Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Hashim Thaçi Është I Gatshëm Të Shkojë Në Beograd!

    E besueshme dhe shumë e vërtetë

    Shkruan Bajrush MORINA

    Lideri i PDK-së Hashim Thaçi ka kohë që është duke notuar pa duar e pa kokë në detin e trazuaar të politikës në Kosovë dhe jasht saj. I paqëndrueshëm në këmbët e veta, i mësuar që gjithmonë të ecë dorë për dore me dikë afër tij, i etshëm që të dalë i pari por, i pasigurt se do t'ia arrijë qëllimit, Hashim Thaçi ka hyrë edhe në luftë edhe në politikë me këto veti sa karieriste aq edhe disfatiste. Ai edhe në luftë nuk ka hyrë i pari, por me të hyrë në Kosovë ai ka shprehur ambiciet e tij që të jetë në krye të "komandës ushtarake". Këtij qëllimi ia ka arritur deri diku, por jo aq me "grykën e pushkës" se me "lëkurën e gjarprit". Ai nuk mbahet mend se ka marrë pjesë në ndonjë betejë të lavdishme të UÇK-së, por në mënyrë "gjarpërore" ka depërtuar në hierarkinë politike të UÇK-së. Falë këtyre aftësive të tij depërtuese e mbi të gjitha falë servilitetit të disa "baballarëve të kombit" që sot kanë "vdekur" politikisht, ai madje bëhët faktor i madh edhe në bisedimet në Rambuje. Pas Rambujes do të strehohet në një nga hotelet luksoze të Tiranës e pas përfundimit të luftës, "triumfalisht" do të kthehet në Prishtinë si "kryeminister".

    "Gjarpri" i rrezikshëm i luftës dhe "dhelpëra e butë" e politikës!

    Por, "hija e zezë" e veprimeve të tij gjatë kohës së luftës, do të jetë një gur i rëndë i varur në qafën e tij. Herë pas here do të notojë i pari, por shpeshherë do të zhytet edhe në fund të detit. Gjithmonë do të gjendet që dikush ta shpëtojë nga fundosja. Duke qenë i rrezikuar gjithmonë nga "guri i varur" në qafën e tij dhe duke e ndier peshën e rëndë të tij, ai do të bëjë skandale politike që as vetë nuk do t'i ketë paramenduar. Në vjeshtën e vitit 1999, do të puthet me atin Sava në qendër të Prishtinës, do të "zhduket për pushime dimërore" në fund të vitit 2001, do t'i humbë të gjitha zgjedhjet e pasluftës në Kosovë, nuk do të realizojë ëndrrën e tij të flaktë që të bëhët kryeministër i Kosovës, dhe në fillim të këtij viti, do "të tradhëtojë" mikun e tij më të ngushtë të luftës e të politikës, Fatmir Limajn, duke e përcjellë atë në Gjykatën e Hagës dhe duke u kthyer vetë me "gjysmë shpirti" në Prishtinë. Tribunali i Hagës, do t'ia rëndojë edhe më shumë barrën "në qafën e tij politike" dhe kështu Hashim Thaçi, dikur i njohur si "gjarpri" i luftës do të shndërrohet në "dhelprën e butë politike". Ai do t'ia shtrijë dorën çdo armiku të deridjeshëm, të cilit më parë ia kishte kthyer tytën e pushkës. Do të jetë i vetmi lider politik i cili do të aranzhojë biseda me përfaqësues të koalicionit minoritar serb "Kthimi" për formimin e institucioneve të Kosovës, dhe do të jetë i vetmi politikan nga Kosova që do të mbajë takime të fshehta me zyrtarët e lartë të regjimit "demokratik" të Beogradit.

    "Moratoriumi" i vdekur dhe gatishmëria publike për të udhëtuar në Beograd!

    Meqë në ndërkohë e pa se loja me letrën, të ashtuquajtur "moratorium" për statusin e Kosovës, iu dogj në dorë, Thaçi këto ditë nxori nga xhepi edhe një "letër xhoker" dhe përsëri hyri në lojën politike të Kosovës dhe për Kosovën. Kështu në serinë e shpikjeve të "ideve politike" dhe në vazhdën e zhgënjimeve "patriotike", lideri i PDK-së Hashim Thaçi publikoi para medjeve serbe edhe propozimin, dëshirën dhe gatishmërinë e tij për të shkuar në Beograd për bisedime me palën serbe. "Jam i gatshëm të vij në Beograd", janë disa prej deklaratave "të guximshme" të Hashim Thaçit që ai nxori nga goja para gazetarëve të medjave nga Beogradi. Lideri i PDK-së përsëri shpalosi ambiciet e tij të sëmura për të "faktorizuar" veten më shumnësesa që vlen dhe më shumë sesa që ka kompetenca. Në stilin e tij "gjarpëror" ai përsëri anashkalon institucionet e Kosovës, për faktin se nuk ka asnjë pozitë dhe rol institucional në Kosovë, dhe deklaron se gjoja "Prishtina (pra ai e heq veten si përfaqësues zyrtar i Prishtinës!!!) tashmë ka hartuar propozimin e platformës për bisedime me Beogradin", në ndërkohë që deputetët e partisë së tij kanë kërkuar që në Kuvendin e Kosovës të hartohet platforma për këto bisedime. Pra, Thaçi me këtë deklaratë, pos që bën përpjekje për të injoruar përfaqësuesit e zgjedhur të institucioneve të Kosovës, i lë me gishta në gojë edhe vetë deputetët e partisë së tij të cilët kërkojnë që platforma për bisedime me Beogradin të hartohet në Kuvendin e Kosovës. Por, kjo nuk është vetëm njëra anë e "gafës" politike të liderit të PDK-së Hashim Thaçit. I lodhur nga pesha e rëndë e "gurit në qafë" e mbi të gjitha duke e pasur "bishtin" e nxënë me derë, H. Thaçi pos që ka shprehur dëshirën e tij që të vizitojë Beogradin, ka nxjerrë nga goja dy konstatimet më nënçmuese jo vetëm për emrin e tij, por edhe për gjithë Kosovën. Ai me gojën e tij Serbinë e lavdëron si "vend demokratik" ku është i gatshëm të udhëtojë, dhe Beogradin e nxjerr si faktorin vendimtar për vendosjen e çështjes së Kosovës. Pra Thaçi mendon se Beogradi është vendi ku duhet të fillojnë bisedimet për statusin e Kosovës, dhe Serbinë e cilëson si "vend demokratik". Kjo është gjuha më e helmuar që ndonjëherë ka nxjerrë nga goja "gjarpri" i djeshëm i rrezikshëm i kohës së luftës dhe "dhelpra e butë" e politikës së Kosovës me emrin Hashim Thaçi.
    Fund
    Shtesa nga nika
    P.s. Edhe në të kaluarën në momente të rëndësishme të historisë sonë të hidhur i kemi pasur armiqtë bizantinistë = stambollistë në radhët tona dhe e kemi pësuar! Të gjithë ata që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës, sikur të dëgjonin deklaratat e "luftëtarit" e liderit Thaçi, do kishin lëvizur në varre! Luftëtarët e gjymtuar, dhe të tjerët që jetojnë sot, ashtu si shumë shqiptarë, /ndër ta edhe unë/ e ndiejn veten të zhgënjyer, të mos them të tradhëtuar! Z. Thaçi e shpall Serbinë demokratike, kur disa intelektualë serbë që janë shumë të rrallë, thojnë se Serbia është shumë larg të quhet demokratike, të çlirihet nga shovinizmi për joserbë, të pranojë krimet monstruoze që ka bërë, të pendohet për ta dhe të kërkojë falje! Ndoshta do ia përmirësojë Serbisë imazhin Thaçi!!?? Është e njohur se nga superegoizmi njerëzit bëhën tradhëtarë, mëkatarë kriminelë, sherbëtorë të xhelatëve të vetë, prostitutanë etj. etj.!!! Zoti na ndihmoftë!, është e kotë të shkruhet, pasi Ai nuk / mund/ na ndihmon pa e ndihmuar ne veten!
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nik djali !


    Krejt me vend i ka Bajrush Morina ato fjale dhe krejt me vend fjalet e tua.

    Pergezime qe postove kte shkrim ktu tek ne.

    Ky Forum ka kohe qe ja ka cjerre masken Thaqit e kujdo qe luan me fatet e Kombit Shqiptar.
    Ky Forum ka qene tribun e mendimit te pavarur dhe demaskues i cdo fenomeni negativ ne Boten Shqiptare.

    Ky Forum per nga hapsira qe krijon dhe demokracia qe e karakterizon si dhe nga shpejtesia qe reagon ndaj ngjarjeve eshte nje pasuri e jashtzakonshme e mendimit Kombetar.

    Ketu tek ky Forum do vloje gjithmone e Verteta.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    PRISHTINË (11 Korrik) - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi shprehu gatishmërinë të takohet me përfaqësuesit e pushtetit të Serbisë edhe përkundër paralajmërimeve se, nëse do të vijë në Beograd, do të mund të arrestohej, sepse në bazë të aktgjykimit të plotfuqishëm ëshë dënuar me dhjetë vjet burg.

    Për të përditshmen "Blic" të Beogradit, Thaçi tha se po i shqyrton ftesat për biseda të cilat veçmas ia kanë dërguar nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Nebojsha Çoviç dhe kryetari i Këshillit për Kosovën, Momçillo Trajkoviç.

    Thaçi tha se beson se bisedat për problemet praktike, të përditshme midis Prishtinës dhe Beogradit do të fillojnë së shpejti.

    "Në këtë vështrim, pres që Uashingtoni dhe Brukseli do të angazhohen për rolin shumë më aktiv në procesin e bisedave midis Prishtinës dhe Beogradit", tha Thaçi, duke shtuar se "bisedat nuk do të duhej të shndërrohen në atë se kush do të fitojë ose do të humbë, por të jetë proces i cili do të krijojë mundësi të anëtarësimit në BE për të dy shtetet".

    (BalkanWeb)
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2002
    Postime
    68

    Nuk eshte edhe aq lajme te shkruash se

    h.th done te shkoj ne Beograde ose te bisedoje me zyrtaret serbe bile me duket si reagoni shume naive,ja sot kryeministri serb thote se nese h.th vjen si mysafire ose i ftuar ne nuk do ta burgosim.Edhe kjo nuk pine me uje shqipetaret nuk jane ata qe mendon serbi.Jam me se i sigurte qe nuk do ta burgosin me asnje raste tjeter veq se ...mua me shume me intereson se me çfare logjike ai kerkon bisedime me serbin ose çfare motivi e shtyne kur nuk eshte faktor ne Kosove ,Kosova i ka Institusionet qe tek e fundit jane te detyruara te mirren me te gjitha çeshtjet,besoj se serbet me lojen qe po tentojne ta bejne po dojne shqipetareve me jau zgjedhur lideret,une jam i qete derisa ne krye te shtetit qendrojne dy personalitete si Presidenti Rugova dhe Kryetari i Parlamentit prof.Daci.

Tema të Ngjashme

  1. Prishtina zyrtare: Jo planit me 6 pika te Ban Ki Moon te OKB
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 16:03
  2. Sejdiu e Thaçi
    Nga Sabriu në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 10:58
  3. Pala serbe: Kërkojmë ndarje të butë në Kosovë
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 18:19
  4. Numri i shqiptarëve në Beograd
    Nga Faik në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •