Close
Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 160
  1. #71
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Laerta

    cfare mua me irriton ne fakt eshte fakti qe ti pretendon te dish e te kesh lexuar shume kur ti shfaq panjohuri te diturise baze ne ate cka ti hiqesh se e njef mire. Te thuash qe amerika apo ekonomite e botes jane me mire, me prodhimtare, produktive dhe me efektive kur ato mbyllen ne vetvete do te thote jo vetem te mos dishe ABC e kapitalizmit por do te thote te fyesh inteligjencen e cilitdo qe ka lexuar qofte edhe vetem abetaren e politikave ekonomike; shkurt edhe me shqip do te thote tia futesh me kot se ciftja e Dules.

    Do te thote te mos dishe asgje nga revolucioni teknologjik dhe ekonomik i pas 92 qe perjetoi bota me ne krye ameriken kur ajo (bota) aplikoi globalizimin, hapi tregjet dhe liberalizoi tregetine. Do te thote te mos dish asgje nga fenomeni Europe e Bashkuar qe eshte parajse e vertete si nga ana ekonomike dhe nga ajo social-shoqerore kur shikon te kaluaren e saj.

    Realitetin dhe moralin amerikan une e jetoj cdo dite dhe prandaj te flas me shume vendosmeri per te. Por per ty dhe masat anti-amerikane ne pergjithesi ky moral dhe keto norma jane te frikshme, se kerkojne me shume pune, djerse e sakrifica. Ndryshe nga shoerite me "dore ne zemer" ne te cilat ju gjeni veten si gjynafqare amerika eshte shoqeria e vlerave, dhe e aftesive, pra shoqeria me vleresime teper objektive per individin, shoqeria pra ku suksesi i te aftit dhe te vlerit eshte i garantuar.

    Por kjo eshte barre e madhe per ju. Ju kerkoni norma te tjera, norma ku qyli dhe koti iu bejne te ndiheni rehat. Sigurisht dembeli dhe i pavleri do kerkoje shoqeri te tilla ku kercet assitenca apo welfare ( si ne Kanada) edhe per ata qe nuk e meritojne. Shoqeri qe iu meshirojne dhe iu shikojne si mjerane, por qe kurre nuk iu japin shancin e amerikes per te arritur majen.

    E sa per injorancen e amerikaneve ketu me duket se po i ngjan pak te jemes se Zeqos kur kuvendonte nga Maja e thanes. Amerika eshte injorante kundrejt atyre qe ajo i ka lene realisht vite te tere nga pas. Pa me thuaj kush e konkuron ameriken ne dije, njohuri, art e kulture?? Me thuaj kush i ka fituar cmimet me te shumte "Nobel" ne bote?

    Ja pra tamam si ne liber, skllavi gjithmone kerkon ti imponoje moralin e vet masterit te tij, dhe kur ai nuk i nenshtrohet atij atehere masteri eshte "i keq" apo injorant. Pra mos harro, se dija qe percaktone njohurine per ty, ndoshta nuk eshte e njejte per ameriken. Nqs ty te duhet te dish anglisht dhe amerikanet nuk dine gjuhe te huaj, kjo nuk eshte se ata jane injorante, por sepse ata nuk kane nevoje te flasin gjuhe te huaj sepse te tjeret flasin gjuhen e tyre. Mesimi i nje gjuhe te huaj sot ne nje kohe kur dijet po dynden nga te gjitha anet gjithmone e me shume eshte harxhim kohe dhe energjie.
    Pra kete te tjeret e bejne jo per kulture por se kane nevoje ta dine gjuhen e amerikaneve pasi kjo u sherben interesit dhe mire-funksionimit te tyre dhe jo te amerikes. Eshte bota pra qe i nenshtrohet vullnetit amerikan dhe jo e kunderta. (mora thjesht kete shembull tipik por si ky ka edhe shume te tjere).


    Prandaj mos i impono amerikaneve dije qe per ata jane inferiore apo te pavlera, apo dije qe i sherbejne nevojave te tua, e qe ti je e detyruar ti asimilosh per te mbijetuar, dhe kur shikon amerikanet qe nuk i dine keto i "padit" si injorante. Amerikanet kane dije te tjera sepse kane nevoja te tjera, ndoshta shume me te ndryshme nga ty dhe masat inferiore neper bote.
    Amerika gjate 50 viteve te fundit ka dale ne krye te botes si moralisht edhe intelektualisht. Kjo e nervozon Europen dhe mendimin e saj qe historikisht eshte perfaqesuar nga elita e saj, e cila nga ana tjeter ishte mesuar qe te mbreteroje boten.

    Prandaj mendohu mire perpara se te leshosh kumbulla, dhe na thuaj qofte edhe nje fushe ku amerika qenka inferiore intelektualisht.

    PS

    Sa per faktin nese i kam marre letrat une apo jo une ta jap po deshe por me duket se eshte informacion pa interes, dhe pa lidhje me temen. Sic te thashe procesi se kujt i perkasim ne si individe eshte proces integriteti individual. Shoqeria amerikane sigurisht eshte me vlera shume me te larta se ajo Kanadeze e cilado tjeter, prandaj eshe procesi i integrimit apo i ecjes perpara ketu eshte me i veshtire dhe kerkon me shume pune. Kjo kerkon pra pune e djerse, angazhim dhe pergjegjesi, cilesi keto qe ju nuk doni ti merrni persiper pasi jeni mesuar me jeten e hicit (krahasuar me ate amerikane).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 23-07-2003 mė 17:50

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Po mirė e the o Leshator ti, se tė gjithė leshtoret nė Amerikė qenkan mbledhur, qe te mbrojne interesat e saj, pa marre persiper asnje nga argumentat me te cilat ne te tjeret po paraqesim ne lidhje me anen negative te shoqerise amerikane...
    sidoqofte une keshilloj ketu nje gje, se asnjeri nga ne nuk mund te thote se kush ka te drejte, por ama dhe kur flasim ketu, nuk duhet te mos i hapim syte ndaj atyre se cfare thone te tjeret, edhe ti Leshator, ke te drejte ne disa prej pikave qe mbeshtet, po shiko se cfare thone te tjeret gjithashtu...
    nqs veme re se cfare kemi diskutuar deri tani, me bie ne sy qe te gjithe diskutuesit qe shtrojne anet negative te nje shoqerie si amerika, jane me te hapur ndaj ideve qe jepni ju qe jetoni ne amerike dhe e mbroni me fanatizem politiken e saj sikur ajo te ishte perfekte (qe nuk eshte e vertete),
    kurse nga ana tjeter, Leshatori nuk pranon asgje se cfare ne i shtrojme qe te hapi syte, kjo pra forumiste tregon se shume njerez nga shtete te Evropes, sic eshte dhe Leshatori qe eshte amerikan me origjine nga Shqiperia, kur shkojne ne amerike, gjejne veten aty ne "endrren (ose me sakte genjeshtren) amerikane" dhe jetojne ne standarte aq te "mira" aty, saqe nuk pranojne asgje se cfare thote bota, duke treguar dhe njehere naivitetin dhe kokefortesin e kote te nje shoqerie te tille...
    sa per anglishten si gjuhe shume e perhapur ne bote, merita i takon anglise dhe jo amerikes ne kete mes, se te gjitha ish-kolonite flasin anglisht, dhe amerika eshte ish-koloni e anglise, une per vete respektoj angline si shtet i fuqishem dhe me rol historik ne bote, po amerika te gjithe shkencetaret dhe njerezit e dijes e te kultures i ka te huaj, te cilet te terhequr nga stimuli i amerikes (dollari, i cili u forcua duke shitur arme gjate lufterave boterore per Evropen dhe boten) dhe gati gjysma e amerikes tashme nuk flet pike anglishteje, pervecse spanjishtes se amerikes latine... Hola Amigos, que cojones pasa!!!
    sa i perket dembelizmin, mos kujto se evropianet jane dembela, se nuk e di mire me sa shikoj, po cdo gje ketej behet me karar, se pastaj kur ai amerikani qe punon tere diten si ai kali qe i ka syte e zena dhe vetem drejt iken, fillon te behet me fiksime, dhe ketu shpjegohet sesi jane te suksesshem shrinks ose "psikopatologet" me nje nga rrogat me te larta/ore,
    edhe nje shprehje kane ne anglisht dhe nuk e zbatojne:
    all work and no play make tom/john/bill/leshator a dull boy...
    pra gjeji kuptimin leshator...
    keto pra bejne pjese ne ameriken si nje shtet pa histori, pa identitet apo nacionalitet (vetem nje grup komunitetesh) ku dollari i gjelbert ben ligjin, dhe vari bidonat per njerezimin... po per mendimin tim, bota shume shpejt do t'i jape amerikes nje leksion te mire ne fuqine e saj, ne inteligjencen e saj, ne larmishmerine e saj, gjera per te cilat amerikanet as e kane idene...
    kjo si kunderpergjigje kokeforte per ato mesazhe kokeforte qe shkruan ti o Leshminator, ishalla e merr dhe green card se shpejti po qe se nuk e ke marre, se po nuk e more dot, kanadaja eshte aty afer...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MtrX : 23-07-2003 mė 18:25
    MtrX ubicumque felix

  3. #73
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    O leshator!
    Une nuk mund te dialogojoj dote me ty sepse ti nuk ke konceptet baze te respektit dhe te tolerantizmit.
    Kety ora tani ehste 8.55 am. dhe mua mu hap i cik barku kur lexoj sillologjizmat e tua.
    Nejse per mua pak rendesi ka, por mesa e shikoj une ti paske premisat e nje njeriu qe spaske pune e zanat e merresh me budallalleqe, dmth ideologjisem te kote, qe nuk te pershtatet sipas backgrounded tend.
    nejse une e mbyll me kaq dhe me vjen keq qe sa nuk mund et diskutoj me njerez qe kane nje horizont kaq te mbyllur dhe nuk kane bazat themelore te respektiti.
    Mendoja qe arsimi aty ameriakn te te kete ndihmur nen ndreqen e karakterit, por me sa e shikokam te paska "shut down"
    Nejse haje bej ndonje xhiro kendej nga kanadaja se do ta shikosh ndryshim qe en kufi, apo nuk i ke mundesite!!!!\
    Sa per dijeni tende mua nuk me eshte dashur te harxhoj kohe dhe mundim,per te mesuar gjuhesn, dhe jo si puna jot qe vazhdon akoma ESL. more vesh apo jo, sepse kam 7 vjet ketu ne bankat e shkolles dhe studioj per qejf dhe per pasion. dhe une te pakten nuk paguj $1000 naten per spital more vesh apo jo, si puna juaj andej qe tju bjeri gje vdisniisi mij. Ja pra dhe struktuare e nje shteti komshi qe sadopak ka ndihma sociale qe i ndihmon te gjithe, dhe nuk eshte inferior. Se rrine shqiptaret ne welfare rrine se edhe punojne dhe marrin asistence, dhe shteti ja u jep atyre se ka kujt tja mari. Ketu te pakten nuk ke rracizem dhe inferiorizem dhe jo si aty qe i cik mos ta flasesh teksin taman ,nuk e more intervisten ngele pa pune apo ben ndonje pune me minimun wage. Nejse nuk dua te hyj ne tilla argumente se behemi si puna e kalamanit qe thote babi im eshte me i forte se babi jot

    P.S
    Matrix flm per suportin tend, te pakten ke njerez tamam si puna jote qe te hahet muhabetii dhe ben nje diskutim konfort dhe terheqes.
    Enri te uroj suksese dhe pres hapjen e temave te tjera po kaq interesante.
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  4. #74
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Laerta
    Edhe ti c'merr zjarr keshtu si kashta ne diell, une nuk synova te te ofendoj aspak, por dhe ti je pak si ajo "Lule mos me prek". Haje edhe nje shaka ta haje dreqi se nuk eshte fundi i botes. Ato jane thjesht batuta pra per shaka, "Ciftja e Dules" "E jema e Zeqos". Keshtu qe mos i merr gjerat kaq seriozisht, se inati nuk te shkon fare. Ec pra pajtohemi se une s'kam asgje me ty, si thua?
    Mtrx

    Qe mos te grime sallate kot, ke argument mund te me vesh ne dukje ti mua nga keta tipat ketu qe une duhet ta marre ne konsiderate dhe ta pranoj te pakten edhe parimisht, sigurisht duke pranuar llogjiken si armen e se drejtes.

    Del njeri ketu dhe thote se lufta ne Irak po vret njerez te pafajshem! Statistikat tregojne se lufta e amerikes ne Irak vrau 100 here me pak Irakiene se cfare do vriste rregjimi i Sadamit. Apo ka ndryshim per ju midis nje Irakieni te vrare nga amerika dhe atij te vrare nga Sadami. Ja pra pse ky pretendim eshte sa hipokrit edhe imoral.

    Pastaj nje tjeter vjen e te thote se "cdo perandori ka lindur, ke lulezuar dhe eshte shkateruar me se fundi, dhe kete fat do ta kete edhe ajo amerikane". Racionaliteti per kete retendim!!???Ja pse kesaj i thone "Pirth te shfryhesh".

    E pastaj si mund te mos permendim Laerten........Amerikanet jane injorante?!

    Wow, ky eshte kulmi. Kombi me i perparuar, me progresist, dhe me i begate ne kete bote, paditet si komb injorantesh!?
    Mqs edhe ti dukesh se nuk mendon shume ndryshe, do te te keshilloja nqs jeton ne Kanada, te nxjerresh njehere koken ne dritare dhe te shikosh se cfare makinash ngasin Kanadezet, cfare kompjuteri dhe software perdorin keta gjeniale anti-amerikane, nga i marrin ilacet qe sherojne semundjet etj etj. Shif pak se qyteti apo metropoli me madh Kanadez, Toronto nuk eshte asgje tjeter vecse nje metropol alla-amerikan.

    E sa per anglishten si gjuhe boterore, ia fut pak me top me duket mua. Se pari une nuk synova te te tregoj se si ish-kolonite angleze flasin anglisht, por se si ne kombet e G-7 apo kombet me te begate te kesaj bote gjuhen e dyte te detyrueshme kane anglisht. Dhe kjo nuk i dedikohet anglise, por madheshtise teknologjiko-ekonomike te amerikes, me te cilen te gjithe japin e marrin dhe nga e cila importojne teknologji, literature etj etj.

    Amerika shtet pa histori, identitet, nacionalitet?? Tani prape ti po akuzon ameriken per dicka pa lidhje. Historia, tradita dhe identiteti i amerikes eshte ajo e zhvillimit, emancipimit, civilizimit, progresit, begatise.... ajo e te drejtave te njeriut, ajo e shanceve te medha, e suksesit te individit dhe e evolimit human. Eshte ajo e bashkejeteses, tolerances, paqes dhe stabilitetit social.

    Nuk eshte pra ajo historia apo tradita e luftrave, konflikteve apo shereve makabre qe Europa dhe e gjithe bota ka bere historikisht, ne jete te jeteve. Nuk eshte ajo e 2 luftrave boterore, e kampeve te perqendrimit ku humben jeten miliona njerez, as ajo e ekstremizmit, e komunizmit, apo nazizmit.
    Identiteti i amerikanit eshte njeriu i lire dhe progresist, i cliruar nga ky lloj mentaliteti, tradite, apo kulture qe buron nga nje histori e mbushur me luftra, konflikte, meri apo steriotipizime katastrofike per te gjithe njerezimin. Ne amerike vijne te jetojne te gjithe ata qe e quajne veten njerez te lire, qe duan te bashkjetojne ne paqe e begati, qe shikojne perpara dhe aspak nga pas, sic beni ju ne emer te tradites, apo identitetit. Ne amerike jetojne ata qe duan te shpalosin vlera dhe aftesi e ti kthejne ato ne sukses, pa u paragjykuar se nga vijne, apo se kujt nacioliteti i perkasin.

    American dream, nuk eshte per dembelet, te paaftet dhe te pavleret. Kjo eshte nje ender e realizuar per miliona individe shume prej te cileve edhe shqiptare.

    Akuza jote eshte pra totalisht pa lidhje. Eshte njesoj sikur ti akuzosh luanin ne xhungle se ai nuk eshte zeber. Ja keshtu edhe amerika nuk eshte Europe, ajo u formua pikerisht si dicka ndryshe, si nje rend me i larte dhe me progresist, si nje "escape" pra nga Europa, si dhe nga tradita e saj e luftrave dhe e konflikteve.
    Amerika deri me sot nuk ka perfaqesuar aspak nje lider perfekt, por liderin me optimal dhe ekselent te arritur nga njerezimi, nje komb pra ku ideologjite dhe sistemet shkaterrimtare si komunizmi, nazizmi dhe imperializmi, nuk kane ekzistuar kurre me nje force dominuese.
    Kyci i suksesit amerikan pra qendron pikerisht tek mungesa e tradites (e konceptuar kjo si tradite ne termat europiane). Dhe pengesa me themelore dhe me e madhe e te gjithe kombeve per te qene po aq te suksesshem sa amerika eshte pikerisht tradita. Ja pse ti me kete pretendim nuk ben gje tjeter vecse demaskon ate qe me krenari e mban kaq larte dhe qe i konsideron kaq te rendesishme per te ecur perpara (traditen identitetin, nacionalitetin) pasi sic e shef amerika pa keto te ka lene vite te tere nga pas.

    PS
    Kale karroce apo jo, kjo eshte dicka qe amerikanet e vuajne. Nqs ata punojne me shume nga cduhet, kjo eshte thjesht nje opinion i atyre qe punojne me pak. Por universalisht eshte e pranueshme se posti i liderit dhe i me te mirit i takon atij qe punon dhe sakrifikon me shume per kete. Moralisht vetem nga ky aspekt askush nuk ka te drejte ti shese dengla amerikes qe punon dhe sakrifikon me shume se te gjithe per ate pozicion qe gezon sot ne bote.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 24-07-2003 mė 10:39

  5. #75
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Postuar mė parė nga Laerta
    O leshator!
    Une nuk mund te dialogojoj dote me ty sepse ti nuk ke konceptet baze te respektit dhe te tolerantizmit.
    Kety ora tani ehste 8.55 am. dhe mua mu hap i cik barku kur lexoj sillologjizmat e tua.
    Nejse per mua pak rendesi ka, por mesa e shikoj une ti paske premisat e nje njeriu qe spaske pune e zanat e merresh me budallalleqe, dmth ideologjisem te kote, qe nuk te pershtatet sipas backgrounded tend.
    nejse une e mbyll me kaq dhe me vjen keq qe sa nuk mund et diskutoj me njerez qe kane nje horizont kaq te mbyllur dhe nuk kane bazat themelore te respektiti.
    Mendoja qe arsimi aty ameriakn te te kete ndihmur nen ndreqen e karakterit, por me sa e shikokam te paska "shut down"
    Nejse haje bej ndonje xhiro kendej nga kanadaja se do ta shikosh ndryshim qe en kufi, apo nuk i ke mundesite!!!!\
    Sa per dijeni tende mua nuk me eshte dashur te harxhoj kohe dhe mundim,per te mesuar gjuhesn, dhe jo si puna jot qe vazhdon akoma ESL. more vesh apo jo, sepse kam 7 vjet ketu ne bankat e shkolles dhe studioj per qejf dhe per pasion. dhe une te pakten nuk paguj $1000 naten per spital more vesh apo jo, si puna juaj andej qe tju bjeri gje vdisniisi mij. Ja pra dhe struktuare e nje shteti komshi qe sadopak ka ndihma sociale qe i ndihmon te gjithe, dhe nuk eshte inferior. Se rrine shqiptaret ne welfare rrine se edhe punojne dhe marrin asistence, dhe shteti ja u jep atyre se ka kujt tja mari. Ketu te pakten nuk ke rracizem dhe inferiorizem dhe jo si aty qe i cik mos ta flasesh teksin taman ,nuk e more intervisten ngele pa pune apo ben ndonje pune me minimun wage. Nejse nuk dua te hyj ne tilla argumente se behemi si puna e kalamanit qe thote babi im eshte me i forte se babi jot

    P.S
    Matrix flm per suportin tend, te pakten ke njerez tamam si puna jote qe te hahet muhabetii dhe ben nje diskutim konfort dhe terheqes.
    Enri te uroj suksese dhe pres hapjen e temave te tjera po kaq interesante.
    Kur qenka kaq i mire ky shteti juaj i Kanadase, pse 150 mije kanadeze nga Vankuveri deri ne Toronto kalojne kufirin dite per dite per te punuar ne Amerike? Me minimum wage!!!!!!!!
    Ju keni gjet nje shtet qe e vidhni si ju do qejfi dhe mburreni sa sylesh eshte, duke e quajtur "zemergjere". Po se kush paguan per ate welfare qe ti dhe shume bashkepatriote merrni qyl juve nuk ju intereson. Por ju intereson se a duhet te marri Amerika naften nga Iraku apo jo per interesat e saja? Eh cfare hipokritesh..... Po ate qe po i beni juve shtetit kanadez ( sipas llogjikes tende) po i ben Amerika botes, ty pse te vjen keq? Apo se nuk ke potencialin ta "rrjepesh" Kanadane me teper?

    Jeni mbledh aty ne Kanada nje shumice dembelesh ( ka dhe perjashtime) , hajdutesh te "sofistikuar", parazitesh ku jetoni me lemoshat qe u jep shteti dhe vini u shisni dengla shqiptaro-amerikaneve , qe jane bere milionera me pune ama. Po e "nderuar" lemoshe lypese e paturpshme, ne ne Amerike punojme. Dhe aq sa marr une ne 3 ore pune, ti e merr ne muaj nga lemosha qe te jep shteti, qe te mos ngordhesh urie, se nuk je e zonja te qisesh buken e gojes.
    Na tregon spitalet qe i paske pa pare...thua se ketej ne SHBA po vdesin njerezit rrugeve.......Nje te njohurit tim ( i paligjshem te lutem shume)qe i lindi femija ne SHBA me difekt ne zemer, 90 mije dollare per operacion ia pagoi shteti ( gjithsej 270 000 $ per 3 operacione), ti me vjen e me flet me gjuhen e komunistave:"Ne Amerike paguajne 1000 $ nata me spital".Tjetra erdhi me kembe emigrante nga Salvadori dhe i pagoi shteti 450 mije $ per femijet qe lindi premature per ti mbajt ne jete, kjo vjen e na tregon spitalet me pare.....
    Na tregon rracizmin ti ne...Po Quebec frankofon a nuk ishte ai qe para disa vjetesh donte te ndahej nga Kanadaja se nuk i duronte dot anglofonet? Apo ty te intereson vetem rracizmi ne theksin e gjuhes........Po domosdo.....midis qorrave qe kane ardh nga Konga e Bangladeshi, ju shqiptaro-kanadezet me nje sy dhe me lekure te bardhe ( por me zemer te zeze) dukeni si mbreter.....
    Prandaj fshini mire ato qurre, numerojini mire centet e asaj lemoshe qe ju jep shteti ( welfare), gjeni nje pune ku mundte jetoni dinjitoze, jo si lypesa, masanej ecni e flisni per Ameriken.....
    "Who is John Galt?"

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    ju lutem shikojeni kete video mbi Ameriken dhe se ku po shkon ajo:
    http://207.230.15.115/911-TheRoadToTyranny.asf
    Une nuk e kam pare akoma te gjithen po deri tani me duket mjaft interesante dhe kuptimplote, amerika eshte shtet i kribur...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MtrX : 29-07-2003 mė 12:46
    MtrX ubicumque felix

  7. #77
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    PEr tu rifutur ne teme:
    WASHINGTON (Reuters) - After weeks of blaming others, President Bush for the first time accepted responsibility on Wednesday for making a now-discredited charge that Iraq was seeking uranium from Africa.
    Keto jane rreshtat e para qe gjen ne Reuters sot. Pra hera e pare qe prej javesh qe Bushi pranoi pergjegjesi mbi akuzat (tashme te shkredituara) se Iraku po kerkonte Uran nga Afrika

    Kjo megjithate po te lexosh rreshtat e Reuters mundohet te anashkalohet me pretekse si ato qe kane filluar te degjohen shpesh tani, "i dhame lirine, demokracine, paqen etj etj"

    E keqja qendron se edhe pse shume nga zyrtaret e Batheve ne Irak jane kapur sidomos pas vrasjes se dy vellezerve kriminela, cunave te Sadamit, prape lufta guerile vazhdon gjithmone e me teper madje edhe shume me e organizuar. Shume nga analistat dhe gazetaret qe ndodhen tani ne Irak (me shume se 90 %) mendojne se lufta guerile nuk eshte aspak nje levizje e organizuar nga Sadami ose qente qe i lepiheshin atij por nje levizje per liri, nje levizje qe buron nga shpirti i popullit.

    Por le ta harrojme per pak cfare ndodh ne popujt e pushtuar. Eshte shume e cuditshme pas gjithe atyre akuzave dhe gjithe atyre halleve qe ka administrata Bush ne keto momente, sidomos edhe pas kerkeses se Kryeministrit Saudit per nxjerrjen e detajeve mbi 9/11 dhe moslejimin nga Bushi, e pra megjithate Bushi del ne shtyp me ca deklarata qe u ka dale boja tashme
    WASHINGTON (Reuters) - President Bush on Wednesday vowed to thwart what he said was a "real threat" of new al Qaeda attacks, as Democrats accused the administration of shortchanging security budgets.

    "The threat is a real threat. ... We don't know when, where, what," Bush told a news conference when asked about new government warnings of possible al Qaeda attempts to hijack commercial airliners.

    "We have got some data that indicates that they would like to use flights, international flights for example," he said. "I'm confident we will thwart the attempts."
    keto deklarata qe jane vene re dhe edhe besuar shpesh ne te kaluaren tashme mesa duken po perdoren per te anashkaluar vemendjen e publikut dhe mbase edhe per dicka me teper $$$$$$$$$$$
    Mbase, por po te jete ashtu kush na siguron se edhe me pare nuk perdoreshin per arsye ose manovra te tilla

    E megjithate hallet duken se sapo kane filluar
    Ndersa une besoj se Perandorise Amerikane jo vetem qe s'po i afrohet tatepjeta por perkundrazi do jete edhe per ca kohe ne te perpjete dhe kjo jo sepse po zbatohen rregulla e ligje demokratike, por sepse shtypja e popujve te tjere do behet dhe po behet me e sofistikuar
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  8. #78
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Ti toro mos na fol me shume kompetenca se ste ka lezet shume!
    Ti si amerikan qe je dhe shume individualist shiko interesat e tua dhe mos bej shamate. sa per gjerat qe thua ti jane kot fare.
    Une e theksoj edhe nje here qe une nuk dua ta kthej temen, Babi im eshte me i forte se babi jot.
    Jo te gjithe njerezit ,sidomomos shqiptaret jane shtu sic i pershkruan ti.
    Te kuptoj nje gje qe juve amerikanet ( nuk e di apo jo je bere) e identifikoni veten si hajduat dhe me plte gojen qe shkopjme e vjedhin te tjeret.
    te paten ketu nqs te jep shteti nje gje ta jep sepse krijon nje rrjet mirembajtje sociale, dhe e vetma menyre qe kontrollon popullin dhe krimet dhe amalgamime te tjera sociale.
    "te pakten mua nuk me ka zene gripi akoma dhe nuk 'qurre', se edhe po te kisha ketu letra ka 'sepse sic e di kanadaja mbahet per exsportim druri ne Us', dhe ti po pate nevoje na bej nje ze se ne jemi gjithmone gati tju ndihmojme, dhe nejse ato qe thua ti nuk me pershtet mua ne vecanti.
    Do me behet qejfi te dij nqs ja kalon mire aty apo jo!!!
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  9. #79
    Amerika eshte shteti me i Fuqishem Ekonomik ne Bote sepse ka Nivelin me te Larte te Prodhimit.

    Sa me i madh te jete Prodhimi aq me teper Rritje Ekonomike ka nje shtet.


    Por gjithashtu Prodhimtaria e Larte tregon dhe nivelin "Output per Workers", pra sa prodhon cdo Punetor ne nje Vit.

    Fakti qe Amerika ka Prodhimtarine me te larte, tregon qe atje Punohet me Shume se ne cdo vend tjeter te Botes.

    Asgje nuk arrihet duke fjetur, apo duke bere lloqe.

    Amerikanet punojne dhe kete e ka provuar kushdo qe ka shkruar ne Amerike.

    Atje nuk ka vend per Dembelet dhe Parazitet. Pikerisht sepse i ka dhene mundesi te gjitheve per te punuar, ka arritur si Shtet aty ku eshte, pasi eshte kontributi i cdo Individi qe ben Shtetin e Fuqishem.


    Amerika nuk shikon nga je apo cili je, mjafton qe te punosh e te ndertosh.
    NJe Shqiptar ka shume me te drejta atje, pra ne nje Kontinent nga ana tjeter e Botes, sesa ne Greqi fjala vjen.

    Kjo eshte dhe nje arsye qe Europa nuk mund te beje dot kompeticion me Ameriken, pasi nuk i jep te drejta te barabarta te gjithe personave me nacionalitet te ndryshem. Kenshtu ne nje fare mase ajo djeg potencialin prodhues dhe intelektual.

    Me poshte keni nje grafik te Nivelit te Prodhimit te 4 shteteve.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #80
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Postuar mė parė nga Laerta
    Ti toro mos na fol me shume kompetenca se ste ka lezet shume!
    Ti si amerikan qe je dhe shume individualist shiko interesat e tua dhe mos bej shamate. sa per gjerat qe thua ti jane kot fare.
    Une e theksoj edhe nje here qe une nuk dua ta kthej temen, Babi im eshte me i forte se babi jot.
    Jo te gjithe njerezit ,sidomomos shqiptaret jane shtu sic i pershkruan ti.
    Te kuptoj nje gje qe juve amerikanet ( nuk e di apo jo je bere) e identifikoni veten si hajduat dhe me plte gojen qe shkopjme e vjedhin te tjeret.
    te paten ketu nqs te jep shteti nje gje ta jep sepse krijon nje rrjet mirembajtje sociale, dhe e vetma menyre qe kontrollon popullin dhe krimet dhe amalgamime te tjera sociale.
    "te pakten mua nuk me ka zene gripi akoma dhe nuk 'qurre', se edhe po te kisha ketu letra ka 'sepse sic e di kanadaja mbahet per exsportim druri ne Us', dhe ti po pate nevoje na bej nje ze se ne jemi gjithmone gati tju ndihmojme, dhe nejse ato qe thua ti nuk me pershtet mua ne vecanti.
    Do me behet qejfi te dij nqs ja kalon mire aty apo jo!!!
    Sa per dijeni une ja kaloj aq mire ne SHBA, saqe mund te them se tamam vend i bekuar nga Perendia. Dhe neqoftese te duket qesharake kjo, PO mbase nuk eshte ( sipas teje i bekuar nga Perendia), por i krijuar nga ata "injorantet" qe permede ti me lart eshte bere tamam parasje.
    Asnje shtet kapitalist ( madje as Kanadaja) nuk ka goje te hapi per politiken sociale te shtetit amerikan. Sepse e nderuar Laerta, qe studion e shkollohesh ne Kanada me welfare-n e shtetit, programet sociale per mireqenien e njerezve ne kapitalizem dolen nga SHBA, jo nga Marksi sic ua mesojne neper shkolla.
    Ishte pikerisht ai kapitalisti "i pangopur", "barkderr" qe vuri orarin javor te punes 40 oresh ne pese dite pune, ishte ai kapitalisti qe shikonte vetem fitimet e tia qe dyfishoi pagen ditore te punetorit brenda dites, pa i bere askush greve e revolucione, qe u vuri uje te pijshem punetoreve te tij 24/7, qe u vuri ushqimin ne pune pa pagese , qe u ndertoi shtepite ku mund te banonin si qenie njerezore , jo si kafshe, qe u ofroi kushte jetese qe per epoken kur dolen ngjanin me kushte jetese te nje te pasuri europian, jo te nje punetori te thjeshte. Emri i tij dhe i shumekombeshes qe ai ndertoi: HENRI FORD!
    Dhe me pas veprimet e tij u perkrahen nga te gjithe "kapitalistet" e tjere te "pangopur" dhe "gjakpires" derisa u bene LIGJE TE SHTETIT amerikan.

    Kanadaja dhe Evropa Perendimore nuk jane vecse kopje amerikane-disa te deshtuara, disa te arritura. Nuk mund te flasim per perandori "amerikane" , por menyren e jeteses amerikane, menyre te cilen perpiqesh ta shijosh dhe ti aty ne Kanadane tende te ftohte, ku dikujt i duhet ti ngrije gjuha brenda ne goje nga te ftohtet duke punuar ne minierat e ciklit artktik per te paguar "welfaren" tend
    "Who is John Galt?"

Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Ku shtrihet perandoria globale e SHBA
    Nga Gunnar nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 11:52
  3. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  4. Presidenti Bush fiton zgjedhjet ne SHBA
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:26
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •