Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Hija e lavdise...

    U tret dhe mali si krem akulloreje
    U shtri te fleje ne gjoksin e lugines…
    Me mijera vjet nen driten e rrufeve.
    Gerryer prej rrebeshesh dhe stuhish,
    Nen peshen e orteqeve dinake,
    Nen helme dhe urrejtje perendish.

    Tani po fle ne nje gjume te thelle,
    Ne shtrat te embel, paprovuar kurre
    Sa tmerr! Per mijera vjet s’e paska ditur
    Se ē’lumturi mund te shijoje nje burre
    Aty prane trupit- zjarr te dashurise
    Luhatet dridhshem hija e lavdise…

  2. #2
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Ikea!

    C'te te them une tjeter ty pervec se te lumte?
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  3. #3
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    E kam lexuar disa here dhe dhe per here te pare me ndodh te mendohem shume per nje poezi. Thirrje per paqe apo per lufte?
    Mendoj se eshte pacifiste si poezi. E bukur?...Me shume se e bukur, ngacmuese...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pentesilea : 03-06-2002 mė 13:28

  4. #4
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Per Dikean

    Eshte nje poezi e mire,qe me pelqeu,po nje pune me shume per poeten.Suksese!
    Liridona

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    sot nuk m ngacmon asgje...
    jam strukur ne ne nje hapsire te vogel
    te vetes e nuk po me mjafton ...
    po qaj
    neser nga shiu im do te zbuten me shume
    toke- thatat e mija
    e do ta hap me kolljashmerisht
    varrin....qe te me zere tamam.
    Ose, do te rritem ...
    deri... sa vetja ,
    mbase me shume...
    deri tek ngjashmeria me njeriun
    qe, me paska munguar
    deri neser ...
    dicka do te ndodhe.!
    (me mua)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Dikeafajtore!
    "Po fus hundėt" pak pėr tė dhėnė nja dy mendime pėr poezinė tėnde ku ēuditėrisht "mali shkrin si krem akullore!...."
    Ti shquhesh pėr figura poetike qė rrjedhin bindshėm nė vargjet e tua tepėr cilsore dhe qė kėnaqin kėdo qė e njeh poezinė. Por nuk dua qė me "malin - burrė" tė luash pėr hakmarrje! Bile as nuk e kuptoj pėrse ai mali qė u shkri nė zjarrin e dashurisė paska "gjini mashkullore -- kur shkrin si krem akullore!?"
    Mos gėrmo pėr tė gjetur figura apo vargje interesante! Ti je njė rast fantastik nė poezinė shqiptare, por endč nuk ke gjetur KURAJON tė dalėsh ballazi!
    Miqėsisht A. Doēi

  7. #7
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    E ardhme...

    Do treten dhjetra hena , zemra ime
    Dhe dhjetra here do lindin perseri
    Vullkanet do te zgjohen, zemra ime
    Do kthehen enderr-dashurat ne hi

    Kujtime-trishtat trurin do gjakosin
    Ne nje lavazh makaber te perditshem
    Rubine te humbur ne dallgen e kohes
    Si blasfemi ndaj korit te pershpirtshem

    Pse ndodh gjithnje te shuhen idealet
    Pse rriten njerezit dhe me njerez s’ngjajne?
    Naivet, te sinqertet, frikamanet
    Ata qe perendi vec lotin kane

    Klloune per arrogantet dhe te fortet,
    Per foshnjen brenda gjakut, strehe e sigurt
    Si placka démodé rrugeve te botes
    Derrmuar nga deshira per te ikur

    Atje ku shpirtin e mban gjalle vec shpresa
    Ne dheun e enigmave prej sfinksi…
    I nxehte, i gjalle eshte hiri, zemra ime
    Nga hiri ngjallet endrra, zog feniksi…

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    DekieaFajtores sė Pafajshme!

    Dikea!
    Je tepėr e veēantė! Mua nuk mė falet qė kam aq shumė mallė pėr ty dhe aq pak mundėsi tė tė vij e tė tė gjej! O Zot, sa na ke ndarė! Mirė ndoshta na e ke bėrė! Ngase nuk rrimė dot ė bashkuar!
    Mė lejo e dashura ime DIKEAFAJTORE, "tė flirtoj me ty" me anė tė kėsaj poezije qė po e shkruaj tani dhe vetėm tani!

    DIKEAS IA DEDIKOJ!

    O Zot i Madh, falmi mėkatet
    se Ti vetė mė ke thanė
    se e MIRA dhe e KEQJA
    rrinė pranė e pranė!
    E meqėnse e MIRA
    rri pranė sė KEQES
    patjetėr diēka
    i marrin njera -tjetrės!
    Falmė pra o Zot
    tani pėrsėgjalli
    Kur tė vdes s'ka rėndėsi
    le tė mė marrė dhe djalli!....

    Me shumė respekt dhe mallė!
    Agim Doēi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    plasi ne kucove..

    C'benet ketejza more shoke.
    Dikea per ty po "bien kembanat". Cdo poezi e ke nji xhevahir.
    Agim ske faj qe "re ne dashuri".
    Kemi nevoje per Dashuri Poetesh sepse prej saje do lindin Poezi te bukura. "Flirtim te mbare" e me bereqet..lol.

    Agim tashme nuk je vetem poeti mysafir por dhe Shpati i malit ku perplasen zerat e bukur te poeteve dhe ti u a kthen Jehonen aq te nevojshme per te njohur me bukur vetvehten. Urime Mik i dashur !

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    BRARIT TIM TĖ SHTRENJTĖ

    tĖ FALEM NDERĖS OR MIKU IM BUJAR!
    Unė u dashurova me DikeFajtoren, sepse ajo mė shkundi mirė e mirė nga supet e mija tė mplakura duke mė falur Rininė e saj Poetike, diku, diku larg tė zhgėnjyer nga veset!
    DikeFajtoren unė do t'a mbars me atė qė quhet Minierė e Ideve Poetike, sepse do t'a ngacmoj atje ku asaj i dhemb mė shumė: - tek KRENARIA e Poeteshės sė Lindur, qė dikur piu njė pikė helm gėnjeshtar!
    Tė puth Dikeafajtore mu nė Buzė tė Fajit Tėnd!
    Tė pėrqafoj or BRARI im fisnik, qė pėrherė mė kujton Tenorin e Shquar Sali Brari - qė kur ia merrte ai kėngės pėr dashuri, SKUQESHIN DHE DOMATET JESHILE TĖ PABĖRA TĖ FERMĖS "Ho Shi Min" nė Laprakė nga TURPI!......
    aGIM dOēI

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Mbi priftėrinė
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  3. Kush e ēliroi Kosovėn?
    Nga Qerim nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 07:13
  4. Maria, Eva e Re - nga Etėrit e Kishės
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 11-02-2004, 06:19
  5. Parashijim i Lavdise. Per ortodokset adhurimi eshte Qielli mbi Dhe
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-11-2002, 20:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •