
Postuar mė parė nga
Ferdinandi
Si u masakrua familja e Marash Vatės
-- nga Dashnor Kaloēi | Gazeta Shqiptare
Historia e njĖ prej familjeve mE tĖ dĖgjuara nė Veriun e Shqipėrisė e pėrmendur dhe nga Fishta nė "Lahuta e Malsisė". Si u persekutuan nga regjimi komunist.
Si u masakrua familja e Marash Vatės, bajraktarit tė Shkrelit Dėshmia e 79 vjeēarit Prek Gjelosh Vata: "Familja jonė qė rrjedh prej trungut tė bajraktarit tĖ Shkrelit Marash Vata i cili ka luftuar kundėr turqėve dhe serbo-malazezėve, u trajtua nė mėnyrėn mė mizore nga komunistėt. Pesė burra u pushkatuan, dhjetė tė tjerė u dėnuan me 126 vjet burg nga tė cilat vuajtėn 92, shumė u arratisėn jashtė vendit dhe i gjithė fisi ynė pėrfundoi kampeve tė internimit"
Dy vėllezėrit e mi Vata me Nduen pasi kishin mbaruar akedemitė ushtarake nė Itali dhe shėrbenin pranė Gardės Mbretėrore tė Viktor Emanuelit, nė vitin 1944 u kthyen nė Shqipėri pėr tu bashkuar me xhaxhanė tonė Llesh Marashin ish-Qarkomandantin e Shkodrės i cili qė nė 1943 kishte dalė nė mal dhe me ēetėn e tij luftonte kundėr italianėve.
Vata me Nduen mbetĖn tĖ vrarĖ mė 19 mars tė vitit 1946 gjatė njė pėrpjekje me forcat e Sigurimit ku u rrethuan nė shtėpinė e Ibrahim Kupit nė qytetin e Krujė, ku u vra dhe i zoti shtėpisė me djalin e tij 12 vjeēar. Po kėshtu vėllai tjetėr Ndoci i cili kishte mbaruar pėr Teologji nė Romė dhe jepte mėsim nė kolegjin e fretėnve nė Shkodėr, u arrestua nė dhjetorin e vitit 1945 dhe u dėnua me vdekje i akuzuar si pjestar grupit tė seminarsistėve qė hodhėn trakte nė zgjedhjet e 2 dhjetorit tė atij viti. Ndocit iu fal jeta dhe bėri 18 vjet burg nė Burrel. Po kėshtu xhaxhai major Llesh Marashi nė vitin 1946 u var nė mes tė qytetit tė Shkodrės, pasi ishte organizatori i Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe, kurse nipi Rroku qė u kap i gjallė sė bashku me tė nė shpellė, nė fillim u dėnua me vdekje e mė pas pėrfundoi burgjeve dhe internimeve. Vėllai tjetėr Marku qė banonte nė fshatin Shullaz tė Kurbinit, nė vitin 1979 u arrestua dhe u dėnua me 10 vjet burg i akuzuar se nė shtėpi iu gjet njė radio-marrse qė lidhej me agjenturat e huaja. Nga pjestarėt e familjes dhe farefisit tonė qė rrjedhim prej trungut tė bajraktarit tė Shkrelit Marsh Vatės, shumė prej tė cilėve ishin diplomuar nė Akademitė Ushtarake dhe universitetet e Europės, vetėm unė shpėtova pa u dėnuar se kisha dalė partizan. Gjatė periudhės sė regjimit komunist familja dhe i gjithė fisi ynė pėsoi njė tragjedi dhe masakėr tė vėrtetė pasi u pushkatuan katėr burra, dhjetė tė tjerė u dėnuan me 138 vjet burg, nga tė cilat vuajtėn 92 vjet, shumė u arratisėn jashtė vendit dhe pothuaj tė gjithė tė tjerėt deri te brezi i tretė e kaluan tė gjithė jetėn nė kampet e internimeve". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn" ėshtė 79 vjeēari Prek Gjelosh Vata, nipi i bajraktarit tė Shkrelit Marash Vatės, qė ka hyrė nė Historinė e Shqipėrisė si prijės i malėsorėve tė Shkrelit nė luftrat kundėr turqėve e serbėve tė cilat janė pėrshkruar me mjeshtėri nga Padėr Gjergj Fishta nė "Lahuta e Malcisė" ku ndėrmjet tė tjerash thuhet:
"Porsi rrfeja nė shtėrngata / duel prej Shkreli njai Marash Vata / dhe ka msy drejt Dukagjinit / bashk me a't Gjin Pjetrin e Kurbinit /"
Teksa pi duhan me ēibukun e tij qė s'e shuan kurrė, i ulur aty pranė oxhakut tė shtėpisė sė vjetėr nė fshatin Gurėz tė Komunės sė Fush-Kuqes sė Kurbinit (8 km. nė perėndim tė qytetit tė Laēit) ku banon prej mė shumė se gjashtėdhjet vjetėsh, Prek Gjelosh Vata rri e mendohet pėr njė ēast sikur do tė thėrrasė nė kujtesėn e tij gjithė tė kaluarėn e asaj familje qė para dyqind e sa vjetėsh, e cila ėshtė mishėruar nė legjendat qė janė thėnė e shkruar tė cilat ai i ka fare tė freskėta nė memorjen e tij. Po cili ėshtė i pari i shtėpisė sė Marashvatajve dhe si njihet ai e trungu i familjes sė tij nė historinė e Shqipėrisė dhe ēfarė ka shkruar pėr tė Gjergj Fishta nė veprėn e famėshme "Lahuta e Malcisė"?. Kush ishte Llesh Marashi, majori qė ishte diplomuar nė Vjenė tė Austrisė dhe nė kohėn e Monarkisė shėrbeu si Qarkomandant i Prefekturės sė Gjakovės e Shkodrės dhe pėrse lufta qė ai bėri kundėr italianėve nė krye forcave nacionaliste qė komandonte nė fshatin Reē tė Malėsisė sė Madhe, pėr mė shumė se 40 vjet iu atribua vetėm partizanėve ? Si e sulmoi ai me forcat e tija tė armatosura qytetin e Shkodrės nė atė qė njihet si Kryengritja e Koplikut dhe si varėn Lleshin nė mes tė Shkodrės pasi e kapėn tė gjallė nė shpellė sė bashku me nipin e tij ? Si u arratisėn nga Shqipėria dy djemtė e Lleshit, Alfonsi me Alfredin kur nuk ishin mė shumė se 12-14 vjeēarė dhe si pėrfunduan burgjeve e internimeve dy motrat e tyre Albina e Rexhina? Kush e vrau Alfredin (djalin e Lleshit) nė Marsejė tė Francės nė vitin 1979 kur ai ishte duke marrė pjesė nė njė miting antikomunist qė e kishte organizuar mėrgata politike shqiptare nė Perėndim? Cilėt ishin pinjollėt e tjerė tė familjes sė Marash Vatės dhe si pėrfunduan ata burgjeve e internimeve tė regjimit komunist deri nė fundin e vitin 1990 sė bashku me gratė e fėmijėt e tyre?
Bajraktar i Shkrelit
Origjina e familjes qė rrjedh nga trungu i Marash Vatės ėshtė nga fshati Zagorė i Shkrelit i Malėsisė sė Madhe ku edhe sot gjenden rrėnojat e kullės sė madhe tė cilat me prezencėn e tyre nė atė luginė tė bukur ku fillojnė Alpete Veriut, sikur duan tė dėshmojnė lavdinė e dikurėshme tė saj. Lidhur me tė kaluarėn e kėsaj familje dhe burrat e shquar qė ajo nxorri gjatė dy shekujve tė fundit, 79 vjeēari Prek Gjelosh Vata dėshmon: "I pari i trungut tė familjes sonė ka qenė Vat Marashi djali i Marash Vatės, i cili ka lindur rreth fillimit tė viteve 1800 dhe njihet pėr luftrat e tija kundėr Krajlve tė Serbisė dhe Malit tė Zi. Qė nė moshė fare tė re kur akoma nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeē, Vata u bė tmerri i Krajl Nikollės i cili i kishte porositur ushtarėt e tij qė t'ja sillnin atė tė gjallė dhe ai qė e sillte do tė paguhej me flori. Pas vrasjes sė Vat Marashit, nusja e tij nuk u largua nga ajo shtėpi sipas zakonit, por qėndroi aty dhe djalit qė i lindi pas tre muajsh i vunė emrin e gjyshit dhe e quajtėn Marash. Familja jonė e cila ka qenė e vendosur prej qindra vjetėsh nė Zagorė tė Shkrelit ka pasur njė miqėsi tė ngushtė me familjet e dėgjuara shkodrane tė Ded Jakupit, Hodo Beg Sokolit e Gjon Serreqi etj. Ashtu si gjyshi i tij edhe Marash Vata u rrit duke luftuar dhe mbajti bajrakun e Shkrelit tė cilėn familja jonė e kishte tė trashėguar nė disa breza dhe nė krye tė malėsorėve ai luftoi kundėr turqėve e serbo-malazezėve. Pėr trimėritė e Marash Vatės dhe urtisinė e tij nė kuvendet e burrave ka folur dhe Padėr Gjergj Fishta nė "Lahutė tė Malcisė" ku midis tė tjerash nė ato kangė qė kanė pėrjetėsuar nė histori legjendash emrat e burrave qė i bėnė emėr vetit, ai shkruan:
"Porsi rrfeja nė shtėrngata / duel prej Shkrelit njai Marash Vata / dhe ka msy drejt Dukagjinit / bashkė me a't Gjin Pjetrin e Kurbinit / qė pėr pushkė e pėr urti / e lan namin tė dy nė Shqipni ". Po kėshtu nė njė kangė tjetėr Padėr Gjergji flet pėrsėri pėr Marash Vatėn."E njai tjetri ma pėrtej /me ato mustakė tė mėdhenj / me i prek nė shoq qė ka bri vedit / nuk asht jo Diomedi / por ashtė bajraktar i Shkrelit / si jaj pyrgu nė ball tė kėshtjellit / qė se trem as topi e as shpata / ja thonė emrin Marash Vata"
Shkollohen nė Evropė
Po si rrodhėn mė tej ngjarjet nė familjen e bajraktarit tė Shkrelit Marash Vata dhe gjashtė djemėve tė tij? Lidhur me kėtė Prek Gjelosh Vata dėshmon: "Marashi u martua shumė i ri qė nė moshėn 18 vjeēare dhe nga ajo martesė atij i lindėn 12 fėmijė, gjashtė djem e gjashtė vajza. Djemtė e tij u quajtėn Rrok, Kanto, Pjetėr, Gjelosh, Gjek dhe Llesh. Tre djemtė Kanti, Gjeka dhe Lleshi pasi mbaruan kolegjin e fretėnve nė qytetin e Shkodrės, erdhėn nė Tiranė dhe pėrfunduan shkollėn mbretėrore tė plotėsimit tė oficerėve. Pasi ata tė tre u diplomuan me rezultate tė lartė nė atė shkollė ushtarake, fituan nga njė bursė shtetėrore nga qeveria e Mbretit Zog dhe vazhduan mė tej studimet pranė Akademisė Ushtarake nė Vjenė tė cilėn e mbaruan me rezultate tė larta dhe u diplomuan e u titulluan si oficerė. Po kėshtu edhe djali tjetėr Rroku pasi mbaroi kolegjin e fretėnve nė Shkodėr, vazhdoi studimet universitare nė Romė pėr Teologji dhe mė pas erdhi nė Shqipėri ku shėrbeu si frat nė disa krahina tė Veriut. Dy djemtė e tjerė Pjetri me Gjeloshin nuk vazhduan shkollat por qėndruan nė shtėpi nė fshatin Zagorė duke administruar atė pasuri qė kishte familja, ndonėse Pjetri kishte gradėn e kapitenit si oficer nė rezervė" kujton Prek Gjelosh Vata lidhur me shkollimin e tre djemve tė Marash Vatės nė Akademinė Ushtarake tė Vjenės, si dhe tė Rrokut qė u diplomua nė Teologji.
Nė mbrojtje tė Zogut
Po cili ishte fati i tre djemve tė Marash Vatės tė cilėt u shkolluan dhe u diplomuan nė Akademinė Ushtarake tė Vjenės nė Austri? Lidhur me kėtė 79 vjeēari Prek Gjelosh Vata dėshmon: "Nga gjashtė djemtė e bajraktarit tė Shkrelit Marash Vata, dy prej tyre Kanto dhe Rroku vdiqėn nė vitet '30. Kant Marashi pasi u diplomua si ushtarak nė Vjenė, u kthye nė Shqipėri dhe u emėrua si oficer i xhandarmėrisė Mbretėrore nė Malsinė e Madhe. Sipas disa dėshmive Kanto u vra aty rreth vitit 1934 nga njė vrasės me pagesė tė cilin e kishin shtyrė disa persona me bindje tė majta dhe pėrkrahės tė KONARE (Komiteti Nacional-Revolucionar) qė drejtohej nga Fan Noli qėndra e tė cilėve ishte nė Gjenevė tė Zvicrės. Kjo vrasje erdhi pasi Kanto kishte bėrė me ta njė debat tė ashpėr duke u sharė Leninin dhe Bashkimin Sovjetik, pėr tė cilėt ishte shprehur "Kolera qė do tė skllavėroj Shqipėrinė".
-- marre nga Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt