Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e skajkingdom
    Anėtarėsuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    Dinoshė, Malėsi e Madhe, Shqipėri
    Postime
    41

    KE: Kosova autonomi speciale

    MARRĖ NGA iliria.net

    [Kosova autonomi speciale brenda Unionit Serbia-Mali i Zi


    Kuvendi parlamentar i Kėshillit tė Evropės ka propozuar dje qė Kosovės t'i jipet statusi i autonomisė speciale brenda Unionit Serbia-Mali i Zi. "Ky status do tė garantonte respektimin e tė drejtave tė minoriteteve si nė Serbi ashtu nė Kosovė." - thuhet nė Rezolutėn e miratuar ditėn e dytė tė seancės sė Kuvendit tė Kėshillit tė Evropės nė Strasbour. Kuvendi i KE vlerėson se "nė kushtet e realitetit tė ri nė Serbi-Mal tė Zi, kjo zgjidhje duket e mundshme dhe e preferuar".

    Propozimi i KE ėshtė dhėnė nė Rezolutėn "Pėrvojėt pozitive tė regjioneve autonome si burim inspirimi pėr zgjidhjen e konflikteve nė Evropė", nė pjesėn me emėr "Kosova brenda Federatės serbo-malazeze".

    Brenda Rezolutės, Kuvendi parlamentar i propozon Kėshillit tė Ministrave "krijimin e njė instrumenti juridik" nė nivelin Evropian, i cili do tė bazohej nė Kartėn e Evropės mbi autonomitė regjionale.

    "Krijimi i njė instrumenti juridik do tė u mundėsonte shteteve tė cila pėrballohen me konflikte ndėretnike tė gjejnė zgjidhjet kushtetuese dhe ligjore me tė cilat "do tė ruhej sovraniteti dhe integriteti teritorial i shteteve" dhe njėkohėsisht "do tė ruheshin tė drejtat e pakicave" - thuhet nė Rezolutė. /iliria

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Keshilli i Europes per fat te keq eshte sot i mbushur me deputet mafioze byrokrate te qelbur te deleguar nga parlamentet e qelbura europiane mbushur me staliniste e ish agjente te STASIT.

    Ky Keshill e ka treguar fytyren e tije ne ceshtjet Shqiptare.

    Ne Shqiperi ky keshill i Mafiozit Prodi me ane te Doris Pakve ka inspiruar e dirigjuar riardhjen ne Pushtet te bandave enveriste e hajduteve duke shkelur cdo norme demokracie.

    Zgjedhjet e Fundit parlamentare ne Shqiperi qe u bene nen terrorin e pashembullt stalinist te PS-se duke u pranuar si te rregullta nga EU tregoi se EU eshte jo Miqesore me Popullin e vuajtur shqiptar dhe teper miqesore me Nomenklaturen Staliniste e klyshet e tyre sot.

    Edhe ne Kosove EU perkrah bandat dhe injoron shumicen qe ka votuar per Republiken e Kosoves.

    Me kte rezolut ose propozim duket pse Meta-Thaqi kane kohe qe hedhin parulla qe shmangen nga aspirata e Popullit te Kosoves per Republike.

    Kjo "keshille" e Keshillit te ndrikullave te Europes i mbushur me ca plaka ish bolshevike te partive te majta europiane e hajna qe rruajne Fondet e takspaguusve europian nuk duhet as pranuar e as marre ne shqyrtim per diskutim.

    Ka vetem nje Teme per Diskutim...

    Kur, si, qysh , tek ... do vendosin ambasadat Shtetet e Botes ne Prishtine..pik.



    Qashtu.

  3. #3
    ki-ki
    Anėtarėsuar
    30-06-2003
    Vendndodhja
    shteti polar
    Postime
    11
    siq duket tema eshte keqkuptuar, mendohet se letra qe eshte shkruar nga parlamenti evropian qenka faji i kosovareve, gjeja qe ne e kemi kerkuar kete. zoti unreal p. sh. me trego qka eshte mundur te behet me shume nga populli kosovar se qe eshte bere deri tashe, te gjithe politikanet jane unanim te kerkesen e tyre per pavarsi, populli tregone deshiren e vete sa here qe u jepet mundsija.
    Kjo deklarate nuk ka te bėje me dėshirat tona por frika tek Evropa per probleme te tjera qe Kosova mund te sjelle si p.sh.nese pavarsia e Kosoves do te sjelle dėshira tekė popuj te tjerė per pavarsi etj, e ka shume "nėse" te tjera e nuk do te hyjė andej, vetem te tregoje se ti e ke gabim. Kurrė populli kosovar nuk ka vendosur me vetedeshire te jete me shkaun. E per hir te popullit shqiptar e deshmorve tane ju kisha lutur qe te mos postoni kesi marrzira ne vazhdime
    Njerėzit behet "nacionalista" kur kane frigė, kur pėrgjigjja e vetme ne pyetjen "KUSH MĖ MBRONĖ TASH?" bėhet "POPULLI IM".

  4. #4
    nuk ka as nje lloj dallimi mes shqipetareve te shqiperise dhe atyre te kosoves,e kush thote se ka ose eshte keqdashes e eben qellimisht ose eshte i cmendur.mir e tha nje shok me lart .e cmund te beshin me shume kosovaret? ata te vetem ia dolen dhe pse ne nuk i dhame ndihmen qe duhej ti jepej vellait ne ato dite te veshtira. per mendimin tim nuk duhet pranuar asnje zgjidhje tjeter pervec pamvaresise,sikur edhe lufta te filloi perseri.
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    BAROMETRI DIPLOMATIK

    ME ASNJĖ “AUTONOMI SPECIALE” NĖN SOVRANITETIN SERBO-MALAZEZ NUK ZGJIDHET PROBLEMI KOLONIAL I KOSOVĖS, AS I SHQIPTARĖVE NĖ BALLKAN


    --------------------------------------------------------------------------------

    1 korrik 2003 / Prof. Dr. Mehdi HYSENI




    Nė veēanti pas pėrfundimit tė Samitit tė Bashkimit Evropian(BE) pėr Ballkanin Perėndimor (19-21 qershor 2003) ēėshtja e Kosovės ėshtė bėrė “temė qendrore” nė sfondin e politikės ndėrkombėtare. Kėtė e vėrtetoi edhe Projektrezoluta pėr “autonominė speciale” tė Kosovės, e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Kėshilli Evropian , mė 24 qershor 2003 nė Strasburg. Mirėpo, ky akt aspak nuk duhet ta ketė krijuar panik, as shqetėsim pėr opinionin publik shqiptar, sepse nė thelb nuk ka kurrfarė efekti as peshe juiridike ligjore, tė detyrueshme pėr palėt nė kontest, por ėshtė vetėm njė propozim i njė Komisioni tė ekspertėve pėr ēėshtje politike, i cili ka nxjerrė pėrfundimin se “ problemet ndėretnike mund tė zgjidhėn, duke iu njohur autonominė minoriteteve. Njė status i kėtillė, do tė bėnte tė mundur respektimin e minoriteteve si nė Kosovė, ashtu edhe nė Serbi”(The Sunday Herald, 25.6.2003).

    Njė konkluzion i kėtillė i ekspertėve pėr ēėshtje politike tė Komisionit tė theksuar tė Asamblesė Parlamentare tė Evropės, parimisht ėshtė i qėndrueshėm, kur ėshtė fjala pėr realizimin e tė drejtave themelore tė minoriteteve ndryshme, sikurse, qė ėshtė rasti me minoritetin serb nė Kosovė. Mirėpo, kjo “normė kualifikuese” nga specialistėt e theksuar nuk mund tė merret si standard juridik, as politik pėr zgjidhjen e konflikteve koloniale, siē ėshtė rasti i Kosovės, i cili nė thelb nuk ka tė bėjė me peshėn e kurrfarė problemi minoritetesh, por me mohimin e sė drejtės sė vetėvendosjes sė shumicės dėrrmuese (mbi 90%) tė popullit shqiptar. Kėtu qėndron “epiqendra” e krizės, dhe e shpėrfilljes tė sė drejtės historike, kombėtare dhe ndėrkombėtare tė shqiptarėve dhe tė Kosovės sė kolonizuar.

    Gjithashtu, nė Projektrezolutėn pėr “autonominė speciale” Kosovės, tė miratuar nga Asambleja Parlamentare e Kėshillit Evropian, thuhet: “Kundrejt garancive tė bashkėsisė ndėrkombėtare, Kosovės t’i njihet autonomia speciale, e cila nuk do tė vinte nė pikėpyetje integritetin territorial dhe sovranitetin e Unionit Serb dhe Malazez.”(Po aty). Ky propozim rekomandues dėshmon sheshit, se propozuesit nuk e njohin fare zanafillėn historike tė problemit tė Kosovės, si pasojė e njė mungese tė kėtillė` teorike, edhe ka mundur tė nxirret njė konludim i kėtillė krjetėsisht i verbėr si historikisht, juridikisht dhe politkisht, i cili ėshtė i ndikuar dhe, tėrėsisht kompatibil me tezat e tė gjitha projekteve serbomėdha tė nacionalistėve dhe tė imperialistėve serbė dhe malazezė, si dhe tė Kishės Ortodokse Serbe, qė edhe sot nė shekullin XXI, Kosovėn dhe travet e tjera tė kolonizuara shqiptare, me paturpėsi dhe pa kurrfarė tė drejte, i konsiderojnė si “TERRITOR ETNIK SERBOMALAZEZ”(?!)

    Ja, ky ėshtė “jusitifikimi profesional politik”, qė Kosova si “autonomi speciale”, ose mė mirė tė thuhet si “specialitet kolonial” i propozuesve tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, edhe mė tej duhet tė mbetet pjesė integrale e territorit tė Serbisė dhe tė malit tė Zi, sepse sipas “filozofisė politike” tė tyre nuk paska zgjidhje tjetėr pėr Kosovėn?! Kėtė, e ilustrojnė edhe me kėtė argument: “ Asambleja Parlamentare e Kėshillit Evropian kėtė propozim (domethėnė: autonomi speciale-mh) e ka nxjerrė, duke u bazuar nė rezolutėn e ashtuqujatur: ‘Pėrvojat pozitive tė rajoneve autonome sepciale, si burim frymėzimi pėr zgjidhjen e konflikteve etnike nė Evropė, nė pjesėn e titulluar: ‘Kosova nė kuadrin e Federatės sė Serbisė dhe tė Malit tė Zi.” Nė brendinė e kėtij citati, vetėm njė segment i tij, mund tė merret si i saktė, kur thuhet se nė “Evropė ekzistojnė shumė rajone qė kanė statusin e autonomisė speciale”. Kjo ėshtė e vėrtetė. Mirėpo, ky model i “autonomisė speciale”, qė ėshtė i zbatueshėm nė disa shtete tė Evropės, nuk mund tė aplikohet pėr zgjidhjen e ēėshtjes koloniale tė Kosovės, sepse rajonet me “status special tė autonomisė” nė Evropė, nuk mund tė krahasohen me asnjė veēori tė Kosovės dhe tė shqiptarėve, tė cilėt pėrbėjnė shumicėn dėrrmuese(mbi 90%) tė popullatės, domethėnė nė asnjė formė nuk gjasojnė me statusin e “autonomisė speciale” tė rajoneve tė Evropės, nagse ato kanė statusin e minoritetit nė shtetet e pavarura nacioanle evropiane. Ndėrkaq, Kosova si territor etnik shqiptar, dhe shqiptarėt si komb indigjen kanė statusin kolonial serbomalzez nė tokėn e tyre stėrgjyshore, gjė qė kjo nuk ėshtė karakteristikė as e pėrgjithshme, as e veēantė e minoriteteve me status tė “autonomisė speciale” tė rajoneve tė sotme tė Evropės. Minoritetet e theksuara tė rajoneve evropiane me “autonomi sepciale” e kanė lirinė plotė dhe tė gjitha tė drejtat, qė iu pėraksin me ligjet vendore dhe me ato ndėrkombėtare, ato jetojnė tė lira nė shtetet sovrane demokratike tė Evropės, kurse kombi shqiptar i Kosovės ende formalisht ėshtė nėn sovranitetin e huaj kolonial serbomalazez. Pra, shqiptarėt e Kosovės, nuk jetojnė si “minoritet” nė tokė tė huaj, siē pohojnė imperialistėt serbomnalazezė, por jetojnė nė truallin e tyre etnik shqiptar. Kėtu nuk ekziston kurrfarė paqartėsie as nė palnin etnik, as nė atė historik a territorial, sepse Kosova kurrnjėherė nė historinė e saj (sikurse, Anamorava, Ilirida, Hoti, Gruda, Plava, Ulqini dhe Tivari) nuk ka qenė territor etnik i Serbisė, as i Malit tė Zi, por vetėm “plaēkė koloniale”, e grabitur me forcė dhe me gjenocid nga barbarėt serbomėdhenj, tė ndihmuar direkt dhe indirekt nga Fuqitė e Mėdha tė Evropės. Prandaj, statusi i sotėm i pazgjidhur i Kosovės, nuk mund tė jetė objekt shqyrtimi i asnjė varianti tė “autonomive speciale” qofshin ato “produkte tė pėrkohshme ose afatgjata” tė shėrbimit tė vullnetit tė mirė tė Bashkimit Evropian(BE) ose tė bashkėsisė ndėrkombėtare.


    “Autonomia speciale” pėr Kosovėn, ėshtė vetėm njė shkronjė e vdekur nė letėr!

    Pavarėsisht nga objektivat dhe interesat politike tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit Evropian dhe tė Unionit tė Serbisė+Malit tė Zi, qė pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, tė rezervohet “autonomia speciale”, sipas sė cilės shqiptarėt dhe Kosova edhe mė tej tė ngelin “produkte” tė vlefshme dhe tė pandryshueshme pėr sistemin e kolonializmit srbo-malazez, tė gjitha opcionet e tilla me parashenjė minoriteti, politika kozmopolite shqiptare, duhet t’i hudhė poshtė nė mėnyrė tė prerė, dhe pa kurrfarė dhimbjeje e nihilizmi nė emėr tė ndonjė “parimi tė lartė demokratik”, tė premtuar nga “mishmashet integruese rajonale”, sepse parimi i kėtillė, mbi asnjė bazė nuk mund tė jetė substitut i PARIMIT ETNIK DHE TERRITORIAL as nė kuptimin e sė pėrgjithshmes, as nė kuptimin e sė veēantės, kur ėshtė fjala pėr Kosovėn dhe pėr trojet e tjera etnike shqiptare, tė kolonizuara nga Serbia, Mali i Zi, FYROMI dhe Greqia. Arsyeja ėshtė fare e thjeshtė, sepse nė rastin konkret tė Kosovės dhe tė shqiptarėve, edhe pas sa shekujsh kryengritjesh dhe luftėrash tė pareshtura ēlirimtare kombėtare dhe antikolonialiste shqiptare kundėr barbarėve grabitēarė serbosllavė, ende nuk ka ardhur nė shprehje zgjidhja dhe jetėsimi i konceptit dhe i parimit kombėtar tė shqiptarėve, qė ndodhen nė “kurorėn” e pėrgjakshme tė kolonializmit serbosllav, pėr kėtė fajin kryesor e mban Evropa e “dikurshme”, e cila edhe sot, kur tė gjithė popujve tė shkėputur tė ish-RSFJ-sė (sllovenėve, kroatėve, boshnjakėve dhe maqedonėve) ua ka njohur tė drejtėn e vetėvendosjes, kurse vetėm ndaj shqiptarėve po tregohet akoma “e shurdhėr” dhe e rezervuar!?

    Tė gjithė “specialistėt” e shekncės politike, juridike dhe diplomatike, tė cilėt e kanė marrė pėrsipėr “ si detyrė shtėpie” qė problemin kolonial tė Kosovės ta zgjidhin pėrmes formave tė “autonomisė speciale” nėn Serbi dhe nėn Mal tė Zi, do tė dėshtojnė me projektet e tilla strategjike, sepse tė gjitha regjimet dhe politikat e derisotme tė regjimeve tiranike kolonialiste serbomalazeze, tanimė i kanė harxhuar “kreditė” dhe favoret e tilla si ndaj Kosovės, ashtu ndaj territoreve tė tjera tė Shqipėrisė Etnike. Kėtė, sė fundi, e vėrtetoi edhe hollokausti i regjimit policor-militarist tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit mbi Kosovėn dhe shqiptarėt(1989-12.6.1999).

    Pavarėsisht nga tendencat dhe kontinuiteti i strategjisė sė pandryshuar tė luftės speciale dhe tė pretendimeve territoriale tė Serbisė dhe Malit tė Zi (sikurse nė fillim dhe nė mbarim tė shekullit XX, tė ndihmuara nga partnerizmi i disa fuqive tė mėdha tradicioanle evropiane), qė Kosovės sine qua non t’ia imponojė ndonjė “autonomi speciale”, “demokratike evropiane”, qoftė ajo edhe e “pėrsosur” sikurse autonomia e ish-RSFJ-sė, e vitit 1974, ajo do tė jetė e gjykuar tė dėshtojė, sikurse qė ka dėshtuar makroprojekti serbomadh i Slobodan Milosheviqit nė Kroaci, mė 1995, pas arritjes sė Marrėveshjes sė Dejtonit, sepse as politika, as populli shqiptar i Kosovės (pas qindra-mijėra viktimash tė therorizuara pėr liri dhe pėr pavarėsi tė Kosovės) nuk do tė jenė tė gatshėm, qė ta pranojnė atė si zgjidhje pėrfundimtare dhe tė drejtė tė ēėshtjes sė Kosovės.

    Kėtė strategji dhe qėndrim unik tė politikės shqiptare, duhet ta kenė tė qartė si pala e involvuar serbomalazeze, ashtu edhe pala mediatore evropiane ndėrkombėtare, sepse, ndėr tė tjera, ėshtė edhe nė frymėn e kėtij konstatimi racional dhe realist: “shqiptarėt nuk kanė luftuar pėr autonomi, por pėr pavarėsi dhe, mirėfilli, qė tė mos ngelin nėn suzerenitetin jugosllav”, konluzion aksiomatik ky, i argumentuar dhe i peshuar si nė aspektin historik, realist, etik, politik, juridik ashtu edhe nė atė shkencor nga arkitekti dhe eruditi mė i shquar i diplomacisė amerikane, pėrkatėsisht ndėrkombėtare, ish-sekretari i shtetėror i SHBA-sė, Henry Kissinger (Does America need a foreign policy? New York, 2001, f.270).

    Edhe ky vlerėsim objektiv i Henri Kisinxherit, provon se me masa paliative, si rezultat i paragjykimeve tė tradicionles historike tė imperializmit serbosllav, dhe tė interesave (tė vjetra dhe tė reja) polivalente tė “shportave integruese” rajonale tė Evropės Juglindore, nuk mund tė zgjidhet problemi njėshekullor kolonial i Kosovės, pavarėsisht nga interpretimet “e holla juridike” dhe diplomatike tė autorėve tė “Projektrezolutės sė autonomisė speciale pėr Kosovėn” tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit Evropian, tė miratuar nė Strazburg, mė 24 qershor tė kėtij viti.


    Makroprojekti serbomadh ka dėshtuar, por jo edhe ambiciet e tij neokolonialiste

    Makroprojekti hisotoriko-politik dhe nacional “tė gjithė serbėt nė njė Serbi tė Madhe”(sipas Naēertanijes sė Ilia Garashaninit, 1844) nė thelb ka dėshtuar, sikurse edhe promovimi i stretgjisė antishqiptare dhe antiamerikane nė Ballkan i “frontit ortodoks” nė shtrirjen gjeografike (Rusi, Ukrainė, Serbi dhe Greqi), front ky, qė pretendonte “ringjalljen e ortodoksizmit dhe tė traditės bizantine me tė gjitha dimensionet (historike, kulturore, ekonomike, politike, ushtarake dhe religjioze), qė do tė ishte nė disfavor tė popujve tė tjerė ballkanikė, e nė veēanti tė interesave kombėtare dhe shtetėrore tė popullit shqiptar. Me njė fjalė, ka dėshtuar politika dhe strategjia e forcės sė logjikės hegjemoniste dhe militariste tė Beogradit, nė saje tė sė cilės, kryekėput mbėshtetej projekti i theksuar pėr “ringjalljen” e idesė sė lashtė sllave, pėrkatėsisht pėr krijimin e njė Serbie tė madhe.

    Mirėrpo, e gjithė kjo nuk ka ndikuar pozitivisht, qė Serbia e Slobodan Milosheviqit (natyrisht, edhe me gjithė pėrdorimin e sanksioneve ekonomike dhe tregtare tė OKB-sė, dhe tė ndėrhyrjes ushtarake tė SHBA-sė), edhe pas rėnies sė tij nga pushteti shtetėror, tė heqė dorė nga inkursionet dhe nga pretendimet territoriale ndaj Kosovės, si dhe nga territoret e tjera tė kolonizuara tė Shqipėrisė Etnike.

    Ka ardhur koha qė, edhe qeveria e tashme unioniste serbomalazeze, (e cila para asėve tė Bashkimit Evropian: Havier Solana, Roano Prodi etj., po shtiret se ėshtė e gatshme pėr t’i pranuar “rregullat e lojės” pėr t’u integruar dhe bashkėpunuar nė mėnyrė paqėsore me vendet fqinje nė rajon, sė kėndejmi edhe me Shqipėrinė dhe me shqiptarėt) ta kuptojė drejt realitetin e pashmangshėm tė porcesit tė pavarėsisė sė Kosovės, si dhe vendosmėrinė e politikės sė forcės dhe kursin paqėsor tė rendit tė ri botėror, qė ėshtė fryt i drejtpėrdrejtė i diplomacisė dhe i politikės sė jashtme amerikane, nė saje tė sė cilave krirmineli Slobodan Milosheviq, edhe pėsoi “metamorfozė”, duke reviduar nė pėrmasa drastike kursin e politikės sė tij pushtuese dhe ekspansioniste, si nė Kroaci, Bosnjė-Hercegovinė, ashtu edhe sė fundi Kosovė. Ndryshe, nėse regjimi serbomalazez i Beogradit, qėndron nė tė njėjtat kėrkesa dhe pozicione tė politikės gjenocidale tė “mesisė” sė tyre, i cili, tani ėshtė duke u “dergjur” nė Tribunalin e Hagės(pėr shkak tė kryerjes sė tre agresioneve dhe tri gjenocideve ndaj kroatėve, boshnjakėve dhe shqiptarėve), duke manipuluar dhe spekuluar nė skajshmėri me “autonomi speciale” tė Slobodan Milosheviqit dhe tė Vojisllav Sheshelit pėr Kosovėn, atėherė s’ka dyshim se, krerėt e tij, Zoran Zhivkoviq (kryeministėr i qeverisė serbe), Nebojsha Qoviq (nėnkryeministėr) dhe Svetozar Maroviq (kryetar i Unionit tė SMZ-sė), do tė pėrballen me tė njėjtat probleme tė politikės antishqiptare dhe anitevropiane tė Slobodan Milosheviqit.

    Nėse politika zyrtare serbomalzeze e Beogradit, nuk e ridefinon strategjinė kolonialiste ndaj Kosovės, atėherė krejtėsisht ėshtė e qartė se, Serbia as Mali i Zi nuk janė tė gatshme, qė problemi i Kosovės tė zgjidhet me mjete paqėsore, por me mjete tė dhunės dhe tė terrorit tė aparatit shtetėror paraprak tė Slobodan Milosheviqit. Mirėpo, kjo do t’i ēojė nė tė njėjtin epilog politik dhe ushtarak tė dėshtimit tė regjimit policor dhe militarist tė Slobodan Milosheviqit, edhe pse Serbia ėshtė rikthyerė nė organizatat dhe nė institucionet e bashkėsisė ndėrkombėtare (OKB, OSBE, Pakti i Stabilitetit pėr Shtetet e Evropės Juglindore etj.).

    Sesa Unioni i SMZ-sė, do t’i pėrfillė rregullat dhe normat e sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė Kaqrtės sė Kombeve tė Bashkuara, qė ēėshtja e Kosovės tė zgjidhet me dialog dhe me mjete paqėsore nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė ēėshtje e palės serbomalazeze. Mirėpo ne, pėr arritjen e objektivit tonė kombėtar dhe shtetėror, nuk kemi aspak arsye, qė tė bijmė viktimė e kurrfarė strategjie a taktike serbe ose proserbe, qė do tė manifestohej nė dimensione ndėrkombėtare (sikurse nė rastin e miratimit tė Projektrezolutės tė autonomisė speciale pėr Kosovėn tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit Evropian, mė 24.6.2003 nė Strazburg), apo tė frikėsohemi nga ushtrimi i trsynisė diplomatike tė “Koncertit tė Ri Evropian”, sepse Kosova nuk ėshtė pjellė e forcės dhe e agresionit (siē kanė vepruar Serbia dhe Mali Zi nė rastin e krijimit Republikės Serbe nė Bosnjė, si produkt i gjenocidit dhe hollokaustit militarist ēetniko-fashist serb, gjė kjo ėshtė nė kolizion flagrant me normat e sė drejtės ndėrkombėtare dhe me standardet e tjera ndėrkombėtare), por ėshtė krijesė e natyrshme nė territorin e saj etnik shqiptar, e cila pa e pėrdorur forcėn, ėshtė krijuar si shtet i pavarur, mė 2 korrik 1990 nė saje tė Deklaratės Kushtetuese tė Pavarėsisė sė Kosovės nga ana e delgatėve tė Kuvendit tė Kosovės; tė Kushtetutės sė Kaēanikut mė 7 shtator 1990, si dhe tė Referendumit gjithėpopullor shqiptar (mbi 99%) , mė 26-31 shtator 1991. Pikėrisht kjo formė procedurale e shpalljes sė Republikės sė Kosovės ėshtė nė pėrputhje me normėn e sė drejtės ndėrkombėtare dhe me dispozitat e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara. Prandaj, bashkėsia ndėrkombėtare (edhe pse kėto atribute tė ligjshme, tanimė janė suspenduar nga misioni paqėsor ndėrkombėtar-UNMIK-u), pėrkatėsisht Organizata e Kombeve tė bashkuara, e ka pėr detyrė ta pėrfillė vullnetin e deklaruar tė popullit shqiptar, qė Kosova tė jetė shtet i pavarur dhe sovran si nė kuptimin de facto, ashtu edhe nė atė de jure.

    Nė planin historik, “autonomia speciale” (si kornizė ligjore e realizmit tė sė drejtave tė pakicave kombėtare) pėr Kosovėn, duhet kuptuar vetėm si “ēėshtje arkivore”, qė i pėrket “stazhit” tė saj tė dikurshėm kolonioal nėn tiranitė serbe-jugosllave (1912-12.6.1999), kurse nė palnin politik, vetėm si provokim dhe testim tė tė unitet, tė vendosmėrisė, tė rezistencės, dhe tė pėrcaktimit tė politikės dhe tė rrugės sonė tė drejtė pėr liri dhe pavarėsi tė plotė.

    Tė gjitha “analizat” dhe “elaboratet” qoftė tė punuara nga politika serbomadhe, qoftė nga komisionet dhe organizatat e ndryshme tė pavarura ndėrkombėtare, qė i referohen “ringjalljes” sė fantazmės sė “autonomisė speciale”, “tė ngushtė” apo tė “zgjeruar”, nė thelb janė tendencioze, tė sipėrfaqėsishme dhe antishqiptare me vlerėsime tė pathemelta (qoftė nė aspektin historik, politik a juridik) dhe aprioristike. Pra, tė jemi edhe mė konkret (pavarėsisht nga “evoluimi dhe demokratizimi” i politikės sė regjimit tė Unionit tė SMZ-sė), ēdo formė e autonomisė pėr popullin shqiptar tė Kosovės ėshtė plotėsisht e papranueshme, ngase kjo e kufizon dhe e pezullon definitivisht tė drejtėn e sovranitetit dhe tė drejtėn e vetėvendosjes. Instituti juridiko-politik i autonomisė (me tė gjitha format dhe shkallėzimet e tij) ka tė bėjė me realizimin e tė drejtave politike dhe kulturore tė pakicave kombėtare, e jo kursesi me jetėsimin e sė drejtės sė vetėvendosjes dhe tė sovranitetit tė njė populli (mbi 90%), siē ėshtė rasti ynė konkret nė Kosovė.

    Shqiptarėt, pavarėsisht nga makineria propagandistike e Unionit tė Serbisė dhe Malit tė Zi, qė ėshtė duke u zhvilluar nė frymėn e strategjisė sė tėrthortė dhe tė frikėsimit (duke ushtruar trysni pėrmes faktorit ndėrkombėtar), e cila ka pėr qėllim qė ta zhvlerėsojė luftėn ēlirimtare kombėtare tė UĒK-sė (dhe kryeliderėt e saj, t’i dorėzojė nė Tribunalin e Hagės nė bazė tė aktpadive terroriste tė udb-sė sė periudhės sė regjimit tė Slobodan Milosheviqit, siē ndodhi rasti i pėrkoshėm i arrestimit tė kryetarit tė PDK-sė, Hashim Thaēi nė aeroportin e Budapestit tė Hungarisė, mė 30 qershor 2003, por, i cili arriti tė lirohet nė saje tė ndėrhyrjes imediate-direkte tė kryeadministratorit tė UNMIK-ut, Mihael Shtajner, tė shefit tė diplomacisė sė BE-sė, Havier Solana, si dhe tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Francės tek organet pėrkatėse tė Ministrisė Jashtme tė Hungarisė), si dhe t’i dezavuojė tė gjitha pėrpjekjet e deritashme tė popullit shqiptar nė krijimin e shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, pėr asnjė moment nuk kanė arsye, qė tė tėrhiqen nga llogoret e mbrojtjes me ēdo ēmim tė lirisė dhe tė pavarėsisė sė Kosovės. Ēdo kompromis dhe alternativė tjetėr, qė bie ndesh me tė drejtėn e pavarėsisė dhe tė vetėvendosjes sė Kosovės, pa dyshim do tė shpie nė njė kryengritje tė pėrgjithshme shqiptare nė Ballkan. Mirėpo, pėrgjegjėsinė dhe tė gjitha pasojat e saj, do t’i marrė pėrsipėr vetė politika e papėrgjegjshme dhe e papėrmirėsueshme kolonialiste e Serbisė dhe e Malit tė Zi, e cila (pėrkundėr mbėshtetjes sė Evropės dhe bashkėsisė ndėrkombėtare nė ringjkallejn e saj tė reformave ekonomike, politike dhe demokratike) ndaj Kosovės dhe shqiptarėve, po e zbaton me konsekuencė politikėn e regjimit racist tė Slobodan Milosheviqit.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Autori ėshtė bashkėpunėtor shkencor i “American Diplomacy”, North Carolina”, USA.




    nga trepca.net

  6. #6
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Po t'i mbetej Europes, kurre nuk do te vinte deri te intervenimi ushtarak ne Kosove, keshtu qe Kosova tani do te ishte toke e djegur. Prandaj, nuk duhet te na befasojne diplomatet e Europes me politiken e tyre hipokrite.

    Megjithate, nese Europa deshiron vertet paqe ne rajon, duhet te kerkoje zgjidhje afatgjate. Zgjidhja me ideale e ceshtjes se Kosoves eshte pavaresia. Cdo kthim mbrapa ne sisteme te deshtuara te federatave e konfederatave patjeter do ta riktheje edhe historine jo fort te larget te lufterave dhe shkaterrimeve.

    Modeli i republikave dhe krahinave jugosllave ka deshtuar ne menyren me te pergjakshme.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ky doktori flet e flet e nuk di te vej pikat mbi "i".

    Mos eshte gje vlla me ate hydajet hysenin ky?

    Se i ngjan pak atij ne llafollogji pafund e ne mos sinqeritet.

    Me ke e ka ky ne kto referate?

    Me popullin?
    Me Rugoven?
    Me Thaqin?
    Me europen?
    Apo me Bushin a me cfare?

    Ka nje pike qe ky doktori nuk guxon ta thote dhe duke mos guxuar ai behet krejt i pavlefshem ne filozofimet e tije qe dihen prej kohesh.

    Ne Kosove populli ka votuar.

    Ne keto votime i eshte dhene shumica e votave LDK-se.

    Kur nje njeri voton ai shpreh ose zyrtarizon konceptet e tije per nje ceshtje.
    Ne rastin e Votuesit Kosovar ( Shumica) Ai me Votim ka shprehur nje fakt...Qe AI (shumica e popullit) do qe me hallin e tije si njeri dhe pjestar i nje populli te merret LDK.

    Pra shumica e popullit te Kosoves ka votuar qe per te zgjidhur hallet e Shumices se Popullit te angazhohet LDK e RUGOVES.

    Kjo do te thote se Flamurin e betejes per zgjidhjen e problemeve te Kosoves duhet ta mbaje ligjerisht Rugova dhe Partia e tije.

    Kjo nuk do thote se tjeret skane te drejte te punojne por kjo do te thote se ATA tjeret nuk mund te dalin e te punojne ne krye ne veti dhe se cdo Inisiative e cdo Levizje politike e diplomatike merret nga RUGOVA dhe LDK qe jane te besuarit e Popullit.

    Jo kjo se dua une por se Populli jo ne kafiq e as ne pazar por ne VOTIM ja ka besuar DETYREN LDK-se.

    Cdo parti tjeter e individ tjeter ne varesi te Votave qe ka marre ben dhe politiken...pra shtrin Kemben e fut Hundet ne varesi te asaj Sasije Votash qe i ka dhene POPULLI.

    Ne KOSOVE po ndodh nje "Cudi".

    Lihet ne Izolim Presidenti e hedh valle Thaqi.

    Kjo eshte KRIM sepse eshte Arrogance ndaj Vendimit te Popullit i cili me Votime ka caktuar RUGOVEN si Politikanin dhe burr shtetin KRYESOR te KOSOVES.

    Populli Fle.
    DACI fle.
    Rugova hesht.

    Ku na con kjo?

    Doktor Hyseni flet per te drejtat e Kombit dhe kurre nuk guxoje te atakoje direkt Ata dhe ate qe neperkemb Vendimin e Popullit.

    Europa natyrisht qe kerkon Zgjidhje Oportune te Ceshtjes se KOSOVES.
    Pra kerkon qe SERBIA te moc cenohet ne ato qe SERBIA i konsideron "prona te saja".

    Europa e di mire se ne "pronat e Serbise" po vuan tash 120 vjet nje POPULL tjeter i cili nuk do ta njohi si Pronare Serbine por do si Popujt e tjere te jetoje aty ku ka shekuj qe jeton e aty te jete dhe vendoses i Ligjeve qe atij i pershtaten.

    Pra Populli i KOSOVES qe eshte ne Shumice Popull Shqiptar kerkon te jete dhe Popull me SHTET te VETIN.

    Kte te drejte e kane sot gati gjith Popujt e Botes dhe kjo e drejte nuk eshte Pretendim i ri por Deshire e natyrshme Shekullore qe kurre nuk u muarr parasysh vetem sepse Ktij Populli i mungoi FORCA qe ti realizoje Endrrat e veta.

    RUGOVA nuk ben lojna fjalesh.

    Ai eshte i qarte sic eshte e qarte Aspirata e cdo Populli.

    AI thote pak a shume keshtu:

    ---

    Populli Kosoves eshte shprehur se don te jete REPUBLIKE.

    Kete Republike nuk e kerkon ne Trojet e te tjereve por ne Trojet e veta.
    Pra ju BOTA na e njihni kte te drejte dhe ne qetsohemi dhe Komshijte QETSOHEN.
    ---

    BOTA refuzon sepse mendon se me lehte eshte " urtesimi i Shqiptareve" se "kokfortesia Serbe".

    Bota mendon se: SERBIA ne se Njohim KOSOVEN REPUBLIKE do na hapi telashe duke provokuar LUFTE.

    Athere mendon BOta te zbusim Shqiptaret te heqin Dore nga Pamvaresia.

    A pranon RUGOVA kete?

    JOOOOO..

    Po kush mund ta pranoje?

    Dhe BOTA po kerkon faktor ose individe qe do ta detyronin Popullin e KOSOVES te pranoje zgjidhje te tjera qe jane Nen REPUBLIKE..pra qe jane Poshte Kerkeses per REPUBLIKE.

    A i gjeti bOta keta faktore?

    I Ka gjetur.

    Fillimisht i ka gjetur ne TIRANE tek PS dhe PS rekomandon aleatet e vet ne Kosove si "pale e mire" per bisedime.

    Pra BOTA e do PS-ne Tirane si Amortizator te Reagimit te Popullit te KOSOVEs ndaj cdo propozimi qe do dali nen nivelin e Republikes se Pamvarur.

    PS ve ne levizje Aleatet e saje ne Prishtine qe keta te sherbejne direkt ne Terren si "Amortizatore" te REagimit Popullor ndaj Zgjidhjeve nen nivelin e Kerkeses per REPUBLIKE.

    KETU Doli xhavahiri THAQI.

    Pse zgjodhen THAQIN .. PS dhe BOTA si "lojtar" ose si "Nofull thyeres" te atyre qe do kundershtojne Variantet ku nuk permendet REPUBLIKA E KOSOVES.


    THAQI u zgjodh sepse i perket Ushtrise se Qoses dhe duke qene ushtar i Qoses do i bindet cdo "propozimi" qe do e shikoje te arsyeshme Diplomacia Europiane dhe PS e Tiranes si e bindur e Kesaj EUROPE.
    Valle EU i permend Thaqit HAGEN dhe THAQI i zene ne Lak vec lexon Mesazhet e Prod-Nano-Metes apo cfare...


    Pra THAQI po sherben si nje KERBAC ne duart e PS-se se TIRANES dhe Europes qe te bjere mbi kurrizin e atyre qe do kundershtojne nje Zgjidhje te problemit te KOSOVES jo ashtu sic e do POPULLI.

    Pra THAQI eshte Esat TOPTANI i Sotem dhe kjo nuk ka me asnje dyshim.

    Ajo qe eshte e paqarte eshte se Kur THAQI ja ka futur DACIT (Macokut) te dy kembet ne nje kepuce dhe e ka bere DAC krypatlamentarin nga nje DAC ne nje MI qe dridhet para Macok-Daceve te vertete Xhavit e Halit Thaqa Qose-Demacve.

    Ajo qe eshte ne pikpyetje eshte se sa i kane mbetur RUGOVES Deputet bashk-mendimtare qe jane per KOSOV REPUBLIKE.
    Ne pik pyetje jane se a ka Parlament KOSOVA apo Xhaviti me Thaqin e ka futur ne xhep at Parlament dhe aty ka vec kukulla.

    Ne pyetje eshte se RUGOVA hesht para arrogances se Thaqve se ka frike apo po i pelqen Kjo loje qe "lehteson" zgjidhjet.

    Pra ngelet i besueshem vetem VOTUESI KOSOVAR.

    Eshte ai VOTUES per REPUBLIKE KOSOVE ose per Futje ne Jugosllavi..

    Ne se VOTUESI KOSOVAR Do sot REPUBLIKE KOSOVE ai duhet ti thote NDAL Banditit THAQI dhe atyre qe luajne mbas tije.

    Arrestimi i Thaqit ne Budapest eshte nje LOJE.

    Kjo Loje ka dy qellime.

    Ti thote Shqiptareve se THAQI eshte kaq i kerkuar nga ARMIKU JUAJ o Popull i KOSOVES...pra e keni Thaqin shume besnik...pra besoini i bindjuni Thaqit..
    Dhe ti thote Thaqit...THAQ vazhdo lojen qe kemi nisur per te paralizuar zerat per KOSOVE REPUBLIKE ..se ndryshe s'na kushton gje te te cojme ne Hag dhe ty si ate bashk-kurvarin tjeter Lim Celikun..

    Thaqi i kostumeve Armani e i BMW -Benzave.. i Bordellove dhe Hoteleve alpine i Vjedhjeve e i Kurvave, i Nentokes e i vrasjeve ne Pabesi eshte studiuar mire nga EU si AKTORI me i Pershtatshem ne Lojen kunder REPUBLIKES se KOSOVES.

    ...

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Brari

    Me ke e ka ky ne kto referate?

    Me popullin?
    Me Rugoven?
    Me Thaqin?
    Me europen?
    Apo me Bushin a me cfare?

    Ka nje pike qe ky doktori nuk guxon ta thote dhe duke mos guxuar ai behet krejt i pavlefshem ne filozofimet e tije qe dihen prej kohesh.


    Profesioni i diplomatit ia lejon atij te mos pozicionohet e ta mbaje mire me te gjithe, me secilin prej atyre qe ke permendur me lart Brar, Popullin, Rugoven, Thacin, Europen dhe Ameriken.
    A ke degjuar ti per ndonje diplomat qe te kete qene ne rrezik jete, apo te kete vdekur se mbrojti idene e vet deri ne fund. Nuk besoj, se ideja e diplomatit eshte ta kete mire me te gjithe dhe te shfaqet si ndermjetes.
    Me gunen e diplomacise mbulohen ata qe ose nuk dine ta cojne nje mendim nga fillimi deri ne fund (per paaftesi), ose ata qe duan te kene nje jete te gjate ne politike (apo te mos vdesin duke ngrene ndonje kokerr plumbi). Zgjidhe vete c'vlen per kete rast.


    Per cka ke shkruar ti vete, te lumte. Analize shume e forte. Kete ta cosh tek trepca.net e tek te tjera organe mediatike per botim.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    ZOTI BRARI PO SHKRUANI PER CARET MOS JE I PIRE IDROGUAR O ZOTRI CESHTJA E KOSOVES ESHTE NJE PROBLEM MBARE KOMBETAR JU PO NA FLISNI GJEPURA PER KOMUNISTET A PER BALLISTET . KOSOVEN E CLIROJ POPULLI I SAJ DHE NATO E DREJTUAR NGA AMERIKA DHE KOSOVA DO BEHET SIC THOT AMERIKA SUPERFUQIA E BOTES NUK E PYET NJERI EVROPEN APO RRUGOVEN APO RRUGOVINET .TY ZOTI BRARI NUK TE KUPTOJ HAPNJE TEME NE FORUM DHE MIRE BEN PO ESHTE E PA MUNDUR MOS E PERZIESH ME POLITIKEN PO TE KESHILLOJ TE SHKOSH NE SHQIPERI DHE BEJU TELLALL I BERISHES OSE TOSIT DICKA KE PER TE FITUAR MOS E HUMB RASTIN URIME.
    nuk ka rendesi

  10. #10
    marathonomaku Maska e Hekurani1
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Afer Diellit
    Postime
    287
    Kosova duhet te hyj ne Union, ama jo ne Unionin artificial serbi-Mali i Zi. Kosova duhet te hyj ne union te natyrshem me Shqiperine!
    Levizja Popullore e Kosoves per kete ka paraqitur nje projektamandament i cili u eshte dorezuar dy kuvendeve, atij te kosoves dhe te Shqiperise.
    Deri te Molla e Kuqe!

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovės
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •