Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Shqipëria heq dënimin me vdekje edhe në rast lufte

    Shqipëria heq dënimin me vdekje edhe në rast lufte
    TIRANË-Shqipëria heq dorë përfundimisht nga aplikimi i dënimit me vdekje. Shteti shqiptar nuk do të japë vendime kapitale as në kohë lufte. Shqipëria ka nënëshkruar dje me Këshillin e Europës,
    “Protokollin numër 13 të Konventës Europiane për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, për heqjen e dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat”. Ky Protokoll parashikon heqjen e denimit me vdekje në të gjitha rrethanat, përfshirë edhe në kohë lufte ose të kërcënimit serioz për lufte. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, Shpëtim Çaushi nënshkroi këto ditë këtë konventë në emër të qeverisë shqiptare. Çaushi, gjithashtu ka firmosur dje edhe protokollin numër 12 të Konventës Europiane për “Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, për ndalimin e përgjithshëm të diskriminimit”. Ky Protokoll siguron ndalimin e përgjithshëm të diskriminimit. Protokolli 12 garanton gëzimin e çdo të drejte të sanksionuar me ligj, pa dallim për shkak të seksit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, pikëpamjeve politike, origjinës kombëtare ose shoqërore, përkatësisë në një minoritet, pasurisë etj. Ai gjithashtu nënshkroi “Protokollin shtesë të Konventës për krimin në fushën e kibernetikës, për penalizimin e akteve me natyrë raciste dhe ksenofobiste të kryera nëpërmjet sistemeve informatike”. Ky Protokoll zgjeron qëllimin e Konventës për krimin në fushën e kibernetikës, duke përfshirë dënimin e akteve me përmbajtje raciste ose ksenofobe të kryera nëpërmjet sistemeve kompjuterike.
    B.H

    Marre nga gazeta Shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    edhe une jam pro drejt ketij vendimi
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  3. #3
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    jam absolutisht kunder !!!! a mund te me thote ndokush se cili mund te jete ai denim qe do ta detyronte nje dezertor te mos dezertonte pervecse denimi me vdekje

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Këtë vendim e kanë nxjerë ata që ia kanë bërë Yzmetin atij veprimi ( tradhëtisë ) gjithmon.

    Jam kundër këtij vendimi , se ky vendim do jetë ineksion ifuzioni për prodhim të çiftave të Ballaban Pashëve , Hamza Kastriotëve e Esat Pashë Toptanëve sa herë që të krisën .

    E mbi të gjitha do mbron gjeneralët e vetë shpallur të andardëve të vitit 1997 që herdo kurdo do gjykohen .

  5. #5
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Turp!
    Heqja e denimit me vdekje ne rast lufte eshte nje nga budallalliqet me te medha qe ka nenshkruar Shqiperia si shtet.
    Pra oburra njerez, dezertoni ne rast lufte, se nuk ju denon kush.Vetem budallenjte shkojne e vriten per Atdheun, "te zgjuarit" fshihen ferrave dhe i mbron ligji.
    Oburra spiune ne rast lufte.Shisni atdheun dhe sekretet ushtarake ne kohe lufte se ju mbron ligji.
    Oburra hajdute e plackites. Ne rast lufte, kur ushtaret jane te zene me clirimin e atdheut, ju mund te vidhni, plackitni, madje dhe te perdhunoni dhe te vrisni civilet. Te jeni te sigurt se ju mbrojne ligjet e Evropes!
    Perpara sabotatore dhe bashkepunetore te armikut! Ne rast lufte verini minat dhe sabotoni perpjekjen luftarake te cdo pale. Ju mbrojne ligjet e Evropes!
    Perpara tradhetare te Atdheut! Jeni te mbrojtur nga ligji te tradhetoni Atdheun, popullin, te afermit.
    Rrofte Evropa qe na nxorri ne drite me kete ligj!
    "Who is John Galt?"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    i drejte eshte vendimi i qeverise.ju qe flisni kundra ndoshta jeni pro denimit me vdekje ne pergjithesi.c'fare ndryshimi ka nje vrases kriminel dhe nje tradhtar i popullit.nqs nuk i jepet vendimi i vdekjes kriminelit dhe vrasesit ,atehere si mund ti jepet tradhetarit.megjithese tradhtari ose armiku i shqiperise ben krim me te madh sesa vrasesi ose krimineli ordinar,une mendoj se burgimi i perjetshem eshte me i vuajtshem sesa vdekja e menjehershme.

  7. #7
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Djale i mbare qe e sheh cdo gje me emocionet qe te krijon politika.

    Ndryshimin po ta shpjegoj une shume thjesht. Nje kriminel merr jete dhe sigurisht kjo eshte dicka e rende por qe ne vetvete nuk cenon ekzistencen e shtetit. Ne lufte i dashur olsen nese ka gje qe kercenohet eshte pikerisht ekzistenca e shtetit. Dmth pasojat e dezertimit ne lufte jane shume here me tragjike se sa ato te nje krimi ne paqe sepse ato mund te cojne prej kaosit, anarkise, dhe humbjeve kolosale ne jete njerezish deri dhe ne copetimin e vendit.

    Lufta (ajo per vetembrojtje) eshte nje lufte per ekzistence. Kombi lufton per te ruajtur sovranitetin dhe siguruar mbijetesen, shteti lufton per te ruajtur funksionet e veta, ndersa atdheu lufton per te ruajtur te pacenuar teresine territoriale ...... dezertori ne kete lufte eshte armiku nr 1 dhe ai e kryen kete akt ose pse eshte i blere ose per te shpetuar koken .... heqja e denimit me vdekje per ate qe dezerton i ofron dezertorit zgjedhjen midis jetes (ne burg) dhe vdekjes (ne front) ... nuk eshte shume e veshtire te parashikohet zgjedhja.

    Nje dezertim mund te kushtoje me mijera jete njerezish, mund te kushtoje humbjen e pavaresise, mund te kushtoje edhe copetimin e vendit ...... pergjigja per shkaktaret, heqja e denimit me vdekje .... kjo eshte tallje me te gjithe ata qe kane dhene jeten ne lufte eshte tallje me sigurine e vendit.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    e kuptoj ndryshimin o orku ,dhe ta spjegova me siper.per mua denimi me vdekje eshte i tepruar edhe ne kete rast.tradhtari sic e thashe me siper do vuante me shume ne burgim te perjetshem sesa nje vdekje te menjehershme .do sugjeroja ate burgun e tepelenes.

  9. #9
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Pikerisht ketu qendron problemi olsen qe pas aktit te dezertimit ndoshta nuk do te kete me as burg dhe as tepelene.

  10. #10
    Kureshtar Maska e DiamondRing
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Around the world
    Postime
    42
    Ato le ta heqin sa te duan Denimin me vdekje por ligji luftes nuk mund te konceptohet ne kohe paqeje..Kur te futemi ne lufte mos kini merak se perseri do e vejne Nuk eshte aq e veshtire per te vene nje ligj ose per te hequr dore nga nje Marveshje nderkombetare aq me shume kur preken interesa kombetare..Halli eshte se kur te mbaroj lufta do jemi aq te lodhurper te shijuar lirine e fituarPo pati lufte gjithnje...
    Nese per te jetuar te duhet te zvarritesh atehere ngrihu dhe vdis...
    VOX POPULI VOX DEUS

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Prostitucioni dhe morali
    Nga tani në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 05-01-2003, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •