Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    3

    Këngë partizane/patriotike

    Tungjatjeta të gjithëve!

    Kjo temë mund të ngjallë pakënaqësi tek shumë prej jush, por do të dëshiroja t'ju kujtoj se vitet e luftrave dhe përpjekjeve tona kombëtare përbëjnë periudhat më të lavdishme të popullit shqiptar, ku i madh e i vogël, mysliman e i krishter, qytetar e fshatar, burrë e grua, u ngritën sëbashku për të goditur rëndë dhe për t'i dhënë goditjen e fundit pushtuesve të ndryshëm.

    Me këtë besim dhe me shpresën se do të më mirëkuptoni, po hap një temë të re ku çdo anëtar është i ftuar të vendosë këngë partizane dhe/ose patriotike që ai/ajo ka mësuar në shkollë, familje, apo kudo.

    Kërkoj që ju të gjithë të viheni në kontroll të parimeve tuaja politike dhe të mbani për vehte fjalët fyese që mund të shprehni qoftë për Partinë Komuniste, qoftë për Ballin Kombëtar, monarkistë e revolucionarë, etj., etj.... Kjo temë nuk do të ketë aspak ndikime politike, por thjesht artistike.

    Ju faleminderit!

    Shënim: Nëqoftëse njihni autorin/autoren e këngëve me bindje të plotë, ju lutem ta bëni të ditur.


    *****
    BETIMI MI FLAMUR
    Hymn patriotik

    Rreth flamurit të përbashkuar
    Me një dëshir'e një qëllim,
    Të gjith' atij duk' iu betuar
    Të lidhim besën për shpëtim.
    Prej lufte veç ay largohet
    Që është lindur tradhëtor,
    Kush është burrë nuk frikohet,
    Po vdes, po vdes si një dëshmor!

    Në dorë armët do t'i mbajmë
    Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
    Të drejtat tona ne s'i ndajmë;
    Këtu armiqtë s'kanë vënt.
    Se Zoti vetë e tha me gojë
    Që kombe shuhen përmi dhe,
    Po Shqipëria do të rrojë;
    Për të, për të luftojmë ne!

    O flamur, flamur, shenj' e shenjtë,
    Te ty betohemi këtu,
    Për Shqipërin' atdhen' e shtrenjtë,
    Për nder' edhe lavdimn' e tu.
    Trim, burrë quhet dhe nderohet
    Atdheut kush iu bë therror;
    Për jet' ay do të kujtohet
    Mi dhet, mi dhet si një shenjtor!

    - ASDRENI,
    vëllimi "Ëndrra e lotë"


    *****
    NËNAVE SHQIPTARE

    Nënave shqiptare
    dua t’iu këndoj
    një këngë plot dashuri,
    që s’njeh kufi.

    Nëna bujare,
    jetën, gëzimin
    ne tek ju e gjejmë,
    pranë jush e ndiejmë.

    Ju jeni si një fllad
    kur puthni lehtë femijën,
    por ktheheni në tallaz
    kur dikush ju prek lirinë.

    Ju jeni si një fllad
    kur puthni lehtë femijën,
    ju i jepni vendit tonë krenarinë.

    Nëna shqiptare,
    ju në çdo stuhi
    e mbajtët kokën larg
    plot krenari.

    Kur dikush nga ju
    prej t’vetmit bir u nda
    askush në këtë botë
    lotët s’ju thau.

    Ju jeni si një fllad
    kur puthni lehtë femijën,
    por ktheheni në tallaz
    kur dikush ju prek lirinë.

    Ju jeni si një fllad
    kur puthni lehtë fëmijën.
    Ju i jepni vendit tonë krenari.

    Zemrat tona qeshin,
    qeshin pa pushim.
    Krenare ato janë
    për ju gjithmonë.

    Ju jeni si një fllad
    kur puthni lehtë femijën,
    por ktheheni në tallaz
    kur dikush ju prek lirinë.

    Ju jeni si një fllad
    kur puthni lehtë fëmijën.
    Le të ziejë kjo këngë pa mbarim.

    (kënduar nga Vaçe Zela)

    *****
    KUJTIMET E NJË VETERANI

    Kjo këngë, ja më zgjoi sonte një kujtim,
    zgjoi një ndjenjë në shpirtin tim,
    një mall që s’shuhet kurrë.

    Për vitet kur luftonim mbi shkëmb e gur,
    kur me gjak mbrojtëm një flamur,
    e jetën falnim ne.

    Mbi gërxhe e maja u ngjitëm,
    me zjarr porsi shqipe luftuam.
    Varur krahut një dyfek,
    ngjeshur brezit një gjerdan,
    për këtë vend, për liri, këtë vatan.

    Kujtoj trimëritë partizane.
    Kam mall dhe për shokët që ranë.
    Atje mbetën një nga një
    dhe s’u ngritën kurrë më;
    i kujtoj, i kujtoj me kaq mall.

    U nisëm, mbeti nëna dhe një shtëpi,
    punë e foshnjën e lamë në gji,
    ****** lëshoi kushtrim.

    U thinjëm, ja po shkojnë vitet një nga një,
    por kujtimet nuk shuhen dot,
    Atdheu na thërret një zë.

    Kujtoni, o shokë, amanetin,
    dhe ju brez pas brezi tregoni
    se ne s’deshëm robëri,
    nuk duruam skllavëri,
    për këtë vend, për liri, për vatan.

    I shtrenjte ish për ne ideali,
    e shtrenjte ish për ne Shqipëria.
    Ne dhamë jetën për një shok,
    ne kafshatën e ndamë tok,
    për Atdhe, për liri... ideal.

    (kënduar nga Anita Take; ****** Kjo fjalë është "Partia". Shumë mund të thonë që mund ta kisha lënë fare këtë këngë, por më duket shumë e fuqishme dhe nuk desha ta sakrifikoja për një fjalë. Më falni.)


    *****
    HAKMARRJE

    Po ngrihet një zë nga fundi i varrit,
    si dielli kur shkrep e hapet mbi dhe.
    Hakmarrje! Hakmarrje, në grykë të barbarit!
    Përpara, o Popull, mbi të si rrufe!

    «Hakmarrje, Rini!» – dëshmori thërret,
    se ra për liri mbi truallin e vet.
    «Hakmarje!» – thërrasin martirët nga varri,
    «se gjaku i derdhur sot gjak po kërkon!»
    Është popull i tërë me besë shqiptari,
    me armë në dorë fashizmin lufton!


    *****
    ATO MAJA RRIPA-RRIPA

    Ato maja rripa-rripa seç gjëmojnë.
    Ndizet lufta për liri e derdhet gjak.
    Janë trimat partizanë që luftojnë,
    janë bijtë e Shqipërise që marrin hak!

    [Ref.]
    Sot po dridhet tirania anembanë!
    Sot po digjet e po bëhet shkrumb e hi,
    se u mbushën malet plot me partizanë,
    se u ngrit sot gjithë rinia për liri!

    Me përpara një flamur të kuq në dorë!
    Me një torbë me fishekë e një dyfek!
    Të cfilitur prej fashizmit të copëtuar
    turren trimat dhe luftojnë shteg më shteg.

    [Ref.]


    *****
    (nuk e njoh titullin)

    Kapiten i ri,
    më thuaj nga po vjen.
    Unë vij prej ushtrie,
    në luftë për Atdhe.

    Po ti pse më pyet,
    moj e bukur vejushë,
    se ty diçka t’ka tretur,
    që ke dalë në këtë fushë.

    Kapiten i ri,
    po vejushë unë jam.
    E kam pasë në ushtri,
    emrin ia thonë Jovan.

    Me mua ka luftuar,
    por ka shkuar n’atë jetë.
    Tani ti më merr mua,
    Jovani yt ka vdek.

    Kapiten i ri,
    porsi dëbora në mal,
    s’e ndërroj unë dashurinë
    as me një gjeneral.

    Të kam, moj vejushë,
    mbi ty kurgjë nuk kam.
    Të puth faqe dhe gushë,
    Jovani yt unë jam.


    *****
    RRJEDH NË KËNGË E LIGJËRIME

    E i fortë po shndrit ai qiell
    dhe burimi këngët lugjeve i përcjell.
    E i fortë po ngroh ky diell
    edhe trimat nëpër mend m’i sjell,
    m’i përkëdhel.

    Nga ky diell i kohës sime
    shndrisin shekujt në agime
    dhe naganti i shqiptarit zjarr flakëron!

    Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
    o fisnikja përmbi gur?
    Rrjedh në këngë e ligjërime,
    ballëlarta me flamur!

    E i fortë po bie ai tel
    dhe lahuta tingujt m’i çon larg,
    i përcjell.
    E një flakë po nxjerr ai tel,
    partizanët nëpër mend m’i sjell,
    po m’i sjell.

    Nga ky zë i tokës sime
    flasin shekujt me gjëmime,
    edhe krisma e shqiptarit rrjedh
    brez më brez.

    Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
    o fisnikja përmbi gur?
    Rrjedh në këngë e ligjërime,
    ballëlarta me flamur!

    (kënduar nga Vaçe Zela)

    *****
    NGA FILMI «UDHËTIM NË PRANVERË»

    Po ecja që me natë
    mes shkrepave pa udhë,
    takova tek burimi
    një vajzë duke mbush’ ujë.

    I thashë se m’u dogj xhani,
    moj vajzë me kaçurrela,
    pak ujë i jep partizanit,
    të lutem, nga bucela!

    Ajo nuk tha një fjalë
    dhe uji i freskët rrodhi;
    shikimin valë-valë
    m’u duk se vajza m’hodhi.

    Në sytë e mi, në faqe
    kur ngriti dy bucelat,
    m’ra një tufë manushaqe
    dhe të verdhat kaçurrela.

    Këmbyem buzëqeshje
    dhe djersa krejt m’u ter;
    u shkrinë tërë malet
    dhe udha m’u bë det!

    Dhe ika nëpër pyje
    e pritave me tela,
    s’më hiqeshin prej syve
    të verdhat kaçurrela.

    (kënduar nga Avni Mula)


    *****
    POET I MALEVE

    Kish poeti ëndrra shumë,
    thurrte këngë mbas betejash,
    këngë për lirinë, për shokët e tij.

    Hej, erdhi lajmi që nga mali:
    "ra poeti, partizani,
    kënga fluturoi nga buzët e tij".

    Ti re poet i maleve!
    Me pushkë e këngë luftove ti!
    Këngën tënde kurrë s'do ta harrojmë,
    atë këngë do ta këndojmë
    gjithmonë me dashuri!

    Nisen shokët ndër marshime,
    përmes këngës dhe mes borës;
    bashkë me ta në këngë poeti partizan.

    Hej, nisen këngët nëpër çeta,
    nisen çetat nëpër male,
    malet këto këngë i këndojnë!

    Ti re poet i maleve!
    Me pushkë e këngë luftove ti!
    E fuqishme kënga jote kthen,
    ajo ka ëndrra shumë për liri!

    Ti re poet i maleve!
    Me pushkë e këngë luftove ti!
    Këngën tënde kurrë s’do ta harrojmë,
    atë këngë do ta këndojmë
    gjithmonë me dashuri!

    (kënduar nga Gaqo Çako)

    ********************************

    Me kaq po e përfundoj. Ndoshta di dhe të tjera, por s'po më kujtohen. Tekstet e disa prej këtyre këngëve i kam shkruajtur me të dëgjuar këngën, prandaj nëqoftëse e kam dëgjuar një ose dy fjalë gabim, më thoni.

    Ju faleminderit!

    Gjithë të mirat!
    Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Disa nga kenget qe ke postuar jane kenge Partizane, pra qe jane kompozuar dhe kenduar ne vitet 1942-44.
    Kenget e tjera jane te viteve 1960-1970.
    Pra nuk jane kenge partizane por kenge qe i kendojne luftes ose deshmoreve.

    Kenget partizane jane disa llojesh.

    -Kenge ku teksti ose muzika jane huazuar nga popuj te tjere dhe jane pershtatur ne shqip ose..
    -Kenge ku teksti dhe muzika jane shkruar e kompozuar nga autore Shqiptare.

    Meqense ne vitet e PPSH-se ka pasur nje lufte te brendeshme dirigjuar direkt nga Enver Hoxha shume ish partizane perfunduan burgjeve ose gerxheve te pushkatuar.

    Ne masen e madhe te ish-partizaneve te denuar nga Enveri bejne pjese ajka e Luftes nacional -Clirimtare.

    Te gjithe kuadrot organizatore te Luftes pa perjashtim bile me liste u eleminuan gjate sundimit te Enver Hoxhes.

    Ne mesin e te eleminuarve jane dhe vet ata qe krijuan kenget Partizane.
    Me perjashtime te rralla gati gjithe autoret e atyre kengeve te bukura partizane vuajten ne burgje ose internimet e regjimit Enver-Manush-Ramiz-Nexhmije-ist.

    Shembull kuptimplote eshte vet Kompozitorja Dardharo-Korcare DHORA LEKA.

    Dhora Leka e cila ne vitet 1935-40 kishte mesuar muzike dhe luante bukur ne Piano, si vajze e re e emancipuar Korcare u lidh me grupet anti fashiste dhe u angazhua familjarisht ne luften nacional Clirimtare.

    Pikerisht ne keto vite, pra vitet 1942-44, Dhora Leka kompozon kenget e bukura Partizane.
    Asaj i perkasin gati 50 % e krejt kengeve Partizane.
    Pra Dhora eshte autorja e gati gjysmes se kengeve partizane Shqiptare.

    Ne vitet e Partise se Punes Dhora Leka nuk i gezoje dot ato Kenge sepse asaj per 40 vjet rresht nuk ju ndane burgu dhe Internimi.

    Pikerisht mbas viteve 1990, pra Koha e demokracise, pra koha kur por-dhi sundimi i PPSH-se i buzeqeshi fati dhe Dhora Lekes.
    Mbas Dhjetorit Historik edhe Dhora Leka megjithse e moshuar ndjeu per her te pare respektin per vepren e saje ne vitet e Luftes.


    Dhora Leka eshte shembull kuptimplot se si i vleresonte Enver Hoxha njerzit qe luftuan kunder okupatorit.


    Per hollesi te metejshme ju sqaron Agim Doci.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Jane kenget me te bukura dhe me shqiptare se te cdo periudhe tjeter. Kenge qe bene nje evolucion thelbesor ne muziken e lehte shqiptare. Pa asnje nuance dhe pa asnje influence te huaj, jane kenget me te pastra dhe me te kulluara shqip.

    Fatkeqesisht me frymen e mohimit te gjithckaje dhe nen parruen "ta shkaterrojme se e ka bere komunizmi" keto kenge u harruan dhe u konsideruan qesharake nga morali i skllavit qe pllakosi shoqerine shqiptare mbas 92. Dhe ne pame se si per ne kenga numer nje u kthye ajo me motive evgjite "Shiki shiki java".

    Padyshim muzika e paster dhe e vertet shqiptare kulmoi dhe u perfeksionua ne kete kohe.

    Docet ne kete ceshtje jo vetem jane te tepert por jane edhe pa lidhje.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47

    Kenge partizane! Plotesojini j'u lutem!

    Me ka marre malli shume per to. Nese mbani mend ndo nje (jam i sigurte se te githe i dime pak a shume) atehere mos pertoni t'i shkruani, qofshin edhe gjysma gjysma pasi gjysmen qe nuk dini ju e di une.

    Ka raste kur dehemi me shoke ktej ne kurbet dhe mundohemi t'i kendojme. Efekti i tyre frymezues dhe inkurajues tek ne, (shqiptaret) nuk ka ndryshuar shume qe ne ditet e partizaneve.


    (nuk ja mbaj mend titullin)
    Ejani o shoke bese edhe bese
    malit te larte t'i shkojme perpjete
    se atje o shoke kemi folete...


    Partizani i vogel Velo
    Neper fusha e neper shkrepa
    ne c'do lufte qe bente ceta
    partizanet vinin nga mali
    lule Velo partizani...

    E shume te tjera qe nuk me kujtohen...

    Thanx in advance!
    be good

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Kush e vra Esat Toptan

    Kush e vra, kush e vra
    kush e vrau Esat Toptane ohooo

    Une e vra, une e vra,
    une e vrava maskarane ohooo

    Pse e vra, pse e vra...
    be good

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Qemal Stafa
    Brenda ne Tirane,
    afer nje spitali
    u vra Qemal Stafa
    partizan nga mali...
    be good

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    Une di kete tjetren:
    Ne ato maja rripa-rripa,
    Njehere ta hipa, prap ta hipa...
    MtrX ubicumque felix

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Mos dil nga tema dhe mos e banalizo ate se i thashe moderatorit e t'i shkuli veshet!
    be good

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Bashkohuni Shoke

    Bashkohuni shoke me ne ne cete,
    malit te larte t'i shkojme perpjete,
    se atje o shoke kemi folete,
    ne shqiponjat partizane.
    ...
    se atje o shoke kemi folete,
    ne shqiponjat partizane.


    ...
    ...
    ...
    ...(Nje strofe mungon)



    Revolucioni paska nise,
    tym edhe flake qielli Shqip'rise,
    po i vjen vdekja roberise,
    nga shqiponjat partizane,
    ...
    po i vjen vdekja roberise,
    nga shqiponjat partizane


    ...
    ...
    ...
    ... (vazhdon)
    be good

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Se mjafte ne rroberi
    o e mjera moj Shqiperi
    o djeme rrembeni pushket
    Ja Vdekje ja Liri...
    be good

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •