Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2003
    Vendndodhja
    gjenev
    Postime
    43
    si te harrohet shqipja kur ne cdo kende te botes ke literature shqipe sa te duashe por edhe permes internetit mundesh ,mbi gjuhen e nenes te flasesh nje gjuhe tjeter kjo eshte turp e jo mburrje,
    fytyrat jane hapur

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Vendndodhja
    michigan
    Postime
    15
    kam nje eksperince disa vjecare ne kanada dhe amerike me shqiptaret qe e kane te veshtire te flasin shqip.....nuk ju ve faj te rinjve apo femijeve ...prinderit kane faj qe per te mesuar pak anglisht nepermjet femijeve sakrifikojne shqipen tek femijet
    dhe kur te dergjem nen' dhe te zi
    dhe kur te behem prape balte e hi
    sillmeni vere mbushmeni dolli
    dhe shihni po s'u ngjalla perseri....

    fytyren vajzes ja stolis me gaz
    me lule yje diell dhe ma perqas
    pastaj me porosit te mos e ngas
    tamam permbys dolline dhe mos zbraz

  3. #13
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    70
    ku eke marre kte eksperjence mr une oneline 2003

    faliminderit shume per koplimentet

    se pyetjen e ke dhene shume te sacte bye

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    Jane njerez te dobet nga ana e karakterit...
    MtrX ubicumque felix

  5. #15

    Re: Re: si do mendoshit te horronit gjuhen tuaj

    Postuar më parë nga StarFire
    Te harrosh nje gjuhe, edhe te mos ishte e jotja, eshte nje humbje e madhe, por nuk eshte krim sic e bejne shume ata "patriotet" shqiptare ketej ne mergim.
    Mire se ju gjeta!

    Une nuk do isha ndal tek patriotizmi por te nje zbulim qe kam ardh gjate punes sime ne nje projekt,projekti eshte quajt "Ndikimi i dygjuhesis ne zhvillimim kognitiv te femijeve"!
    Kam ardh te rezultetet te cilat tregojn:femijet qe ne mosh te re flasin dy gjuhe jan intelektualisht me te zhvilluar se ata femije qe flasin nje gjuhe.
    Pse t'ua mohojm femijev tan nje dhurta qe mund te ju ofrojm ?
    Eshte vertetu se femijet qe ne mosh te re flasin ne dy gjuhe e kan me leht te mesojn te treten,te katerten etj.

    Me rrespekt
    Mjellma

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Pajtona plotsisht me mendimin e BEL AMI-it

    Esht turp te harohet gjuha ametare,dhe nuk esht qe harohet aq leht siq thon disa ketu,po esht mosinteresimi qe e qon ne hares,hajt,per ata qe jan te vetem dhe nuk kan komunikim me shqiptar te tjer,ka njefar arsyetimi,po per keto qe jan me familje,si ta e harojn,po qe se e perdorin ne shtepi nuk doe harojn,po nga mosinteresimi dhe nga mendjemadhsia(apo me mir budallakia)e tyre kinse ne tani po dim e po komunikojm ne nje X gjuh tjeter te huaj jemi ber me te menqur e te kulturuar apo me te ngritur se te tjeret.
    Per te "shitur "kultur te tjeret nuk esht e then te komunikohet ne gjuh te huaj,po duhet me ato qe kemi tonat,gjuhen kulturen,traditat,se dhe ne kemi mjaft gjera te mira per t'iu "shitur "tjereve.
    Esht mir qe sa me shum gjuh te huaj te m,eson njeriu,po ama e para duhet te jet gjuha e jote,ajo te flitet ne shtepi,e mos te harohet.

    Nuk jam nje mendimi me ata qe thon se me vite edhe mind te harohet,po harohet nga mositeresimi i juaj se sod jan mediat(TV,Radio,Shtypi dhe iterneti )ku mund te gjesh mjaft shkrime e bisedime ne gjuhen shqipe e te mos e harosh,besa edhe ta e perforcosh te folurit ne ket gjuh.
    Duajeni njëri tjetrin.

  7. #17
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Lightbulb Claudia Capaci, studentja italiane që mëson shqip

    gjuha e nenes nuk harohet asnjehere. ne duhet ta ruajme dhe ta kalojme ne brezat e ardhshme sepse eshte gjuhe e bekuar.
    nje keshille te vogel kisha per ata qe "duan" te harojne gjuhen shqipe. lexoni artikullin e meposhtem dhe nxirni perfundimin tuaj per gjuhen shqipe.

    Claudia Capaci, studentja italiane që mëson shqip

    “Pse vendosa të studioj gjuhën e katragjyshëve”


    Pesë breza më parë, përpara se ajo të lindte, të afërmit e saj e njihnin shumë mirë gjuhën shqipe.

    Ndërsa asaj i duhet të kalojë detin Adriatik për të mbërritur në Tiranë dhe të marrë njohuritë e fundit në gjuhën e paraardhësve të saj, shqipen. Dikur, katragjyshit e saj kanë jetuar në të njëjtën epokë me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun.

    Claudia Capaci, me origjinë arbëreshe, ka një afeksion të veçantë për gjuhën shqipe. Studentja 24-vjeçare mendon se, kjo vjen nga fakti që kushdo që ka një origjinë për të mbrojtur dhe një të kaluar të largët, duhet të jetë pjesë e traditës dhe pse pas 500 vjetësh ajo e quan veten italiane. Prej tre javësh studentja nga Palermo e Italisë është vendosur në godinën 13 në qytetin “Studenti”. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ajo tregon arsyet që e çuan të studionte gjuhën e paraardhësve të saj arbëreshë dhe mundësitë që do t’i krijojë kjo zgjedhje në të ardhmen.

    Pse keni zgjedhur të studioni gjuhën shqipe?
    Shqipja është gjuha që kanë folur 500 vjet më parë stërgjyshërit e mi. Për mua është gjuhë shumë e bukur. Në fshatin tim “Piano degli Albanesi”, kjo gjuhë praktikohet shumë. Theksi i tyre më shumë i ngjan Jugut të Shqipërisë. Shpeshherë ata as nuk i merr vesh se si flasin. Por shumë prej tyre ruajnë traditën. Unë kam zgjedhur shqipen… pasi dhe më pëlqen të ruaj traditën, të mësoj folklorin e të di sa më shumë gjëra për paraardhësit e mi. Që kur në Itali doli ligji për ruajtjen e minoriteteve gjyqësore, katedra të gjuhës shqipe ka në shumë qytete të Italisë.

    Cilat janë vendet e tjera të Italisë ku janë ngritur katedra të gjuhës shqipe?
    Unë studioj në Palermo, por di që ka degë në fakultet për gjuhën shqipe dhe në qytete si Roma dhe Bari. Në këto fakultete japin mësim dhe shumë pedagogë shqiptarë, të cilët janë mjaft të njohur këtu. Ata janë ftuar shumë herë nga fakulteti italian për të dhënë leksione mbi gjuhën shipe.

    Sa vite ke që studion këtë gjuhë?
    Kam katër vjet dhe së shpejti do të mbroj dhe diplomën. Më pëlqen shumë letërsia shqipe, por quaj të dështuar atë të periudhës së realizmit socialist dhe pse më pëlqen shkrimtari Ismail Kadare. Ky është viti i fundit ku do të mbroj dhe një temë mbi letërsinë shqiptare, para viteve ‘90-të dhe pas viteve ‘90-të.

    Ku mendon se qëndron e ardhmja me mbarimin e kësaj shkolle dhe diplomimin për një gjuhë që nuk është e praktikuar në botë?
    Shpresoj se kam shumë mundësira. Një mendoj se do të jetë si pedagoge e gjuhës shqipe në Itali. Mësuesit janë të paktë dhe në kursin tim jemi vetëm katër veta, katër femra, të cilat do të diplomohen në këtë gjuhë. Një mundësi tjetër janë edhe firmat italiane që kryejnë aktivitete të ndryshme në Shqipëri. Tirana më pëlqen shumë, kështu që mund të vij një ditë dhe të punoj këtu.

    Mendon që firmat italiane do të preferojnë për punë një italiane që di shqip, se sa një shqiptare që di italisht?
    Po. Pasi ata janë shumë nacionalistë. Pastaj dhe në krye të agjencisë “Alitalia” në degën e Tiranës është zgjedhur një femër e për më shumë italiane.

    Është hera e parë që vjen në Tiranë?
    Jo, kjo është hera e dytë që jam këtu. Në Tiranë, në qytetin “Studenti” kam qenë edhe vjet, në të njëjtin kurs gjuhe apo shkollë verore. Më pëlqejnë shumë njerëzit nga Tirana, sidomos femrat, por edhe meshkujt.


    25 studentë të huaj në kryeqytet për shqipen

    Në godinën më të mirë të qytetit “Studenti”, e cila ka mbaruar restaurimin para dy vjetësh, qëndrojnë 25 studentë të huaj të ardhur nga Italia, Polonia, Gjermania dhe nga Rusia. Ata kanë mbërritur në kryeqytet për të praktikuar dhe mësuar më mirë gjuhën shqipe. Shumë prej tyre e kanë zgjedhur atë si gjuhë të dytë në fakultet, ndërsa të tjerët e kanë gjuhën e tyre bazë.


    Sergej Kalinin rrëfen aventurën që e solli nga Shën Petërburgu në Tiranë
    Studenti rus: Vështirë të gjej punë me shqipen

    Atij i pëlqejnë shumë këngët popullore dhe legjendat e folklorit. Dhe pse për herë të dytë në Tiranë, Sergej Kalinin flet mjaft mirë gjuhën shqipe. Studion në katedrën e gjuhëve të përgjithshme në Shën Petërburg të Rusisë dhe ka zgjedhur si gjuhë të parë, shqipen. Në një intervistë për “Panorama”, studenti rus është mjaft skeptik për të ardhmen e tij, duke praktikuar këtë gjuhë në Rusi.

    Sa vjet keni që studioni gjuhën shqipe?
    Kam tre vjet që jam student i kësaj gjuhe në katedrën e Shën Petërburgut. Është hera e dytë që vij në këtë shkollë verore, e cila na ndihmon për praktikimin e kësaj gjuhe në mënyrë më korrekte. Gjatë tre javëve në Tiranë, na kanë dhënë mësim emra të njohur të kësaj gjuhe në Fakultetin Filologjik, si Andromaqi Gjergji dhe Afërdita Onuzi, drejtoresha e Institutit të Kulturës Popullore. Shqipja më duket gjuhë mjaft interesante. Është pak e vështirë, por shumë e bukur. Dega e kësaj gjuhe në Shqipëri ekziston që prej vitit 1956.

    Çfarë të pëlqen më shumë nga Shqipëria?
    Më pëlqejnë këngët popullore, si ato të Jugut dhe ato të Veriut dhe legjendat e folklorit. Ka shumë njerëz në këtë vend që kanë nostalgji për Moskën, shumë prej tyre kanë studiuar atje. Në lokal, kur njerëzit e marrin vesh se jemi rusë, duan të flasin ato pak fjalë që mbajnë mend nga rusishtja.

    Ç’mendim ke për letërsinë shqipe, sa i njihni shkrimtarët shqiptarë?
    Para disa ditësh takuam Dritëro Agollin, ai fliste me shumë mall për Rusinë, na dha dhe disa libra të tijët me autograf. Agolli është një nga njerëzit që kanë nostalgji për Rusinë, pasi ka qenë i martuar një herë atje me një moskovite. Shkrimtari tjetër është dhe Ismail Kadare, i cili ka studiuar dhe ai në Rusi në Institutin e Letërsisë “Maksim Gorki”, edhe ai është mjaft i njohur.

    Ku qëndron e ardhmja e kësaj gjuhe në Rusi?
    Duket pak e vështirë të gjesh punë në Rusi me këtë gjuhë. Por mua më pëlqen, pasi e kam zgjedhur vetë. Punë me këtë gjuhë mund të gjesh o si ciceron i turistëve shqiptarë në Shën Petërburg, pasi aty ka mjaft shqiptarë, ose në ndonjë firmë private.

    Po mundësi diplomatike, nëpër zyra apo në ambasadë?
    Jo, nuk ekziston, pasi unë studioj vetëm për gjuhën shqipe dhe jo për diplomaci.


    Gjuha
    Shkolla verore sjell studentët e huaj në Tiranë

    Praktikimi i shkollave verore është një nismë e marrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të binjakëzimit të fakultetit shqiptar me fakultetet e huaja. Prej shumë vjetësh këto shkolla kanë ekzistuar dhe pse me një tjetër emërtim. Shumë të huaj mësonin gjuhën shqipe në Tiranë. Në godinën 13 në qytetin “Studenti”, aktualisht qëndrojnë rreth 25 studentë të huaj, të cilët po kryejnë këtë shkollë verore e cila zgjat një muaj, duke marrë kështu njohuri më të plota mbi disa lëndë bazë të gjuhës shqipe, si morfologjia, fonetika etj. Shumica e tyre vijnë për herë të dytë në kryeqytet, gjë që varet sipas dëshirë. Disa zgjedhin të vijnë në Shqipëri, pasi është një mundësi e mirë për të bërë pushimet në një vend tjetër. Gjatë kësaj kohe ata marrin leksione, por nuk harrojnë të marrin pjesë dhe në aktivitete të ndryshme kulturore që ndodhin në Tiranë si dhe nëpër ekskursione në qytete si Vlora, Gjirokasta, Kruja etj., të organizuara nga Universiteti i Tiranës.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  8. #18
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200

    pershendetje

    Persa i perket çeshtjes se gjuhes une them se nuk ekziston asnje lloj arsyeje qe nje shqiptar me origjine te harroje gjuhen e tij.
    Mund te jete pak me e veshtire per femijet qe largohen oselindin ne vend te huaj po çdo gje e ka zgjidhjen me vete nqse eshte deshira. Per mua do te ishte shume ofenduese te degjoja nje nene duke i folur femijes se vet ne gjuhen e vendit ku jeton.
    Mendoj se per femijen eshte shume e rendesishme per personalitetin e tij te flase gjuhen meme pasi gjuhen e vendit te huaj ku jeton do ta mesoje pasi shkolla dhe miqte qe ka do ta detyrojne.
    Te mos harrosh gjuhen tende do te thote qe prinderit kane permbushur detyren e tyre si prinder.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Një kolegu im burrë shqiptar banon jashtë, e është i martuar me një grua nga një vend krejt i tretë. Fëmija e tyre 3 vjeç flet shqip, gjuhën e të ëmës, dhe gjuhën e vendit.

    Ta them të drejtën, e njoh atë fëmijë, e s'më duket të ketë gjë talente të papara. Ajo që e dallon, është përkushtimi i prindërve që t'ia mësojnë gjuhët.

    Është lehtë të shitesh; mjafton me 30 aspra e ca komplekse; por të mbahesh është ca më vështirë.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Nezir Myrta - Iliristika
    Nga GL_Branch në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-02-2013, 13:51
  2. Arvanitasit, të parët tanë që emigruan në Greqi ne Mesjete!
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 07-09-2010, 13:43
  3. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  4. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  5. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •