Kohet e fundit maredheniet Shqiperi-Greqi jane bere objekt shqetesimi fale disa politikave te qeverise greke qe jane pranuar dhe mbeshtetur pa kushte edhe nga pala shqiptare. Keto ceshtje jane:
- Dislokimi i ushtareve greke ne bazen ushtarake te Bishtit te Palles. Kuvendi i Shqiperise ka aprovuar nje dekret me votat e partise ne pushtet per te pranuar nje plan te tille te ideuar nga ministri i mbrojtjes Majko me kerkesen e grekerve. Presidenti Moisiu e ka kthyer mbrapsht kete ligj po partia ne pushtet duket e vendosur qe me shumicen e kartonave ne kuvend ta realizoje kete projekt.
- Problemi i dynenshtetesise, nje projekt tjeter grek qe godet ne menyre krejt te hapur interesat kombetare shqiptare. Ky plan eshte nje plan i vjeter grek qe ka gjetur mbeshtetjen e kryesise se qeverise dhe partise socialiste. PS ka njohur pretendimin grek se ne Shqiperi jetojne 300 000 greke dhe eshte e gatshme tu japi ketyre shqiptareve kombesi greke. Greqia nga ana e vet gjithashtu kerkon te beje nje riregjistrim kombetar te popullsise ne Shqiperi, ne menyre qe ajo te diktoje me politikat e saj mbi emigrantet shqiptare ne Greqi, nje "konvertim" kombetar nga shqiptar ne grek. Vetem ata qe do te deklarojne kombesi greke neper pashaportat shqiptare, edhe pse mund te mos jene te tille, do te pajisen me dokumenta dhe lejeqendrime ne Greqi.
- Greqia prej dekadash tashme mban ne fuqi nje ligj lufte me Shqiperine, me qellim qe te mos lejoje kthimin e popullsise shqiptare came ne tokat e te pareve, qe aktualisht jane ne territorin grek.
- Se fundmi, mesuam nga emigrantet shqiptare ne Greqi, se pala greke po planifikon te mbylli kufirin e saj me Shqiperine per 2 muajt e veres duke mos lejuar keshtu qe emigrantet shqiptare te kthehen per pushime ne Shqiperi. Kjo behet me qellime ekonomike pasi Greqia kerkon qe emigrantet shqiptare te shkojne per pushime ne Greqi dhe jo ne Shqiperi duke realizuar keshtu nje cikel te mbyllur te levizjes se kapitalit: emigrantet shqiptare punojne e fitojne ne Greqi, por duhet te shpenzojne edhe ne Greqi per pushimet e tyre dhe jo ne Shqiperi.
Cili eshte qendrimi juaj per keto ceshtje?
Cfare prisni ju nga shteti shqiptar ne lidhje me keto shqetesime serioze?
A eshte qeveria shqiptare pro politikave greke ne dem te interesave shqiptare, apo eshte thjeshte e pafuqishme per te bere dicka?
Cfare mund te bejme ne si shqiptare per te mbrojtur interesat tona kombetare?
Krijoni Kontakt