i parafundit eshte casti , e fundit eshte vdekja.
(fragment)
Jam varur ne nje fjale dhe pritjes po i del shpirti. Rri mbeshtur var'shem ne shtyllen time kurrizore qe jo rralle me duket se nuk eshte mbajtesia ime me e mire. ose forme dhenesia ime me e drejte, megjitheate e mbeshtjelle (shtyllen kurizore) me nje rendese te mish'te jo te zakonte dhe aspak ideale per gjatesine time, e cila tashme ka filluar te shkurtohet ne nje zhurme tinezake nga tkurrja e dorezuar viteve.
Ndersa mendimi, oh mendimi ky nuk me behet kurre rob' e nuk kam askurre asgje me cfare ta vesh...ta mbeshtjelle..apo ta le ashtu ne qenesine e vet ...Gjithmone, ai me mund, ne mundime here fjalamane e here heshtuese.Mendimi , ka fituar ne shtese te vet' nje finese delikate duke u paraqitur si snob(ashtu si i vjen te paraqitet) pa paraqitje reale por megjitheate te dukshme.
Koha ka ecur kembe zbathur neper mungesa percaktuese duke mos lene asnje numer datues ne kujtese, asnje emer ditesh e asnje lloji gjurme tjeter. Shpesh castet rrine varur ne qerpiket e kujtese si rimel i vjetruar e i perzier me sklepe te bardhe pagjumesie. Po kaq shpesh lodhem ti zhvesh castet e casteve nga kjo vjetersi e t'i ve ne nje perseritje te perafert, ti shtie brenda ne mendim duke i veshur me ca tise te reja frymezuese per t'i liruar ne limitet e perqafimit "dite-nate". Pastaj ...!. Ne procesin e lirimit prap jam e pavendosur , sepse i lidh si unaza te diamanta neper gishterinjete e disa fjaleve te virgjera. Fjalet do te zbukurohen ne mashtrime te reja shpirterore.
(vazhdon)
Krijoni Kontakt