Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 107
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    24

    Ja pergjigja.

    Po ku ka me element antishqiptar se sa te perpiqesh te percash ortodokset shqiptare ne ortodokse te Liolinit, ne ortodokse te Fotit dhe ne ortodokse te Janullatosit.

    Cfare me antishqiptare kerkon ti Sfurk sesa fakti qe Foti eshte aktiv ne shprehjen e famshme romake "perca e sundo".

    Ja ku po te them se shqiptaret kane vuajtur me shekuj nga kjo politike dhe per fat te keq do te vuajne edhe ne shekullin e 21-te nga kryetare i fushates At Foti Cici.

    Urime At Foti qe po na i lehteson plaget e historise.
    Faktuesi qe fakton te verteten.
    faktuesi@yahoo.com

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    nuk jam per percarje

    Nuk jam per percarje, Fatkues, prandaj dhe nuk duhet kundersulumuar me menyra te tilla, sepse At Arturi ishte kundershtari me i eger i Janullatosit, te cilin e akuzoi per konspiracion, pabesi, etj, etj, por ne fund fare i kerkoi falje. Keshtu qe edhe At Foti e ka te hapur rrugene pendimit nga ana juaj; apo jo?

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    disa items tek faqja ortodokse e Torontos

    Shume njerez jane te interesuar per gjuhen e Kristoforidhit dhe jo te gjithe kane pasur mundesine te lexojne perkthimin e tij te Dhjates se Re ne toskerisht, sidomos ata qe jane jashte Shqiperise. Ky botim i vitit 1879 eshte ekspozuar keto dite online, per here e pare, tek faqja e shqiptareve ortodokse te Kanadase: www.shqiptarortodoks.com tek "Tekste biblike/Kristoforidhi".

    Gjithashtu atje do te gjeni te incizuar gjithe Dhjaten e Re recituar nga Timo Flloko, ne versionin e fundit te Dhjates se Re shqip, te Vladimir Dervishit, tek "Audio".

    Per ata qe jane te interesuar mbi teologjine ortodokse, tek kjo faqe do te gjejne librin Udha Ortodokse te profesor K.Ware, te perkthyer nga At Foti Cici i cili gjendet per perdorim te lire falas.

    Po ashtu, libri i Meshes Hyjnore eshte ekspozuar atje, tek "tekste liturgjike', ne botimin e fundit te KOASh-it, 1995. Me sa kam degjuar projekti i kishes eshte te botohen online te gjitha botimet e Meshes qe nga i pari, i vitit 1908, dhe madje edhe disa libra te Nolit te cilat nuk gjenden me per ata qe jane te interesuar, dhe eshte kerkuar ndihme nga ata qe duan te bashkepunojne vullnetarisht ne kete projekt, domethene per te skanuar librat religjioze.

    At Foti tha ne kishe se statutet e KOASh-it qe ekzisojne tek faqja, jane skanuar dhe derguar me email tek ai nga nje shqiptar jo ortodoks nga Gjermania.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    24

    Pse po i leshoni llogoret?

    Sigurisht qe s'e prisja nga Sfurku qe t'i leshonte llogoret kaq shpejt, por nga kjo cdokush mund te kuptoje se cfare fshihet pas kesaj.

    Ne lojen e tij te pokerit, Foti sic e kemi thene dhe here te tjera perdori se pari karten e vorioepiriotit. Keshtu arriti te bindte Sebastianin qe ta mbeshteste ne fillimet e tij. Pas kesaj ai perdori karten e te perkushtuarit, keshtu arriti te bindte Janullatosin per ndershmerine e tij. Me pas perdor karten e atdhetarit, keshtu arrin te binde z. Sejfi Protopapen dhe komunitetin shqiptar ne Amerike dhe Kanada, dhe arrin t'iu vjele atyre shuma te konsiderueshme parash qe te arrije te sistemoje veten, sepse e shikonte qe po i ikte rinia dhe se nuk dinte akoma se cfare do te bente. Ne vijim perdor karten e misionarit, teologut te shquar (qe e kishte harxhuar nje pjese te mire te energjise se tij intelektuale duke sulmuar kedo), ne menyre qe te binde Serafimin e Kanadase per zellin e tij.

    Por sic e dime pokeri ka 5 karta. Cici ka perdorur vetem 4. Cila eshte karta e tij e 5-te dhe shpetimtare. Foti e di kete shume mire, pasi Kisha e Krishtit ka nje dobesi te madhe, dobesi e cila shpreh forcen e saj universale. Asi nen menge i Fatmir Foti Cicit eshte Karta e Pendimtarit. Pasi t'i kete ezauruar te gjithe mundesite e tij, Cici do te shpalle pendimin e tij dhe do te kerkoje falje ndaj te gjithe atyre qe ka sulmuar dhe ju siguroj qe lista eshte shume e gjate.

    Megjithese une mendoj se kjo do te merret nga shume si nje shenje dobesie, kur Fotit te mos t'i ngelet me rrugedalje ai do ta hedhe asin dhe le te shpresojme per te miren e tij shpirterore qe me ne fund te qetesohet nga idealist te kthehet ne realist, sigurisht pa e humbur idealin e misionit te tij pastoral.

    Per me shume mbi personalitetin kompleks te Fatmir Foti Cicit si edhe per te kaluaren e tij lexoni ne:http://www.geocities.com/faktuesi/foticici.html
    Faktuesi qe fakton te verteten.
    faktuesi@yahoo.com

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    At Foti ka thene se Janullatosit nuk i kerkoj falje sepse ai eshte drejt fundit, dhe falja ime nuk do ta ndihmoje te shpetoje shpirtin e tij mekatar. Janullatosi duhet ndihmuar, sic po ndihmohet me gjithe kete, por jo me falje.

    Ndersa per Ilia Katren, atje nuk faljse sesa nje apologji dhe ironi, e cila duhet ne vete fjalet 'ju ka pickuar', 'ju kam turbulluar, Hiresi', etj. Por Katre eshte shqiptar dhe ka bere shume mire At Foti qe i dhene nje reagim.

    Dikush e pyeti At Fotin, 'po ne qofte se te kerkojne te besh ate qe beri LIolini, domethene te shkosh ne nje tubim honorifikues per Janullatosin dhe t'i kerkosh falje?' At Foti tha:

    Ne qofte se bera dicka te tille, te vini e te me peshtyni te gjithe!

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    tekste në shqipen arbëreshe

    www.shqiptarortodoks.com do gjeni dy libra në shqipen arbëreshe, botime të peshkopatës së Ungrës (1999 & 2000), e cila përdor të njëjtat tekste me ato të ortodoksëve.

    NË tekste biblike do të gjeni Ungjillin sipas Mattheut, me tekstin italisht përbri, ndërsa tek 'tekste liturgjike' do të gjeni meshën hyjnore, krahas meshës së Nolit dhe të Koashit. Mesha arbëreshe është paraqitur me teksin italisht dhe atë greqisht, me alfebet latin.
    Mos asocio emrin tim me mua e me gjininë e sfurqëve...
    EKUILIBËR!

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    Noli online

    tek www.shqiptarortodoks.com mund të gjeni tani përkthimet më të përdosshme të Fan S. Nolit, dy meshat e tij, 1909 dhe 1941, marrë nga dy librat e tij më të përdorshëm. Për herë të parë eksopozohen online dhe bashkë e meshën e Koashit (1995) paraqesin tashmë një krahasim të meshë shqip: 1909-1995. Vetëm se KOASh-i, i cili bazohet tek Noli 95 për qind, i ka ndryshuar titullin në Liturgjia Hyjnore, dhe jo Mesha Hyjnore. Hidhni një sy tek www.shqiptarortodoks.com, tek 'tekste liturgjike'.

    Ia kalofshi gëzuar Pashkët!
    Mos asocio emrin tim me mua e me gjininë e sfurqëve...
    EKUILIBËR!

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    gazeta Albanian Tribune (Toronto)

    Çfarë i mungon komunitetit shqiptaro-kanadez

    At Foti Cici

    Është kaq e munguar një gazetë shqiptare në Kanada, saqë nuk është e ditës t’a nisim bisedën nga arritjet tona. Jo sepse nuk jemi të ndërgjegjshëm për vlerat që ka secila përpjekje në veçantinë e saj; çdo tentativë krijuese, sado radikale, nuk mund të mishërohet në qoftë se nuk mbështetet edhe tek çka është e paradhënë dhe e dobishme. Por nëse një ndërmarrje e tillë kufizohet vetëm tek e kaluara e tek dritëhijet e saj, e sidomos në qoftë se marrim mirë parasysh rrethanat e sotme dhe interesimin tonë përkatës mbi çështjet jetësore të komunitetit, kjo tentativë thjesht do të “arkivohej” tek përpjekjet tona të dëshpëruara për të parë më shumë dritë. Ndërsa synimi i gazetës Albanian Tribune vjen pa bujë e pa rrëmujë, eksperimentues, prandaj dhe duket premtues. Ju ftoj, pra, të mirëpresim e të mbështesim gazetën tonë të vetme në Kanada!

    Syri i bashkësisë shqiptare

    Ka për të thënë një zë brenda nesh: “E ç’e duam këtë gazetë? Kemi radio, program televiziv, shoqata, mbi të gjitha kemi mundësinë të lexojmë shumicën e gazetave shqiptare në internet, të cilat janë shumë më të mëdha, e më të pasura...”. Në fakt, edhe sikur të fuqizohet kjo gazetë në të ardhmen, duke tejkaluar edhe ëndërrimet themelvënëse, ne nuk presim që shtypi i diasporës shqiptare të barazohet ndonjëherë, a më pak të zëvendësohet, me gazetat që botohen në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Shkurt, diçka e tillë nuk ka ndodhur as me komunitetet më të fuqishme etnike të Amerikës së Veriut. Gazetat e diasporës, të çdo komuniteti, fillojnë si fillojnë, por përherësohen në shërbim të një realiteti të ri, të cilin shtypi i atdheut përshkruan pjesërisht dhe gjithmonë nga jashtë. Pra, shfaqja e kësaj gazete nuk duhet të na ushqejë iluzione.

    Pavarësisht se sa nga ne e kanë pranuar, mërgata shqiptaro-kanadeze po ecën pa kthim drejt një trajte të re identiteti. Ata që po rrisin fëmijë shqiptarë në Kanada, e kuptojnë dhe e ndjejnë këtë realitet më mirë nga të gjithë. Ndonjëherë ankthi i tyre kthehet në klithmë: çfarë mund të shpëtojmë? Gjuhën tonë që fëmijtë tanë nuk po e mësojnë mirë, të qenurit shqiptar që nuk është vetëm gjuha, traditat tona që nuk përkojnë me traditat vendase, mënyrat tona që vijnë ndesh më mënyrat kanadeze, a veten tonë që i është dhënë një ritmi të çuditshëm jetese?! “Të dalë ku të dalë”, duket sikur thonë shumë herë sytë tanë të përlodhur.

    Kur lexojmë shtypin e diasporës së hershme shqiptare, e gjejmë atje “të fotografuara” idiomat e shqipes, mendimtarinë, xixat e ndriçuesve, polemikat për të mirën e shqiptarit, problematikën e shqiptarëve paraardhës, përshkrimin e komunikimit midis tyre, pulsin e shqiptarisë nëpër breza, etj, konstatojmë se sa e rëndësishme është gazeta jonë për ne dhe sidomos për brezat që vijnë e që do të kërkojnë gjurmët tona. Do të ketë çaste kur ata do të rrëmojnë të kaluarën për të gjetur se nga erdhën, do të kenë kërshëri për mënyrën se si u përpoqën stëretërit për të krijuar këtë komunitet, si u përshtatën në një jetë krejt ndryshe, a ishte e lehtë, si dhanë e morën me njëri-tjetrin, si reaguan kur u panë me shoshoq, përderisa ishin nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, etj, mbi të gjitha, ku arritën e ku dështuan... Me siguri kanë për të pyetur: Sa interes kishin emigrantët e parë për të krijuar një komunitet shqiptar dhe sa sakrifikuan për të ruajtur vlerat e tyre? Si e përballën çorientimin? Në qoftë se ne vijojmë me ritmet e sotme në komunitet, do t’iu japim të drejtë brezave të pyesin: A kishin vlera shqiptarët e vjetër të Kanadasë? Kur flasim për vlerat shqiptare, mund t’a fillojmë edhe me “Xhixhilenë”, por nuk mund të kthehemi e të përfundojmë atje...

    Shpresojmë që komuniteti të mbijetojë e të trashëgohet, por për këtë të fundit ai duhet të plotësohet. Në qoftë se nuk jemi të zotët t’a bëjmë sot që është rasti dhe detyrimi, është absurde të shpresojmë tek pasardhësit tanë. Kemi për t’u prehur në gjykim e në harresë dhe harresa është dënim, ashtu siç është dhe mungesa e kujtesës për të gjallët. Në këtë këndvështrim, duke parë e vlerësuar gjithçka shqiptare që ekziston sot në Kanada, asgjë nuk mund të plotësojë mungesën e fjalës së shkruar në një gazetë tonën.

    Emisioni i radios, programi televiziv, veprimtaritë e shoqatave, të grupimeve a qoftë dhe të individëve si njësi më vete, shërbesat e tempujve, të gjitha këto të mira që në dukje janë mjete më të fuqishme komunikimi e informacioni, nuk mund të zëvendësojnë kurrë prekshmërinë e një gazete shqip, tematikën e saj sistematike e të studiuar, gjakftohtësinë e fjalës së strukturuar për lexim, tekstualitetin e përsëritur e të nxënur nëpërmjet rileximit, e si rrjedhojë influencimin mbi intuitën gjuhësore të shqiptarit të Kanadasë, i cili i ka humbur takimet e forta me gjuhën e tij të shkruar. Duke e vënë gishtin tek plagët e sotme, kemi të drejtë të presim që gazeta të na japë informacion më detajues për komunitetin tonë këtu dhe gjetkë në Kanada. Fizikisht, ajo e ka më të lehtë të shkojë e të influencojë kudo ku ka shqiptarë, gjë që asnjë nga institucionet e tjera nuk ka mundësi të bëjë.

    Për më tutje, një gazetë shqip ka më tepër mundësi të përshkruajë me hollësi ndjenjat e emigrantëve, botën tonë shpirtërore, e t’i riprodhojë ato, më shumë nga çdo mjet tjetër. Gazeta gjithashtu ka potencialin e informacionit “të ngurtë”, i cili edhe pse “i tejkaluar” nga vërshimi sfidues i internetit mbart për shumicën e emigrantëve të dhëna më “jetëgjata”.

    Së fundi, dhe ndoshta më e rëndësishmja për fatin e çështjes shqiptare në Kanada, gazeta mund të jetë bujtina ku ka për të filluar, për herë të parë në historinë tonë të këtushme, një debat prodhimtar mbi problemet e komunitetit, nga veprimtarë të komunitetit e të tjerë. Një alternativë e tillë sot thjesht nuk ekziston. Por a mund të kemi ripërtëritje të jetës së komunitetit në qoftë se jemi të gjithë të një mendjeje dhe mjaftohemi duke i bërë qejfin njëri-tjetrit? Mundësitë shprehëse të mjeteve ekzistuese nuk e kanë kaluar fazën fillestare, e cila, në rrethanat e tanishme, nuk ka se si të mos fshehë shenja parade e metoda improvizuese e, disa herë, vetëprezantuese.

    Gjykoj se komuniteti ndodhet tashmë në një fazë që kërkon ndryshime riorganizuese, risime me fuqinë e largpamjes, me hirin e detajit, qoftë dhe duke imituar, por gjithësesi kërkohet braktisje mendësish e, në disa raste, dialog brezash. Për të sjellë mbanë gjëra të tilla na duhen njerëz jo vetëm babaxhanë, të fisëm, trima, kryelartë për bindjet e tyre politike të kulluara, por na duhen edhe përfaqësues të shkolluar, njohës të mirë të shqipes e të anglishtes, njerëz të ndjeshëm ndaj nevojave të sotme të shqiptarëve të Kanadasë, dhe në të njëjtën kohë përkatës të botës e të moshës së shumicës së tyre. E parë kështu, pra, kjo gazetë është syri tjetër i trupit tonë të përbashkët si bashkësi shqiptare; syri i munguar.

    Etika dhe etiketa e fjalës publike

    Ja disa nga ato pika që mund të nxijnë një gazetë, pa i mohuar jetëgjatësinë: Zbratërira e ligjëratës, në vend të fjalës me tharm; gjymtimi i gjuhës, në vend të nënshtrimit ndaj shqipes së lëvruar nga bashkëkohësit e pararendësit; bejtet dhe vjershat, në vend të poetikës; ngecja tek mitet, në vend të përqasjes dhe analizës së tyre; hutimi ndaj “figurave të shquara”, ose, më keq, ngjizja e tyre, përderisa nuk ekzistojnë në Kanada; e për pasojë, injorimi i njerëzve në dukje të panjohur e të thjeshtë, edhe pse emigrantë të suksesshëm, e me dhunti në sfera jashtë “çështjeve kombëtare”; fyerja e dyshimet ndaj autorëve, në vend të përqëndrimit tek përmbajtja e shkrimeve të tyre dhe ecurisë së një debati mbiklanor; moskuptimi i specifikës ndërkulturore të komunitetit shqiptar të Kanadasë, e keqkuptimet ndaj guximtarëve; e, për më keq, kandarizimi i shqiptarëve në sojllinj e sojsëzë, në të blerë e në të shitur, etj.

    Në qoftë se etiketa është një sugjerim kanadez, për të lehtësuar jetën tonë të re, etika e debatit në shtyp është normë morale dhe kushtëzon përmbajtjen tonë si mërgatë e barasdenjë, në pamje të parë, dhe unitetin si bashkësi njëkombëshe, në pamje më të gjerë. Nuk duhet të harrojmë se Albanian Tribune është gazetë shqiptare për nga autorët, gjuha e, pjesërisht, nga misioni kulturor, por ama për sa i përket përgjegjësisë qytetare dhe ekzistencës juridike, gazeta nuk është shqiptare.

    Këto mendime nuk kanë dalë nga parashikimet, sesa nga përvoja e deritanishme, më konkretisht, çmeritja nga bëmat tona në shtypin e Tiranës. Kur publicistë të komunitetit shfaqen në shtypin shqiptar, sidomos në atë të Shqipërisë, shumica prej tyre nuk sjellin asgjë të re. Më të shumtët rrahin ide të stërthëna e të tejrrahura, vetëm se i krehin pak, nën lakun e vetëpërshkrimit, sipas shijes së tyre gjuhësore e politike, duke u përpjekur të krijojnë një status në komunitet, i cili vërtitet midis satisfaksionit të pakicës dhe mjegullimit të shumicës.

    Ndërsa të tjerë, në të kundërt, janë shpërfillës: Ata kanë trillin të besojnë se janë gatuar për të shpëtuar mëmëdhenë. Kësisoj, ata të japin përshtypjen se kanë zënë “pusi” e presin ndonjë shkrim çglorifikues, të cilin e etiketojnë pa mëdyshje si “antishqiptar”, e dalin vrullazi nga skutat e bezdisë, shtendosen e qëllojnë me gjithë shpirt, edhe kur provohen tej fuqisë së mendjes. Në këto raste debatet kthehen në polemika ekspozuese, egoizmi nuk lë vend për tërheqje, akuzat vijonë denigrimin spektakolar dhe çështja mbetet e hapur për hakmarrje. E cila çështje? Ajo që fillimisht u paraqit si tezë guximtare dhe e meritonte debatin dinjitoz, apo ndërluftimet e trashëguara nga përvoja historike e provincës së Arnautllëkut, siç quhej zyrtarisht Shqipëria para një shekulli? Sjellja e pahijshme në një debat publik, është fjalëvrasje.

    Çfarë debati mund të vijohet, kur dikush nuk lexon mirë as titullin e shkrimeve “kundërshtare”, duke lënë të dokumentuara në shtyp gjaknxehjen, xhindosjen dhe humbjen e fillit, vetëm e vetëm se dikushi e ka të pamundur të mposhtë alergjinë që i shkakton një mendim i ri, i thënë nga dikush tjetër në kohë paqeje, për çështje të brishta të zonave tona historike, për çështje që kanë fuqi të tjetërsojnë edhe vetë paqen? Këto forma reagimi nuk mund të na mbushin mendjen se këtyre zotërinjve iu qenka zbuluar esenca e gjithë sendeve shqiptare. Nuk i sjellim asnjë dobi çështjes kombëtare kur nga pazotësia për t’u matur me dikë, e nga dyzimi për t’a zgjidhur çështjen fizikisht, e akuzojmë se është “i vënë”. E kjo taktikë është bërë tashmë traditë vendore.

    Ato që shkruhen në Shqipëri nga publicistë të komunitetit tonë, e vetmja rëndësi që kanë është se pasqyrojnë ecurinë dhe etikën e jetës kulturore të atdheut. Ndërsa ne këtu jemi lidhur të punojmë e të shpresojmë për cilësi e fuqizim të mërgatës shqiptare në Kanada, me gjithë kufizimet dhe çmimin që ka kjo bindje, për çdo gjë që del nga këtej. Në të kundërt, është më mirë të vazhdojmë me panegjerizma, gjë që nuk na ka nxjerrë gjëkundi, por të paktën kjo nuk krijon konflikte që ndjellin përçarje në komunitet.

    Se si mund të përftojmë një etikë shprehëse, ku atdhedashuria dhe sëmundja nuk ushqejnë njëra-tjetrën, është botë më vete, pa kufij të përcaktuar, pa mësues e metodikë, me ligje të ashpra e të pashkruara, me pemë të hidhura, të tharta e gjembaçe, me rrugëtime të mundimshme e pa hartë, ku endja e lëngata e eksperimentit gjejnë ngazëllimin përmes dhimbjes që shkakton e vërteta jonë. Ndoshta kështu mund të përkufizohet patriotizmi shqiptar për të padehurit nga afshi i vatanit virtual. Por kjo ndjenjë e lartë fitohet me dashuri për shqiptarin e sotëm, për atë njeri që është bashkëkohësi ynë, që e ndjejmë, e dëgjojmë, e prekim, që e shohim ashtu siç është, sepse nuk është faji i tij kur ne shohim tek fytyra e tij qenien tonë të përzier, a fragmente të urryera të vetvetes...

    Ndjenja e dashurisë së shqiptarëve për njëri-tjetrin është më e vështira për të synuar e fituar, për të mos e thënë ndryshe, se urrejtja e shqiptarëve për njëri-tjetrin po shpaloset në përvojën e këtij brezi si më e lehta për të përftuar, përfituar e kremtuar, pra është kthyer në virtyt celebrues. Ai shqiptar që nuk do shqiptarin e gjallë, a ka vallë hapësirë e shpirt për të dashur të vdekurit, qoftë dhe ata më të famshmit e farës sonë? Në këtë perspektivë dashurie joinstitucionale, domethënë të pashtirur, ka ardhur çasti të reflektojmë: kur ne nuk duam njëri-tjetrin, nuk mund të duam të tjerët, ata që nuk janë shqiptarë, por që fati e solli të bashkëjetojmë, dhe se s’ka rrugë tjetër. Si rrjedhojë, flagranca e një sakrilegji në rajon, me tiparet e tij çnjerëzore, nuk na trishton se po “humbasim aleatët”, siç e thanë baballarët, sesa na bëzan edhe njëherë se sa të vetëdënuar jemi për të mos dashur vetveten dhe tjetërsinë.

    Respekti, pra, ndaj njëri-tjetrit, sidomos kur kemi mendime të kundërta për çështjen shqiptare, është diçka më shumë se etiketë, përndryshe do të ishte hipokrizi, dhe kjo e fundit është më e keqe nga të gjitha fyerjet në shtyp. Tek po përkufizojmë vetveten, e duke skicuar dëshirën tonë sugjeruese drejt një etike tjetër të gazetës së sapolindur, na doli pikëpyetja më e madhe e mërgatës: A posedon komuniteti shqiptar i Kanadasë personalitete që mund të influencojnë opinionin shqiptar në përgjithësi?

    Miti i përikjes së “inteligjencës”

    Thuhet gjithandej se, “në Kanada ka ardhur gjithë inteligjenca!”. Spekullohet me një narrativë të stisur në cektinë, ku elementët e ngjarjeve të pasdiktaturës, gjallesa e sende, e gjejnë çkodizimin në një historizim, në një histori jashtë historiografisë. Vjerrja e shanceve drejt një begatie të dëshëruar, në disa raste dhe çjerrja e faqeve, janë pagëzuar në rrjedhje truri, në mërgim të pashmangshëm të inteligjencës. Kur thuhet lart e poshtë “rrjedhja e trurit”, kërkohet terminologjia e eksodit dhe e plagëve, që të përshkruhet sa më vajtueshëm përikja e intelektualëve të Shqipërisë drejt Kanadasë, sepse gjetkë nuk paska hapësirë e shpëtim.

    Aludohet kjo, sidomos nëpër biseda kur krahasohen mërgata shqiptare në disa shtete, për të pohuar cilësinë “më të mirë” të komunitetit tonë. Do të ishte plotësuese për këto muhabete, në qoftë se jepeshin dhe raportet e përqindjeve të kriminalitetit edhe në komunitetet e tjera etnike të Kanadasë, për të parë se mos shkaku i ndenjjies sonë urtë ndoshta është gjetkë. Në fakt, ne kemi një dosje rekordesh, e madje dhe krimesh në komunitet. Nëse ky gjykim është i ekzagjeruar, në çfarë kategorie duhen vënë vetëvrasjet e njëpasnjëshme të bashkatdhetarëve tanë në Toronto? E po t’a shtjellosh edhe më këtë fenomen, gjysma e krimit na përket ne të gjallëve shqiptarë, pavarësisht se nën teknikën e ligjislacionit konsiderohemi si të pafajshëm. Nga ç’thuhet në komunitet, në një rast vetëvrasjeje për shembull, vdekja e një të riu para disa vjetësh nuk erdhi si pasojë e fajit të tij...

    Por le të kthehemi në kërkim të “trurit” që po kafkëzohet në Kanada. Do të ndihmohej biseda nëse ngrihej një pyetje në komunitetin tonë e debatohej: “Si e përkufizoni ju intelektualin?” Çfarë duhet të ketë një emigrant për t’u quajtur e trajtuar i/e tillë dhe, sidomos, për të vepruar si intelektual? Veç tipareve të tjera të këtij statusi, a ka një grupmoshë të caktuar, për të mos mbetur jashtë kësaj shoqërie qiellore, prandaj dhe të tejdukshme?

    Në përkufizim gjithmonë të intelektualit shqiptar në Kanada, dhe konkretisht mbi moshën e tyre, ekziston një pyetje mbi brezin e emigrantëve të arsimuar vitet e fundit, dhe sidomos ata që janë në moshën njëzetë-tridhjetë vjeçare. Intuita nuk na bën t’i dallojmë e t’i kategorizojmë këta si intelektualë, edhe pse kanë studiuar në shkolla më cilësore, e disa herë kanë kryer edhe më shumë studime. Në shumicën e rasteve në diasporë, ky brez është më modest, më i mbarë, moskokëçarës në dukje, ndërsa vërtetohet më premtues nga ata që tradicionalisht mbahen për intelektualë të zakonit. Ku përket ky brez e cilat janë raportet me brezin tjetër?

    Në qoftë se treguesi më “i fortë” konsiderohet arsimimi, nuk besoj se diploma e “shkollës së lartë” është një shenjë për të pranuar dikë si intelektual. Ndoshta duhet kërkuar se si përkufizohet intelektuali në anglisht, a qoftë dhe në gjuhë të tjera të Evropës lindore. Përvoja e shqiptarëve të Kanadasë nuk lë vend për spekullime të mëtejshme, prandaj dhe kjo është një nga çështjet që kjo gazetë do të ketë rastin të kthjellësojë.

    Sa për “mbretërimin” e intelektualëve në komunitet, nuk iu biem në qafë po të dëshmojmë se kur këta bëhen bashkë në shoqata e shoqërira intelektualësh, siç bëhen, ashtu edhe zhbëhen. Ndoshta vetë shpërbërja e tyre është pjesë e të qënurit intelektual, në një fazë paskomuniste. Le të pranojmë largimin e tyre nga jeta e komunitetit si një formë reagimi, si një kthim tek heshtja, tek një prirje mësimdhënëse, mirëfilltas intelektuale. Por nuk dimë nëse historia kulturore e njerëzimit ka dëshmuar ndonjëherë një tërheqje kolektive të intelektualëve drejt heshtjes filozofike.

    Nuk është synimi im për të gjetur se çfarë është, e çfarë nuk është miti i inteligjencës shqiptare në Kanada, por e kam të vështirë të mohoj zërin që thotë se, sajimi i kësaj teorie është një fyerje ndaj atyre që po vuajnë për të bërë komunitetin shqiptar, të cilët në shumicën e tyre nuk janë “intelektualë”, por ama po investojnë kohë, energji e të tjera, për të ardhmen e shqiptarisë në këtë vend të largët, për të hapur shkolla, e për të mbajtur gjallë veprimtari të tjera jetëdhënëse të komunitetit. Prandaj dhe distancohem botërisht nga kjo filologji e nostalguar. Gjithësesi, në rast se përkufizimi i intelektualit dështon, dhe se arsyetimi im është i pavend, atëherë ka mbetur vetëm një pyetje: Kur posedojmë gjithë inteligjencën, gjithë trurin, jashtë thonjëzave, përse nuk po e bëjmë dot komunitetin?!

    Gazeta kundrejt mendësive të pasdiktaturës

    Nuk bëjmë ndonjë gabim po të riprodhojmë ato që shprehen sa herë që shfaqet diçka shqiptare jashtë nesh: “Si e hapën gazetën para nesh, përse nuk na pyetën, a janë shqiptarë qind për qind, përse i kanë kështu emrat, si i kanë ashtu mbiemrat, si kanë ardhur në Kanada, kush i ka vënë, kush i paguan...?”. Këto janë vetëm pjesë e pyetësorit tonë të pafund, gjë që fakton pushtetin e konspiracionit, një nga “fetë” më me influencë tek shqiptarët e pasdiktaturës.

    Mund të vëzhgojë dikush se pyetje të përafërta si këto janë vërejtur e renditur edhe një qindvjeçar më parë, siç dokumentohet në shtypin e atëhershëm të diasporës shqiptare, nga Faik Konica e Fan Noli për shembull. Shpotitja me pyetje të tilla atëherë, më tepër kishte synimin për të shkrehur zhgënjimin e veprimtarëve idealistë, ajo ndërthurej dhe me përmbajtjen socio-psikologjike të shqiptarit të atëhershëm, me ndjenjën e pakënaqësisë që ai shprehte ndaj çdo gjëje, pavarësisht nga thelbi, dhe fshikullonte sidomos vështirësitë e shtetasve otomanë për të dalë nga mendësia e modeleve sunduese. Por ne nuk gjejmë atje dënimin e paravendosur ndaj çdo krijese embrionale, gjë që shpesh kthehet sot në vetëdënim.

    Ndërsa për fazën e sotme të shqiptarit, këto pyetje të paarsyeshme nuk janë aspak argëtuese, kur ato na kujtojnë ekzistencën e një teorie të mirëfilltë konspirative, pjesë e jetës shqiptare në komunitet, e cila teori është kaq e pranishme saqë rrezikon të çnderojë çdo ndërmarrje ndriçuese. Si për përkim, ata që janë përçues gojëtarë të kësaj mendësie, ankohen se nuk kanë dëgjues e, nga ana tjetër, pa pikë droje nuk të lënë të flasësh, dhe madje tek pikasin se po përgatitesh të thuash diçka, qoftë edhe pohuese, kërcejnë nga ndenjësja e të shtyjnë me duar, duke shtuar shpejtësinë e doktrinës së tyre të pagabueshme. Kur ndahesh nga takime të tilla, të cilat i ngordh riti i vetë-bisedimeve të “fesë” së re, para se t’i kthehesh vetvetes, je gati të dorëzohesh e të pranosh se në ditët tona nuk mund të ndryshojë asgjë.

    Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kjo nuk është “në gjakun tonë”, siç justifikohemi disa herë tek na pëlqen të vijojmë nën kthetrat e dyshimit që pjell konspiracionin; ky kundërvirtyt është pasojë e së kaluarës sonë në Shqipëri, por ama ka efekt e fuqi vetëm nëse e adoptojmë. Shembulli i kundërt ndodhet tek shqiptarët nga Kosova e Maqedonia; shumicën e pyetjeve tona dyshuese, ata as që i shkojnë ndër mend.

    Duke qenë vetë subjekt i së njëjtës mendësi përdyshuese, në këtë pikë kam mundur e përqafoj modelet e Kanadasë: Përderisa përshtypja e parë për zotërinjtë e gazetës është pozitive, dhe përderisa nuk kam dëgjuar asgjë të keqe për ta, dhe përderisa ne kemi shumë nevojë për një gazetë shqiptare, do t’a mbështes me sa mundem, edhe pse nuk i njoh botuesit, deri sa të provohet e kundërta, gjë që nuk kemi pse t’a ndjellim me teoritë tona meskine. Por edhe sikur në të ardhmen konstatojmë tek gazeta ndonjë gabim, prapë le të mësojmë nga kanadezët, të cilët nuk na flakin që me të parën, siç bëjmë ne shqiptarët, por na durojnë e na japin shance, sepse kjo është pjesë e kulturës së tyre. Gabimet janë pjesë e betejës për eksperiment e vetënjohje.

    Vetënjohja përbri gjysmëditurisë

    Kur ne emigrantët shqiptarë përballemi me doktrinat kulturore të perëndimit, me ato rryma filozofike e teori që kanë influencuar e zotërojnë mendimin e këtushëm, por që ne nuk kishim mundësi t’i njihnim më parë, ndodhin gjëra shumë interesante. E përbashkëta është se fillojmë të mendojmë ndryshe, me ose pa dashje. E veçanta përkatësohet gjatë procesit të studimit; gabime të vjetra të përsëritura, edhe pse janë të justifikuara për shumë shqiptarë, lidhje politike të kërthizuara nga halli, a si pasojë e një shpërthimi të momentit, gafa të njëpasnjëshme e ngurrimi për t’i harruar, kur gafat nuk pyesin askënd, kriza personale lindur nga mospajtimi me tendencat e konstatuara, dobësi e naze për të përballur të përditshmen tek e këtushmja, diçka nga këto, pra, mund të bëhet shkas për të pohuar ose për të mohuar. Veç pohimit dhe mohimit, në këtë pikë nuk ka rrugë të mesme.

    Të gjejë dikush vetveten në këtë gjithësi informacioni, sidomos kur kërkohet një kthesë jetësore, kundër asaj që kemi besuar më parë, është zbulim dhe vetënjohje, pra është meritë e zotërisë a zonjës në fjalë dhe duhet t’i jemi mirënjohës asaj dite. Mjerisht, për shumë shqiptarë të arsimuar kjo ndeshje kulturore, që në praktikë është një monolog, merret si kërcënim e braktiset, duke u kthyer atje ku ishim më parë, duke mprehur thonjtë gati për t’u kacafytur, në mbrojtje të ideve tona që qenkan gjithmonë të shenjta. Është ky reagim, dalë nga një analizë vetmevete gjatë procesit të leximit e të përsiatjes që lind ai, që e shpërfytyron njeriun. Atë që mohon këtë përvojë, zgjedhja e tij e identifikon me gjysmëditurinë e kokëfortësinë e saj, dhe jo me atdhetarinë, siç mbrohen apologjikisht disa bashkëvuajtës.

    Duke u ndalur tek jo dukuri, tek mohimi i vetënjohjes dhe zëvendësimi i saj me arrogancën e shprehur pa kursim në shtyp, në emër të shqiptarizmës, shohim mjaft bashkëjetues tek gjejnë shërim në këtë jetë kurthi, edhe pse sjellin e përçojnë emra e tituj të rëndë (Të lashtët thoshnin, “gjysmëdituria është me e keqe se padituria”).

    Është fatkeqësi që disa nga mohuesit e risisë gëzojnë dhunti e potencialitet krijues, por mbas dyluftimit me një teori tundëse e mundëse, këto dhunti përdoren tashmë për të nuhatur përreth e për të zbuluar, për të luftuar e asgjësuar kërkuesit e tjerë, vetënjohësit, të cilët automatikisht janë kthyer në tjetërnjohës dhe eksperimentues të risimit, prandaj dhe këta duhet të trajtohen si fajtorë e tradhëtarë, ndërsa dhuntitë e përluftarëve dhe çastet krijuese të akuzatorëve humbasin nëpër vogëlsirat e një shoqërie që kërkon të institucionalizojë gjithçka përreth. Humbja e sivëllezërve tanë qëndron më tepër në paaftësinë për t’u çliruar nga një përbetim mbi eshtrat e një himere, e nga një vaj mbi rrënoja qerpiçi, sesa nga një inicizim i vërtetë ndër simbolet e mirëfillta të identitetit shqiptar. Për fatin e tyre, ajmé, historia e mendimit shqiptar të së ardhmes, të cilën e besojmë zonjë e jo shoqe, ka për të thënë me përdëllim e pa përkorje: “Të ngratët! I përjetshëm, për së gjallit, iu ishte kujtimi...”.

    Reagimi kundër ripërtëritjes së mendimit shqiptar është i pritshëm, edhe pse jo i natyrshëm. Ata që duhet të prijnë, janë ata që e kanë ndarë mendjen të jenë të sinqertë me vetveten dhe me bashkëkohësit, e për pasojë të jenë të larë të rrezikojnë për të sjellë diçka të re në botën shqiptare. Janë ata shqiptarë që ngrihen mbi vetveten. Një njeri i tillë nuk ka frikë as nga vdekja, e pa le më të tutet nga zelli bolshevik dhe folklori superpatriotik, siç vetëzbulohen anakronikët tanë komiko-tragjikë. Për më tepër, ai shqiptar që e ka ndarë veten nga pjesa e sëmurë e kulturës shqiptare, njëmendësisht përfton intuitën të kuptojë tertipet kultbërëse të urtiplotëve, të ustallarëve të regjur të historisë sonë të re. Si rrjedhojë, secili nga ne ftohet të rivlerësojë pozitën e tij në vetvete e në raport me komunitetin, si qelizë e botës shqiptare në tërësi. Përgjegjësia trajtëhedhëse e një komuniteti shqiptar në Kanada ndahet pikërisht në këtë pikë kritike.

    Shumë pak mërgata në Amerikën e Veriut kanë pasur fatin tonë, për të ndeshur kaq shpërnjohje, por dhe për të zotëruar kaq lëndë eksperimentuese, prej atdheu e bashkësish mërgimtarësh, shqiptare e të huaja. Në këtë landar shembujsh të mirë e jo të mirë, ne kemi sot të drejtën për të përzgjedhur. Ky është privilegji i brezit tonë. Le t’a rrokim e le të bëjmë një fillesë të re në komunitetin shqiptaro-kanadez.

    (Albanian Tribune, 10 prill 2004)
    Mos asocio emrin tim me mua e me gjininë e sfurqëve...
    EKUILIBËR!

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    Janullatosi raporton tek Karamanlis

    Athinë- Me kryeministrin Kostas Karamanlis u takua mëngjezin e të shtunës Kryepeshkopi i Tiranës, Dyrrahut dhe gjithë Shqipërisë, Anastasios. Pyetjes mbi çështjen politike të Qipros iu përgjigj se, "të tjerë e kanë përgjegjësinë të pozicioonhen për çështjen në fjalë".

    "Dhëntë Zoti tek vëllezërit tanë qipriotë një urtësi me të vërtetë vizionare dhe një guxim frymëzues për të parë se cila është zgjidhja më e drejtë".

    "E dini se për vite të tëra isha profesor i Universitetit të Athinës dhe kryetar i komisionit të luftës në mbrojtje të Qipros. Qysh fëmijë më kutohet tek dilnin në rrugë dhe thërrisnim për zgjidhje. Dhëntë Zoti një zgjidhje", ishte komentii zotit Anastasios.

    Kryepeshkopi tha madje se e informoi kryeministrin për punën që po bëhet nga ai në Shqipëri, ashtu siç e ka bërë vitet e fundit me të gjithë kryeministrat dhe kryetarët e partive. (news.in.gr, με πληροφορίες από ΑΠΕ)

    Pyetja ime (e sfurkut) është: A duhet që kryepeshkopi i Shqipërisë të informojë/raportojë kryeministart e Greqisë dhe kryetarët e partive greke për punët kishtare të shqiptarëve ortodoksë???????????????????????????
    Mos asocio emrin tim me mua e me gjininë e sfurqëve...
    EKUILIBËR!

  10. #50
    Agim Bardhi
    Anëtarësuar
    07-04-2004
    Vendndodhja
    Elbasan.
    Postime
    43

    Mos e manipulo lajmin!

    Lajmi eshte i vertete. Vetem se ti sic eshte ne tipin tend e manipulon. Ti pyet:
    Citim Postuar më parë nga Sfurku
    Pyetja ime (e sfurkut) është: A duhet që kryepeshkopi i Shqipërisë të informojë/raportojë kryeministart e Greqisë dhe kryetarët e partive greke për punët kishtare të shqiptarëve ortodoksë???????????????????????????
    Wshtw normale qw nw takimet e tij Anastasi tw flasw pwr arritjet e Kishws Orthodhokse nw Shqipwri. Ai kwtw e ka bwrw edhe kur ka takuar personalitetet e politikws nw Shqipwri, apo ndoshta edhe me pwrfaqwsues tw vendeve tw tjera. Kjo s'do tw thotw qw ai u raporton atyre, por thjesht i injormon ata mbi zhvillimin e kishws.
    Ti qw i di tw gjitha per cfare do t'i propozoje tw fliste. Pwr vjedhjen e Cicit, apo pwr luftwn e Sfurkut?

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •