Per "ju te Amerikes"
Dua te di nese e dini apo jo se cila eshte gjendja e afroamerikaneve dhe e latinoamerikaneve ne vendin te cilin e quani parajse.
Dua te di nese e dini numrin e qytetareve amerikane (te cilet ju cuditerisht i quani te sensibilizuar ) qe nuk votuan ne zgjedhjet e fundit presidenciale.
Dua te di se cili ishte numri i afroamerikaneve te cileve ju ndalua te votonin ne Florida (dhe ne Texas), e me gjere ne te gjithe Ameriken, diten e votimeve mbas paraqitjes se tyre ne qendrat e votimit per arsyen sepse gjate gjithe jetes se tyre kishin patur qofte dhe nje gjobe (apo nje denim cfaredO). Gjithashtu ketu dua te me thoni dhe raportin e denimeve te renda ndermjet popullsise me ngjyre dhe asaj te bardhe ne burgjet amerikane. Dua gjithashtu ne kete pike te me thoni se cilet jane shkaqet e verteta sociale pergjegjese per denigrimin social dhe anashkalimin e popullsise me ngjyre.
Dua te di nga ju "te mencurit e Amerikes" se cili eshte numri i analfabeteve ne Amerike, ne perpjestim me numrin e pergjithshem te popullsise. (Me analfabetizem i referohem atyre qe s'kane me teper klase dhe qe s'dine te lexojne me teper se nje femije e klases se katert ).
Dua te di se sa perqind e Amewrikaneve dine ku ndodhet Kosova, vendi i cili u bombardua dhe u LIRUA nga pushtuesit dhe gjakataret serbe.
Dua te di perqindjen e atyre amerikaneve qe dine se ku ndodhet Iraku dhe te atyreqe njohin se ku ndodhet Afganistani.Sidomos me intereson te di per kete te fundit, pasi sondazhet kane treguar shifra te cmendura.
Dua te perqindjen e popullit tuaj "te mencur dhe shumekulturor" qe ndjek lajmet per politiken e jashtme amerikane apo qofte dhe per ate te brendshme, ne krahasim me ate qe ndjek lajmet sportive apo emisionet "kulturore" te tipit "big-brother".
Me tregoni keto, dhe do tju them se vertet ku po shkon qeveria amerikane e bazuar ne mosditjen e popullit te saj, e bazuar ne qeverisjen e nje grushti ekstremistesh te djathte, fondamentalistesh kristiane, qe besojne (sic e tha vete Bush) qe po te mos i thoshte zoti qe do te qeverise Ameriken s'kishte per te vendosur kandidaturen. (Kjo e fundit s'eshte shpikja ime, por e thena e presidentit amerikan me koeficientin me te ulet te intelektit nga te gjithe presidentet amerikane te historise se kombit amerikan!)
Pergjigjet do tjua jap une mbas disa ditesh por me pare dua te shoh pak reagimin tuaj...
Krijoni Kontakt