Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9

Tema: Dyshim

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383

    Dyshim

    DYSHIM

    Si gjarpri qe rreshqet
    pa buje e pa zhurme
    pa kembe qe trokasin
    pa hapa ,pa gjurme
    Afrohesh i akullt
    neteve prane shtratit
    me lepin si uji
    nga shputat drejt ballit
    Perngjitesh ngadale
    rreth trupit te mekte
    fillon te perdridhesh
    te me shtrengosh lehte
    Me shqisat e nates
    ndjej heshtjen shurdhuar
    lekuren e akullt
    qe prek bark e duar
    Leviz paksa krahun
    shtrengimit t'i shpetoj
    gjymtyret s'me pergjigjen
    mpirja me pushtoi
    Kthej koken te te shoh
    por syt' ti nuk i ke
    dy gropa pis te zeza
    si varre bosh nen dhe'
    Rreshqitja e rrenqethshme
    drejt gjoksit po afrohet
    dihatja neveritshme
    pas fytit po shtrengohet
    Pas qafe ndjej te ngjitet
    levrimi i cuditshem
    ne zemer ndjej te carat
    pickimet aq te frikshem
    Kam frike te hap qepallat
    frymemarrjen t'a ndaloj
    t'a mbaj zemren shtrenguar
    trokitjet t'ia pushoj
    Ne agonin'e pritjes
    ndjej gjakun qe nuk rrjedh
    veshtrimin qe vanitet
    ngrohtesine qe m'u shterr
    Kordoni i akullt
    pa meshire shtrengon
    ngadale por i sigurt
    drejt trurit po vershon
    Pres javet cdo dite
    me shpres' te kaloje
    pres hijen e akullt
    ne tru te me kafshoje
    Jane dhembe te bute
    ne heshtje vrer leshojne
    mjafton vec nje pike
    qe vdekjen t'a nenshkrojne
    Shperndahet helm i hidhur
    ne shpirt dhe ne mendime
    merr ere qelbesire
    ky trup dhe ndjenja ime
    Shoh veten ne pasqyre
    nuk mundem qe t'a njoh
    ti helm,dyshim i ndyre
    prej meje m'u largo!
    Ndjej zemren qe lengon
    syt' rrjedhin pa pushim
    kullon nje lot i nxehte
    mbi akullin e gjoksit tim
    Mbledh fort gishtat e mpire
    mes dhimbjesh te kerkoj
    gjej forcen thell' ne shpirt
    me dashuri dyshimin zboj

    Ti gjarper i peshtire
    qe kembet s'i tregon
    qe strukesh pa kuptuar
    Te zhduka pergjithmone
    Per qenien tende pise
    dashuria esht'mallkim
    magjia e saj verbuese
    ben pluhur cdo dyshim.--------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Brava Shpirta !

    Koke ba Xheloze dhe ti..
    Ai bre qiko hiqju gjellozive e dyshimave..
    Hajt mos rri me ba kontrolle e me fantazue se po e smun vedin kot na si kot.
    Edhe po tradhtoj i dashmi cka ka me ndodh..kurgja..pun boshe..
    Mos xej kryet hiq..


    Poezia ishte fantastike..plot figura e plot pershkrime te kendshme befasuese e dritheruese..

    Te lumte pena !

    Mos e harro pa e pru ktu nji tregim te Karaxhales...me ate Studentin qe ish si pun demokrato-revolucionari e u ndesh me policat e ma von u ba vet Shef Policije e rrifte tjeret..

    Eshte shum i bukur..

    Suksese Shpirte !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    O Brari! Faleminderit per fjalet e tua
    Une nuk e kam hallin se me tradhetojne , jo per gje por nuk me ka ndodhur deri me sot.Une e kam hallin tek tjeter gje po nuk e them.....
    Sa per perkthime te Karaxhiales kam bere dy dhe i ke tek shkrime ne gjuhe te huaja.Nese do akoma , per ty do perkthej akoma
    Laguna Blu

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    E paske te dashurin xheloz me duket!

    Pershendetje

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shpirta,

    Brari dhe NitRoshi kane bere secili nje interpretim me vete, Brari thote xheloze je ti, NitRoshi qe xheloz eshte i dashuri yt.
    Me lejo ta them dhe une nje mendim, si e perftoj une.

    Nuk ka te beje me pune xhelozish kjo poezi. Ti je e dashuruar, por dyshimi qe te vjen si gjarper dhe te perfshin eshte ai qe deshiron te te vere ne prove nese ti vertet dashuron apo jo.
    Nese nuk do dashuroje atehere ardhjen e dyshimit nuk do ta pershkruaje me te tille neveri e akullsi.



    Por ti e hedh poshte


    "gjej forcen thell' ne shpirt
    me dashuri dyshimin zboj

    Ti gjarper i peshtire
    qe kembet s'i tregon
    qe strukesh pa kuptuar
    Te zhduka pergjithmone
    Per qenien tende pise
    dashuria esht'mallkim
    magjia e saj verbuese
    ben pluhur cdo dyshim.--------"




    E bukur shume!


    Pershendetje!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Dita ! je shume afer.Pothuajse e vertete ajo qe thua.Ose me mire te them eshte e vertete por ka dhe hije te tjera ne ate mes.
    Ndoshta fakti i te qenit femer(!) besoj, nuk e di sepse thjesht nga emri e marr me mend
    Une kam konceptuar dyshimin , faqen e erret te dashurise dhe faktin qe ai pervidhet pa u kuptuar dhe te pushton trurin dhe shpirtin. E vertete qe nuk ka te beje fare me xhelozine.
    Megjithate poezia mund te kuptohet dhe ndjehet sipas shpirtit te seicilit, prandaj eshte e bukur.
    Faleminderit per komentet.
    Laguna Blu

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mori Shpirta rumanule
    Je ti rritun me pekule
    A po i nxin ti njato tule
    Ne ket vap ku bule bule
    Po del djersa permbi cule
    A po shkon ti ne det Zi
    Ne Kostanc a Transilvani
    A i ke pa plakat rumune
    Punojn Leshin me purteka
    Bejne triko edhe gune
    Si me qen nga Voloreka

    Kur te kesh ti koh e qejfe
    Baj nji pun gjuhetare
    Na trego fjal dhe shprehje
    Qe lidh rumun e shqipatare



    Cdo te mire..

    ...

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ndoshta fakti i te qenit femer(!) besoj, nuk e di sepse thjesht nga emri e marr me mend
    PO

    Por mos ia faturo qenies femer kuptimin e kesaj poezie ashtu sic ke dashur ta shprehesh ti. Dua te them se ate fare mire do te mund ta kuptonte dhe nje mashkull, vec po mos ta lidhte menjehere me xhelozine dhe me qenie njerezore "personazhin" te cilit ti i referohesh me ai.
    Urime dhe njehere!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Jo thashe keshtu sepse si femer me kupton me mire ,ndoshta kemi intuite duke qene femra
    Per kete e kisha fjalen. Meshkujve u duhen thene pak me troc gjerat.

    Brari! Edhe une do doja te shkruaja ca gjera por nuk e di se ku. Me thuaj dhe t'i shkruaj
    Poezine e ke te goditun. Po e mira do qe te shikoje ca femna rumune ...eeeejjjjj....
    Laguna Blu

Tema tė Ngjashme

  1. Kur’ani i Mrekullueshem edhe pėr jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  2. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  3. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47
  4. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:40
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •