-
Kina e Mao Ce Dunit
KJ
-------
E Shtune, 28 Qershor 2003
IMAZHE TE TERRORIT MAOIST
Nga Vasil Qesari....
Me ane te nje libri e nje ekspozite, fotogafi kinez Li Xhen Sheng zbulon ne Paris nje seri fotografish te marra ne menyre te fshehte kur ai punonte si reporter per nje gazete. Nje deshmi dritheruese dhe e jashtezakonshme mbi permasat e dhunes dhe egersise kolektive qe pershkoi Kinen e fundit te viteve '60-te.
Ka tridhjete vjet qe deshmi te tilla priteshin te dilnin ne drite. Nje prove e deshmuar me foto te ngjarjeve te viteve 1969-1970 mbi permasat e egersive e krimeve te kryera ne kete vend ne emer te ideologjise maoiste gjate revolucionit kulturor ne Kine. Nje deshmi me fotografi qe hedh poshte versionet zyrtare per nje katastrofe te tille, misteret e se ciles qendrojne akoma te fshehura ne arkivat e Pekinit. Libri i bujshem i 62-vjecarit Li Xhen Sheng, i cili perben nje eveniment te rralle e, bashke me te edhe ekspozita e cila shoqeron ate, pasqyrojne ngjarjen ne fjale me plot pamje dhune te eger, pushkatime e manifestime idioteske shoqeruar me frymen e kritikes dhe dacibaove, te cilat pushtuan mbare Kinen ne vitet 1966-1970. Ishte koha kur timonieri i madh, Mao Ce Dun, e hodhi mbare vendin ne nje aventure te paimagjinueshme me qellim qe te spastronte aparatin e regjimit qe ai vete e kish themeluar qysh me 1949 e qe, sipas tij, po i shpetonte nga kontrolli. Kjo deshmi eshte fryt i guximit te paimagjinueshem te nje njeriu, i cili po te dyshohej qofte edhe pak, do te zhdukej ne cast nga faqja e dheut.
Fotograf - reporter i ri ne gazeten "E perditshmja" e Heliogjiang, organ i Partise Komuniste per provincen verilindore te vendit, ne kufi me Bashkimin Sovjetik, Li Xhen Sheng, sapo nisi stuhia e spastrimeve ne mase, u pajis me nje leje te posacme per te asistuar dhe fotografuar demaskimin e udheheqesve e kuadrove te larte te provinces, te akuzuar per shfaqje dhe mendime te huaja ndaj revolucionit. Duke mbajtur shiritin e gardistit te kuq ne krahe, ai fotografoi skena nga me te ndryshmet, te cilat ishin te ndaluara te fotografoheshin nga publiku, te tilla si: pushkatime ne mase, eliminime te prijesve fetare, demaskime te kuadrove nga gardistet e rinj, te akuzuar per veprimtari kunderrevolucionare qe shetiteshin mes turmave te egzaltuara, te damkosur me flete-rrufe neper kamione, luftime e grindje mes grupeve rivale, djegien e librave artistike, (sidomos atyre europiane), atyre qe punonin ne kampet e punes per riedukim, shkaterrimin e tempujve e statujave fetare, ej. Gjer tani, per dhunen e pashembullt qe pershkoi Kinen e atyre viteve si edhe per vete revolucionin kulturor, njiheshin vetem disa klishe fotografish te pakta. Li Xhen Sheng eshte i pari qe tregon, ne kufijte e regjionit te tij, zhvillimin e ngjarjeve ne nje kohe te caktuar e ne disa fusha. Ne kete mes, persa i perket fotove te tij, duhen vecuar edhe dy gjera. Mjeshteria teknike, te cilen ai e kish pervetesuar ne nje shkolle kinemaje, e cila i lejoi atij te beje foto duke iu shmangur vezhgimeve kontrolluese si dhe ruajtjen e ketij sekreti te menxyrshem per njezet vjet me radhe. Li Xhen Sheng mundi t'i fshehe negativat e tij me permbajtje negative ne tavanin e shtepise, pak kohe para qe edhe ai te dergohej i denuar ne kampet e riedukimit ne fshat (me 1968), fill mbas nje denoncimi.
Fotot e ndaluara, 20 vjet ne sirtar
Per dy dhjetevjecare, negativat qendruan aty te paprekur. Mbas vdekjes se Maos, me 1976, tmerri qe shkaktonte kujtimi i revolucionit kulturor e ndalimi per te folur per ate periudhe historike nga regjimi, nuk e lejuan ate qe t'i nxirrte qe andej e t'i bente publike. Por, aty nga viti 1988, nderkohe qe nje ere e lehte liberalizmi dukej se nisi te frynte ne Kine, disa nga fotot e Li arriten te ekspozohen ne Pekin.
Ato terhoqen vemendjen e Robert Pledge, drejtor i agjencise fotografike "Contact", i cili i sugjeroi autorit se mbrojtja dhe sigurimi i fotove te tij, do te mund te behej me mire jashte vendit. Li, megjithate, beri kujdes e preferoi te prese duke menduar proverbin kinez:
"Kush eshte kafshuar nje here nga gjarperi, per dhjete vjet ruhet e ka frike dhe prej nje litari."
Duke filluar nga viti 1996, 30 mije negative nga 60 mije qe ai kish gjithsejt, arriten te nxirren nga Pekini me destinacion Nju-Jorkun, te ambalazhuara ne paketa te vogla e pak nga pak, prej vete Robert Pleadge. Fillimisht, ato me permbajtje pozitive, per te tatuar pulsin e, pastaj, ato me natyre problematike.
Gjate vitit 1999, Pleadge e Li, nisin te bejne se bashku nje seleksionim fotosh sipas kronologjise se tyre. Libri e foto-ekspozita ne fjale, sjellin deshmi dritheruese rreth cmendurise kolektive qe kapi Kinen e atyre viteve e, nderkohe, pergenjeshtrojne dhe qendrimin e inteligjencias perendimore te viteve '70, e cila, ne ate kohe, pergjithesisht ruante nje veshtrim glorifikues ndaj regjimit e ideologjise marksiste te Mao Ce Dunit...
...Ne fund, natyrshem mund te shtrohet pyetja:
Mbas paraqitjes ne Perendim, keto materiale a mund te ekspozohen ne Kine?... Li dhe Pledge urojne qe kjo te mund te ndodhe ndofta me vone, aty nga viti 2006, ne kuadrin e 40-vjetorit te Revolucionit Kulturor Kinez.
Megjithate, kjo teme mbetet ende mjaft delikate per aktoret e nje tragjedie ku, si thekson edhe Li: torturues dhe te akuzuar se bashku, ishin viktimat e vullnetit te mendur te nje njeriu: Mao Ce Dunit.
---------
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-06-2003 mė 01:33
-
-
Problemi eshte se kjo politike trembjeje e popullit nuk u ndoq vetem ne Kine por ne gjitha vendet komuniste. Pyetja eshte: Pse?
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt