korrieri
----------

Meksi: Nuk kam ndermend te votoje

Ish-Kryeministri shprehet mjaft pesimist per zhvillimet politike ne vend. Ndryshimet ne ligjin per zgjedhjet, kane bere qe ai te marre vendimin per te mos u paraqitur prane kutive te votimit ne zgjedhjet e vjeshtes. "Tashme nuk votohet per Shqiperine, por per Tosin dhe Saline", deklaron Meksi

Ish- Kryeministri Aleksander Meksi, vlereson se ndryshimet ne ligjin per zgjedhjet, kane ngushtuar bazen e perfaqesimit politik ne vend, si dhe kane shkelur Kushtetuten. Sipas tij, bashkimi i opozites do te jete nje farse politike per sa kohe qe lidershipi i PD nuk lejon institucionalizimin e mendimit ndryshe. Perpos kesaj, Meksi i kerkon Berishes qe se pari te jape llogari per largimin dhe debimin e intelektualeve dhe njerezve te afte nga PD, pastaj te therrase te tjere.

Si do t'i vleresoni ndryshimet e bera ne ligjin per zgjedhjet? Ka pasur shume pretendime nga drejtuesit e partive te vogla, te cilet, duket ndihen se jane te kercenuar me shuarje nga jeta politike e vendit?

Duke qene i dizinteresuar per zgjedhjet, meqenese nuk kam ndermend te votoje, sigurisht qe nuk i njoh me imtesi ndryshimet e bera. Por gjykoj se eshte absurde qe dy partite e medha, te kene nga dy anetare neper komisione dhe te mos kene te tjeret. Jam personi qe ne vitin '91, ne kohen e diktatures komuniste, fill pas tentatives per grusht shteti, kam detyruar KQZ, si perfaqesues i opozites bashke me Hysen Cobanin, qe te kishte cdo parti njerez neper komisione, per te garantuar marrjen dhe firmosjen e procesverbaleve. Eshte e qarte se ne vendet demokratike, ku nuk ben pjese Shqiperia neo-komuniste, nuk kane nevoje per perfaqesues, ka vetem vezhgues, sepse komisioneret jane zyrtare qe nuk perzihen ne politike. Ne Shqiperi duhet te kishin perfaqesues ne komisione, mbase jo per 15- 20 parti, por mund te ishin 7 anetare nga partite kryesore. Pra, ne kete menyre, kishim garancine dhe mosankimim per shkelje te rregullave, te proceverbaleve etj. Denatyrimi i sistemit proporcional, te personalizuar nepermjet berjes me nje raund, me duket absurde. Eshte antikushtetuese, sepse ne Kushtetute thuhet mjaft qarte, qe merret rezultati i raundit te pare... pra, qe ka me shume se nje raund. E kuptoj se nuk duan qe te ndryshojne Kushtetuten, sepse i kane rene per 4 vjet daulles bashke me rrogemedhenjte OSBE-s se, Kushtetuta eshte "lule mosprek". Kushtetuta mund te ndryshohet. Zgjedhjet me nje raund, jane nje hap skandaloz dhe deshmi, qe te dy kryetaret e partive te medha, ose me mire dy komandantet e cetave te politikes kryesore, nuk duan t'ia dine per ligj, per drejtesi, per asgje. Tashme nuk votohet per Shqiperine, por per Tosin dhe Saline.

Bashkimi i opozites duket se po ecen me levizjet e gaforres. Si do ta vleresoni kete dhe perse ka kaq shume kakofoni ne kete proces?

Pak kohe me pare, per procesin e bashkimit te opozites, pata cituar vargjet e nje kenge: "Ejani ketu bashke me mua". Edhe ky ndryshim ne mazhoritar, persa i perket ligjit per zgjedhjet, eshte kendimi i te njejtes kenge ne forme tjeter, sepse ju thote partive te vogla: "po nuk erdhet me mua nuk hyni ne Kuvend. Hajdeni me mua, t'u shese pa para ca vende, por votoni qe te jem une dhe vetem une ne siperfaqe, sepse dal jashte loje nese nuk fitoj". Nuk mund te kete bashkim forcash te ndryshme politike, te cilat jane ne rolin e nje fraksioni ne nje koalicion, kur Berisha nuk pranon brenda partise se tij fraksionet, rrymat apo mendimin ndryshe. Ky eshte hapi i pare dhe me pas mund te bashkohen njerez mbi pikat qe kane te perbashketa, apo qe kane program te ngjashem per te permbysur ne kuptimin e plote demokratik te fjales, regjimin e neo- komunisteve.

Kryesia e PD ka shpallur kriteret per kandidatet per zgjedhjet vendore. Si do vleresoni kete pakete? Mendoni se perben nje baze te mire per qemtimin e njerezve?

Kandidate te PD jane ata qe luftojne per te vene ne jete programin e PD. Nuk mund te kete mengjerosh, qe mund te shkruajne me doren e djathte, meqe u jepet karrigia e PD. Kur eshte fjala per menaxhimin e qytetit, apo komunes, kuptohet se nuk ka perse te jene kandidate militante te partise. Nuk eshte kryesia e PD, apo Aktivi, qe do te zgjedhe kandidatin per kryetar bashkie, sepse ai eshte i te gjithe eklektoratit te PD dhe jo vetem i strukturave te PD. Kuptohet se ka disa parregullesira ketu. Sigurisht qe kandidatet duhet te jene njerez te afte per te menaxhuar qytetin dhe komunen, si dhe te jene njerez qe te gezojne besimin ne kuptimin e mire te fjales te PD, dhe jo te jene sherbetore te kryetarit te PD. Ka nje spekullim, sepse po zevendesohet termi "inteligjence", ku jane ata qe shquhen ne punen e kultures, shkences, artit, me shkollelartit, e cila eshte nje armate shume e madhe njerezish te nderuar, te dobishem per shoqerine, por qe nuk mund te drejtojne qytetet e medha vetem se kane diplomen e shkolles se larte. Perdoret kriteri, per te thene se po terheqim njerez, ne vend qe te behet pyetja se: Perse ajo armate e madhe e njerezve te shkelqyer te intelektualeve shqiptare, antikomunist, eshte larguar per te mos thene eshte debuar nga PD? Duhet dhene me pare llogari per kete dhe me pas te kerkojme njerezit me shkolle e me dije, qe te vine t'i sherbejne cetes qe komandon PD.

Si e parashikoni ecurine e PD ne prag te zgjedhjeve?

Ne fillim te gushtit te vitit te kaluar, kam bere nje interviste ne nje gazete, te ciles ata i vune titullin: "Te shporret opozita". Ne teresi une aty thoja se keta qe jane, lozin rolin e opozites, veshin rroba opozitare, kemisha te bardha e me kravate dhe nuk ruajne voatat e opozites. M'u pergjigjen me ane te nje gazetari, qe sot i kane dhene poste ne PD, ne menyre fyese ndaj meje. Problemi eshte fare i thjeshte. Kjo opozite nuk ben lufte opozitare. Kjo opozite nuk ofron asgje konkrete per ndryshimin. Kjo opozite nuk eshte e zonja te mbroje voten e qytetareve dhe perbehet nga nje grup prej 50- 60 personash, te cilet jane te kenaqur te quhen "baballare te kombit", duke qene ne Kuvend. Nivelin "artistik" te tyre kemi pasur rastin ta shohim ne te gjitha llojet e fjalorit, sjelljen, xhestet etj. Opozita duhet te perdore njerez te afte. Edhe diktaturat i perdorin njerezit e afte. Por vetem PD me te gjithe partite e tjera rreth saj, me kryetare te perjetshem, nuk kane nevoje per njerez te afte. Me duket shume i dyshimte rezultati i zgjedhjeve, aq me teper perdorimi me nje tur, i cili eshte katastrofik per njeren nga te dy palet, por pergjithesisht per ata qe jane ne opozite. Shkelja e Kushtetutes per te bere nje gje pa diskutar fare dhe pa marre miratimin edhe te partive te vogla, mendoj se nuk te con ne sukses. Ndryshimi u be vetem e vetem per te detyruar partite e vogla qe te njohin nje kryetare per njerin krah dhe nje kryetare per krahun tjeter.

Bisedoi

Armando META

---------




Dy fjale..
Kush di per Procesin e votimit se si u zhvillua heren e fundit dhe cfar kupton ky ndryshimi qe flitet tani?

Dita e Votimit eshte ne fakt gur-themeli i Shtetit.

Ne se cdo vote shkon aty ku qytetari ka dashur ta adresoje athere dhe njerzit qe dalin te zgjedhur jane vertete perfaqsues te popullit dhe vertete formojne nje perfaqsim demokratik ne parlament e deri poshte.

Pikerisht te garantosh qe kjo Vote e qytetarit te mos vidhet e shperdorohet eshte detyra nr 1 e nje Shteti dhe kerkesa nr 1 qe nje parti politike duhet ta cimentoje para dites se Votimit.

Zakonisht tek ne deri diten para votimit vazhdojne debatet per mos perputhjen e rregullave qe zyrtarizohen per votim me kerkesat e partive te vecanta.

Plus c'regullimeve gjat regjistrimit dhe votimit e numerimit te votave mendoni se sa rritet subjektivizmi qe nje Votim eshte vertet korrekt dhe se te deklaruarit si te zgjedhur jane vertet ze-dhenes te aspiratave te qytetareve.

Plus incidentet mes militanteve te partive te ndryshme plus keq perdorimi i policise nga Partia ne Pushtet plus tifozlleku i Mediave e organizmave veshguese per parti te vecanta...mendoni se sa rritet jo-vertetesia e nje Votimi.

Cfare duhet bere qe te kete VOTIM ideal?

Mendoj se 2 jane kryesoret.

- Regjistrim skrupuloz i popullsise dhe pjesmarrje totale korrekte e popullsise ne Votim.
- Numerim dhe nxjerrje pa asnje hile e rezultatave qe nga qendra e nje zone votimi e deri ne rezultatet qe ligjeron Komisioni qendror i republikes.


Kush i garanton keto dy pika?

Patjeter qe nje perfaqsim i drejte ne Komisione i cdo force politike pretenduese per pjesmarrje ne parlament e Pushtet qe nga komisioni fshatit e pallatit e deri tek i Prefektures e Republikes.

Per hir te kesaj ja vlen dhe cdo shpenzim sa do i madh te jete nga ana financiare per organizim te sakte te procesit te Votimit.

Nuk e di ne se Partite e vogla ankohen se ju haet vota nga menyra e procesit votues e numerues apo se nuk u lejohet te kene "njeriun e tyre" kudo ne Komisione?

Kush di nga keto gjera te na sqaroje se boll lexojme ne gazeta ankesat por skuptojm per cfare ankohen.

...