KJ shkruan:
-------
E Shtune, 28 Qershor 2003
SHQIPERIA QE SHIHET NGA MAJA E MINARES
Nga Mentor Kikia
Ne vitet '90, kur Shqiperia nuk ishte me nje vend i mbyllur dhe gazetaret e huaj mund te shuanin kureshtjen me vendin e shqiponjave, ne televizionet e shume vendeve perendimore u shfaqen telereportazhet e para. Cuditerisht, detaji qe terhiqte me shume vemendjen e objektivit te kamerave ishin minaret e xhamive qe filluan te mbinin fshatrave e qyteteve shqiptare. Dhe padyshim qe ne sfond jehonte kenga e hoxhes.
Skena perseritet ne menyre korrekte ne Kosove. Para fillimit te luftes, ne ate kohe kur intervistimi i nje komandanti te UCK-se ishte scoop, por edhe pas saj, ishin serish minaret e xhamive qe shoqeronin cdo reportazh televiziv te gazetareve perendimore. Madje, ne kohen kur Kosova u shnderrua ne nje "Irak" qe po seleksiononte pro dhe antiamerikanet per shkak te planeve per sulme ushtarake, mediat perendimore, me ane te minareve, u bene aleate te politikes me te felliqur per ceshtjen e Kosoves. Permes minareve, ata u tregonin jo muslimaneve ne Perendim se lufta ne Kosove, mes popullsise shqiptare muslimane dhe serbeve ortodokse, ishte nje lufte fetare dhe jo lufte per liri. Kjo do te justifikonte thashethemet per ekzistencen e muxhahedineve ne radhet e UCK-se e te tjera pallavra si keto. Dhe pas luftes, nje gazetar italian qe viziton Prishtinen, quante zbulim te madh faktin se atje kishte klube nate dhe pub-e.
Kjo tashme eshte nje gje e shkuar, por i solla ne kujtese keto, pasi jo me larg se data 26 qershor, gazeta britanike "The Times" botonte nje artikull jo te shkurter mbi Shqiperine, te shkruar nga korrespondenti i saj ne Budapest, Adam Lebor. Duke marre shkas nga nje emision me keshilla seksuale ne nje television lokal ne Tirane, korrespondenti shkruante per thyerjen e tabuve seksuale ne nje vend patriarkal dhe me tradita konservatore. Deri ketu konstatimi eshte deri diku normal, por gazetari nuk vonon te perserise se ky patriarkalizem buron nga fakti se Shqiperia eshte i vetmi vend ne Evrope me shumicen e popullsise myslimane. Edhe kjo eshte nje e vertete. Shqiptaret jane ne shumice myslimane dhe per kete nuk duhet te jemi as te turperuar e as krenare. Por, kur gazetari nis te komentoje se cfare do te thote kjo, bie ne sy tendenca se perse ai i meshon idese myslimane. Sipas tij, popujt e Maqedonise, Serbise dhe Malit te Zi, duke qene ortodokse, jane pa paragjykime dhe me te zhvilluar seksualisht. Dhe, padyshim edhe me te kulturuar. Mazhoranca muslimane e popullsise ne Shqiperi permendet ne cdo paragraf te shkrimit, sikur ky te ishte nje zbulim i rralle. Te jesh musliman nuk eshte turp, aq me shume ne Shqiperi ku feja eshte vetem nje relike dhe pakkush do t'ia dije se ciles fe i perket. Dhe kjo harmoni, cuditerisht, nuk i ben pershtypje asnje udhetari te mediave te huaja. Te gjithe ferkojne duart te shkruajne se vetem nja 80 kilometra larg Italise, jeton nje popullsi myslimane, si ata te "tmerrshmit" ne Lndjen e Mesme. Korrespondenti i "The Times" shkon deri aty sa ne fund te shkrimit arrin ne perfundimin se emisioni i "Dr. Seksit" ne nje televizion lagjeje ne Tirane, e ka civilizuar jo pak popullsine myslimane shqiptare dhe per kete qellim "analistet - qe nuk jane gje tjeter vec mendja e vete gazetarit - mendojne se kjo metode duhet te transferohet ne vende te tjera konservatore islamike, si psh ne Lindjen e Mesme". Budallallek me te madh dhe gje me te turpshme nuk mund te shkruash per Shqiperine. Perpos idiotesive qe pershkojne fund e krye artikullin, shikon edhe nje tendence, e cila, ne fakt, vetem tejcohet ne vite: Shqiperia myslimane. Ne nje vend ku perkatesia fetare eshte gjeja qe u intereson me pak njerezve, cuditerisht kjo eshte gjeja qe terheq me shume te huajt. Mjere redaktoret qe shperblejne reportere, qe kane fotografuar nje grua shqiptare qe punon ne are duke mbajtur nje shami ne koke.
---------------
Dy fjale..
Shume bukur shkruan Mentari i Kohes tone por te mos harroje se gazetari huaj ka kullotur ne malin me bajga qe KOHA JONE ngriti ne kohen e Berishes duke mobilizuar krejt industrine shpifese te PPSH-se dhe te sorrollopit kinse djathtist per te nxire Shqiperine.
E sot mbasi mbollen vete Opinionin se "Shqiperia ishte ose u be fondamentaliste, Bajraktariste e diktatoriste prej Berishes " shqetsohen tash se pse dhe sot ne kohen Nano -Mejdaniste-Lino-Limprehtiste e -Les-iste-Cup-iste vazhdon te pikoje i njejti uj i qelbur.
Vet e mbollet mo KOHA JONE ate kak-a m-ut e tash hiqeni ne mujshi.
...
Krijoni Kontakt