Cfare 800 mije thua ti o trim.
Keto pallavra as Ballistet nuk ia tregojne me niperve te tyre, se e dine qe nuk i besojne.
Libri i Historise se Shqiperise per shkollat e mesme i botuar ne 1995-1996 totalisht pra i indokrinuar nga PD dhe viktimat e Hoxhes, i mbushur cep me cep me shkrimet dhe kujtimet e burgut te Arbnorit e te burgosurve te tjere ne fund jep edhe statistikat qe Shoqata e te Persekutuarve kishte mbledhur deri ne ate kohe. Ato jane 4222 te vrare, rreth 27,000 te burgosur dhe nja 100,000 te internuar. A mos po me thua se qe nga 96 deri me sot na paskan dale edhe 700 mije te persekutuar. Po burgjet e Hoxhes me sa di une nuk e kalonin kapacitetin e 10,000 veteve. Ku dreqin i futi Hoxha ata qindra mije qe na thua ti?
Sigurisht mbas 92 u shperndane nja 600 mije deftesa te persekutuarish, te cilat u perfituan edhe nga alabaket dhe hajdutet ordinere te kohes se Hoxhes, si psh Agron Brace nga Fieri qe u be edhe shef policie ne ate qytet e qe i bente rreshtore cdo mengjes pikerisht policeve qe e kishin futur ne burg ate 5 vjet me pare se e kishin kapur duke vjedhur kopertona bicikletash.
Sa per ate punen e deklaratave te Hoxhes qe Shqiperia eshte vendi i pare per kete apo per ate, mos shko shume larg por vetem ne 95 kur Sale Rrumpalla deklaronte se te ardhurat per fryme jane 4 fishuar, parate e shqiptareve ishin te pastra si uje burimi, apo se zgjedhjet e vjedhura ishin si buqete me lule. Ja pra o trim, te kujtoj gjithashtu se per 5 vjet dhe me 2 miliarde dollare ndihma Berisha nuk arriti as nivelin e prodhimit te vitit me te keq te Hoxhes.
Sa per ate "komitetin e shpetimit te Shqiperise" nuk kam cfare te them, se ma bere rrup sup.
E si mos te shpetohej shqiperia nga "ushtrite" e pleqve pa dhembe me Ballistet ne krye qe nuk lane katoq pa boshatisur nga pulat, haur pa vjedhur r plackitur, e qe nuk harruan te kthehen ne lavire te cdo xhandari te huaj qe shkeli shqiperine. Apo do ta shpetonte "lartmadhnia e tij", qe vetem 5 vjet me pare kaq "heroikisht" i rrezistoi Italianeve dhe nuk harroi as te boshatiste thesarin e shtetit.
Apo ndoshta ishin bajraktaret mesjetare ata qe do ti bente balle ushtrive Greke qe vetem 6 vjet me pare kishin mposhtur ate italiane. Ja pra hiq Enverin dhe me keta "trima" te sprovuar mbetej shqiperia. Te keqen e fiseve te Angoles.
Keshtu qe perpara se te na rrefesh dengla dil njehere andej nga ato librat e historise e mos ia fut si e Jema e Zeqos nga Maja e Thanes.
Krijoni Kontakt