Kam degjuar nje here nje thenie, dicka e ngjashme me : kur shkruan nuk duhet te mendohesh sepse fjalet duhet te dalin nga zemra dhe dora t'i hedhi ne leter pa u ndalur.
Kete po bej edhe une tani. Nuk po mendohem dhe po e le te lire te ndjeki mendimet e paqarta te zemres, sinjalet e saj subliminale dhe te nxjerre ne drite ate qe as vete nuk e njoh dhe nuk e di se ekziston. Cfare do dale valle?
Ndjej nevojen te shkruaj . Nuk e kuptoj pse kam momente ne te cilat e ndjej se duhet te shkruaj. Nuk e kuptoj por as nuk dua te rri e te analizoj sepse sic thashe nuk dua te shkruaj me tru por me shpirt dhe ne nje fare menyre te me njoh. Ndoshta dora do dije te nxjerri me mire ne pah unin tim se sa di ose dua t'a njoh une.
Me pelqen te eci rruges , sidomos diteve te ngrohta te vjeshtes dhe te mendoj. T' a le trurin te lire te dergoje impulse ne cdo drejtim te njohur e te panjohur. Me pelqen t'i jap krahe fantazise dhe te imagjinoj lloje - lloje. E di se ndoshta kurre nuk do te materializohen por mua me duket sikur i kam jetuar dhe intensivisht madje e me pas mbetem me kujtimin e tyre .
Por jeta ne thelb cfare eshte ? Nuk eshte ajo valle nje fantazi e jona ? Eshte nje fantazi me konkrete sesa enderrat . Mendoj keshtu sepse edhe ne jete, duke lene pas cdo dite , mbetesh me kujtimet, disa imazhe te ngaterruara , pa fillim e mbarim. Disa nen driten e dobet te nje abazhuri , te tjera te ndritshme nga blici. Kujtime - Enderra. Do mundemi dot qe ne finalin e jetes sone, te ketij filmi me metrazh te gjate, te bejme dallimin dhe t' a dime me saktesi se kush eshte njera dhe kush tjetra ?
Une mendoj se cdo gje varet nga zemra. Ajo eshte ne gjendje qe nje kujtim t'a konsideroje fantazi , madje t'a harroje si te padenje per ekzistencen e saj dhe nje enderr t' a vere nen driten e prozhektoreve dhe t' a fotografoje per te mos e harruar kurre, per t'a konkretizuar dhe ruajtur si nje kujtim autentik. Kjo eshte loja e saj. Nje loje e cila na e ben me te lehte ekzistencen. Fantazi - Enderr, Enderr - Fantazi. Po cfare eshte reale ?
Asgje. Cdo gje ndodh ne trurin tone e cfare mund te ndodhe aty nuk eshte materie. Eshte si nje salle e madhe ne te cilen here ka here s' a spektatore. Aty zhvillohen spektakole, shfaqen filma, kendohet, vallezohet ... aty dikush qan dhe tjetri qesh, dikush dashuron e tjetri urren. Cdo gje ndodh vetem aty. Bota eshte nje rastesi. Eshte ndertesa ne te cilen ndodhen sallat e spektakoleve dhe e ka fituar kete te drejte vetem me fat.
Ajo ka rendesine historike te ekzistences, si vendi qe mbart sallat magjike.
--------------------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt