vende keta apo per Kosove.Si duket per Kosove kane punuar dhe punojne me se paku.Po ku ne Hungari more vella ku vlon krimi,tradhtia,droga e cdo gje e lige ne toke.
    Ishalla shkon kjo pune deri ne sdkej e jo vetrem me kete.
    Hajt ja u pasha hajrin se me u marre me keto sende eshte si me marre llafin e ...

    Pasha Kuranin eshte rrezike qe student ne Kosove te behen edhe qe kane dek para njeqind vjetesh e jo ata qe nuk ia din as deren ndonje fakulteti ketu ne Prishtine,por koha e ha kashten.


    Lideri i PDK-sė ėshtė ndaluar nė aeroportin e Budapestit nė bazė tė njė urdhėr-arresti tė Beogradit lėshuar nė ‘93

    Hashim Thaēi, tre orė i arrestuar nė Budapest

    Shtajner ndėrhyn nė Ministrinė e Jashtme hungareze pėr lirimin e tij. Shqiptarėt e Kosovės, tė indinjuar
    Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi ėshtė mbajtur dje pasdite nėn arrest pėr disa orė nga autoritetet policore hungareze nė aeroportin e Budapestit, derisa po udhėtonte nė njė vizitė zyrtare nė Francė. Arresti i ish-liderit politik tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ka ardhur nė bazė tė njė fletėarresti tė lėshuar nga pushtetit i Beogradi qysh mė 1993, sipas tė cilit, ai ishte dėnuar nė mungesė me 20 vjet burgim.
    Menjėherė pas lajmit pėr arrestimin e liderit tė PDK-sė ka ndėrhyrė kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, i cili ka biseduar me shefin e UNMIK-ut, Mihail Shtajner dhe ky i fundit me ministrin e Jashtėm tė Hungarisė. Shtajner i ka kėrkuar shefit tė diplomacisė hungareze qė Thaēi, i cili ėshtė edhe deputet i Kuvendit tė Kosovės, tė lejohet pėr tė vazhduar udhėtimin e tij nė Francė, ku si pėrfaqėsues i Kosovės do tė kryejė disa takime zyrtare.
    Fillimisht sipas informacioneve zyrtare, Thaēi thuhej se do tė ekstradohej nė mbrėmje tek organet e Unionit Serbi dhe Mali i Zi, shteti i ri qė zėvendėsoi Jugosllavinė. Sipas disa burimeve thuhet se Thaēi ėshtė dėnuar nga Beogradi pėr terrorizėm nė 1993. Por gjithashtu bėhet e ditur se Serbia e atėhershme e ka akuzuar Thaēin pėr vrasjen e njė polici serb. Megjithatė, Unioni i ri Serbi Mali i Zi dhe reformatorėt qė kanė marrė pushtetin nuk e kanė pėrmendur ekzistencėn e kėtij mandat arresti, ndėrkohė qė nuk e kanė komentuar as rastin e djeshėm tė arrestimit tė Thaēit.
    Lajmin se Thaēi ėshtė liruar e konfirmoi drejtori pėr shtyp i UNMIK-ut, Sajmon Hejzėllok, pas ndėrhyrjes sė Shtajnerit te ministri i Jashtėm i Hungarisė. Por pėr shqiptarėt e Kosovės, arrestimi i njė prej politikanėve mė nė zė, edhe pse ai mė vonė u lirua, ėshtė njė ngjarje tepėr e rėndė.
    Reagimi i PDK-sė
    Kėshtu Jakup Krasniqi, sekretar i pėrgjithshėm i PDK-sė ka deklaruar pėr gazetarėt se PDK-ja do tė reagojė ndaj kėtij veprimi, i cili sipas tij nuk i kontribuon stabilitetit tė rajonit. “Tė gjithė e dimė kush ka qenė nė pushtet nė vitin 1993, kur janė lėshuar kėto fletėarreste pėr pjesėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ai (Milosheviēi) gjendet sot nė Hagė, duke u gjykuar”, -theksoi Krasniqi, duke shprehur indinjatėn me veprimin e autoriteteve hungareze. Krasniqi tha se PDK-ja do tė kėrkojė nga qeveria dhe Kuvendi i Kosovės qė tė ndėrhyjnė tek shteti hungarez dhe shtetet e tjera tė rajonit qė kėto gjėra tė mos pėrsėriten mė. Vetė Krasniqi ka njė fletėarrest tė tillė nga ish-pushteti i Milosheviēit.
    Nėse Thaēi do tė arrestohej e do tė dėrgohej nė Beograd, reagimi i shqiptarėve tė Kosovės do tė ishte tronditės. Mijėra vetė dolėn nė protesta kur u arrestua dhe u dėrgua nė Hagė njė prej figurave mė tė njohura tė ish-luftės, dhe krahu i djathtė i Thaēit, Fatmir Limaj. Limaj u arrestua mė 19 shkurt tė kėtij viti dhe u dorėzua nė Hagė. Ai ndodhej sė bashku me Thaēin nė Ljubjanė tė Sllovenisė, kur mori vesh pėr garancinė e arrestit tė lėshuar nga Gjykata e Hagės. Aktualisht deputeti Limaj vazhdon tė gjykohet nė Hagė, pasi ende nuk ka mbėrritur garancia nga administrata e Shtajnerit, sipas tė cilės ai tė gjykohet nė liri. Por rasti i Thaēit ėshtė ndryshe, pasi mandati i arrestit pėr tė lėshohet nga njė qeveri qė nuk ekziston mė dhe nga njė person qė sot akuzohet pėr krime kundėr njerėzimit dhe gjenocid.
    Gjithsesi pėr tė shmangur probleme tė tilla, kohėt e fundit Parlamenti i Kosovės miratoi njė rezolutė pėr njohjen e vlerave tė luftės, pėrfshirė dhe vlerat e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė trimave qė dhanė jetėn dhe sakrifikuan pėr ēlirimin e Kosovės. Kjo rezolutė nuk u prit mirė nga ndėrkombėtarėt nė Kosovė, veēanėrisht nga kreu i UNMIK-ut, Mihail Shtajner.
    Faton Osmani, Eva Kushova

    Pasaporta
    Kush ėshtė Thaēi?
    Hashim Thaēi ėshtė ish-lideri i studentėve shqiptarė tė Kosovės qė ndihmoi nė themelimin e njė lėvizjeje tė fshehtė qė u bė nė vonė Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. I njohur me pseudonimin “snake”, ai u kthye nga Zvicra mė 1998 pėr tė luftuar kunėr serbėve. Nė Konferencėn e Paqes nė Rambuje tė Francės, 30-vjeēari Thaēi tėrhoqi vėmendjen ndėrkombėtare si pėrfaqėsues i tė quajturve deri atėherė “rebelėt” e UĒK-sė. Thaēi mė pas shėrbeu si kryeministėr i qeverisė tė pėrkohshme tė Kosovės. Hashim Thaēi qėndron nė Kosovė nė krye tė UĒK-sė edhe gjatė luftės ‘99 dhe fushatės ushtarake amerikane qė detyroi forcat serbe tė tėrhiqeshin pėrfundimisht nga Kosova. Aktualisht Thaēi ėshtė lideri i Partisė Demokratike tė Kosovės, partisė sė dytė tė madhe nė vend pas LDK-sė sė Rugovės. Ėshtė njė nga figurat mė popullore e tė dashura nė Kosovė, veēanėrisht nė vitet e luftės dhe vitet e para tė pasluftės, kur presidenti aktual Rugova u takua me kreun jugosllav, Milosheviēin, dhe u largua nga Kosova. Kohėt e fundit Thaēi ka dalė me njė ide pėr njė moratorium pėr statusin e Kosovės, e mbėshtetur nga Shtajneri si njė standard para statusit. Por ideja e Thaēit u hodh poshtė nga pjesa tjetėr e politikanėve tė Kosovės, duke u konsideruar si njė ide qė shtyn pambarimisht statusin e Kosovės dhe legalizon situatėn aktuale “nė vend numėro”.


    A do tė vonohen bisedimet Prishtinė- Beograd?
    Kohėt e fundit ėshtė ushtruar shumė presion ndaj politikanėve tė Kosovės pėr tė nisur dialogun me Serbinė, edhe pse fillimisht pėr ēėshtje teknike. Ky ėshtė njė nga standardet e Shtajnerit, pėr tė arritur zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Por edhe pse parimisht tė dyja palėt janė dakord pėr fillimin e bisedimeve, koha kur do tė fillojnė ato nuk duket ende e afėrt. Shqiptarėt po pėrgatiten seriozisht pėr kėtė dialog pėr tė shkuar me platforma tė pėrcaktuara. Por sipas analisitt kosovar Baton Haxhiut, i intervistuar pėr radion “Evropa e Lirė”, ky dialog edhe po tė nisė nuk duket se do tė ndryshojė diēka nė marrėdhėniet shqiptaro-serbe, pėr shumė arsye. Sipas tij, deri nė fund tė vitit mund tė mbahen dy deri nė tre takime, pasi vėmendja pėr Kosovėn nuk ėshtė aq e madhe nė kėto momente, pėr shkak tė zgjedhjeve nė SHBA dhe nė shumė shtete tė Evropės e madje edhe nė Serbi e nė Kosovė. “Ajo qė mua mė vjen keq ėshtė se ky problem po trajtohet si biseda Prishtinė-Beograd dhe jo si biseda Kosovė-Serbi, qė nė njėfarė mėnyre e konsiderojnė si njė problem tė njė dialogu brenda njė entiteti politik, brenda njė entiteti politik tė dy subjekteve politike, qė nė njėfarė mėnyre paragjykon njėfarė statusi tė federalizuar”, -thotė Haxhiu. Sipas tij “ky ėshtė njė proces relaksimi dhe jo proces dialogimi”. “E vetmja deklaratė qė mund tė nėnshkruhet ėshtė njė axhendė e bisedimeve qė ky problem tė zgjidhet deri nė vitin 2006 apo 2007, kur parashihet tė ndėrtohet ajo struktura e "perandorisė evropiane". E mira e procesit ėshtė se po fillon dialogu, ndėrsa e keqja ėshtė se subjektet politike dhe institucionet e Kosovės nuk kanė strukturė tė mjaftueshme tė pėrgatitur dhe nuk e dinė vizionin se ēfarė ėshtė "perandoria evropiane" dhe si duhet tė hyhet aty”, -komenton Haxhiu pėr “Evropa e Lirė”. Ndėrkohė Haxhiu i pyetur se ē’mendon pėr deklaratėn e fundit tė bėrė nga sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, lordi Xhorxh Robertson, gjatė vizitės sė tij tė fundit nė vend, se “Kosova duhet tė lirohet nga krimi i organizuar dhe ekstremizmi”, mes tė tjerash thotė: “Mendoj se Kosova nuk duhet tė merret si pikė e zezė. Nė projektin e kriminalitetit, Kosova ėshtė mė pak e kriminalizuar se tė gjitha vendet nė Ballkan dhe jam i bindur se Kosova ofron standarde mė tė mira seē ofrojnė kėto shtete. Unė nuk shoh se krimi i organizuar nė Kosovė ėshtė i dėmshėm sa nė vendet e tjera”. E. K



    mani
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mani : 01-07-2003 mė 06:42

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    7
    Arb me befason. Po ku e mblodhe po gjith ate helm. Mendimi im se nuk duhet gjykuar aq rrept per gjerat qe ne realitet nuk i dijme si te sigurta. Pra mendimi im se i gjthe ky arsenal i zbrazur ne emer te H Thaqit eshte i pabaze dhe kjo eshte si rezultat nga thash e thenat te degjuara kushedi ku dhe nga kushedi kushi.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Nexhat Daci dėnon arrestimin e djeshėm tė Hashim Thaēit nė Budapest

    Prishtinė, 1 korrik - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci ka dėnuar arrestimin e djeshėm tė kryetarit tė PDK-sė Hashim Thaēi nė Budapest.

    Daci ka thėnė se ėshtė e papranueshme qė policia e njė vendi evropian tė arrestojė liderin e njė partie tė Kosovės nė bazė tė aktakuzės nga e kaluara tė njė regjimi i cili ėshtė dėnuar nga mbarė bota.

    Veprimet e tilla janė nė kundėrshtim tė bashkėjetesės sė ardhshme tė serbėve dhe shqiptarėve nė Kosovė dhe dialogut direkt tė Prishtinės dhe Beogradit, pėr tė cilin angazhohet edhe zoti Thaēi, ka thėnė Daci.

    Ndėrkaq, mbrėmė nė njė prononcim tė Muhamet Hamitit, zėdhėnės i Presidentit tė Kosovės, lidhur me ndalimin i Thaēit, thuhet se "ėshtė akt krejtsisht i papranueshėm i autoriteteve hungareze ndalimi pėr njė kohė i shtetasit tė Kosovės, figurės sė njohur politike tė vendit, z.Hashim Thaēi, nė bazė tė fletarrestit tė Serbisė, tė ndėrtuar mbi akuza politike tė kohės sė rezistencės ndaj okupimit serb".

    Pėrmes njė komonikate edhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės e konsideron "tė papėrgjegjshėm ndalimin e djeshėm nga policia hungareze nė aeroportin e Budapestit dhe mbajtjen pėr disa orė nėn arrest tė politikanit dhe emrit tė njohur tė luftės pėr liri dhe demokraci nė Kosovė, z. Hashim Thaēi".

    "Aktin e djeshėm nė Aeroportin e Budapeshtit, AAK-ja e konsideron si papėrgjegjėsi tė organeve tė punėve tė brendshme dhe tė qeverisė sė Hungarisė, e cila duket qė s'e ka kuptuar se nė Ballkan kanė ndryshuar epokat dhe se edhe vetė ajo ėshtė nė rrugėn drejt Bashkimit Evropian", thuhet nė kėtė komunikatė.

    KIC
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sipas shkrimit me larte Daci ka thene:

    "Daci ka thėnė se ėshtė e papranueshme qė policia e njė vendi evropian tė arrestojė liderin e njė partie tė Kosovės nė bazė tė aktakuzės nga e kaluara tė njė regjimi i cili ėshtė dėnuar nga mbarė bota.
    Veprimet e tilla janė nė kundėrshtim tė bashkėjetesės sė ardhshme tė serbėve dhe shqiptarėve nė Kosovė dhe dialogut direkt tė Prishtinės dhe Beogradit, pėr tė cilin angazhohet edhe zoti Thaēi, ka thėnė Daci.""


    Daci ka te drejte kur thote se Ska te drejte Hungaria te arrestoje politikan te Kosoves me urdherate Milloshit.

    Deri ketu Daci mendon mire.

    Tek pjesa e dyte e thenies se Dacit dicka nuk shkon.

    Pse gjen ktu rastin Daci te deklarohet mbi strategjine e Kosoves???

    A nuk e di DACI se qendrimi i Rugoves eshte qe nuk do kete biseda direkte me Beogradin por me pranine e Fuqive boterore, USA-s dhe EU-se.
    Tjeter .. a nuk e di DACI se Hashimi nuk eshte i autorizuar te negocioje e udheheqe biseda mes Prishtines dhe BEOGRADIT??

    Pra dyshimi qe Daci nuk eshte ne rregull po vertetohet.

    Te shohim me tutje.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prishtina zyrtare: Jo planit me 6 pika te Ban Ki Moon te OKB
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 16:03
  2. Sejdiu e Thaēi
    Nga Sabriu nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 10:58
  3. Pala serbe: Kėrkojmė ndarje tė butė nė Kosovė
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 18:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •