Close
Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 160
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    xhivola ,
    parate i jep ai qe i ka per te nxjere me shume para, se ashtu i intereson atij. mos hap shume diskutime se cfare behet per leke, se nga cdo shoqeri do gjesh sa te duash, sa me e varfer te jete ajo shoqeri, edhe nga shoqerite shume te pasura si amerika, ka ca raste ne lidhje me gjerat qe bejne njerezit per leke sa te duash. merr rastin me banal qe mund te te them eminemin ti qe shau mamane e tij me rrenje e me dege publikisht para gjithe botes, per te blere ato tutat e gjera qe e shikon ti tani, dhe qe e lavderojne e praise te gjithe ne amerike, per te mos permendur industrine e mishit te bardhe se ehuha. nuk ka diskutim per kete.
    edhe ketu ku jam une, une hap biznes me aq dollare. une nuk thashe se vdes njeri ne amerike nga uria apo jo.
    nuk dua te futem ne diskutimin e UN, bankes boterore e gjera si keto, se kam aq shume gjera per te thene ne lidhje me kete dhe me globalizmin, sa me beso nuk do me mbetej kohe te vija ne banjo.
    edhe ketu ku jetoj une sic thua ti qe jetojne ne nje godine te tere edhe ketu ashtu jetojne, nuk eshte vetem amerika ashtu.
    me thuaj
    kush i nxjerr GMO dhe kerkon t'ia shese evropes me cdo kusht, dhe eshte evropa qe u shqepka per leke, dhe evropa i beri dalje.
    ekrem bardha dhe mc donald, a e di sa fitohet nga mc donald me franchising apo jo? po ato pyjet qe shkaterrohen per letrat e mcdonald i di? po ushqimi me kot qe eshte ai i mcdonald e di? une as qe vete ndonjehree ne mcdonald, ta shpif. konkurrenca ne baze te lekut, nuk eshte konkurrence e denje eshte takeover, nuk ka te beje me cilesine ose me permiresimin e ndonje gjeje.
    per ta mbyllur se nuk po di me se cfare te them me pare, aq gjera kam, dhe aq kohe kam se kam teper pune:
    amerika nuk eshte me vendi me i pershtatshem, as per emigrim as per studim, po te vesh re rezultatet e fundit, sa biliona dollare do humbase amerika kete vit vetem nga tere ata studente nga e gjithe bota, te cileve ua pi gjakun amerika. fatmiresisht ata tani do te zgjedhin kanadane dhe angline si vende studimi, me shume se kurre ndonjehere. perse per shkak te politikes se paranoias dhe mosbarazise midis njerezve ne amerike. shiko muslimanet qe i trajtojne si kriminele mos shko me larg.
    haj ciao
    njehere tjeter diskutoj me gjate

    ps
    ketu ku jam une behesh nenshtetes me 4-5 vjet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MtrX : 08-08-2003 mė 11:34
    MtrX ubicumque felix

  2. #122
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Ne rradhe te pare!
    Toni me pelqen firma jote e marre nga Tom Hanks tek Forest Gump.
    Se dyti ne lidhje me ameriken dhe effektin e cros-culturimeve dhe heterogjenite e ndryshme.
    te mos harrojme qe kane qene amerikane qe kane shpallur KKK Ku Klax Klan dhe te mos harrojme qe ne amerike ka edhe grupe te tjera naziste.
    Pra cdoni te thoni qe keto jane ane pozitive te nje shoqerie, apo tipare te caktuaRA.
    se dyti ka te beje me matrix, qekur Amerika hoqi Gold Standart dhe beri njelloj$ me Au atehere e gjithe bota thote in dollar we trust and Not in God we trust.
    shrohet pyetja e me parshme, qysh vleresohet nje sjoqeri mediokre ne baze te dollarit dhe jo te vlerave njerezore.
    Sa per "bamiresite" qe i ben Amerika te gjithe e dime qe corporata te medha bejne donations ne emer te tyre per tu bere tax exempted. Se dyti pse i duhet amerikes te nderhyje me vonese, kur ferra e ka marre uraten po te iqete aq e mire dhe gatshme per te ndihmuar.
    Pra eshte gjithmone nje korelim i ngjashem me interes me vlera.
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  3. #123
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Amerika eshte mjeshtre ne manipulimet e fakteve per interesat e tyre ose me mire te nje grupi te caktuar.
    Per te arritur qellimet e tyre ato jane ne gjendje te bejne gjithcka, duke mos marre parasysh asgje.
    Vlera e jets se nje njeriu behet e padobishme ne krahasim te vleres se parase ne shume raste sic e kane thene dhe shume veta me lart.
    Behold, fear thy parochial klan that destroyes human dignity in the name of benevolence!
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  4. #124
    Kesaj i thone "Bir Selmani i nenes ke te qaj me pare".

    Ec e merru vesh me njerezine qe nuk shohin realitetin per merren me endrra.

    Ore, po nuk e kuptoni qe PARAJA eshte JETA???

    Jane faktet dhe statistikat qe nuk te lene te mendosh ndryshe, kuptohet pervec atyre qe nuk duan te shohin realitetin.

    1-Paraja vjen nga Prodhimi
    2-Prodhimtari me e larte, dmth te ardhura me te medha.
    3-Vendet me Prodhimtari te larte, dmth me te ardhura te medha jane vendet me Mireqenie me te Larte, me te Sherbim Sanitar me te larte, me Arsimim me te Larte etj etj etj.

    Le te shikojme disa fakte te tjera:

    *************************************************

    Percentage of people with unfavorable attitudes toward the principal Minority Group in their Country

    Country------------Minority Group---------- % Who view Unfavorable

    United States-------- African Americans-----13%
    Germany-------------- Turks------------------49
    France-----------------North Africans--------45
    Ukraine----------------Azerbaijanis---------- 42
    Poland---------------- Ukrainians-------------42
    Hungary--------------- Romanians-----------40
    Lithuania-------------- Poles -----------------30
    Bulgaria----------------Turks------------------39
    Great Britain-----------Irish-------------------21



    ***********************************************

    Pra behet fjale per % e popullsise se nje vendi qe urren Minoritetin me te Madh qe jeton ne ate vend.

    Sic mund ta shikoni, vetem 13% e Amerikaneve urren Minoritetin me te Madh, pra Afro-Amerikanet dhe bejeni krahasimin me vendet e tjera. ("Ec Selman se do te te qajne akoma"- i thone fjales).

    Doni me per Belulin?? Pardon, per Ameriken??


    ************************************************
    % e popullsise me Diploma Universitare (Mosha 25 to 34)

    Shteti-----------------Meshkuj -----------------Femra

    United States---------23.4%------------------23.5%
    Canada-----------------18----------------------18.9
    United Kingdom-------15.7---------------------11.7
    Germany----------------12.7--------------------11
    France-------------------11.9-------------------11.3
    Italy----------------------7.7--------------------8.1

    ********************************************

    Amerika ka % me te larte te popullsise se Diplomuar ne Universitete.


    Nuk arrij te kuptoj se si mund te krahasohet Norvegjia apo shtete te tjera si kjo me Ameriken, kur dihet qe ate mireqenie e ka siguruar me se shumti prej faktit qe ne kete Bote ekziston nje shtet si Amerika qe shpik e prodhon dhe te tjeret i marrin te gatshme dhe i perdorin vetem per qellimet e tyre vetjake.

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Postuar mė parė nga xhivola
    mtrx
    Madeline Albright ishte emigrante ceke.
    Arnold Shwarzeneger eshte emigrant austriak, dhe tani ka vene kandidaturen per guvernator i kalifornise.
    Collin Powell i zi, sekretar shteti
    Condi Rice zezake, NSA
    pa me thuaj sa zezake ka ministra ne France, Gjermani, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, e keshtu me rradhe?
    Me ate fitikivitetin thjesht ja ule vetes kredibilitetin ne minimum, se ti o vlla me duket se qenke nga ata qe besojne se i levizin cifutet guret.(ose masonet, ose ca kulte satanike)
    Nese po, me thuaj te lutem qe mos ta vazhdoj me debatin me ty, pasi nje verberi e tille, dhe nje urrejtje e tille, nuk mposhten dot me argumenta.
    Aman o Xhivola, se kur une iu kundervura mendimeve te MtrX ai kujtoi se ishte nje sulm apo lufte personale, dhe ne fakt nuk eshte, eshte thjesht nje kundervenie ndaj mendimeve te tij ne lidhje me kete ceshtje....ai vazhdon me bemat e tij, na permend ketu filmat franceze, e kush po e hedh poshte artin e Europes, apo kinematografine e tyre. Ne fund te fundit Amerika nga ata europiane doli, por u zhvillua ne menyre tjeter duke iu pershtatur kushteve te tjera, me te mirat dhe te metat e saj ka nje sistem qe eshte funksional per kedo. Shkelqimi i Amerikes nuk do te thote injorim i Europes.

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    xhivola dhe Di68,
    ato qe kam shkuar ne postimin tim te meperparshem, jane pergjigje per Albon dhe shkrimin e tij, nqs do i lexoni te gjitha postet do merrni vesh dicka perse une shkrojta ashtu. ju lutem lexoni pak me shume, sepse i shikoj te dyja pergjigjet tuaja si irrelevante.
    xhivola, une bera diskutim mbi presidentin, sepse Albo me lart tha se emigranti mund te behet president.
    sa per levizjen e gureve, ne postin e meparshem nuk nenkuptova as cifutet, as masonet, as ndonje grup satanik, thjesht nje klan ne fuqi. me keqkuptove, sidoqofte edhe keta qe the ti, kane force te madhe edhe ne Amerike.
    Di68 hapi syte me lart tek posti i Albo, dhe do shikosh pse diskutova une kinematografine franceze.
    me fal Di68 ne postimin tend ishte e shkruar se kemi te bejme me shkrime sulme ndaj njeri tjetrit, une thashe te kunderten, dhe pastaj te dhashe edhe shembuj qe me kishin ngjare si sulme nga ana jote, meqenese ti e more ashtu.
    ti kontradikton veteveten.
    redi, ti ia ke fut argumentit pak kot me duket,
    shkollimi ne universitete, dhe sa perqind urrejne minoritetet. pa lidhje, une diskutova mbi PRESIDENTIN sepse Albo tha se cdo emigrant ka te drejte te behet president, kaq ishte, nuk po diskutoj per urrejtje minoritetesh dhe sa e larte qenka ne Evrope kjo e fundit. edhe per ate pune as ne amerike nuk e ditke mire, se ka ca si me teper probleme ndermjet minoriteteve jo aq qiell pa re sa e ben ti. ne evrope nuk ia vlen te diskutohet kjo gje, ketu zezaket jane shume te paket, ketu ku jam une te pakten, dhe ata qe kane nenshtetesi, jetojne tulle fare. nga m'i gjen mua ti ato tabela me shifra, nga librat e amerikes, ka edhe gjera te shtrembta aty he!!!
    shkollimi ne universitetet amerikane, ka pas ardhur nga e gjithe BOTA, por tanime JO me, sepse ka diskriminim te theksuar ne amerike, si psh. ai ndaj muslimaneve. po ashtu paranoia dhe frika ne amerike ka bere qe shume nga studentet kete vit, te mos zgjedhin ameriken per studimet e tyre po Kanadane dhe Angline. universitetet amerikane do humbin biliona dollare nga kjo gje. kete thashe une. ishte dhe nje artikull shume interesant te Gazeta Shqiptare mbi kete teme,
    nuk mund te diskutoj me 17 veta ne nje kohe, nje nga nje me te gjithe po.
    pershendetje dhe gjithe te mirat
    shendet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MtrX : 08-08-2003 mė 15:47
    MtrX ubicumque felix

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Une syte i kam te hapura por pervec syve kam edhe mendjen te hapur per cdo lloj mendimi, Albo thote qe te gjithe shikojne Hollivudin dhe MtrX thote Hollivudi i ben filmat me shume para e gjithashtu nxjerr para shume nga bota, por shiko dhe filmin francez qe eshte i suksheshem edhe pse i prodhuar me pak para. Nuk e di po une nuk shoh ndonje vazhdim llogjik te mendimit qe hodhi Alboja, ai nuk permendi nese filmat e hollivudit behen me para apo pa para, ai nuk permendi fitimet, ai permendi vetem volumin e madh te Hollivudit dhe perhapjen e tij ne gjithe boten d.m.th qe bota i shikon dhe i pelqen. Ti thua "Jo, shiko dhe filmin francez qe eshte shume i bukur dhe pa kosto te larte". Dicka sikur nuk shkon ne kete mes ....
    Per sa i perket fjaleve te tipit e lagu s'e lagu, po e riperseris:
    Nuk kam asgje personale me ty, por mendimet qe ti hedh ketu jane aq te palidhura dhe tendencioze saqe eshte e pamundur mos t'u kundervihesh. Te pakten gjej disa argumenta me te fuqishem per t'u kundervene jo si ato te Eminemit, se ofendon inteligjencen e anetareve te tjere te forumit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Di68 : 08-08-2003 mė 15:49

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    sido qe te jete, ishte diskutim me albon, ti nuk ke kuptuar thelbin e asaj cfare shkruaj une, mbase ke mesuar per leximin e shpejte ne amerike, ku ne nje paragraf i hedh nje shikim vetem fjalise se pare te mesit dhe te fundit, dhe nxjerr kuptimin nga mendja. sidoqofte nuk do diskutoj me gjate me ty mbi kete ceshtje se e kisha me Albon,
    e thashe dhe per ate shembullin e eminemit qe ishte me banali se cfare bejne njerezit ne amerike per leke, pasi dikush me pare preku ketu nje baba shqiptar qe shet te bijen per 1000 paund. me c'mend e thote ai kete, pse ne amerike nuk ndodhin kesi gjerash. apo lere se andej jane te tera lulka, po tiu duken ashtu nuk e keni pare mire. edhe Di68 nganjehere eshte me e qarte gjeja kur e shikon nga jashte, nuk jam tendencioz, po perpiqem te jem sa me realist qe mundem, me aq sa di.

    mbase kot diskutoj, dhe po e le me kaq se ai Enri do ta kete pasuruar se tepermi artikullin e tij te edituar , me duket e pavlere te grij me sallate ketu...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MtrX : 08-08-2003 mė 16:11
    MtrX ubicumque felix

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    1-Une nuk kam si ti shoh gjerat qe behen ne nje vend kur nuk jetoj atje, ndryshe e njeh jeten franceze dikush qe jeton ne France, ndryshe dikush qe e sheh Francen me dylbi...
    2-Sa per Eminemin, une jam aq ne gjendje te kuptoj pse e solle si shembull, por ja qe nuk ishte shembull i goditur, sepse Eminemi vertet e shan te emen qofte edhe per para, por e ema e tij nuk eshte nje mama ideale, qe ty po te vjen gjynah se po shahet nga i biri. Prandaj rasti i babait qe shet vajzen nuk mund te krahasohet me kete rast:
    -babai shet vajzen (e pafajshme dhe femije) = per para
    -eminemi shan mamane (nje grua qe nuk e meriton te jete mama) = per para
    Qe te dy mbase te nisur nga varferia....
    Sic e sheh nuk para nxitohemi shume ne te Amerikes, dime te shohim edhe me detaje....
    3- Sa per diskutimin me Albon, nese ty te pelqen te injorosh te tjeret me menyra te tilla te shprehuri, ti mund te komunikosh ne privat me Albon sa te duash, s'ke pse i ben shkrimet publike, po shkruajte ne publik, te pelqen s'te pelqen do te presesh shkrime edhe nga te tjere, apo po e ben si ato femijet qe kur humbin ne loje, peshtyjne gishtin e vogel dhe thone " U allnova me ty"

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    po tamam e the, u anullova me ty , me mire te themi keshtu sesa te grij me sallate ketu, se nuk kam kohe. kur ju i shikoni argumentat e mia si te pavlere, nuk me mbetet gje tjeter. mbase do gjej kohe vetem te lexoj cfare do shkruhet me tej, por nuk do postoj me. a e di qe eshte e veshtire te besh debat me 17 veta njekohesisht...kam te drejten time ti jap fund apo jo Di68?
    ciao
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MtrX : 08-08-2003 mė 16:30
    MtrX ubicumque felix

Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Ku shtrihet perandoria globale e SHBA
    Nga Gunnar nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 11:52
  3. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  4. Presidenti Bush fiton zgjedhjet ne SHBA
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:26
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •