Ku ka perfundue Shkodra...
Nji qytet-djep i Kultures e i Humanizmit Shqiptar ka mbrrit me ju fal nderes se nje banditi katundar e me quajt Hajnin e Bajzes.. Zotni President i Vllaznise..
Sa turp..
..o ..Zotni President prej Bajze .. a po na fal do beze me mlue lakuroqsine e qytetit..
Skan marre Shkodranet..
Le ta ndryshojne Emnin e qytetit e te quhen Lapardha ose Levan.
Ja kush na qenka Presidenti ..i Shkodres..
Gazeta Sheklli shkruen:
-----------
Autor i dyshuar i kėtij krimi ėshtė Bajram Ēulmulaj. Policia malazeze nė kėrkim tė atentatorit tė Ēelės
Ekzekutohet nė Tuz Presidenti i Vllaznisė
Myftar Ēela ėshtė qėlluar pėr vdekje nė kokė, me dy plumba pistolete, nė qytetin e Tuzit, nė Malin e Zi
Ekzektuohet nė Tuz tė Malit tė Zi, Presidenti i Klubit tė Futbollit Vllaznia, Myftar Ēela. Burime tė policisė sė Shkodrės tepėr tė rezervuara pėr kėtė ngjarje thanė pėr gazetėn se Myftar Ēela baba i tre fėmijėve ėshtė ekzektuar nė mbrėmjen e djeshme, jashtė kufijve shtetėrorė tė Republikės sė Shqipėrisė. Sipas tė njėjtave burime autor i kėtij krimi dyshohet tė jetė shqiptaro- malazezi Bajram Ēulmulaj me tė cilin viktima mėsohet tė ketė qenė shumė mik. Po ashtu mėsohet se vrasėsi i dyshuar ka qenė me vėllanė e tij kur ka qėlluar pėr vdekje me armė zjarri mbi Presidentin e Vllaznisė, i cili nė momentin e ngjarjes ka qenė nė kėmbė nė qendėr tė qytetit malazez. Myftar Ēela, mėsohet tė ketė punuar vite mė parė me tė dyshuarin, si autor i vrasjės sė tij, nė kohėn kur merreshin me aktivitetin e karburanteve gjatė luftės sė Bosnje-Hercegovinės, nė kohėn kur ndaj ish-Jugosllavisė ishte vendosur embargo nga OKB-ja. Myftar Ēela pėrveēse ėshtė president pėr disa vite i klubit tė futbollit Vllaznia, ėshtė edhe njė nga biznesmenėt mė tė njohur nė vend. Aktiviteti i tij shtrihet nė shumė fusha, si nė tregėti, nė disa impjante pularish etj. Aktiviteti i tij ėshtė shtrirė gjatė viteve tė fundit dhe nė Malin e Zi. Ēela sapo ishte kthyer nga jashtė shtetit ku pėr gati njė javė ai kishte ndjekur dy ndeshjet e kombėtares shqiptare nė Dublin me Irlandėn dhe nė Gjenevė me Zvicrėn.
Ngjarja
Nga tė njohur tė Myftar Ēelės, por edhe nga burime shumė tė rezervuara mėsohet se vrasja ka ndodhur nė qendėr tė qytetit tė Tuzit. Tuzi ėshtė njė nga qytetet mė tė afėrta me Shkodrėn, kryesisht i banuar nga shqiptarė, por ėshtė mjaft i njohur pėr tregun e madh tė tij, ku ushtrojnė aktivitetin qindra tregėtarė shkodranė. Sipas informacioneve tė para tė grumbulluara rreth kėsaj vrasjeje, nė shtetin fqinj, presidenti i Vllaznisė, Ēela dhe autori i dyshuar i krimit kanė debatuar ashpėr mes njėri- tjetrit, ndonėse ata ishin dikur shumė shokė e miq. Burimet nuk japin hollėsira sesi ka ka lindur konflikti mes Ēelės dhe Mulajt. Po ashtu nuk bėhet i ditur shkaku. Tė dhėnat paraprake thonė se Myftari ėshtė qėlluar me dy plumba pistolete nė kokė dhe vdekja e tij ka qėnė e menjėhershme. Burimet thanė pėr gazetėn se deri nė orėt e mbrėmjes sė djeshme trupi i pajetė i presidentit tė klubit Vllaznia ka qenė i mbuluar nė qendėr tė qytetit tė Tuzit. Mė pas ai ėshtė marrė dhe dėrguar nė morgun e spitalit tė qytetit malezez. Ndėrkohė burimet thanė pėr gazetėn se policia malazeze ėshtė hedhur nė aksion pėr kapjen e autorit tė dyshuar, Bajram Ēulmulaj. Ndėrkohė nga Ministria e Rendit Publik tė Shqipėrisė nuk ka pasur asnjė deklaratė zyrtare lidhur me kėtė krim tė ndodhur nė shtetin fqinj.
Dėshmia
Mėsohet se Presidenti i klubit tė Futbollit Vllaznia, ka qenė nė Tiranė gjatė ditės sė djeshme. Nė pasditen e djeshme rreth orės 19.45 ai ka kaluar kufirin nė Han tė Hotit. Kėtė fakt policia e Shkodrės e ka siguruar nė bazė tė dėshmisė sė njė tė njohuri tė Myftar Ēelės, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur. Sipas dėshmisė sė tė njohurit tė presidentit tė klubit Vllaznia, ai (i njohuri) ėshtė pėrshendetur me Ēelėn nė Torovicė, teksa ky i fundit po i drejtohej pikės sė kalimit kufitar tė Hanit tė Hotit, ndėrsa ai po shkonte drejt qytetit tė Shkodrės. Vrasja e Ēelės ka tronditur botėn e biznesit nė qytetin e Shkodrės, pasi ai ishte jo vetėm njė figurė publike pėr shkak tė sponsorizimit tė vazhdueshėm tė Vllaznisė, por edhe njė nga biznesmenėt mė tė mėdhenj tė qytetit, madje dhe tė krejt vendit. Anila Dushi
PASAPORTA
Kushė ėshtė Myftar Ēela
SHKODĖR- Myftar Ēela ka lindur dhe banon nė Koplik. Ai ėshtė baba i tre fėmijėve, dy djemėve, 19 e 15 vjeē, dhe njė vajze 10 vjeēe. 47-vjeēari Ēela ka dy vėllezėr, njėri prej tė cilėve administron pularinė e Elvis, pronė e Myftar Ēelės, ndėrsa tjetri ndodhet nė SHBA (njėri prej vellezėrve Ēelės ka vdekur shumė vite mė parė nė njė aksident rrugor). Pularia, pronė e Ēelės, ka rėnė pre e grabitjes nė muajin tetor tė vitit tė kaluar dhe si autor i kėsaj ngjarjeje u evidentua roja i pularisė, i cili ende nuk ėshtė kapur nga policia. Autori i dyshuar i kėsaj ngjarjeje vodhi kasafortėn e pularisė, nė tė cilėn ndodhej njė sasi e madhe eurosh, afro 34 mijė. Kjo shumė iu dorėzua disa ditė mė vonė Ēelės, nga babai i autorit tė vjedhjes. Qė prej vitit 1996 Myftar Ēela ka qenė president i klubit tė futbollit Vllaznia dhe ka kontribuar si asnjė tjetėr pėr kėtė ekip, duke u kthyer nė njė idhull tė tifozerisė shkodrane, si dhe duke patur simpatinė e respektin e qytetarėve shkodranė. Gjatė periudhės sė presidencės sė tij tek kuqeblutė shkodranė ai ka arritur tė fitojė dy tituj tė kampionit kombėtar dhe dy superkupa tė Shqipėrisė. Deri nė vitin 1998 ai ėshtė mbėshtetur fuqimisht si presidenti i Vllaznisė edhe nga deputeti demokrat Hero i DemokracisėAzem Hajdari. Aktualisht Ēela sapo kishte nėnshkruar kontratėn qė nė pankinėn e Vllaznisė tė ulej ish-trajneri i kombėtares Medin Zhega. Ndėrkohė Ēela kishte rikonfirmuar prezencėn e tė gjithė futbollistėve tė Vllaznisė qė kontribuan sezonin e kaluar nė skuadėr, dhe do tė bėnte disa blerje tė reja pėr tė kaluar njė tur tė Kupės UEFA.
INCIDENTI
Kėrcėnimi i fundit i Ēelės
SHKODĖR- Nė 17 maj tė kėtij viti Presidenti i Klubit tė futbollit Vllaznia, u kėrcėnua me jetėn teksa po shkonte nė shtėpinė e tij nė Koplik. Ndėrsa po udhėtonte me mjetin e tij nė drejtim tė Bajzės, ku banon, pas pėrfundimit tė ndeshjes Vllaznia Shkumbini, Myftar Ēela ėshtė ndaluar nga vėllezėrit Lulzim dhe Luan Hasani nga Kopliku. Ata i kanė dalė para nė rrugė, nė kthesėn drejt Stėrbeqit. Ēela u ka devijuar me mjetin e tij, ndėrsa dy vėllezėrit Hasani kanė qėlluar dy herė me pistoletė nė ajėr. Mes Myftar Ēelės dhe kėtyre dy personave ka patur njė konflikt kohė mė parė, konflikt i shkaktuar nga dėmtimi i makinės sė dy vėllezėrve pas pėrplasjes me atė tė Ēelės. Myftari mėsohet se u ka ofruar dy vėllezėrve mundėsinė e blerjes sė njė makine, ose tė riparimit tė asaj aktuale. Sipas policisė ata nuk kanė mbetur tė kėnaqur nga kjo zgjidhje dhe rreth orės 19.00 tė datės 17 maj, ata i kanė dalė pėrpara duke e kėrcėnuar me armė. Ēela duke ditur konfliktin me ta ėshtė shmangur ndėrsa ka lajmėruar policinė. Dy vėllezėrit janė larguar dhe mėsohet se pėr kapjen e tyre janė futur nė veprim edhe forcat e ndėrhyrjes sė shpejtė. Nė vendngjarje u gjetėn dy gėzhonja pistolete, ndėrsa mendohet se ata janė larguar me ndonjė mjet qė e kishin lėnė mė tej nė rrugė. Ndėrkohė Ēela ka patur dhe nė disa raste tė mėparshme kėrcėnime nga persona tė inkriminuar por dhe probleme me policinė, kur disa vite mė parė ėshtė ndaluar nė komisariatin e Durrėsit me akuzėn e kontrabandės, por u lirua brėnda 24 orėve. Anila Dushi
KRONOLOGJIA
13 maj 2000
Tė shtunėn e 13 majit 2000, nė orėn 17.45, afro 30 minuta pas takimit Partizani-Tomori (0-1), vritet nė njė lokal pranė stadiumit Selman Stėrmasi Adrian Ēobo, presidenti i Klubit tė Futbollit Tomorri dhe albitri i ndeshjes Luan Zylfo, ndėrkohė plagoset gjyqtari i katėrt i takimit Albano Janku, nga Aglin Goxhi
9 prill 2003
Vritet nė hyrje tė kompleksit rezidencial Flevi, bosi i firmės me tė njėjtin emėr Florian Vila. Autorėt ishin dy persona qė e qėlluan njėkohėsisht me pistoletė, duke i shkaktuar vdekjen e menjėhershme. Vila ishte njė nga biznesmenėt mė tė mėdhenj nė vend pėr eksportin e skrapit dhe importin e hekurit
21 prill 2003
Rrėmbehet dhe mbahet peng pėr disa ditė Klajdi Shehu, nipi i biznesmenit tė njohur, vlonjat Sulo Shehu. Nė pengmarrjen tė tij morėn pjesė 6 persona, mes tyre dhe njė inspektor policie. Policia arriti tė zbulonte dhe tė arrestonte autorėt. Sulo Shehu ėshtė biznesmeni mė i madh i importit tė ēimentos
---------shekulli --------
Krijoni Kontakt