Mëshirë

Një ditë i zgjuar
nga vitet e shkuar
një ditë i vetditur
nga e kaluara e hikur

Ç’i ke bërë vetes
është pyetja e parë
që mëndja kërkon
ç’i bëre mundësitë
që për shumë kohë
i le të shkojnë.

Nën errësirën e hakut
kërkon t’gjesh përgjigje
nën zymtyrinë e shkakut
kërkon t’ndjellësh frikën

E ardhmja bëhet e kaluar
sa mbyll e hap sytë
kur ndjek të shkuarën
për të gjetur të fikurën

Drita ndrinë
ajo e zakonshmja
çasti të kërkon
që tashmë të mbulon

Sapo ndjeva mëshirë
ngjyrat në dhomë filluan të ndizen
sa mendova se ishte e qënë
në botë fillova të gjindem

Edhe në burg të kem qënë
ishte për të mirë
edhe më i keqi të kem qënë
tashmë ja di sesi shijon

Të falemnderit frymarrje
ti s’i gjykon të marat
të falemnderit dritë
ti m’kujton të qarat
të falemnderit botë
më i humburi gjetur jam sot.