Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206

    Luiza Xhuvani

    Jam kurioze te dij se cili eshte filmi me i bukur i Luiza Xhuvanit per ju. Kjo eshte aktorja me e mire shqiptare per mua dhe me pelqen me se shumti ne filmin "Une e dua Eren" ... po per ju?..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  2. #2
    Te them te drejten ngurohem pak kur shikoj filmat e saj. Eshte shume tragjedike ne menyren e te shprehurit, sidomos nga mimik, dhe te gjithe filmat ne te cilet ka marre pjese jane shume psikologjik dhe pak te rende. Keto lloj filmash jane te preferuarit e mi, po duhet te jem ne gjendje te mire psikologjike ne ato momente kur t'i shikoj.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    E ka bere edhe nje drame te cilen vec njeher e kam pare nese e mbaj mend mire emrin ishte" Dasma e pergjakur" po nuk e di sigurt, e ne ate drame shprehet shume mire melankolizmi i saj, eshte nje rol qe i perputhet edhe me pamjen e saj, sidomos syte melankolik
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  4. #4
    zemerdragoi Maska e greendrag
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    272
    Ajo eshte si yll mer ne ēdo film e shfaqje teatrale !
    I hongsha synin !
    Kush jeton per te luftuar nje armik,ka interes ta lere te jetoje.
    HENA TURRAVRAP HAPESIRASH I LEH QENIT,
    QIELLIN KAPERDIJN BABEZITSHEM RE,
    SA E KRISUR KJO EPOKE E DREQIT,
    SOT AS TRUPI IM SME NXE.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    filmi Sloganat
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    me pelqen shume si aktore nje nder filmat e saj do te permendja Flutura Ne Kabinen Time
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Mu duk me interes ky artikull per Luiza Xhuvanin dhe rolet e saj botuar ne revisten "Jeta" ....

    “U arratis” nga mėsimet pėr tė prekur sheshin e xhirimit. Shansi i parė nė vitin e fundit tė ILA, njė rol episodik nė ekranin e vogėl. Kishte spikatur nė etydet e shkollės, por nuk i mjaftonte. Ju kujtohet filmi “Dhe vjen njė ditė” ku infermierja lotonte me kalin pėr dashurinė e humbur? Aktorja e re quhej Luiza Papathanasi, vajza sarandiote qė notonte si djalė , e bukur, e re, plot pasion dhe vullnet pėr tė pushtuar artin e fjalės.




    Xhuvani, 38 vjeē, numėron rreth 30 role nė kinema dhe teatėr, dy ēmime shqiptare si aktorja mė e mire nė Festivalet e Filmit Artistik (’89 dhe ’95) , trofeu nė Festivalin Internacional tė Tokios nė vitin 2001 si aktorja mė e mirė femėr pėr rolin e Dianės nga “Slogans”. “Nuk kam refuzuar asnjė rol, aktori duhet tė jetė shumėdimensional. Tė dhėnat psikofizike tė aktorit janė njė mjet pėr tė shpėrfaqur karakterin e rolit. Kam mall pėr rolet tek “Vallja e Vdekjes” dhe “Shėrbėtoret”. Tek personazhi i Kler kam provuar nė pėrmasa gjigande dashurinė, urrejtjen, adhurimin. Pėshtjellimet emocionale tė personazhit mė ēonin nė ēdo shfaqje nė gjetje tė reja. Edhe sot mė duket se nuk mė ka mbaruar si rol, sikur nuk ka mundur tė dalė prej meje krejtėsisht”. Rolet dhe figurat e skenės janė si fėmijėt, me mosha tė ndryshme dhe me kohė tė ndryshme, por duan shumė dashuri qė tė jetojnė, janė si njerėzit, bėhet tė butė kur i pėrkėdhel dhe egėrsohen nėse i harron. Shekspiri dhe personazhi i Lejdi Anės tek “Mbreti Lir” kėrkonte tė drejtėn pėr tė “jetuar gjatė”. Pėshtjellimet psikologjike, investimi emocional pėr t’a shfaqur nuk harrohen lehtė. Nuk ka rol tė lehtė apo tė vėshtirė, ka njė ndarje teatėr- ku investon nga vetja dhe film-njė investim nė grup. Filmi e ka bėrė tė njohur. Profesioni i aktorit ka edhe tė papritura. Kujton se nė filmin “Flutura nė kabinėn time” ajo nuk kishte kuptuar drejt momentin e hedhjes nga kamioni. “Unė hidhesha sikur bėja zhytje nė det dhe nė sekondė humbja nė borė. Regjizori ēuditej si hidhesha kaq shpejt. Pas disa dublash kuptova se nuk duhet tė hidhesha me kokė, por thjesht tė rrėzohesha”. Ose nė shfaqjen “Tetė persona plus” ajo pothuaj nuk e mbaronte kurrė tekstin, nga tė qeshurat qė i shkaktonte partneri R. Trebicka. Si mund tė jetojnė bashkė aktori dhe personazhi?

    Liza mendon se “Personazhi ėshtė si njė jetė qė lind brenda dhe tė lė pagjumė, jeton me tė, flet, komunikon, i bėn vend ēdo ditė, pa e shkėputur nga e pėrditshmja jote e vėrtetė, investon tė gjithė trupin tėnd pėr t’a kthyer nė qelizė jete”.Ndonjėherė identitete tė ndryshme pėr tė jetuar harmonikisht duhet tė zėnė hapėsira dhe kohė tė ndryshme. Ėshtė si njė lojė qė identiteti “real” i aktorit i “lutet” atij imagjinativ tė jetė esencial. Kėshtu i ka ndodhur me rolin e ciganes nė dramėn “Nata e trokitjeve nė xhama”, Liza ka shėtitur netė tė gjata rrugėve tė Tiranės pėr tė dėgjuar fshesaret e natės nė komunikimin cigan. “Mėnyra e mbajtjes sė cigares, ecja, e folura, kėrcimi dhe muzika ishin disa nga truket qė mė duhej tė gjeja pėr t’iu afruar personazhit. Dhe gjithēka ishte jashtė meje. Ushtrohesha nė shtėpi, nė rrugė, duke gatuar, nė ēdo moment qė karakteri tė vinte tek unė”. Edhe sot e kėsaj dite, Sara, e bija i “lutet” tė kėndojė si cigane. Ka patur fat nė profesion, ėndrra e saj pėr tu bėrė aktore ėshtė bėrė realitet, pati fat qė Gjergj Xhuvani ėshtė dashuria e saj, ėshtė syri i mrehtė artistik i pagabueshėm , miku mė i mirė nė profesionin e saj, pati fat qė rolet pėr tė krijohen dhe mendohen nga pena e tė mirėnjohurit Dhimitėr Xhuvani.

    Pėr dashurinė me Gjergjin ajo pranon se “Desh Zoti qė ne tė ishim nė njė kurs nė Institut, nė njė bankė. Atėhere nuk kishim plane tė s’ardhmes , Gjergji nuk mendonte se do tė bėhej regjizor, kishim bashkuar ndjesitė dhe gjithēka rrodhi natyrshėm, pa kėrcitje. Unė u besoj ndjesive tė brendshme. Nuk kemi bėrė dasmė nė jetėn reale, ndėrsa nė film po, jam veshur nuse dhe kam shkuar nė kishė tek “Njė ditė nga njė jetė”. Ėshtė vėrtet fat tė kesh bashkėshortin regjizor, dhuratat e tij pėr mua janė plot ide dhe fantazi, pėrherė nė njė atmosferė misterioze.. Gjergji ėshtė pjesė e imja, nuk mund tė ndahet nga gjithēka qė bėj, realizoj, krijoj”. Nė punė ndonjėherė edhe dashuria nuk tė ndihmon. Liza kujton se nė filmin “Dashuria e fundit” Gjergji i thėrriste K. Ēaushit: “Rrihe, rrihe vėrtetė! Dhe pas pesė dublave unė dola e nxirė nga xhirimet dhe u detyrova tė bėja kompresa me akull.

    Ndėrsa fjala “Stop” nga xhirimet e filmit “Slogans” u bė lajtmotivi mes miqsh nė Festivalin e Kanės. “Ne duhej tė pėrqafoheshim dhe tė rrotulloheshim tek gurėt me Tur Gorishtin. Gjergji n’a tha tė ndalonim kur tė thoshte ‘stop”. Ne vazhdonim ndėrsa Gjergji kishte harruar tė jepte komandėn”. Nuk ka maksimum nė profesionin e aktorit, egoja e brendshme kėrkon gjithmonė mė shumė. Dhe nėse bėn pjesė mes aktorėsh tė aftė atėhere duhet tė jesh i lumtur. Liza kujton partnerėt e skenės dhe filmit qė e kanė plotėsuar nė rolin e saj si Ēim Xhepa, Yllka Mujo, Agim Qirjaqi, Fatos Sela, Roza Anagnosti e shumė tė tjerė. Vefi ėshtė personazhi nė pritje tė imagjinatės artistike nė filmin mė tė ri tė saj “Blegėrima e deles”. Dhe Luiza Xhuvani bėhet akoma mė e bukur nė sheshin e xhirimit!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    greendraq- ehu un do ja kisha vjedhur syte se edhe role qe i luan i shkojn me ata sy
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    Heret a vone - te flm shume per artikullin me te vertet lexova gjera qe nuk i dija ne te.

    Ambrida- kur kam pare per her te pare ate film kam qare nga inati sidomos ne pjesen ku Robert Ndrenika, pas gjith asaj qe heq nga Partia, kur kalon Xhaxhi dhe me gjith femijet del ne rruge qe te duartrokase me zemer, me kujton dicka qe njeriu eshte i detyruar te ben kundrejt ndjenjave te veta, se ai ndoshta me te vertet ka ndjere ate urim por mendoj se ne thellesine e zemres ka uryer cdo gje qe e ka lidhe me ate njeri. Eshte nje moment qe me te vertet te rrenqeth.

    Ju falemnderit te gjithve.
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  10. #10
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    me vjen keq per ju fanset e saj po s'eshte ndonje fare aktoreje.
    E bukur eshte, po si aktore s'vlen, te pakten per cfare ka luajtur deri tani. Por meqe ka ngelur e vetme nga aktoret e brezit te saj rolet ngelen vetem per te (s'dua te jem cinik duke thene se ne shumicen e filmave eshte i shoqi regjisor, se edhe ai nuk ka shume mundesi zgjedhjeje)
    I vetmi rol i arrire i saj eshte tek "8 persona plus"
    Mbase ajo eshte me e prire per role komike, po per arsye te fizikut i japin me shume role dramatike.
    Nje here ne nje interviste edhe ajo vete eshte shprehur se do e ndjente veten mire ne nje film komik.
    Vazhoni ta pelqeni, se s'keni c'beni
    Krispi

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Kandidatura e Luiza Xhuvanit zėvendėson atė tė Fatos Nanos nė Sarandė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 07-11-2014, 05:35
  2. Prof. Dr. Ylli Popa pėr Kryepeshkopin Anastas Janullatos
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-10-2014, 03:11
  3. Aleksandėr Xhuvani
    Nga dodoni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2007, 23:25
  4. Gjergj Xhuvani
    Nga marinI nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-01-2003, 13:23
  5. Fishta, Lahuta, Konica dhe Xhuvani.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2002, 05:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •