Irani eshte vendi qe e ndjehu shume afer luften ne Afganistan qe u be prane kufirit lindor te tij, dhe luften ne Irak, qe u be ne kufirin perendimor te tij. Zhvillimet me te fundit ne kete rajon, me shume se ne cdo vend tjeter u ndoqen me interes nga iranianet te cilet kane interesa si ne Afganistan edhe ne Irak. Kryesisht, ajo qe e lidh Iranin me keto vende eshte popullsia Shiaj qe jeton ne to.
Ajo qe parashikohej para luftes ne Irak, duket se eshte vene ne levizje. Prej me shume se 10 ditesh tashme, studentet ne universitetet e Teheranit jane hedhur ne protesta kunder rregjimit te klerit qe ka kontroll me te madh ne vend se vete qeveria e moderuar e Iranit. Protestat nisen me kerkesat e studenteve per problemet e jeteses se tyre, per tu kthyer ne protesta qe tashme kane kerkesa politike dhe therrasin per ndryshime radikale ne vend.
Kleriket kane ushtruar dhune ndaj studenteve duke aktivizuar idhtaret e tyre per tu hakemarre dhe bere shantazh mbi studentetet. Keta idhtare kane arritur deri atje sa te ushtrojne dhune mbi studentet neper konviktet e tyre. Kjo e ka ndezur akoma me shume situaten aqsa qeveria dhe presidenti Khatami u shprehen se ata nuk kane gisht ne dhunen e ushtruar. Per ta provuar kete, ata bene edhe disa arrestime nga rradhet e idhtareve.
Kleriket ua atribojne keto protesta "dores se agjenteve amerikane" dhe kjo ne vetvetvete shfaq mungesen e deshires nga ana e tyre per te degjuar kerkesat per ndryshim jo vetem te studenteve, por gjithe popullit iranian qe e kane bere kete te qarte vitet e fundit ne votimet e mbajtura ne vend. Nga keto votime jane zgjedhur nje numer i madh deputetesh nga partite qe mbajne nje qendrim te moderuar laik. Irani eshte nje vend semi-demokratik ku pushteti i klerit eshte me i madh se pushteti i ligjit. Kjo eshte arsyeja perse protesta e studenteve nuk drejtohet kunder qeverise por kunder klerit. Kleri fajesohet per gjendjen e krijuar ne vend nga nje shumice e heshtur e iranianeve.
Presidenti Bush nga ana e tij i beri thirrje autoriteteve iraniane qe te respektojne protestat e studenteve dhe te mos ushtrojne dhune mbi ta. Gjithashtu, Bush i beri nje thirrje te perseritur tashme Iranit se SHBA nuk do te lejoje ne asnje menyre qe Irani te prodhoje arme berthamore. Bush gjithashtu i pershendeti protesat e studenteve, duke shprehur keshtu mbeshtetjen e tij per thirrjet per ndryshim.
Policia franceze nga ana e saj arrestoi 150 anetare te nje organizate iraniane me qender ne Paris qe bente nje opozite te forte qeverise iraniane. Kjo organizate, "Muxhahedinet e Iranit" ishte klasifikuar prej kohesh si nje organizate terroriste nga Washingtoni. Lajmi mendohet te kete gezuar edhe Teheranin pushteti i se cilit ishte ne shenjestren e kesaj organizate. Keto arrestime hasen ne nje proteste te iranianeve ne Paris, te cilet arriten deri atje sa ti vene zjarrin vetes ne forme proteste ndaj arrestimeve.
Komisioni i energjisene OKB gjithashtu i beri thirrje Teheranit per te lejuar me shume inspektore ne vend per te hetuar dhe monitoruan planet berthamore qe Irani ka nisur. SHBA pretendon se Irani po mundohet te maskoje deshiren per te krijuar nje arsenal armesh nukleare duke ia shitur opinionit boteror planet berthamore si "plane per energji berthamore". Argumenti amerikan eshte se Irani nuk ka nevoje per energji berthamore duke ngritur centrale berthamore, pasi Irani ka nje rezerve teper te madhe nafte qe i tejkalon te gjitha nevojat per energji qe mund te kete vendi.
Rusia mendohet te jete esportuesi i gjithe teknologjise berthamore qe Irani disponon.
Krijoni Kontakt