Close
Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 160
  1. #81
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Postuar mė parė nga Laerta
    "te pakten mua nuk me ka zene gripi akoma dhe nuk 'qurre', se edhe po te kisha ketu letra ka 'sepse sic e di kanadaja mbahet per exsportim druri ne Us', dhe ti po pate nevoje na bej nje ze se ne jemi gjithmone gati tju ndihmojme, dhe nejse ato qe thua ti nuk me pershtet mua ne vecanti.
    Do me behet qejfi te dij nqs ja kalon mire aty apo jo!!!
    Ne fakt ke te drejte. Kanadaja ka eksport teper te larte druri. Ja pse Kanadezet per amerikanet jane vetem "DRUVARE" te mire.

    Por edhe ne tregetin e drurit firmave private ne Kanada te specializuara ne perpunimin e "lamber" i duhen suvencionime nga shteti te konkurojne firmat amerikane. Ja pse Departamenti i Tregetise rriti tarifat mbi drurin qe vjen nga Kanadaje nje vit me pare, sepse tregetia e lire po behej me hile dhe jo mbi bazen e konkurences.
    Te shikosh eksport-imported e amerikes jo vetem me Kanadane por edhe me gjithe boten, kupton realitetin e supremacise amerikane. E ndersa Kanadaja eksporton dru ne Amerike, Amerika eksporton teknologji, literature dhe servise te specializuara (si financial consulting). Ja pse edhe druvaret kanadeze nuk do ishin kaq te efektshem dhe te suksesshem ne biznesin e tyre pa teknologjine amerikane qe prodhon sharrat per ta, dhe strategjine amerikane te biznesit. E verteta eshte se kapitali amerikan, si psh FORD, GM etj etj punesojne shume here me shume kanadeze se industria e drurit ne Kanada.

    Keshtu pra, se lemoshen qe shteti Kanadez ua jep ne formen e mbeshtetjes sociale eshte frut i investimeve amerikane ne Kanada.

  2. #82
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    E vetmja rsye qe Kanadaja ka para per te mbajtur me buke lloj lloj morracakesh e per ato programet tipike te Republikes Popullore te Kanadase, eshte se ngaqe ka te siguruar mbrojtjen nga USA nuk harxhon pothuajse fare per ushtrine.
    E njejta gje dhe me firmat farmaceutike, ku firmat Amerikane harxhojne miliarda dollare per R&D ndersa Kanadaja i licenson dhe i subvencionon.
    E njejta gje dhe per rritjen e tarifave per eksportin e drurit, ishte e bazuar ne dyshimin se qeveria kanadeze i subvenciononte keto prodhime per te qene konukuruese ne tregun amerikan (natyrish, ku tjeter pervec se ne USA)
    Kanadezet (lexo Kretieni) po perpiqen me te gjitha forcat te kafshojne doren qe i ushqen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fringo : 05-08-2003 mė 13:29
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #83
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Para nje muaji po lexoja statistikat e vitit 2002 per zhvillimin vjetor te vendeve neper bote. Vendin e pare per nivelin me te larte te jeteses e zinte Norvegjia (kishte ne klasifikim dhe vende si Qatar, Luxenburg Kuvajt..).Lexoj ketu te mbrohet me zell te madh modeli amerikan i shoqerise dhe zhvillimi i ketij vendi dhe ne te njeten kohe kapitalizmi me i eger ne bote!
    Me te vertete kapitalizmi eshte sistemi me efikas deri tani ne bote dhe une sjam kundra kesaj por nuk duhet harruar qe ka shume forma te zhvillimit te tij dhe duhet pare mire ēfare nenkuptojme me termin zhvillim.
    Per mua zhvillim i nje shteti eshte kur sistemi i aplikuar shkon drejt uljes se pabarazive dhe extermeve dhe jo kur sistemi i jep mundesine dikujt te fitoje miliarda ne nje kohe qe per nje pjese te shtetasve te vet nuk siguron dot as mundesine me te vogel qe te hane.
    Kur mora vesh qe Norvegjia ishte ne vendin e pare per sa i perket nivelit te jeteses ne bote per fryme te popullsise surpriza ishte e kendeshme pasi ky shtet vertetoka qe njerezit u pasurokan dhe ne sisteme te quajtura sociale (te cilat jane shenje kritikash ne SHBA) dhe jo vetem u pasurokan por ja kalokan dhe Amerikes qe mbahet si fuqia numer nje ne bote.
    Ne Norvegji ndryshe nga Amerika nuk ka extreme dhe njeriu jeton shume me i qete se ne kapitalizmin amerikan.
    Eshte e vertete qe Amerika ka shume gjera me te cilat mund te jete krenare dhe ti sherbeje si reference botes, por nqs do te donte te vazhdonte sa me gjate te ishte numer njeshi ne bote ka dhe leksione per te mare nga shume vende te tjera.
    Just God Can Judge Me

  4. #84
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Me se fundi bdisa shqipatre kane gjetur Ameriken dhe po jetojne Endren Amerika!
    Sa cinike!
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  5. #85
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Me fal vini ke lexove??
    HDI???
    Human development Index??
    Jam dakort me ty, kur flet per ekualizimin dhe ballance te fuqive dhe te masave, konflikteve dhe quliteti i serviseve shoqerore.
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  6. #86
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Jo Laerta lexova nje enciklopedi te perviteshme italiane te cilen kam mbi 20 vjet qe e lexoj qe quhet "Calendario De Agostini". Eshte aq e sakte sa qe mund te gjesh gjera shume me te sakta ne te per Shqiperine psh. se sa ne ēdo liber tjeter shqiptar.
    Ary flitet per te ardhurat vjetore per fryme te popullsise, per pasurite qe zoteron nje shtet per fryme te popullsise etj etj.
    Analizen per ekulibrin e te ardhurave per fryme sejcili prej nesh mund ta bej vet pasi dihet mire qe politika e vendeve skandinave eshte teper sociale dhe disniveli i shtresave teper i vogel ne pergjithesi. Ajo qe me habit akoma me teper eshte fakti qe keto vende dhe pjse socialiste kane nivelin e korrupsionit me te ulet ne bote shume perpara Amerikes dhe vendeve evropiane perendimore. Keshtu qe me behet qejfi kur degjoj qe njeriu mund te jetoka edhe ndryshe nga kapitalizmi i shfrenuar ku njeriu matet vetem me parate qe ka ne banke.
    Just God Can Judge Me

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    lajmi me i fundit i cmendurive amerikane, nje peder e bene peshkop...
    MtrX ubicumque felix

  8. #88
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    ok Vinny rrofsh per informacionin!
    Shume interesante
    Zakonisht une te dhenat i marr nga IMF (fondi monetar nderkombetar) nga reportet anuale qe ajo nxjerr.
    Thanx
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  9. #89
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Niveli i jeteses se Norvegjise eshte nje e dhene qe nuk thote asgje per pozicionin dominant dhe absolut te zhvillimit ekonomik amerikan. Se pari Norvegjia eshte nje komb me vetem 4.4 milione banore, dhe me burime natyrore te pafundme. Politikat sociale asaj ia imponon natyra e shoqerise se saj qe eshte teper homogjene. Por Norvegjia as qe mund te krahasohet me ameriken ne termat e zhvillimit teknologjik dhe perparimit social.

    Amerika eshte formuar si nje komb me natyre tjeter, pikerisht me nje komb qe ka nderruar dimensionin social (qe ka pozicion horizontal ne piramiden e zhvillimit human) me ate te mundesise dhe suksesit individual, qe shoqerohet me risk por edhe me shperblim me te madh dhe qe perfaqesohet vertikalisht ne piramiden e zhvillimit.

    Keshtu dy filozofite e ekzistences se ketyre dy shoqerive jane te ndryshme, dhe nuk mund te krahasohen ne kete menyre, "Niveli me i larte i jeteses eshte ne Norvegji". - Sepse une mund te te pyes ku jane milioneret, miliarderet me te shumte ne kete bote, ku jeton me mire klasa e mesme e shoqerise etj etj? Prandaj amerika eshte e mire apo e keqe bazuar nga synimet dhe kerkesat individuale te cdo personi.

    Amerika e ka ndoshta shume te lehte te kthehet ne nje Norvegji, e te rishperndaje te ardhurat me nje politike me sociale, por kjo do ti humbase amerikes pikerisht ate cka ajo ka prezantuar per kaq kohe, vendin e liderit ne zhvillimin e njerezimit ne kete bote. Ajo do humbiste pra Bill Gates-at qe cajne sot ne bote perparimin human.

    Kurba e produktivitetit qe eshte me siper perfaqeson faktin me domethenes te perparimit amerikan. Ajo tregon fare qarte sa me te paafte dhe me ineficente jane shoqerite e tjera apo ato me sociale krahasuar me ate amerikane.

    Amerika perfaqeson nje shoqeri vertet me te eger se ato Europiano-perendimore ne vecanti por edhe boterore ne pergjithsi. Ja pse amerika sot eshte kombi me i respektuar ne bote, sepse vlerat e shoqerise se saj jane teper te larta dhe te "frikshme" per te tjeret qe jane mesuar me ndihme nga shteti.

    Ne fund te fundit a ka gje me madheshtore se shqiponja psh qe kete madheshti ia detyron pikerisht egersise se saj?

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Postuar mė parė nga MtrX
    lajmi me i fundit i cmendurive amerikane, nje peder e bene peshkop...
    Cudi si nuk iu bejne pershtypje lajmet e tjera qe ndodhin ne Europe ...http://www.cnn.com/2002/WORLD/europe...ge/index.html?
    Megjithese nuk besoj se keni nevoje per linke se i dini shume mire se c'behet ne Europe ne kete drejtim, por jo, ndodh c'nuk ndodh ne Europe, nuk perflitet, e pse te perflitet, eshte Amerika ne shenjester ... o burra t'i biem Amerikes...aman se late nam, nuk e shihni si jeni bere, si ato plakat llafazane te lagjes qe s'kane sec bejne e marrin neper goje nuset e bukura. Pse jeni kaq tendencioze xhanem? Perse duhet te shihni vetem anet negative te nje vendi dhe ti erresoni ato pozitivet?

Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Ku shtrihet perandoria globale e SHBA
    Nga Gunnar nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 11:52
  3. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  4. Presidenti Bush fiton zgjedhjet ne SHBA
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:26
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •