Gjithcka mbi Samitin e Selanikut
Gjithcka mbi Samitin e Selanikut
Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!
BE, ndihma me kushte Shqipėrisė
Bashkimi Evropian u ka kėrkuar vendeve tė Ballkanit Perėndimor tė rrisin luftėn kundėr krimit tė organizuar, nė mėnyrė qė tė pėrfitojnė sa mė shumė ndihma ekonomike. Kėtė e ka deklaruar edhe presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi, por edhe nė deklaratėn pėrfundimtare tė Samitit ėshtė nėnvizuar se vendet kandidate tė Ballkanit Perėndimor duhet tė rrisin bashkėpunimin mes tyre nė luftėn kundėr trafiqeve, sigurimin e kufijve, si dhe nė bashkėpunimin ekonomik dhe nė stabilitetin e rajonit. Nė deklaratėn pėrfundimtare prej 10 pikash paraqiten kushtet e vėna ndaj 5 vendeve tė Ballkanit pėr procesin e integrimit. Europa ka qenė e bashkuar nė qėndrimin e saj pėr hyrjen e saj nė BE. Nė deklaratėn pėrfundimtare, BE-ja thekson pėrkrahjen e saj tė qartė ndaj perspektivės evropiane tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor. Por, tashmė, thuhet nė deklaratė, sfida e madhe qė kemi pėrpara ėshtė pėrgatitja pėr integrim nė strukturat evropiane dhe anėtarėsimi pėrfundimtar nė Bashkimin Evropian, nėpėrmjet miratimit tė standardeve evropiane. Shpejtėsia e lėvizjes pėrpara ndodhet nė duart e vendeve tė rajonit, theksohet nė dokumentin pėrfundimtar. Progresi i secilit vend drejt BE-sė, nėnvizohet mė tej, varet nga meritat e tij nė pėrmbushjen e kritereve dhe kushteve tė Kopenhagės vendosur pėr procesin e SAP dhe konfirmuar nė deklaratėn pėrfundimtare tė Samitit tė Zagrebit, nėntor 2000. Vendet e Ballkanit Perėndimor ndajnė plotėsisht objektivat e bashkimit ekonomik dhe politik dhe presin me padurim bashkimin nė njė BE qė ėshtė mė e fuqishme nė ndjekjen e objektivave thelbėsore dhe mė e pranishme nė botė, citohet nė deklaratė. Procesi i unifikimit tė Evropės nuk do tė jetė i plotė nėse vendet e Ballkanit nuk do tė jenė anėtare tė BE-sė,-tha nė konferencėn e djeshme pėr shtyp presidenti i KE-sė, Romano Prodi. Sipas tij, kėto vende kanė marrė njė mesazh politik tė qartė nga ky samit i Selanikut se Ballkani do tė bėjė pjesė nė Evropėn e unifikuar. Procesi i integrimit ėshtė nisur dhe ėshtė i pakthyeshėm. Procesi i integrimit rajonal tė Ballkanit ėshtė i pandashėm, por gjithsesi ēdo vend do tė vlerėsohet mbi bazėn e kapaciteteve pėr kriteret e fiksuara pėr hyrjen nė BE,-theksoi Prodi. Ndėrkohė qė si Prodi, kryeministri grek Simitis nė konferencėn e djeshme nėnvizoi faktin e kooperimi tė pėrbashkėt nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe tė gjitha llojeve tė trafiqeve. Kryeministri grek, Simitis, u shpreh se vendet e Ballkanit duhet tė plotėsojnė kriteret konstitucionale evropiane. Ai bėri tė ditur se ėshtė pėrcaktuar njė rrugė nė tė cilėn Shqipėria dhe vendet e tjera tė Ballkanit duhet tė ndjekin deri nė anėtarėsimin e tyre. Stabiliteti i rajonit ka qenė njė nga ēėshtjet kryesore. Ndėrsa Prodi u fokusua nė rėndėsinė qė ka lufta ndaj krimit tė organizuar, si dhe kooperimi politik dhe ekonomik mes vendeve tė Ballkanit. Vendet e Ballkanit Perėndimor duhet tė rrisin luftėn kundėr krimit tė organizuar, nė mėnyrė qė tė pėrfitojnė sa mė shumė ndihma ekonomike,-tha Prodi. Ndėrsa Solana nė fjalėn e tij ka pėrshėndetur faktin se mes Prishtinės dhe Beogradit do tė nisė njė dialog nė muajin korrik, duke e cilėsuar si njė shenjė mjaft pozitive pėr zhvillimet nė kėtė rajon.
Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!
Moisiu: Anėtarėsim tė diferencuar pėr Shqipėrinė
Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu nė diskutimin e tij nė Samitin e Selanikut ka kėrkuar qė tė ndiqet njė proces i diferencuar pėr anėtarėsimin e vendeve tė Ballkanit, sipas specifikave tė ēdo shteti. Shqipėria dhe faktori shqiptar kanė luajtur dhe do tė vazhdojnė tė luajnė njė rol me rėndėsi nė paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe do tė mbeten faktorė aktivė nė protestė bashkėpunuese e integruese nė rajon, por ne gjykojmė se duke u nisur nga veēoritė specifike dhe problemet e veēanta tė secilit vend, edhe ndihma e BE-sė lipset tė jetė nė pėrputhje dhe nė harmoni me kėto specifika dhe e diferencuar pėr ēdo vend. Vetėm kėshtu mund tė shkurtohej hapėsira mes periudhės sė AS-sė dhe kandidimit tonė,-tha nė fjalėn e tij, Moisiu. Presidenti nė fjalimin e tij, tre minutėsh, ka theksuar se ėshtė koha qė tė mos ndėrtohen mure izoluese, por tė mundėsohet lėvizja e lirė e njerėzve nė rajon dhe mė gjerė nė Evropė. Nuk ka asnjė dyshim se vendet tona do tė vazhdojnė tė punojnė sė bashku dhe veēmas pėr tė pėrmbushur tė gjitha standardet dhe kėrkesat e BE-sė. Shqipėria do tė thellojė refomat e pėrgjithshme demokratike dhe do tė synojė arritjen e rezultateve konkrete, nė konsolidimin e shtetit tė sė drejtės, duke intensifikuar luftėn kundėr korrupsionit, trafiqeve, krimit tė organizuar, plagė tė theksuara tė shoqėrive postkomuniste,-theksoi Moisiu. Presidenti shqiptar u ka shpjeguar evropianėve edhe diēka mbi firmosjen e marrėveshjes me SHBA. Ne e firmosėn marrėveshjen me SHBA, sepse rajoni i Ballkanit ka ende probleme sigurie e stabiliteti dhe ne kemi vepruar nė interes tė sigurisė dhe paqes, por edhe nė interesin tonė, -ėshtė shprehur Moisiu.
Gjithashtu kreu i shtetit, njėkohėsisht edhe delegacionit shqiptar nė kėtė samit, u shpreh se gjykon se lėvizja e lirė e njerėzve mes vendeve tė Ballkanit dhe mė pas vendeve tė BE-sė pėrbėn njė premisė pėr nxitjen e zhvillimit tė rajonit dhe futjen e njė fryme tė lirė evropiane pėr qytetarėt e Ballkanit Perėndimor.
Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!
Moisiu, prania ime normale
(Porto Palas)-Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu e ka cilėsuar normale praninė e tij nė kėtė samit, duke sjellė shembuj tė tjerė tė prezantimit nga shtetet e tjera tė Ballkanit. Moisiu, nė konferencėn e djeshme pėr shtyp, pas takimit tė pėrbashkėt me liderėt e BE-sė, ėshtė fokusuar mė tepėr nė debatin e zhurmshėm pėr mėnyrėn e pėrfaqėsimit, se sa pėr vendimet e fundit tė Samitit tė Selanikut. Presidenti ėshtė shprehur mjaft i indinjuar pėr mėnyrėn e trajtimit nga media tė pėrfaqėsimit. Pyetjes sė gazetarėve pėr kėtė pėrplasje institucionale, iu pėrgjigj: Nuk ėshtė aspak e vėrtetė ajo ēfarė deklaroni ju. Nuk ishte vetėm Shqipėria e pėrfaqėsuar nga presidenti dhe kryeministri, kishte edhe vende tė tjera. Unė kam marrėdhėnie tė mira me kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, si dhe me krerėt e partive parlamentare,-tha Moisiu
Ndėrkohė qė skandali i fotove tė prezantimit tė zyrtarėve tė lartė shqiptarė ka vazhduar edhe nė ditėn e tretė dhe tė fundit tė samitit tė BE-sė, kėtu nė hotel Porto Karas. Kėtė radhė fotoja e presidentit Moisiu ka qenė prezent, sė bashku me atė tė kryeministrit Nano, e shoqėruar si gjithmonė me atė tė ministrit tė Jashtėm, Ilir Meta. Kėtė radhė pasqyra e personaliteteve tė Ballkanit pėrmbante nė mėnyrė tė plotė dhe tė saktė tė tre emrat e zyrtarėve tė lartė shqiptarė Moisiu, Nano dhe Meta, por ky i fundit nuk figuron nė listėn zyrtare tė qeverisė shqiptare nė kėtė samit. Nė vend tė Metės ka qenė ministri i Integrimit, Sokol Nako, i pėrzgjedhur nga kryeministri Nano. Ndėrkohė qė nė panelin e konferencės sė pėrbashkėt me Solanėn, Prodin dhe Simitisin, nė emėr tė Shqipėrisė ėshtė prezantuar presidenti i Moisiu si kryetar i delegacionit zyrtar shqiptar. Ndėrsa nė foton finale, me familjen e madhe europiane kanė dalė si Moisiu, ashtu edhe Nano, duke iu bashkėngjitur pėrfaqėsuesve tė pesė vendeve tė Ballkanit Perėndimor.
Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!
Ne, Krerėt e shteteve ose tė qeverive tė shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian, shtetet e pranuara dhe kandidate, Shqipėria, Bosnjė-Hercegovina, Kroacia, Ish -Republika Federale e Maqedonisė, Serbia dhe Mali i Zi, si kandidate potenciale, dhe Presidenti i Komisionit Evropian, nė prani tė Presidentit tė Parlamentit Evropian, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kėshillit/Pėrfaqėsuesit tė Lartė, Pėrfaqėsuesit tė Posaēėm tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve Bashkuara nė Kosovė, Koordinatorit tė Posaēėm tė Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore dhe Pėrfaqėsuesit tė Lartė pėr Bosnjė-Hercegovinė, u takuam nė Selanik dhe ramė dakord sot pėr sa mė poshtė:
1. Ne ndajmė vlerat e demokracisė, shtetit ligjor, respektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe minoriteteve, solidaritetit dhe ekonomisė sė tregut, nė dijeni tė plotė se ato pėrbėjnė themelet e Bashkimit Evropian. Ne dėnojmė fuqimisht ekstremizmin, terrorizmin dhe dhunėn, qofshin ato tė motivuara etnikisht, politikisht apo kriminalisht.
2. BE-ja thekson pėrkrahjen e saj tė qartė ndaj perspektivės evropiane tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor. E ardhmja e Ballkanit ėshtė nė Bashkimin Evropian. Zgjerimi i vazhdueshėm dhe nėnshkrimi i Traktatit tė Athinės, nė prill 2003, frymėzoi dhe nxiti vendet e Ballkanit Perėndimor pėr tė ndjekur tė njėjtėn rrugė tė suksesshme.
3. Ne njohim se Procesi i Stabilizimit dhe Asociimit (SAP) do tė mbetet kuadri i drejtimit evropian tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor, deri nė njė anėtarėsim tė ardhshėm. Progresi i secilit vend drejt BE-sė, varet nga meritat e tij nė pėrmbushjen e kritereve dhe kushteve tė Kopenhagės vendosur pėr procesin e SAP dhe konfirmuar nė deklaratėn pėrfundimtare tė Samitit tė Zagrebit, nėntor 2000. Vendet e Ballkanit Perėndimor vlerėsojnė sė tepėrmi mekanizmin e raportit vjetor tė SAP-it, bazuar mbi raportet e Komisionit, dhe pėrkushtohen tė zbatojnė rekomandimet e tij.
4. Ne pėrkrahim zbatimin e plotė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara lidhur me Kosovėn dhe politikėn e UNMIK-ut tė standardeve para statusit, ne qėndrojmė tė pėrkushtuar ndaj marrėveshjeve tė Dejton/Parisit dhe nxisim zbatimin e plotė tė marrėveshjes sė Ohrit dhe Beogradit. 5.Vendet e BE-sė dhe Ballkanit Perėndimor pėrkrahin plotėsisht Gjykatėn Kriminale Ndėrkombėtare, duke kujtuar vendimet pėrkatėse tė BE-sė. Vendet e Ballkanit Perėndimor premtojnė bashkėpunim tė plotė e tė qartė me Gjykatėn Kriminale Ndėrkombėtare pėr ish -Jugosllavinė.
6. Kthimi i vazhdueshėm i refugjatėve dhe tė shpėrngulurve ėshtė kritike pėr ripajtime etnike dhe njė tregues i njė pjekurie demokratike: ajo ėshtė ndėr prioritetet mė tė mėdha tė axhendės sonė. Ne theksojmė rolin e arsimit dhe kulturės nė nxitjen e tolerancės, sigurimin e bashkėjetesės etnike dhe fetare e ndėrtimit tė shoqėrive demokratike moderne.
7. Fragmentarizimi dhe ndarjet sipas kufijve etnikė nuk janė nė pėrputhje me perspektivėn evropiane, e cila duhet tė veprojė si njė katalizator pėr problemet nė rajon.
8. Krimi i organizuar dhe korrupsioni pėrbėjnė njė pengesė reale tė stabilitetit demokratik, shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit tė shoqėrisė civile nė rajon, si dhe njė burim shqetėsimesh tė rėnda pėr BE-nė. Luftimi i tyre pėrbėn njė prioritet madhor.
9. Ne pranojmė rėndėsinė qė popujt e Ballkanit Perėndimor i kanė dhėnė perspektivės sė liberalizimit tė regjimit tė vizave nga BE-ja. Ne njohim se progresi varet nga zbatimi i reformave madhore nė fusha tė tilla si pėrforcimi i shtetit ligjor, luftimi i krimit tė organizuar, korrupsionit dhe migracionit tė paligjshėm, dhe forcimit tė kapacitetit administrativ nė kontrollin e kufirit dhe sigurisė sė dokumentacioneve.
10. Begatia ekonomike ėshtė thelbėsore pėr stabilitetin dhe demokracinė afatgjatė nė rajon. Kėrkohet qė pėrpjekjet kėmbėngulėse dhe reformat strukturore tė vendosin funksionimin e ekonomisė sė tregut, tė arrijnė zhvillim tė vazhdueshėm dhe tė sigurojnė punėsim. Vendet e Ballkanit Perėndimor mirėpresin vendimet e BE-sė pėr tė shqyrtuar masa tė mėtejshme pėr rritjen e tregtisė me to, pėr tė zgjeruar Tregun e Energjisė sė Brendshme nė rajon dhe pėr tė vendosur njė dialog tė rregullt ekonomik me secilin vend tė rajonit.
Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!
Koēi: Gafė mungesa e Metės nė Selanik
TIRANĖ Deputeti socialist Petro Koēi, i njohur si njė nga drejtuesit e lėvizjes pėr politikė tė pastėr brenda PS-sė deklaroi dje se, rivaliteti pėr pushtet midis Nanos dhe Metės mund tė krijojė njė situatė konfliktuale. Koēi tha gjithashtu se mungesa e Metės nė punimet e Samitit tė Selanikut ėshtė pikėrisht pasqyrė e marrėdhėnieve tė ftohta mes tij dhe Nanos. Rivalitetet pėr pushtet, projektet pėr tė centralizuar mė shumė pushtet zoti Nano dhe ndoshta projektet pėr revansh politik nga zoti Meta mund tė krijojnė njė situatė konfliktuale tė rrezikshme dhe besoj se faktorėt e tjerė politikė nė PS do tė arrijnė qė tė mos lejojnė gjelat e pėrhershėm nė PS qė ta shndėrrojnė atė nė pamje fushe lufte apo pazari, -deklaroi Koēi pėr gazetarėt. Ai tha se mungesa e zotit Meta nė funksionet e Ministrit tė Jashtėm ėshtė njė nga gafat e politikės shqiptare. Gjykoj qė kjo ėshtė si pasojė e marrėdhėnieve tė tensionuara tė brendshme nė forcėn tonė politike qė mesa duket po pėrvijohet nė qėndrime me dimensione infantile. Gjykoj qė nėse protagonistėt e politikės socialiste, nė kėtė rast zoti Nano apo zoti Meta apo edhe tė tjerė, do tė mbajnė qėndrime pėrjashtuese ndaj njėri-tjetrit, atėherė mund tė krijohen pasoja tė pariparueshme pėr stabilitetin pėrfaqėsues tė maxhorancės, -theksoi Koēi. Ndėrkohė pritet qė nė ditėt nė vazhdim tė mblidhet kryesia e PS-sė e cila nė rendin e ditės do tė ketė diskutimin e problemeve tė ngritura nga zv/kryeministri Meta nė letrėn dėrguar kryetarit tė partisė dhe sekretariatit.
Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!
Krijoni Kontakt