Diku, ne majen me te larte te gjithesise, nje poet kerkonte muzen. dikush I kish treguar vendin, dikush tjeter majen. Mali e kish ndihmuar tI hipte persiper megjithese nuk ish bindur nga betimet e poetit. Majen e tij e kish shtepizuar nje muze!!!??? Kaq matuf te ish!
Ne fillim nuk kish pranuar. Askush nuk I kish hipur mbi koke ndonjehere. As rete, te cilat I lejonte vec rralle te kalonin qe ta lanin e ta freskonin. Bile as dielli! Ai I shkonte perpara e I ledhatonte faqen. Dielli nuk do te guxonte kurre tI kalonte permbi.
Kesaj rradhe, per cudine e cdo gjeje, mali lejoi nje poet! Nje poet te gjore ne kerkim te muzes.
-- Ndoshta I erdhi keq?
Jo! Fusha nuk bindej kurre qe ketij mali do I vinte ndonjehere keq per dicka qe e shikonte nga lart.
-- Ndoshta poeti I premtoi ta plotfuqizonte me nje poezi?
Jo! Dielli I siguroi te gjithe qe mali nuk kish nevoje disa fjale ne nje leter qe te mahniteshin disa njerez. Bile disa nga ata gjenin muzat e tyre vec duke soditur nga fushat forcen e tij.
-- Ndoshta ..
Jo! asgje nuk bindej!
Kur te gjithe te merzitur u kthyen ne punet e tyre nje peme ulliri ne brez te malit u thote te gjitheve:
-- Degjomeni te gjithe! Une jam nje ulli plak. Ne vegjeli u dashurova pas nje ulleshe te bukur, te embel e pjellore. Ajo u dashurua me keq me mua. Fati yne I keq beri qe ky mal te forcohej e te ngrihej shume shpejt. Ne rritje e siper me kapi dhe mua per rrenjesh duke e lene te dashuren time rreze tij ne maraz te plote. Ashtu e shkreta u tha perpara syve te mi. Mijera shekuj kaluan qe nga ajo kohe. Ajo eshte ende e bukur dhe pjellore ne zemren time.
Ashtu si une, besoj se dhe mali do kete dashuruar dikur. Ajo do te jete ende ne zemren e tij. Prandaj besoj se dashuria e ketij poeti per muzen I kujtoi dashurine e tij, duke e zbutur dhe mallengjyer. Jo vetem qe e la tI hipte mbi krye por dhe e ndihmoi! kush e di ēpo ben ky poet tani me muzen e tij aty mbi mal! Shpresoj te jete I lumtur tashme!
Kaq kish per te thene ulliri. ngriti syte dhe pa te tjeret. Te gjithe rrinin mendueshem te mallengjyer ne heshtje. per te gjithe ulliri kishte te drejte. Tashme asgje nuk kish asnje hije dyshimi se me ne fund kuptuan sjelljen e malit.
Mirenjohjen e tyre ndaj ullirit e shprehen menjehere. Zogjte qendruan mbi te dhe I hoqen morrat, dheu ne rrenjet e tij u shkriftesua, shiu e lau, dielli e ngrohi dhe flladi u beri masazh gjetheve dhe degeve. Ah! parajse per ullirin! Ai mbylli syte dhe shijoi mirenjohjen e tyre. Trupi nuk po I dhimbte me nga pozicioni I keq horizontal qe kish marre qe kur e rrembeu mali. Por kjo nuk zgjati shume. Era ia la trupin pasi degjoi nje ze qe vinte nga lart, dhe ngriti koken. Ashtu vepruan te gjithe. Te habitur pane poetin qe binte drejt tokes, me sy te zgurdulluar e me goje te hapur duke bertitur I tmerruar. Pas tij maja e malit ulej ta kapte para se ta kapte toka.
Te gjithe mbeten gojehapur pa kuptuar cpo ndodhte. Poeti I afrohej tokes dhe vdekjes. Te gjithe prisnin te shihnin kulmin e tmerrit ne fytyren e tij qe shkonte drejt vdekjes. Per cudine e tyre ndodhi e kunderta. Prane vdekjes ai filloi te bertase I lumtur E GJETA, E GJETA! Ate kulm tmerri e pane ne syte e majes se malit sapo poeti preku vdekjen.
Tek shihte hutimin e majes se malit dhe cdo gjeje tjeter, dielli e pa veten me lart se mali I perkulur. Menjehere iu afrua duke e djegur ne ane. Mali bertiti dhe filloi te ngrihej. Kush guxoi!!? Por me shpejt u ngrit era. Tufani qe ajo leshoi veshtiresuan ngritjen e malit duke e lodhur. Rete leshuan rrufete dhe dielli u afrua edhe me shume. Pas pak te gjithe u mrekulluan duke pare malin te copetohej. Copet binin mbi fusha. Fushat I debuan e I hodhen ne det. Deti pasi I vuri perfund hapi themelet e tij e I hodhi ne ferrin e nxehte te nentokes.
Mali u zhduk. Bashke me te dhe poeti me ullirin fatkeq.
Ate qe ndodhi te gjithe e kuptuan. Poeti nuk e gjeti muzen ne krye te malit dhe nga marazi u hodh. Po mali pse I vajti pas ta kapte? Shume u thane por asgje nuk u pelqye. Vetem atehere ata u kujtuan per ullirin plak. Ah sikur ta kishin prane e tu tregonte!
Ne fakt dhe ulliri gabim e kish. Mali nuk kish dashuri ne zemer por urrejtje per te dashurėn qe e la. Prandaj dhe rrembeu ullirin nga e dashura e tij. Ky zemerim e kish forcuar duke fituar cdo beteje e pengese qe haste perpara ne rrugen e tij drejt madheshtise.
Arsyen e vertete per sjelljen e malit askush nuk e di. Bile as une vete!
Tashme dielli sundon kryelarte I ndjekur nga shikimet cmirezeze te te tjereve.
Krijoni Kontakt