Albo megjithese e njoh (por nuk e kuptoj) zellin qe ke per te debatuar sa here qe permendet dashuria e madhe e jetes tende do te lutesha qe shkrimet e mia t'i lexosh me me kujdes ne menyre qe mos shtyhemi ne diskutime per gjera te pathena ose te paverteta.
Mund te jete e vertete se 1% i GDP-se se SHBA-se mund te jete nje shifer disa here me e madhe se 3-4% i GDP-se se Anglise dhe ne fakt me kete llogjike i bie se SHBA jep per boten e trete me shume se Anglia, vetem se ne nje bote ku vdesin me miliona femije nga uria, nga semundjet dhe nga kushtet klimaterike pyetja me e drejte nuk duhej te ishte sa jep por sa ka mundesi te jape. Eshte e vertete se shifra e SHBA-se eshte me e madhe se ajo qe jep Anglia, por mos harro se ajo qe cdo shtet perendimor heq prej vetes ne raport me ate qe mban per vete eshte nje shumefish i ketij raporti ne Amerike.
Sidoqofte ashtu si ta kam permendur sot per sot ne bote donatori nr 1 per vendet e varfera dhe ato ne zhvillim qofte ne perqindje GDP-je qofte ne shifra eshte BE !!!
Lufterat kane rendesine e tyre por ne shumicen e rasteve ato nuk zhvillohen per ceshtje parimore por per interesa te caktuara ndaj llogaritja e tyre si <> per zhvillim eshte irracionale.
Se fundi investimet marramendese ne buxhetin ushtarak, shkence apo teknologji jane te gjitha investime INTERESI dhe qe ne fund vetem sa vertetojne se SHBA eshte nje shtet qe ne raport me mundesite e jashtezakonshme qe ka nuk jep sa duhet per luften ndaj varferise.
Amerika e ka fituar pavaresine nga Anglia por skllaverine e hoqi shume me vone se ajo !
E vetmja histori qe do te mbaroje me Ameriken do te jete ajo endrres se radhes, per perjetesi. Historia me tregon me shume per te ardhmen se sa deliret e ndokujtPostuar mė parė nga Albo
Historia e njerezimit mbaron me perandorine amerikane. SHBA eshte zemra dhe mendja e qyteterimit qe une e ti jetojme.
Krijoni Kontakt