Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ēast'

    i parafundit eshte casti , e fundit eshte vdekja.

    (fragment)

    Jam varur ne nje fjale dhe pritjes po i del shpirti. Rri mbeshtur var'shem ne shtyllen time kurrizore qe jo rralle me duket se nuk eshte mbajtesia ime me e mire. ose forme dhenesia ime me e drejte, megjitheate e mbeshtjelle (shtyllen kurizore) me nje rendese te mish'te jo te zakonte dhe aspak ideale per gjatesine time, e cila tashme ka filluar te shkurtohet ne nje zhurme tinezake nga tkurrja e dorezuar viteve.
    Ndersa mendimi, oh mendimi ky nuk me behet kurre rob' e nuk kam askurre asgje me cfare ta vesh...ta mbeshtjelle..apo ta le ashtu ne qenesine e vet ...Gjithmone, ai me mund, ne mundime here fjalamane e here heshtuese.Mendimi , ka fituar ne shtese te vet' nje finese delikate duke u paraqitur si snob(ashtu si i vjen te paraqitet) pa paraqitje reale por megjitheate te dukshme.

    Koha ka ecur kembe zbathur neper mungesa percaktuese duke mos lene asnje numer datues ne kujtese, asnje emer ditesh e asnje lloji gjurme tjeter. Shpesh castet rrine varur ne qerpiket e kujtese si rimel i vjetruar e i perzier me sklepe te bardhe pagjumesie. Po kaq shpesh lodhem ti zhvesh castet e casteve nga kjo vjetersi e t'i ve ne nje perseritje te perafert, ti shtie brenda ne mendim duke i veshur me ca tise te reja frymezuese per t'i liruar ne limitet e perqafimit "dite-nate". Pastaj ...!. Ne procesin e lirimit prap jam e pavendosur , sepse i lidh si unaza te diamanta neper gishterinjete e disa fjaleve te virgjera. Fjalet do te zbukurohen ne mashtrime te reja shpirterore.

    (vazhdon)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 14-06-2002 mė 19:40

  2. #12
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ...

    Moshat e mija pikellohen nen ca thinja te kuqerremta nga mbeshtjellja me colorin qe genjen embelsisht pasqyrat e xhamta te shikimeve te meshkujve vetmitar.Ndersa lirimin e fytyres ne nje shkthurje te shtuar me disa vija-rrudha e mbuloj dendesisht me puder ngjyre rinore pa rini. Duke dashur me cdo kusht t'i ngjaj ndjenjes time te re perditshmerisht dhe shpirtit
    ...
    nen pushtetin e te gjitha vetmive te persosura, hamendesoj brenda deres se mbyllur, mbeshtetur per'rreze renies se njerit nga krahet e griles se dritares sime qorre, duke pergjuar jetet e vogla te oborit te apartamentit. Duke shtuar grimca jete per jeten time te pergjysem. Aty pervec te tjerash qe nuk i zinte shikimi im me asnje cark te vemendjes , nje peme qe, as nuk e di se c'lloji peme eshte, mjaft te jete peme e te me duket ashtu si eshte , e bukur.Ca gjethe te rrezuar nga malli per shiun e vonuar rrotullsilleshin neper jeshillekun e barit , qe edhe ky me se shumti ka filluar te me duket fals, si torollake te dehura . Behem vet'me vete kurioze te di-"po gjethet a ndjejne ? " dhe e vras po vet me vete kuriozitetin duke u vetbindur se _edhe gjethet ndjejne-
    Diku pertej gjetheve dhe pemes nje bime e ster'rritur ngaterrohej me deget e veta, e brenda ketij ngaterrimi kishte sajuar nje labirinth -kafe-bezhe-jeshile-verdhe. Nje lepurush i bardhe dhe mjaft i vogel per te qene i bute, e mjaft i madh per te qene i eger, kishte mundur te hynte ne labirinthin e bimes katerngjyrshe, dhe shikonte nga dritaria ime qorre. Syte e bardhoshit pa permasa me dukeshin here tekuq, si djej te sajuar per pellemben e nje gruaje qe mban gjithmone doreza te bardha, dhe here sy, sy te zakonshem shikues dhe thenes.
    E terhoqa mendjen prej zverku qe te mund ta ndaja me hutimin dhe renda neper peshen reale te gjerave. Zbrita midis sendeve dhe mu kujtua lavamani, me disa ene qe nuk e di sa besdi i kam ti laj, aq shume sa,ka me shume se tre dite as nuk ha as nuk pi, nga frika mos me shtohen enet. Pa mberritur tek to, vendosa te mos i laj . Terhoqa nje cigare nga paketa, u nervozaova me cigaren neper buze e duke e cukitur nga pak nervozueshem me dhemb neper gjetjen e ndezesit. Mbasi cigaria ishte lodhur midis buze-dhembeve e shkrepa cakmakun i cili nuk leshoi flake. Kur mu desh te beja shkrepjen e dyte ne vend te tij mu shkrep nje e qeshur me dritaren qe me terhoqi shikimin bindesisht, biles ma nxorri neper hapjen e krijuar nga renia e krahut te griles , matane pemes se paemer ne oborr, pa i perfillur me gjethet as pyetjet per to, deri tek gemusha-labirinth dhe drejt e pingul ne sy-diejt e vegjel te...
    Fytyra ime dhe buzet iu dorezuan qeshies plotesisht, dhe cigaria u lirua e ma ra , ku ta dish se ku...
    ...
    E mora serish cigaren pavramendje prej aty ku ra dhe i vura zjarrin, duke e mbytur tymin gjithe inat te kenaq'shem ne mushekri.


    Kishin kaluar disa mengjese -mbremje neper rendesen e nje viti duke plotesuar keshtu perberjen time vogelsisht. Me ze malli per veten dhe perpiqem gjithesesi ta fitoj...ndonese duke vepruar keq e duke menduar drejt...dhe here-here anasjelltas.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 14-06-2002 mė 19:24

  3. #13
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    duke dale prej castit.

    Nga perceptimet e pergjithshme vecoj ne pergjithesimin e konceptit te njohjes dhe mbas saj. Dhe jam pikerisht ne disa skajfillime te njohjes , ende jashte te gjitha kontakteve fizike.E dertanishmia jone ishte e ajert, dhe keshtu ne pjeset tona te ndara e te bashkuara. Kushedi , mbase ishim takuar ne nje kohe-cast te papercaktuar.Ndoshta pikerisht atehere kishin ndodhur ngjarjet, te cilat vendosen per veprimet tona te tanishme dhe per takimin tone fizik. Brenda kesaj fizikes tone te fundit. Njohja jone ishte lashtesuar neper ca grisje te kohes dhe ne disa nderrime fugurash te mitologjise pa personazhe besimesh per to dhe, ne krijimin tone mitik per njeritjetrin.Ishim bere enigma te njohura ne panjohjen tone te trupshme. Ndoshta edhe ishim dashur qe atehere kur ne kishim qene fillimisht ajer, me pas sende, e me vone bime....deri ne radhen e qenieve si ne, si njerez...dhe tani ne trupezimin e shpirtit tone nder keto trupa me gjini te kunderta . Pa sinjale te veshtira ishim rilidhur. Kontakti yne i pare i ketushem, ne kete kohe dhe ne kete hapsire ishte nje grumbull fjalesh me te cilat frymonin format tona te padukshme por te prekshme. Me fjalet ne fjale kishim krijuar percarjen e ajrit, duke vizatuar figura te peraferta per secilin trup-perberejn plotesuese tonen. Ende te pabere prekjen as me shikime. Me pastaj kercimeve te fjaleformimeve per pamjet tona me leshoi zerin, neper nje hapsire me te re, qe grumbullohej me gjithe tinguj-fjale ne vrimen e degjimit tim. Pas ketyre fjaleve qe pasoheshin ne nje perzierje te pergjigjeve, erdhi serish heshtja e perkohshme, nje heshtje e afatcaktuar.
    ***
    Tashme ai kishte kaluar ndermjet disa ndertesave te ngjashme me ndertesen ku banoja une, dhe kishte mberitur pikerisht perpara hyrjes. Prej ku per se dyti me leshoi sinjal-ze-fjalen, duke zgjuar dijenine time me gjithe disa emocione bashke, qe te dilja prej deres kahere te mbyllur e ta merrja nen shoqerimin tim deri ne brendesi te dhomes, deri ne prekje te njohjes, duke i dhene kesaj te fundit trup nga trupi yne. Nga syri i korridorit e pashe dhe , nuk e vazhdova zbritjen e pales se dyte te shkalleve. As ai nuk levizi, prej pertej syrit, nga po e kundroja une. Ishte me kurriz nga shikimi im pergjues. Kundronte diku pa vemendje hapsiren qe ndoshta po i jepte format e takimit . Duke peshuar pritjen e zbritjes time, deri ne afersi te tij.Forme dhenia e hapsires nga shikimi i tij i pavemendje vazhdonte. Dhe bindja ime e lehte vazhdonte ne kembenguljen se cdo forme qe ai i jepte hapsires nuk mund te ishte tjeter tanime vecse, forme e ngjashme me format tona. Po ndihesha se si pak e nga pak po behesha bashkepronare e hapsiravete tij... Kjo mendje e ardhur keshtu me gjithe ikjen e shikimit te tij andej nga nuk e kapja dot me sy , me llastonte disa deshira te shuara, dhe besoja se dera ime mund te rrezohej ne hapje te reja. E zgjata krahun pertej gjatesise reale te tij , duke i shtuar nje grime nga trupi im i shtyre ne zgjatje. Me shpine te dores , me njeren nga unazat, krijova nje rrahje si te zemren ne xham, qe te fitoja shikimin e tij , e duke i pritur ne padurim fytyren dhe permbajtjen e saj, ose mospermbajtjen qe, gjithesesi do te me jepte mundesine te kapja ndonje reagim.Duke dyshuar ankth'shem se forma ime reale mund te mos i ngjante aspak dhe asnjeres nga format qe me kishte dhene-krijuar ai, neper meditimet e veta , apo neper bisedat tona....Por, fytyra e tij ishte krejt me e thjeshte se kaq , ma dha krejt thjeshtesisht. Fytyres i shperndau aromen e nje buzeqeshie te re, po krejt te njohur per mua, shtriu gjoksin duke ma dhuruar te gjithin, anash tij hapi krahet si per te me mbajtur teresisht te teren aty mbrenda tyre. Thua se po me jepte perqafimin e mallit te dhembur kahershem. Mu duk kaq i afert e i disatihere ky takim. Iu dhashe ne nje menyre identike, vecse me disa reflekse me te zbutura, gje e cila kjo e fundit mund te quhej ndrojtje femerore. I tanishmi cast perzihej me kenaqesi te kuptimta por te paemerta. Shkallet qe kisha ndare pergjysem , duke i lene pa zbritjen time te metejshme, i shtyu me tre hapa, nga tre njeheresh. I perseritur ne buzeqeshie te njepanjeshme e te reja, ne krah hapje e ne gjoks-dhenie mu afrua deri tek largesia , e me preku te paren frymen time te vrullshme, qe u perqaf me frymen e tij jo me pak te vrullshme. Pas mbase disa shterngimeve te zjarrta te shikimeve dhe frymeve tona ndjenjesisht, iu dorezova pritjes se pezullt, duke ia dhene gjoksin gjoksit. E duke ia marre frymen time frymes se tij dhe shikimin tim shikimit te tij dhe duke u vendosur butesisht dhe shkujdes'shem ne te majte te qafes , dhe pikerisht aty ku mbaron supi dhe fillon kjo e fundit(qafa) . Aty mbeshteta mjekren, mbi te cilen po me rendonte nje koke e rende por pa asnje mendim brenda saj. Me nje perafersi pothuaj idene, beri edhe ai te njejten gje me hapsiren midis supit tim dhe qafes. Ishim kaq te barabarte thjeshtesisht ne ndryshim tone i cili dukej vetem nga krahet e secilit qe vareshin bujarisht ne dhenien e perqafimit. Atij i fillonin krahet-perqafimi nga supet dhe i mbaronin tek duart e midis -mbas shpines time, ndersa te mijte fillonin- peshoheshin paralel me fillimet, dhe nga te dyja anet e qafes deri te tek shptaullat. Ku gjatesia e tepruar e kraheve kryqezohej ne keto shpatulla te tij... me pellembe te hapura , e majta pellembe hapej ne shpatullen e tij te djathte dhe e pellemba e djathte ne shpatullen e majte. Heshtjen e zerave te munguar e prishte nje muzike (besame mucho) qe vinte perkedhelese nga dera ime e hapur e cila na priste me durim qe te na merrte brenda saj. me gjithe peshen time te shkeputur nga te gjitha perberset e ecjes... fluturoja ne krahe te tij. Rendi me gjithe mua per nga dera... duke me leshuar ne mes te dhomes e duke me thene."kjo muzike me provokon nje deshire vallezimi". Une per t'i shpetuar emocionit qe me kishte skuqur gjithe fytyren duke ma paditur, i shtriva krahet serish dhe hapin e pare qe nis nje vallezim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 16-06-2002 mė 03:25

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    macee

    besoj tashme ne fjalen tende dhe gjuhen.ta kam besuar pasurine e saj pa asnje rezerve, duke e ditur se diku dhe dicka ti do gjesh te besh per te.pa fryme kam ngelur nder meditimet e tua dhe ndjesite.pritja ne parvaz dhe takimi i pare.c'ka me te lashte dhe me te sotme!ti ke gjetur ate qe e ben pritjen tende nje nga me te papriturat. me nje ankth qe me ke futur ne bark (djallushke!) pres te rrezohem ne vallezimin e pare dhe...

  5. #15
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    sa per te mbyllur duke e mbajtur ne vazhdim gjetiu.

    (loje fjalesh, ne lojen e kohes).

    "Koha ka ecur kembezbathur"- per aq kohe sa, me eshte dhimsur vetja, virtytshem dhe nuk kam mesuar te sakrifikoj frikshem, ajo nuk ka si te ece ndryshe vecse kembezbathur.
    Qenesia ime e ketushme, eshte thjesht nje bluze ne trupin e kohes, ose me e pakta nje harn' ne bluzen e saj. E m'u dashka te di te duroj, pa duruar ende si durohet, e te sakrifikoj pertej durimit. Kjo kohe vertete ankuese, dhe me e vertete lodhese me kerkon shume. Kam te drejte qe dyshoj ne pasjet e mija, ashtu sic edhe koha ka te drejte te kembengule-kembezbathur ne ankimet e saj. Deri tani i kam dhene ca gjurme te mijat ne uje.Ajo i ka pranuar pa mirenjohje . Para dy ditesh i dhashe kepucet e mija te grisura duke mbajtur te rejat per kembet e mija te perkohshme ne kalime te perkohshme. Iu grisen pa perdorimin as te proves. Ende kembezbathur ecen.
    Po vras mendjen , me cfare ti qepe kete goje te madhe, me te cilen edhe mund te me haje nje dite prej ditesh me gjithe ditet, pa me meshiruar(as qe e dua meshiren, qofte edhe te kohes prej te ciles varem duke e patur vartese njeheresh)
    Eh, te veshesh kohen nuk u dashkan vetem nje pale kepuce qe diku kane mberritur duke u grisur.
    Ajo nuk mjaftohet. Ka filluar te ngreje zerin e pretendimeve, me kerkon gjymtyret e mija te gjymtuara koheve, te vetmet teprime qe kam prej saj. Kerkon lekuren time per bluze te re' edhe pse mund te kem disa nenlekure duke patur nje te vetme te dallueshme e qe me mbulon daljen e gjakut livadheve te trupit per ne livadhet e kohes. Kjo lekure me duhet per te shenuar tatuazhet e pritjeve dhe disa data te zakonshme e disa te pazakonshme. Do te grisem lekuresisht per ta veshur kohen. Edhe pse ajo aspak dhe askurre nuk kujdeset per mua.
    ***
    Koha nuk me jep kohe te kem kohe per kohen, une po ia pres majen "K" po ia pres edhe bishtin "ė". k-OH-e
    OH, OH, OH!

  6. #16
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    BLU!

    dita...
    je e gjalle dhe ndritese....
    gjallohem ne shumfishimi teksa te shoh.
    te detyrohem dashuri te pambaruar...
    si shpirti yt.

    Po ta kthej pergjigjen ne kete zone te shtrirjes se trupit tend macke, se tema tjeter ishte e Kosovarit.


    Me ben borxhlie me kete dashuri
    ta dish!


    Dita!

  7. #17
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    u perserit vdekja
    ne disa fjale here te bukura e here te vrazhda
    tani mbreteroj mendimet e mia te guximshme
    dhe vetmine time te perbashket me vdekjen
    ai, ai...
    ai nuk eshte me
    ku ta dish mbase kurre nuk ka qene!!!
    e?
    he????
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #18
    Kacurrelsja Maska e Kiki
    Anėtarėsuar
    29-08-2002
    Postime
    156
    Ti rri ...
    dhe pret ato ,
    ne breg
    nen ullinj te gjejne .
    Ato te kerkuan lumenjve
    me zera pafund
    ti prisje ato -te kerkonin
    detrave me dalle e te qete
    ti i prisje ato -
    per ty u ngjiren -sa zerin edhe sot ashtu kane
    ti po i pret -ATO .....
    rrugen per tek ty kane marre.......





    me kenaqe ,moj e blujta mace me kete poezi.....si zakonisht.....
    Mos e kruaj me tel me gjemba :D

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    per te njohur macen

    kjo eshte macia ime, imeeeeeeee....

  10. #20
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    bun...aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    jam jotjaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa aaaaa krejt , asnje nuk me do te veten sa ti....
    (sa mburresh, o burrereshe, thua se c'eshte jotja , nje m maceje ...lol)
    te puth macia joteeeeeeeeeeeeeeeee!
    do vij prap ketu ke kjo tema, keto dy dite te premtoj.
    e kisha harruar se e kam kete (teme)muah'
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-08-2004, 22:30
  2. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Fiori nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2003, 00:16
  3. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Fiori nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 00:21
  4. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2003, 09:43
  5. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2003, 07:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •