Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4

Tema: Mobbing-u

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mobbing-u

    30.06.2003 - Trepca.net



    Shpotitja ("Mobbing") nė shkolla po viktimizon fėmiun!


    -----------------------------------------



    Shkruan: Gėzim Mekuli,

    Kohėve tė fundit ca media u fokusuan rreth fenomenit shqetėsues e gjithnjė nė rritje tė quajtur mobbing/shpotitje. Lexojmė pėr fėmijėt, tė cilėt janė ofenduar, nėncmuar e shpotitur psiqikisht dhe fizikisht!

    Kjo "faqe e zezė" e shoqėrisė sonė ėshtė duke u zhvilluar pėr vite tė tėra. Dhe mėsimdhėnėsit, sic duket, nuk paskan qenė dhe nuk janė fare nė dijeni pėr kėtė dukuri negative tė produktit tė shoqėrisė. Kemi parė e lexuar se si viktimat e shpotitjes (mobbing), duke qenė tė lėnduar shpirtėrisht, kanė tentuar tė sulmojnė tiranin edhe me thikė. Kėto episode tė mjera e tragjike tė bėjnė tė mendosh seriozisht, se cfarė ėshtė duke ndodhė me vlerat shpirtėrore e etiko-morale tė traditės sonė.

    Fjala "Mobbing" ėshtė relativisht shprehje e re nė Kosovė, dhe kjo fjalė nė fjalorin tonė ėshte futur, me sa di unė, kėtė vit. Sipas leksikonit fjala "Mobbing" don tė thotė "dhunė grupi". Veprim i njė grupi agresiv e sulmues ndaj njė personi i cili konsiderohet se nuk i pėrket shumicės; dhe nuk pranohet nga ky grup dhe/apo shoqėria.

    Ato/Ata tė cilėt mobojnė kanė si qėllim tė thejnė viktimėn; psiqikisht dhe/ose fizikisht. Pra disa fėmijė qesėndisin dhe trazojnė viktimėn, e cila nga kėta mobues paragjykohet dhe konsiderohet tė jetė mė i dobėt dhe mė "shkoklan" se sa "tė tjerėt"!

    Janė me qindra arsye se pėrse mobohet nė shkollat tona. Njė ndėr arsyet mund tė jetė edhe kjo: Ajo/Ai qė ėshtė zgjedhur pėr viktimizim pėrdallohet dhe vecohet nga "shumica e madhe normale dhe e zakonshme". Psh. nėse viktima ka interesa e hobi tė vecantė, e tė cilat nuk do tė ishin "normale" pėr gjininė dhe moshėn e tij/saj.

    * * *

    Ndoshta njė ndėr motivet mė tė shpeshta pėr mobing janė rrobat (veshja) dhe pamja e jashtme. Pėr fėmijėt nė njė moshė tė caktuar ėshtė shumė me rėndėsi qė tė vishen rrobat nga kreatorė dhe dizajner tė dalluar botėror ("me firmė"). Kjo, vecanėrisht, ėshtė me peshė pėr nxėnėsit dhe nxėnėset e klasave tė 6 e deri nė tė 8-ta. Kėtu edhe fillon zhvillimi psikofizik i fėmijėve. Nė kėtė periudhė, pothuaja, tė gjithė fėmijėt janė tė preokopuar qė tė jenė tė pranuar, tė popullarizuar dhe tė dashur nga tė tjerėt; pra nga shoqėria. Ti takojnė njė grupi ėshtė me rėndėsi. Nqs. nuk i ke kėto rroba "me firmė" (rroba qė do tė mundėsonin e lehtėsonon pranimin nė shoqėri), rruga pėr t'u bėrė viktimė e mobingut ėshtė shumė e shkurtėr! Ekonomia e varfėr e familjes bėn qė shumica e filloristėve tė mos kenė mundėsi tė shijojnė e tė veshin "rroba me firmė" dhe tė pajisen me sjelljet "moderne tė kohės". Andaj fėmijėt vetvecohen dhe izolohen nga shoqėria. Arsyeja: kėta veshin rrobe "tė vjetra" qė nuk janė tė kohės!

    Shpotitja, jo rallė bėhet edhe pėr shkak tė pamjes sė jashtme (edhe pse askush nuk duhet tė duket i njėjtė me tė tjerėt). Disa shpotiten pėr shkak tė problemeve psiqike (dėmtimeve tė trurit) apo ndonjė asimetrie trupore. Shumė nga kėto raste do tė kishin mundėsin pėr t'u mėnjanuar po qė se shkolla dhe prindėrit do tė kishin informuar fėmijėt rreth prezencės eventuale, tė kėtyre nxėnėsve tė sjellshėm, por tė hendikepuar.

    Shumica besojnė se janė vetėm cunat ata qė shpotisin, e kjo ėshtė e gabuar, mendojė unė! Njė mundėsi pėr tė kategorizuar mobing ėshtė edhe gjinija (seksi). Nėse krahasojmė metodat e mobingut tė cilat janė karakteristike pėr gjininė, del se ekzistojnė metoda tė ndryshme, tė cilat pėrdoren varėsisht nga gjinia qė mobuesi i takon. Kur cunat mobojnė kjo zakonisht ndodhė me pėrleshje e rrahje fizike. Nė tė kundėrtėn, cupėzat, pėr tė dėrrmuar e thyer viktimen e tyre, mė shumė pėrdorin terrorin psiqik: shpesh me thashetheme "pas shpinde"!

    Dikush mund tė pyet nėse viktima ėshtė vetėfajtore pėr shpotitje: Pėrgjigja do tė ishte jo. Mėkatar janė shpotitėsit. Ėshtė vėrtetuar shkenctarishtė se, shumica e atyre qė shpotisin (mobojnė) janė mė tė dobėtit. Kėta shpotisin tė tjerėt pėr tė kamufluar dhe fshefur dobėsin e tyre. Kėta janė tė dobėt dhe tė frigėsuar pėr vehten e tyre pėr tė qenė i mobuar. Po ashtu dihet se shumica e mobuesve rrjedhė nga familje dhe shtėpi ku kėta fėmijė nuk e kanė mirė. Psh. alkoholi nė shtėpi, bixhozi, kurvėria e nėnės/babait... etj. etj. Teoria tjetėr mbi mobing tregon se, vetė shpotitėsit kanė pėrjetuar sulme shpirtėrore, dhe se ai/ajo nuk ėshtė kuptuar mirė gjatė formimit psikofizik. Nuk ėshtė lehtė qė tė largosh agresivitetin dhe pėrjetimet qė lėndojnė e nėncmojnė. Ndjenjat mbesin pėrseri aty, edhe pse ne nuk jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė. Mobuesit hedhin ndjenjat e tyre tek tjetri. Prandaj kėta dalin jashtė nė hapsirė me "radarin" e tyre, pėr tė hulumtuar se kush mund tė jetė pranues pėr shpotitje.

    Zakonisht janė njė apo dy fėmijė qė fillojnė shpotitjen, pėrderisa tė tjerėt frigohen tė ndėrhyjnė apo tė mbrojnė viktimen. Friga se edhe kėta mund tė jenė viktima tė shpotitjes ėshtė e fuqishme. Shpotitja pasive ėshtė njė formė e mobingut; kur diksuh i "kthen shpindėn" viktimės dhe paraqitet se nuk ka dėgjuar ndonjė gjė.

    Cfarė mund tė bėhet pėr tė luftuar mobingun?

    Kemi shumė shembuj qė tregojnė se nė shkollat tona, me vite tė tėra, fėmijėt tanė janė mobuar. A nuk e ka hetuar askush kėtė sėmundje? Shumė mėsues e mėsuese pohojnė se: "Kurrė nuk kemi pa dicka tė tillė, bile as qė kemi ndi qė mobingu ekziston nė shkollėn tonė. Jo cfare, as qė kemi zbulu raste tė tilla." Kjo do tė ishte e pavėrtetė, mė shqip tė shprehem: Kjo ėshtė "rrenė e kulluar". Dikush duhet tė ketė parė apo dėgjuar dicka. Apo jo?!

    Skolla ėshtė pėrgjegjėse dhe llogaridhėnėse. Kėtu cdoherė kemi tė bėjme me relacionet shoqėrore: Fėmijėt shpesh herė kanė raportuar se kėta janė shpotitur edhe para syve tė mėsuesve. Mėsuesit e mėsuesėt duhet tė jenė mė me pėrgjegjėsi. Tė mos imitojnė e kopjojnė TV-nė. Kėta duhet tė mirėbisedojnė me secilin nxėnės. Tė pyesin pėr shpotitjet eventuale. Mėsimdhėnėsit duhet t'i falin besimin nxėnėsit, se ajo cfarė flitet nė mes tyre do tė mbetet sekret. Jo rrallė mėsuesit provojnė tė bagatelizojnė (lėnė pas dore) problemin, apo mundėsisht ta bartin atė tek prindėrit…! Po ashtu prindėrit duhet tė flasin me fėmijėt rreth mobingut. Po u zbulua dicka duhet biseduar me mėsuesin/mėsuesen dhe rasti tė pastrohet. Kjo nuk don tė thotė se prindėrit duhet tė involvohen drejtėpėrsėdrejti. Nuk duhet tė ketė kėrcėnime, si psh. "edhe njėhere me bo me ndi se po ma shtramon/shpotitė ciken teme, kryt ta k’pus more zalloga i flliqtė…" Ne duhet tė mėnjanojmė pėrdorimn e shabllonit tė mobuesve. Bashkėpunimi nė mes tė rriturve ėshtė njė ndėr burimet kryesore pėr ndryshime pozitive. Fėmijėt shofin dhe mėsojnė nga bashkėsjellja e tė rriturve, apo jo?

    Pavarėsisht inisiativave, fenomeni mobing, nuk mund tė mėnjanohet rrėnjėsisht, Gjithmonė do tė jetė dikush qė mendon se ėshtė mė "i dobėt" e mė i vockėl se sa tė tjerėt, dhe cdoherė do tė jetė dikush qė ndien nevojė tė terrorizojė e tė minimizojė tė tjerėt, vetėm e vetėm pėr t'i treguar shoqėrisė se ata janė mė tė guximshėm, mė tė mirė ose mė tė pėrkryer se sa tė tjerėt.

    Pasojat e njė shoqėrie mobuese, ne tani po i ndiem edhe nė proceset politike. Ca politikan dhe media kanė po tė njėjtat shabllone shpotitėse: Kėta mė shumė mobojnė se sa dialogojnė!

    Njė gjė dihet: mobing ėshtė rezultat i mungesės sė dashurisė, rrespektit dhe produkt i njė shoqėrie tė papėrgjegjėshme. Dhe s'u ndalua kjo e keqe, kjo do tė na drejtojė nė dhunė, varfėri e kriminalitet…!



    Oslo (Norvegji), 29 qershor 2003


    Shkruan: Gėzim Mekuli

    -----------------------------



    Ne fakt ..ne se ka ndonji karakteristike tipike dalluese per shqiptarin eshte pikerisht "te tallurit me me te dobetin" ose perqeshja ose Mobbing-u.

    Mos te vufshin perfund...thot populli.

    Prof Arben Putua me shoke psh kur ishin studenta ne vitet 1945-50 duke perfituar se ishin me "biografi te mire" nga qe biri beut kish bere krushqi me Terbaciot me partishmeri...i merrnin studentat ose profesoret me biografi te keqe dhe i fusnin koken ne gropen e wc-se shkolles atyre qyqareve.

    Ne veprat e Enverit dallon tipari talles i gjirokastrit mbi ata te cilet i kish futur neper qelira e ja torturonte dhe familjet e i fyente neper letra.

    Humoristet tone gjeten te tallin te gjorin PAPA gjon Palin sepse bakrundi Terbaciotas i Humoristeve Shik-as socialiste e frymezon kete lloj "arti" kur objekti talljes "nuk te ben gje".

    Gazetaret tone cdo dite i etiketojne vajzat Viktima qe dergohen dhunshem ne semafore me shprehjen "prostituta x ose y"
    dhe kunder Tutoreve kurre nuk bejne investigime.

    Ne Sport kur ka ndeshje mes dy qyteteve cohen mijra zagare tifoza e i bien ne gure arbitrit ose tifozave te ekipit tjeter.

    Edhe ne Vlore u mblodhen cobenet e i vrane policet e Shtetit dhe benin sehir si Luiza pinte Gjak mbi trupin e Lek Cokut.

    Ne Kosove Hashim Thaqi e Lima qeshin kur dalin ne Tv me tregue se ja ne qeshim e te vrasim..kini inat..hani m-ut.
    Gjenerali dhe Krimineli Sali Veseli mbasi Vrau komandant Drinin i mburrej shoferit te tije..

    A e she more qy kit Gjoks...Te vret e te kendon ne varrim referatin e lamtumires..e zgerdhihej magari..

    Kemi shume poshtersi mes nesh qe shfaqet ne formen e Mobbingut.


    Te lumte Pena Gezim Mekuli..


    Tung..

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    I lumte autorit qe e ka trajtuar nje teme te tille qe le pasoja ne psiqiken e femijve per periudhen e mevonshme te jetes.



    Vecoj dicka nga artikulli:


    Ėshtė vėrtetuar shkenctarishtė se, shumica e atyre qė shpotisin (mobojnė) janė mė tė dobėtit. Kėta shpotisin tė tjerėt pėr tė kamufluar dhe fshefur dobėsin e tyre. Kėta janė tė dobėt dhe tė frigėsuar pėr vehten e tyre pėr tė qenė i mobuar. Po ashtu dihet se shumica e mobuesve rrjedhė nga familje dhe shtėpi ku kėta fėmijė nuk e kanė mirė. Psh. alkoholi nė shtėpi, bixhozi, kurvėria e nėnės/babait... etj. etj.


    Autori ketu eshte mjaftuar me permendjen e shumices se rasteve qe dalin nga familje me probleme.
    Gjynah, sepse rastet me SKANDALOZE jane ato me femijet qe dalin nga familje shume te mira e qe kthehen ne shpotites e perules te shokeve te tyre te klases apo te tjereve qe i njohin ne ambiente te tjera shoqerore.

  3. #3
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127
    Familje te mira eshte shprehje relative. Cila quhet familje e mire? A ka percaktim konkret dhe fiks per termin "Familje te Mire"? Ate qe quan ti te mire, a do ta quaja edhe une, a do ta quante ashtu edhe pjesa tjeter e botes(rreth 6.5 miliard njerez)?. Familje e mire sepse nuk ben krime, apo e mire sepse di te edukoje pasardhes te mire?
    Winners Don't Quit

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Niko D'Angelo,

    besoj se me drejtohesh mua e ne vazhdim ke nje mendim lidhur me konstatimin qe ben, se "familje e mire" eshte nje term relativ.


    E drejte, keshtu e shoh dhe une vete.
    Familje e mire do te quhej (te pakten per mua) ajo ne te cilen anetaret perpiqen se bashku dhe secili me vete qe ta mbajne ne kembe si strukture. Nje familje ku anetaret vec e vec dhe se bashku (te pakten) nuk i sjellin dem ambientit qe e rrethon, individeve dhe familjeve te tjera. Secili prej anetareve ta dije qe sjellja e tij ne shoqeri ndikon drejtperdrejt ne pershtypjen per familjen nga e cila dalin. Nuk veprojne thjesht si individe, por e kane konceptin e familjes ne koke kur veprojne ne nje menyre apo nje tjeter.


    Qe familja te jete nje strukture e qendrueshme duhet qe konfliktet brenda saj te perpiqen gjithsecili t'i minimizojne, prinderit te jene te kujdesshem ne sjelljen me femijet dhe femijet po ashtu ne sjelljen me prinderit, prinderit ne marredhenien mes tyre te japin nje model te mire per femijet (c'kane mes tyre mos ta bejne sherr para femijve, mos t'i flasin njeri-tjetrit me fajle te ulta, sepse kjo ndikon qe dhe femijet te humbasin respektin per prindin qe ulet vazhdimisht me fjale te tilla para tjetrit, etj.).


    Problem eshte, se ne moshen e adoleshences femijet kane prirjen te bejne dicka te "cmendur" qe familja (e mire) nuk ia lejon e me kete madje te ndjeje dhe kenaqesi. Por per ata qe jane rritur brenda familjesh te mira, kjo kthehet ne problem, sepse ndryshe sillet ne ambientin e jashtem dhe ndryshe ne ate te brendshmin ku respekton babe e nene e nuk do t'i beje te merakosen per te, apo (akoma me keq) ta pengojne ne ate qe ai e ben fshehurazi.
    Dhe keqtrajtimi me fjale apo veprime i shokeve, shoqeve ne ambientet qe frekuentojne eshte pikerisht ne kuadrin e kesaj fshehtesie.
    E "bukura" me keta cuba te fshehtesise eshte se behen pula kur ia merr vesh prindi se c'kane bere.
    Per prindin nderkohe vjen si bombe ajo c'ka marre vesh e hajt ta ndreqe, dyshon pastaj ne aftesine e vet edukuese, nderkohe qe ka dhene gjithcka te mundur, etj. Ne keto raste prinderit qe heqin dore e i lene te bejne si te duan keta femije jane ata qe deshtojne e familja nuk besoj se meriton me emrin famlije e mire, ndersa te tjeret qe i rrine mbi koke e e bejne veten deri te "urrehen" nga femije, jane ata qe e mbajne ne kemeb familjen e mire ne kohe te veshtire. E keta cubat e vegjel e kane parasysh kur rriten rendesine e asaj qe kane bere prinderit, ne njefare menyre e kthejne edhe ne model per vete.


    Po e pat arritur edukimi nga ana e prinderve qe keta cubat e vegjel te ndryshojne rruge e te veprojne serish duke mbajtur ne koke konceptin familje dhe pasojat e sjelljes se tyre te "cmendur" t'i bejne te terhiqen para asaj qe kishin ndermend te benin, apo qe edhe ne te rritur te shfrytezojne si model te ngjashem menyren sesi u rriten dhe ata vete nga prinderit, prinderit e kane kryer misionin e tyre karshi femijve dhe familja ka rezistuar si nje strukture e qendrueshme qe ka arritur t'i mbarte vlera femijve dhe per jeten ne familjet qe secili prej tyre do te krijoje vete.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •