
Postuar mė parė nga
Eni
Dhe une e kam lexuar vjet, perkthimin ne shqipt te tij.
Interesant ishte.
Ne trajtimin e historise se Shqiperise kam vene re se te paket jane autoret qe merren me te, po ashtu dhe perpjekja e fundit e Akademise se Shkencave Shqiptare ne botimin e vellimeve te Historise se Shqiperise deri tani ne 2 vellimet e para nga ckam vene re une, me duket nje perseritje e gjerave te trajtuara me pare po ne prizmin e se kaluares 50 - vjecare, ku ne 2 vellimet e para deri tani te dala ne shitje jane hequr trajtesat marksiste te historise se vendit tone, dhe eshte lene po ai brum historik i viteve '80.
Jam kurioze te shikoj vellimet etjera qe priten te dalin ne botim, nese ne to do te kete ndonje trajtim ndryshe te ngjarjeve pas pavaresise se vendit, viti 1924, kohes se mbretit, asaj komuniste apo pas viteve '90.
Por nga c'pashe ne 2 vellimet e para, gjasat jane qe te mos kemi ndonje trajtim kush e di se cfare dhe ne dy te tjerat.
Kane kaluar 12 vjet nga renia e komunizmit e akoma historia jone nuk eshte shkruar me nota realiste e objektive, ky fakt te trishton.
Kenaqem akoma duke lexuar historite e para vitit '45 e trishtohem kur lexoj rrenat e atyre pas '45.
Deri kur keshtu?
Krijoni Kontakt