Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet nė Bllog
    22
    Nardi dhe Hek, u kuptoj qe ju perpiqeni ne cdo menyre dhe ne cdo deklarate te distanconi veten nga qendrimi zyrtar i PD, pasi deshironi ta portretizoni veten si demokrate te reformuar dhe jo pasues te Berishes. Kjo shpjegon absernimet ne komisione apo ne parlament. Kjo loje qe ju po beni eshte sa qesharake edhe me pasoja per partine tuaj dhe per karrierat tuaja politike.

    Zgjedhjet lokale jane shansi me i mire per partine tuaj qe te hyje ne koalicionin "Bashkimi per Fitore". Fitorja me e madhe per partine tuaj nuk do te jene % ne zgjedhjet e ardhshme por vete maredheniet e reja qe do te arrini te krijoni me partine demokratike. Ua zura ne goje edhe ne shkrimin e meparshem, po u shpreh edhe me qarte ketu.

    Nese ju hyni ne zgjedhje lokale vetem ose i mbani ende te tensionuara maredheniet me PD, ju padashur do te fitoni statusin e partise opozitare te perjetshme. Opozitare ndaj pushtetit te PS, opozitare edhe ndaj pushtetit te PD. Synimi i cdo partie politike eshte ardhja ne pushtet dhe rruga e vetme per partine tuaj qe te shohi veten ne pushtet eshte hipja ne autobuzin e PD.

    Rikthimi i Vejsiut, Demit e ndonje tjetri ne PD, largimi edhe i Meksit nga politika, ve ne pikepyetje jetegjatesine e partise tuaj.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214

    Re: Berisha, Pollo, Ndoka dhe votimi i raportit Anti Rama

    Postuar mė parė nga Hek

    Ajo qe eshte shqetesuese jo vetem per ate se cfare po ndodh ne kete forum, por edhe per te ardhmen e demokracise shqiptare ne pergjithesi eshte polarizimi i mendjeve tona, qofte edhe i atyre mendjeve qe jane prane teknologjise dhe internetit, por jane krejtesisht jashte frymes se shoqerise se hapur.

    ... se edhe te rinjt e mencur shqiptare nuk rrine dot pa menduar ne stilin kush nuk eshte me mua eshte kunder meje,...

    Ajo qe me shqeteson vertet shume eshte se pavaresisht nga krahu, ne Shqiperi, njerez te rinj sic jane edhe diskutantet e ketij forumi vazhdojne te kene brenda vetes kultin e adhurimit te individit, qofte ky edhe ne sensin e kundert qe eshte kulti i urrejtjes patologjike te njeriut individ, por qe eshte e njejta gje. Me lejoni ta perseris se ky qe po beni ju te nderuar diskutante eshte nje nga mekatet me te pafalshme ne shume kultura.

    _Ky eshte thelbi i ceshtjes, fatkeqesisht.
    Hek, uroj te mbetesh i lire dhe argumentues gjithmone(qofte dhe kunder Pollos).
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90
    I dashur Albo dhe Pelin,

    faleminderit per komentet tuaja dhe sidomos per faktin qe e ulet disi tonin e rende te disjutimeve ne kete forum. Sa per sqarim dhe muhabet, Nardi duket se eshte deputeti Nard Ndoka, protagoinist ne PDr. Personalisht jam krejtesisht jashte politikes, jam shume i orientuar drejt sektorit privat. Aktualisht jam fitues i nje Fullbright Fellowship ne Missouri-Columbia, U.S.A. dhe kjo me largon perfundimisht nga politika e dites. E bera gjithe kete sqarim per te ardhur tek ajo qe lidhja e ime me kete teme eshte vetem tifozlleku i semure qe kam per debate, diskutime dhe per internetin e forume si ky ku jemi tani.

    Hek

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    marreveshja Berisha Pollo

    I dashur Albo,
    Po i rikthehem edhe nje here temes. Personalisht nuk mendoj se synimi i vetem dhe perfundimtar i nje force politike duhet te jete vetem marrja e pushtetit. Nuk mund te pajtohem me mendimin se bie fjala synimi i nje biznesmeni duhet te jete te beje para me cfare do forme, synimi i nje feje duhet te jete te mbroje me te gjitha mjetet edhe te papranueshme ideologjine e vet dhe po keshtu, synimi i cdo partie politike te jete te marre pushtetin me cdo kusht dhe te qeverise per hire te te qeverisurit. Marrja e pushtetit vetem per hir te marrjes se pushtetit nuk ka asnje lloj vlere dhe kuptimi, perkundrazi mund te behet shoqersiht e rrezikshme.
    Keshtu, ne nuk duhet bte presim qe edhe qellimi i vetem i partive te vogla te jete patjeter marrja e pushtetit. Synimi me i rendesishem i tyrte duhet te jete edhe edukimi i elektoratit nepermjet nje modeli qe ati ofrojne me sjelljen e tyre. Edukimi i elektoratit duhet te jete nje aspekt themelor i nje force politike. Ndryshe do te ndoshe ne shekuj ajo qe po ndodh aktualisht me PS e cila sapo mori pushtetin , gjeja e pare qe beri i shte te shperblente militantet duke i dhene vende pune, gje qe ne nje perspektive afatgjate i shkaktoi nje dem shume te madh taksapaguesve dhe ka rrezikuar realsiht zhvillimet ne vend.
    Te dalim tek argumenti juaj. Nuk do te ishte keq qe partite e vogla, krahas deshires per te marr pushtetin, sic thoni ju duke hipur ne autobuzat tashme te menderosur dhe gjakatare te PS dhe PD te kujdesen edhe per edukimin e elektoratity duke i treguar se tek e fundit ekzistojne dhe mendime ndryshe nga PD dhe PS

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Zgjedhjet lokale nė Kosove mbahen mė 15 nėntor
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 12:19
  2. KQZ: Zgjedhjet lokale nė bashkinė e Elbasanit tė pavlefshme
    Nga ClaY_MorE nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 02:12
  3. Kahet e strategjisė Serbe nė negociatat pėr statusin e Kosovės:
    Nga EveryWare nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 12:51
  4. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •