Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Zogaj: Në rast konflikti rreth Kosovës, Shqipëria e gatshme të përballet me të

    (Madhësia e shkronjave: Aa , Aa , Aa , Aa)
    Në rast konflikti rreth Kosovës, Shqipëria e gatshme të përballet me te, thotë Zogaj

    Shqipëria nuk i frikësohet përballjes konfliktuale me Serbinë me rastin e pavarësisë së Kosovës. Drejtuesi i komisionit të jashtëm të Kuvendit, Preç Zogaj tha se deklaratat kërcënuese të Beogradit janë të pavlefshme dhe se Shqipëria është gati të përballet nëse ka konflikte. Zogaj tha se Tirana do ta njohë pavarësinë e njëanshme të Kosovës.

    Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, Preç Zogaj thotë se Shqipëria është gati gjithmonë të përballet me Serbinë, në rast se Serbia do të nxisë konflikte pas pavarësimit të Kosovës.



    Kryekomisioneri i Partisë Demokratike, Zogaj, shton se Tirana do ta njohë pavarësinë që sipas tij po shkon kah shpallja e njëanshme.

    "Shqipëria aspiron të hyjë në NATO, pikësëpari dhe po bën përpjekje që të konfirmojë sistemin e saj mbrojtës me standardet e NATO-s. Dhe, nuk ka dyshim që Shqipëria është gjithmonë e gatshme, por Shqipëria ndjek përherë politikë paqësore", ka thënë Zogaj.

    Preç Zogaj shtoi se njohja e pavarësisë do të bëhet në bashkërendim me faktorët që çliruan Kosovën.

    "Sigurisht që ne do të mbështesim një pavarësi të shpallur nga Parlamenti i Kosovës në mirëkuptim dhe në koordinim me fuqitë që udhëhoqën dhe realizuan luftën e NATO-s për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serb", theksoi Zogaj.

    Zhurma që bën Serbia është presion i pavlerë, sikurse thotë Zogaj, kryekomisioner i politikës së jashtme. Ai shton se Shqipëria synon dhe punon që problemet të zgjidhen paqësisht, dhe, të njihet pavarësia e Kosovës.

    Balkanweb
    12 Shtator 2007
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Shqiperia ka qene gjithnje e gatshme per lufte kunder Serbise me shance shume te medha ngadhnjimi.Bile edhe ne kohen e Dulles, Shqiperia mund ta sulmonte Jugosllavine me shance shume te medha per fitore.Babai im inxhinjer mekanik gjithmone qeshte kur shikonte ne Tv tanket jashte-forme serbe tek nxirrnin shtellunga te zeza tymi.Serbia eshte fqinji yne me i dobet(mbas Fyrom-it fshihet Bullgaria).Mendoj se kjo eshte nje nga arsyet qe nuk eshte deshiruar nje Shqiperi stabile, sepse nje Shqiperi e qendrueshme sado e dobet ,kishte shume gjasa ta mposhte Serbine.Edhe vete kosovaret kane mundur ta mposhtin Serbine, por kane qene te percare mes vedi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 12-09-2007 më 18:16

  3. #3
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Shqiperia ka qene gjithnje e gatshme per lufte kunder Serbise me shance shume te medha ngadhnjimi.Bile edhe ne kohen e Dulles, Shqiperia mund ta sulmonte Jugosllavine me shance shume te medha per fitore.

    Mbase, nqs behet marreveshje te luftojme me shpata!
    Spartacus vs Zezaku.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Shqiperia ka qene gjithnje e gatshme per lufte kunder Serbise me shance shume te medha ngadhnjimi.Bile edhe ne kohen e Dulles, Shqiperia mund ta sulmonte Jugosllavine me shance shume te medha per fitore.Babai im inxhinjer mekanik gjithmone qeshte kur shikonte ne Tv tanket jashte-forme serbe tek nxirrnin shtellunga te zeza tymi.Serbia eshte fqinji yne me i dobet(mbas Fyrom-it fshihet Bullgaria).Mendoj se kjo eshte nje nga arsyet qe nuk eshte deshiruar nje Shqiperi stabile, sepse nje Shqiperi e qendrueshme sado e dobet ,kishte shume gjasa ta mposhte Serbine.Edhe vete kosovaret kane mundur ta mposhtin Serbine, por kane qene te percare mes vedi.
    Shqiperia nuk ka qene asnjehere e gatshme per lufte kunder Serbise dhe sigurisht qe nuk eshte. Ne e kishim nje mundesi t'i beheshim krah Kosoves ne luften kunder monstrave, por pervec nje numer qesharak vullnetaresh, si dhe disa arme ''ilegale'', asgje tjeter nuk beme per ta (i strehuam kur erdhen tek ne me aq mundesi sa kishim, por kjo eshte ceshtje tjeter). Mos jeto duke enderruar se shtetin shqiptar e thyen 1 000 palaco shqiptare, jo me nje ushtri e tere serbe! Kur Kosova te jete e pavarur, atehere se bashku do jemi dicka, por sdo kete vlere sepse LUFTA KA MBARUAR PERGJITHMONE NE BALLKAN.

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Serbia ka trasheguar gjithe armatimin e ish-Jugosllavise. Lufterat e fundit, bombardimet e Natos ne pikat ushtarake, dhe recesioni ekonomik shumevjecar i Serbise e kane zbehur dukshem edhe aftesine ushtarake te tyre. Shqiperia ne anen tjeter, ka trasheguar nje armatim shume te dobet nga komunizmi dhe nuk ka investuar aq ne ushtri ne periudhen paskomuniste. Edhe pse sot Shqiperia mund te jete ekonomikisht me larte se Serbia, une prape mendoj se Serbia eshte me e forte ushtarakisht dhe rrjedhimisht mund ta okupoj si Kosoven ashtu edhe Shqiperine per nje periudhe shume te shkurter kohe. Mirepo, nuk mund ta mbaj gjate me force as Kosoven e as Shqiperine nese luftohet duke respektuar konventat nderkombetare, pra pa masakra ne popullsine civile dhe pa spastrime etnike.

    Shikuar realisht, nuk mund te kete lufte ne te ardhmen e afert (te pakten 20 vjecare). Serbet do mundohen te krijojne trazira dhe destabilitet ne Kosove dhe sidomos ne pjeset e Kosoves te banuara me serbe por ne duhet te jemi sycele dhe mos te biem pre e provokimeve te tyre. Trupat e Natos do sigurojne mbrojtjen e Kosoves edhe per nje kohe te gjate, te pakten 10 vitet e ardhshme, kohe kur edhe ne, me ndihmen e tyre, do krijojme nje ushtri te afte per mbrojtjen e kufijve dhe stabilitetit ne Kosove.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Ne Kosove egzistojne forcat nderkombetare per te vetmen arsye qe te ruajne paqen. Keshtu qe nuk shoh se si mund te shpertheje nje konflikt i gjere ne pranine e ketyre forcave. Me duket pyetje pa vend ajo qe ka bere hapesi i temes.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Nuk kruhet serbi me Shqiperine.
    E beri me Kosoven sepse ishte brenda teritorit te vet dhe e paorganizuar per t`iu kunderpergjigjur.
    Ne rast sulmi ndaj nesh , jo vetem qe do te kishte nje kunderreagim te forte prej shqiptareve tashme te organizuar ne te dy anet e kufirit, por edhe bashkesia nderkombetare do ti shkelte me kembe sa te mos e mernin me veten.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #8
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Serbi eshte po aq i c'armatosur sa c'eshte Shqiptari...Nese do kete lufte do e vendosi me shume mitrolozi dhe kallashi sesa topi dhe tanku,sepse as shqiperia e as Serbia skane me artileri apo tanke funksionale,pa llogaritur faktin qe nje lufte Shqiptar-Serbe ka per te qene luftuar nga ushtri me permasa qindra mijshe e jo dhjetramijshe,sa c'kane armatimet aktuale te dyja palet...

    Ne kohe te xhaxhit ne kishim rreth 3 mije gryka artilerie dhe 1500-2000 blinde shumica te vjeter T-34 po edhe serbia nuk eshte me mire se ne...C'na u shkaterrua ne iu shkaterrua edhe atyre....
    Sado qe u moren armet ne 1997 ,shumica e tuneleve ngelen te paprekur,se xhaxhi kishte llogaritur qe 600 mije kallashe e karabina te kendonin per 20 vjet rresht....

    Nga pikepamja numerike shqiptaret ne shqiperi+kosove jane 6,5 milione po aq sa jane serbet ne serbi,prandaj haemi koke per koke....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Ne ndeshjen Shqiperi-Serbi, serbi nuk ka asnje shans pasi ne kemi armatime direkt nga Pentagoni. Kurse Serbia nuk i merr dot armatimet nga Rusia, pasi ato duhet te kalojne nepermjet shteteve te Natos. E di mire Preci kete pune prandaj fryhet dhe mire e ben.

  10. #10
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ne ndeshjen Shqiptar-Serb ska arme nga jashte po nje konflikt disa javor ku do futet Amerika e do thote?
    E shihni qe keta jane shqiptare te vendosur per pavaresi,prandaj te mos veje gjaku si ne bosnje duhet te mbyllim ndeshjen e t'ja japim fitoren me pike shqiptareve....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •